Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berishes

    Mbi 250 mijë qytetarë, mes tyre ushtarakë, mjekë, infermierë e mësues, rrezikojnë pensionin. Për 8 vite me rradhë, këta zyrtarë janë mashtruar nga shteti, pasi u janë mbajtur paratë për sigurimet shoqërore,por asnjëherë nuk u janë derdhur në arkë.

    Kjo piramide mashtrimi, e cila ka funsionuar gjate 8 viteve te shkuara është denoncuar nga ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, i cili tha se kete borxh prej 109 milion dollaresh tanime duhet te shlyhet nga ministrite dhe institucionet përkatëse.

    "Në total numri i subjekteve që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore, për punëtorë të deklaruar shkon në 53 060 të tillë. Në total kanë rrezikuar pensionet e 250 mijë shqiptarëve, nga të cilat 1 407 janë institucione publike buxhetore, kurse 51 653 janë subjekte private", tha ministri i Mirëqënies, Erjon Veliaj.

    Por veç ushtarakëve, gardistëve, mjekëve, mësueve, punonjësve të ALUIZNI-t, vetë punonjesit e Inspektoriatit Shteteror dhe ata te Sigurimeve Shoqerure, kane rezultuar te mashtruar.

    "Ministria e Mirëqënies, atëherë quhej Ministria e Punës, për 8 vite nuk paguante sigurimet shoqërore dhe ajo që e bën akoma më qesharake dhe tragjiko-komike këtë situatë, dy institucionet me debitore të Ministrisë së atëhershme të Punës ishin vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Inspektoriati i Punës, i cili shkon për të kontrolluar nëse të tjerët punojnë në të zezë dhe nuk janë paguar sigurimet shoqërore", tha Veliaj.

    Jane rreth 1500 institucione shteterore, te cilat per 8 vite me rradhe kane mashtruar mijëra zyrtare duke u vjedhur parate e sigurimeve shoqerore, e çka eshte me e rende, duke u rrezikuar pensionet.

    -

    Skandali i Sigurimeve në institucione, Qeveria e Rilindjes do të paguajë borxhin

    Skandali i Sigurimeve Shoqërore ku shumë institucione të shtetit nuk kanë paguar kontributet për punonjësit ka hapur debatin se si mund të zgjidhet kjo situatë.

    Top Channel ka mësuar se një nga rrugët që Qeveria po merr në konsideratë është ajo e klasifikimit të borxhit 100 milionë dollarë si detyrim i prapambetur për t'ja bashkangjitur borxheve të tjera që po shlyhen përmes një plani trevjeçar.

    Kur erdhi në pushtet qeveria e majtë u angazhua për të paguar të gjitha borxhet e fsheura të shtetit. Pas verifikimit paraprak u deklarua se në total shuma e detyrimeve të fshehura që kishte krijuar Qeveria e mëparshme ishte 72.6 miliardë lekë ose 5.2 për qind e Prodhimit Kombëtar. Këto ishin detyrime në formën e punëve publike të papaguara, kontratave për furnizime mallrash, taksa të mbipaguara dhe pagesa shpronësimesh apo vendime gjykatash.

    Menjëherë më pas Qeveria hartoi një plan trevjeçar për shlyerjen e tyre përmes buxhetit, duke marrë rreth 700 milionë dollarë hua nga FMN dhe Banka botërore. Burime konfidenciale nga ministria e financave thonë për Top Channel, se edhe borxhi prej 100 milionë dollarë i sigurimeve të papaguara, do të shuhet në këtë mënyrë, pasi të jetë kryer verifikimi i saktë i tyre, sepse nuk përjashtohet që mund të ketë edhe pasaktësi në rakordimin e të dhënave mes tatimeve apo ISSH-së.

    Sipas tyre, këto detyrime do të paguhen pa patur nevojë për të marrë borxh të ri shtesë, pasi shuma prej 72.6 miliardë lekë që u deklarua në fillim ka qenë e mbivlerësuar. Në disa zëra si tatim fitimi apo të tjera, pas mbylljes së bilanceve, borxhi i buxhetit ndaj privatëve ka rezultuar më i ulët nga sa ishte vlerësuar fillimisht.

    Shifra reale e borxhit të fshehtë shtetëror ka qenë një objekt i nxehtë debati politik mes qeverisë së majtë dhe demokratëve. Këta të fundit pretendojnë se shifra është shumë më e ulët nga sa u deklarua dhe Qeveria e rriti qëllimisht.

    Por përtej sherrit politik dhe faktit Qeveria nuk do të ketë nevojë të rrisë më shumë borxhin, mospagimi i kontributeve është një skandal jo i vogël, i cili hedh përgjegjësi të forta mbi institucionet që e kanë toleruar veçanërisht tatimet dhe ISSH. Madje, jo vetëm për institucionet publike, por edhe për kompanitë private.

    -
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Avash avash po dalin te gjitha menxyrat e rrumpalles qe drejtonte Saliu e qe ca palla si keta ketu i thoshin shtet.

    Ku shkuan 109 milion dollare?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Avash avash po dalin te gjitha menxyrat e rrumpalles qe drejtonte Saliu e qe ca palla si keta ketu i thoshin shtet.

    Ku shkuan 109 milion dollare?
    O kungujt e Qeverise se Rilindjes Socialiste,

    Ta mesosh ti, ta mesoje edhe ministri i pashkolle Veliu, qe nje qeveri nuk i mban "parate e pensionit" te mbyllura ne arke, por i investon ne ekonomine e vendit, me qellim qe te zhvilloje biznesin, me qellim qe te rrisi punesimin ne vend, me qellim qe te rriti numrin e taksapaguesve, me qellim qe te rrisi te ardhurat e shtetit nga rritja e aktivitetit financiar ne vend dhe nga rritja e punesimit. Vetem Qeveria e Rilindjes me kryeminister dhe ministra qe nuk e kane idene se si funksionon ekonomia, na cuditen nga "skandale" te tilla. Skandali i vertete eshte ideja e Qeverise se budallenjve qe nje shtet duhet ti mbylli parate e pensionit ne nje llogari bankare e te mos i preki per 30 vjet! Eshte njesoj si une si qytetar ti mbaj parate e mia nen dyshek e te pres qe te me pjellin e te rriten nga viti ne vit!

    Ku shkuan 109 milion dollaret e pensioneve?

    Ai shteti shqiptar kur e drejtonte Berisha, ndaloi ndonje vit pa paguar pensionet e detyrimet e veta pensionisteve te atij vendi?!

    Ja e mesove edhe ku shkuan 109 milion dollaret e pensioneve!

    Tani o burrani o Rilindesat e shkolles se arteve te bukura te Jordan Misjes, qe te merrni $109 dollare nga te ardhurat e shtetit, e ti kycni ne llogarine e pensioneve! Dhe pasi ti mbyllni, flakeni celesin qe te mos i preki me njeri me dore.

    Albo

    P.S Edhe fondi i sigurimeve ne Amerike, eshte perdorur nga qeveria amerikane per investime. Berisha ua mesoi ketyre amerikaneve kete gje apo Berisha e mesoi nga keta amerikanet?!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Jam shume dakort une qe te investohen shoku Albo po cfare investohet KUR LEKET NUK JANE PAGUAR? Lende?

    Kupton ti qe 109 milion dollare mungojne nga fondi i sigurimeve? Jo se jane investuar por MUNGOJNE!! Dmth nuk i ka paguar kush pavaresisht se punonjesit jane deklaruar dhe ju eshte mbajtur 9.5% nga rroga. Mire 15% qe ka detyrim punedhenesi po edhe 9.5% qe e paguan vete punetori e kane vjedhur!!

    Ti dole me i zgjuari nga te gjithe PeDe-istat e na the se qenkan investuar

    Prit se do dalin detaje te tjera sa me shume te germohet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 12-01-2015 më 15:13
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Ore ju jeni te papare fare per bese!

    Shteti di se sa punetore paguajne sigurimet shoqerore, vetem ne baze te informacionit qe bizneset raportojne dhe ne baze te parave qe keto biznese kane mbledhur dhe derdhur ne arken e sigurimeve te hapur nga shteti. Tani nese ministri yne pa shkolle Veliaj del e thote qe "mungojne $109 milion ne arken e sigurimeve", ai ose e bazon kete gje ne numrin e bizneseve te regjistruar dhe numrin e punetoreve qe keto biznese kane raportuar ne shtet, ose i ka hapur vete te gjitha bilancat e te dhenat e te gjitha bizneseve private ne vend, dhe ka dale me ate shifer.

    - Ku e di Qeveria e Rilindjes qe bizneset private u kane mbledhur sigurimet shoqerore punetoreve te tyre dhe nuk i kane derdhur ne arken e shtetit?

    Nese Qeveria e Berishes ka 250,000 punetore te regjistruar ne sistemin e pensioneve, ju duhet ti thoni Faleminderit pasi sistemi i sigurimeve ne Shqiperi ishte inekzistent para 2005 kur Berisha nuk ishte ne pushtet por ishin ata "socialistet e rrenuar" te Fatos Nanos. Dhe te paktet sot po trashegoni nje sistem te ngritur qe te pakten ka bere regjistrimin e bizneseve. Nese Qeveria e meparshme nuk ka mbledhur e arketuar detyrimet e bizneseve per sigurimet shoqerore, kjo nuk do te thote se ky lek "eshte vjedhur" pasi nuk mund te vjedhesh nje lek qe nuk ka hyre fare ne arken e shtetit. Dhe ato biznese qe nuk kane bere derdhjet perkatese, jane debitore ne shtet dhe ju mund ti gjobitni e shtrengoni qe te bejne derdhjet perkatese.

    Por si gjithmone, Qeveria e cobanerise, ben shume zhurme para se te beje ate qe di te beje me mire, dhe me te cilen shqiptaret jane mesuar ne keto dy vitet e fundit: kerceno publikisht, dhe merr nje "fushate huri e litari" duke u ndersyer qytetareve te atij vendi zagaret e Rilindjes qe kafshojne kedo qe tregon me gisht Kryecobani!

    Kesaj here me sa duket u ka ardhur rradha bizneseve qe te kafshohen, shkunden e burgosen, per mospagim te sigurimeve shoqerore! Dhe kesaj rradhe, nuk e ka fajin Qeveria e Rilindjes, e ka ajo Qeveria e Berishes!

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes!

    Albo

    P.S Nje pyetje kisha une: pasi ti kercenoni, shkundni e arrestoni ata pak biznesmene qe kane mbetur ne Shqiperi, do te behet me shume biznes, tregti e hapen vende pune ne ate vend, apo me pak?! Cili eshte ai biznesmen qe nuk investon ne nje vend ku Qeveria i kafshon biznesmenet e vegjel te tij!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-01-2015 më 15:27

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Ne te LSI-s nuk dim gje,fajin e ka opozita.

    Duhet zbardhur kjo çeshtje me trasparence se nuk na del llogaria per 109 milion dollare !

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne te LSI-s nuk dim gje,fajin e ka opozita.

    Duhet zbardhur kjo çeshtje me trasparence se nuk na del llogaria per 109 milion dollare !
    Mos e kishim gje ate ministrin e puneve sociale LSI-ist ne Qeverine e Berishes?

    Po qe LSI-st le te shkojne e ankohen ne Skrapar!

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mos e kishim gje ate ministrin e puneve sociale LSI-ist ne Qeverine e Berishes?

    Po qe LSI-st le te shkojne e ankohen ne Skrapar!

    Albo
    Nuk mbajme pergjegjesi per ministrat e qeverise Berisha.Pergjegjesine e ka Doktori.

    Kur ishim aleat me Xhaxhin Berisha luftonim korrupsionin e partise socialiste ndersa tani qe jemi aleat me Shokun Rama luftojme korrupsionin e partise demokratike. Siç shikohet nuk bejme dallime ne luften kunder korrupsionit e luftojme here majtas e here djathtas.

    Mbetet e pazgjithur çeshtja e 109 milionave dollare,ne e dinim se shifra ishte me e vogel ! Na e paskan futur.

    Keshtu eshte kur leket nuk i fusin ne Banken e shtetit o tek tuneli i Krrabes,ku ka trasparence ne sigurin e lekut dhe te floririt.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore ju jeni te papare fare per bese!

    Shteti di se sa punetore paguajne sigurimet shoqerore, vetem ne baze te informacionit qe bizneset raportojne dhe ne baze te parave qe keto biznese kane mbledhur dhe derdhur ne arken e sigurimeve te hapur nga shteti. Tani nese ministri yne pa shkolle Veliaj del e thote qe "mungojne $109 milion ne arken e sigurimeve", ai ose e bazon kete gje ne numrin e bizneseve te regjistruar dhe numrin e punetoreve qe keto biznese kane raportuar ne shtet, ose i ka hapur vete te gjitha bilancat e te dhenat e te gjitha bizneseve private ne vend, dhe ka dale me ate shifer.

    - Ku e di Qeveria e Rilindjes qe bizneset private u kane mbledhur sigurimet shoqerore punetoreve te tyre dhe nuk i kane derdhur ne arken e shtetit?

    Nese Qeveria e Berishes ka 250,000 punetore te regjistruar ne sistemin e pensioneve, ju duhet ti thoni Faleminderit pasi sistemi i sigurimeve ne Shqiperi ishte inekzistent para 2005 kur Berisha nuk ishte ne pushtet por ishin ata "socialistet e rrenuar" te Fatos Nanos. Dhe te paktet sot po trashegoni nje sistem te ngritur qe te pakten ka bere regjistrimin e bizneseve. Nese Qeveria e meparshme nuk ka mbledhur e arketuar detyrimet e bizneseve per sigurimet shoqerore, kjo nuk do te thote se ky lek "eshte vjedhur" pasi nuk mund te vjedhesh nje lek qe nuk ka hyre fare ne arken e shtetit. Dhe ato biznese qe nuk kane bere derdhjet perkatese, jane debitore ne shtet dhe ju mund ti gjobitni e shtrengoni qe te bejne derdhjet perkatese.

    Por si gjithmone, Qeveria e cobanerise, ben shume zhurme para se te beje ate qe di te beje me mire, dhe me te cilen shqiptaret jane mesuar ne keto dy vitet e fundit: kerceno publikisht, dhe merr nje "fushate huri e litari" duke u ndersyer qytetareve te atij vendi zagaret e Rilindjes qe kafshojne kedo qe tregon me gisht Kryecobani!

    Kesaj here me sa duket u ka ardhur rradha bizneseve qe te kafshohen, shkunden e burgosen, per mospagim te sigurimeve shoqerore! Dhe kesaj rradhe, nuk e ka fajin Qeveria e Rilindjes, e ka ajo Qeveria e Berishes!

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes!

    Albo

    P.S Nje pyetje kisha une: pasi ti kercenoni, shkundni e arrestoni ata pak biznesmene qe kane mbetur ne Shqiperi, do te behet me shume biznes, tregti e hapen vende pune ne ate vend, apo me pak?! Cili eshte ai biznesmen qe nuk investon ne nje vend ku Qeveria i kafshon biznesmenet e vegjel te tij!
    Ta hem une ku e di, sepse bizneset per te cilat po llafosim kane FALIMENTUAR. Kane qene firma te ngritura nga bashkepunetoret e Berishes dhe pasi kane bere si kane dashur per tete vite kane falimentuar pa derdhur asnje detyrim ne shtet. Besoj se e di qe detyrimet paguhen cdo vit. Nuk mblidhen per 8 vjet dhe paguhen sipas deshires.

    Por edhe SIKUR te mos i konsiderojme fare privatet, po institucionet shteterore ku i kane mbledhur e ku po i mbajne keto para?

    Mos u mundo te behesh i zgjuar se e dime qe sje i tille po gjej ndonje vrime e futu sic kane bere te githe demokratet qe kercenin pupthi pas cdo gjeje qe dilte ne media perpara
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Rama: Mospagesa e sigurimeve krim ekonomik, institucionet para drejtësisë

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot publikisht se “nëse nuk bëhej shumë shpejt reforma e pensioneve, do ta çonim sistemin në gropë, siç vendi ra në gropat e firmave piramidale”.

    Në një takim për reformën e pensioneve që u zhvillua në ambientet e kryeministrisë, Rama vuri theksin në faktin se të gjitha qeveritë i pasuan njëra-tjetrës reformën e pensioneve, duke e vonuar atë.

    “Qeveria paraardhëse preferoi jo vetëm ta shtynte, por edhe si në fusha të tjera të aktivitetit të saj, ta zgjidhte në mënyrën më hipokrite dhe më të pabesë me pensionistët, duke bërë disa rritje pensionesh si një frut suksesi të madh, duke hapur pas shpinës dhe në rrugën e të gjithë atyre që ishin drejt pensionit, një gropë të madhe, që pa as më të voglin ekzagjerim ishin të kërcënuar, siç ranë si shtet në gropën e madhe të hapur nga rënia e piramidave të”, tha Rama.

    Teksa ka shtuar se të gjitha institucionet shtetërore dhe sektorët privatë që kanë abuzuar për vite të tëra duke mos i siguruar punonjësit e tyre, edhe pse kontributet i merreshin nga paga, do të përballen me drejtësinë.

    Paralajmërimky që erdhi prej tij duke e konsideruar këtësinjë krim ekonomik si pasojë e keqqeverisjes ndër vite të të djathtëve.

    “Punonjësit e siguruar me ligj po jo me Maliq ktheheshin në punonjës në të zezë, dhe merreshin të tjerë në punë nga shteti mbaheshin në të zezë, dhe kujtonin se paguheshin kontributet për pensionet e tyre. Ky është një krim ekonomik ashtu siç është edhe nj batërdi keqqeverisëse. Sepse natyra e kësaj grabitjeje të skemës është e shumëfishtë. Jo në të gjitha rastet është bërë për qëllime elektorale apo korruptive, edhe kur është bërë për verbërinë dhe paturpësinë e një qeverie dhe të një shteti që nuk respekton ligjet e veta, si me institucionet e ushtrisë.

    Ne nuk do t’undahemi as atyre që kanë abuzuar, dhe ministria ka ngritur grupin për të depozituar pranë prokurorisë të gjitha të dhënat dhe pastaj prokuroria duhet dhe besoj do ta bëjë, të hetojë në të gjitha nivelet natyrat e kësaj grabitjeje, ubëj thirrje të gjithë sipërmarrësve që janë të listuar dhe që sot vazhdojnë të paguajnë punonjës në të zezë dhe rezultojnë debitorë me miliona e miliona dollarë në skemën e pensioneve të vrapojnë të paguajnë borxhet që u kanë punonjësve të tyre që kanë detyrimin të japin rrogën dhe t’usigurojnë pensionin, senuk i kanë skllevër”, tha Rama.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •