Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Atheizmi është mungesa e besimit ndaj Zotit. Sidoqoftë egziton Atheismi implicit (i nënkuptuar, i dobët), i cili i referohet mugesës së besimit deistik pa hedhje poshtë të ndërgjegjëshme të Zotit si p.sh, që vërehet tek fëmijet që nuk e njohin Zotin, pra, pa vetëdije. Egziston Atheizmi explicit (I qartë, i fortë), që i referohet më shumë një përcaktimi të mosbesimit të ndërgjegjëshëm ndaj Zotit, p.sh, tek njërëzit që e dinë se ka Zot por nuk e pranojnë. Ka plot korifej te Atheizmit që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Në kojët e vjetra Atheizmi ka qënë në kulturat e Hinduizmi dhe të Budzmit, në filosofinë greke pre-sokratike, gjatë periudhës romake kuptimi atheist ndryshoi, paganët romakë quanin atheist të krishterët që nuk besonin në polideisëm, në rilindje europiane njihen Emanuel Kant (si agnosticist), dhe D. Hume që bazohej tek empirizmi dhe logka e thjeshtë; nga fundi i viteve të shek 19 kishte plot filozofe atheistë që kundërshtonin Zotin si Ludëig Feuerbach, Arthur Schopenhauer, Max Stirner, Karl Marx, and Friedrich Nietzsche.
    Atheizmi si filosofi mbizotëroi tek filosofët matërialistë Marksistë, përfshi Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin dhe Enver Hoxhën dhe Mao Ce Duni, të cilët e vunë në praktikë këtë filosofi.
    Pas rënies së murit të Berlinit, dhe boshllëkut shpirtëror dhe zhgënjimit nga filosofia e rrëmë marksiste leninistë, u pa një vërshim i Islamit i cili u përpoq të mbushte këtë boshllëk ateist. Sidoqoftë, zhvillimi i madh teknologjik e shkencor dhe lëvizjeve të tjera ër liritë dhe të drejtat e njeriut nxori në krye lëvizje të shumta porn ë thelb atheiste të cilat justifikonin veprimet jo normale të shoqërisë njerëzore.
    Sidoqoftë atheistët më të shumtë ishin nga rradhët e ish besimtarëve kryesisht mormonët, cifutët, protestantët dhe katolikët të cilët uquajtën gjitashtu dhe atheist dhe agnosticistë.
    Në 2012 lëvizja `Gratë në Laicizëm` mbajtën në konferencënë Arlington, Virxhinia, me focus gratë jo-fetare;Jennifer Mçreight në gusht 2012 themeloi lëvizjen e njohur si Atheizëm plus në të cilën përfshiheshin lëvizjet feminist atheiste
    Në 2013 monumenti i parë atheist në pronën e qeverisë amerikane u inagurua në gjykatën e Floridës, Konteja Bradford ku ishin gdhëndur fraza të Thomas Jefferson, Benjamin Frankli, Madalyn Murray O`Hair.
    Atheizmi i Ri i shekullit 21 sot, përfaqsohet nga filosofë Sam Harris, Daniel C. Dennett,
    Richard Daëkins, Victor J. Stenger, and Christopher Hitchens.
    Sipas Gallupit Treguesi Global i Religjiozitetit dhe Atheizimin i matur në vitin 2012 kishte rritje të madhe kryesisht në vëndet ish komuniste ( me përjashtim të Rumanisë, Armenisë dhe Maqednisë):
    China (47%), Japan (31%), the Czech Republic (30%), France (29%), South Korea(15%), Germany (15%), Netherlands (14%), Austria (10%), Iceland (10%),
    Australia (10%) and the Republic of ireland (10%).
    Kurse 10 vëndet me religjioze ishin:
    Ghana (96%), Nigeria (93%), Armenia (92%), Fiji (92%),Macedonia (90%), Romania (89%),
    Iraq (88%), Kenya (88%), Peru (86%), and Brazil (85%).(http://en.wikipedia.org/ëiki/Atheism).
    Në një studim tjetër për të vlerësuar religjiozitetin e grupeve të ndryshme të popullatës nga American Association for Advancement of Science gjetën se ½ e shkencëtarëve (51%) besojnë në një fuqi të lartë, ose Zot; pra praktikisht 33 % besojnë tek Zoti,, 18% besojnë në një shpirt universal ose fuqi të lartë. Kurse 49% nuk besojnë.
    Në Shqipëri sipas Censusist të 2011 atheistë llogariteshin 2.5% e banorëve, dhe 13.79% nuk preferojnë të përgjigjen, dhe besimtare pa cilësim (?!) 5.49%. Pra në total 21% nuk janë besimtare apo individë të ndonjë komuniteti të krishterë (http:/www.foniortodoksonkoritsas.org/2014/07/komuniteti-ortodoks-ishte-eshte-dhe-do.html).
    ii
    Dihet që Monodeizmi apo besimi tek një Zot e solli shoqërinë njerëzore drejt një zhvillimi të ngadaltë dhe plot sakrifica sidomos në përplasjet e mëdha Shkencë-Fe, derisa erdhëm në ditët e sotme ditë në të cilat përparimet e mëdha shkencore e teknologjike po lehtësojnë jashtzakonisht punën e popullsisë , përmirojnë vazhdimisht jetesën, krijojnë vënde punë, lejojnë lëvizjen e popullatës dhe eksportine e kapitaleve duke zhvilluar vëndet e të gjithë botës drejt një Globalizmi dhe integrimi të përbashkët duke e bërë botën ashtu sikundër thotë një shkencëtar një fshat të madh ku nformacioni është i menjëhershëm, lufta kundër sëmundjeve është në qëndër të vëmëndjes.
    Krahas përparimeve të mëdha vërehet dhe efektet negative të cilat janë në drejtimet e mëposhtëme në të cilat po preket shoqëria njerëzore:
    - prishja e Familjes nëpërmjet divorceve, bashkëjetesës,
    - Rritja e numrit të beqarëve si pasojë e frikës ndaj martesës e cila ka detyrimet ligjore e religjioze ` derisa vdekja të na ndajë`,
    - ulja e lindjeve tek vëndet ku gratë janë të arsimuara mirë
    - shtimi i lindjeve tek gratë e paarsimuara si pasojë e ndikimit fetar kryesisht atij islam për të dominuar botën,
    - migrimi Brenda vendit dhe jashtë vendit i popullatës krijojnë anarki dhe çoroditje në drejtim të zbatimit të ligjit por dhe të mos respektimit religjioz,
    - ekstremizmi fetar
    - degjenerimi moral dhe etik, si p.sh., kërkesa aspak të drejtat aspak normale të konigjenteve LGBT të cilat në justifikimin, dhe kamuflimin e organiztave për liritë e të drejtat e njeriut , kërkojnë legalizimin e martesave të tyre të cilat nuk janë aspak natyrrale,
    - rritja e numrit të atheistëve dhe e organizmave që mbështetëen dhe përkrahin mos besimin ndaj Zotit.
    Një nga kulturat filosofike e cila ëazhdon një përhapje të gjërë sot duke zëvendësuar në një formë metaforike paganizmin, por me të tëra anë negative të paganizmit sepse në këtë zhvillim të shoqërisë njerëzore si nga teknologjia e lartë ashtu dhe nga përparimi i arsimimit dhe i kulturës, njerëzit që e përfaqojnë këtë filosofi bëjë dy herë gabim; njëri për shkakun që e njeh rrezikun e mos repsketimit të moralitetit dhe normave shoqërore përfshi etiken, deontologjinë njerëzore , dhe duke përfshirë këtu dhe hapjen e rrugës së LGBD të cilat sipas deizmi janë jo normale e për pasojë të dëmshme për shoqërinë njerëzore me përfundime jo normale dhe degjeneruese. Nga ana tjetër gabimi i dytë përfshin mos veprimin ndaj njohjes së këtij gabimi.
    Në shoqërinë shqiptare e cila po shkon drejt integimit dhe lobalizmit në të cilën trefëtia e lirë, komunikimi masiv, punësimi jashtë vendit, gjuhët e huaja me të cilat komunikojmë, janë deri diku positive përsa i përket mirëqënies dhe ecjes përpara të shoqërisë njerëzore.
    Por këto përparime nuk janë të njëhta efektive si në një vënd të vogël si Shqipëria dhe njëlloj si vëndet e tjera të mëdha të cilat në rradhë të parë përfitojnë po ato që përfiton Shqiëria porn ë një sasi dhe cilësi ndoshta më të madhe por shtetet e mëdha dhe kombet e mëdha kanë më tepër mundësi amortizuese për të shmangur nga asimilimi traditat e tyre, kulturën e tyre qindra vjeçare, këngët, vallet, heronjtë kombëtarë etj, etj.
    Përkundrazi shtetet e vogla nuk e kanë mundësinë e amortizimit të `goditjeve` të integrimit dhe globalizmit, dhe kanë më shumë mundsi që të dobësohen dhe të shuhen në të ardhmen traditat, kultura nacionale, historia, heronjtë
    iii.
    Pse atheismi është më i rrezikshëm për shoqëinë shqiptare? Për mendimin tim një nga anët negative që pati pasoja të rënda në shqoërinë shqiptare të post komunizmit ishte ateizmi I shkaktuar me dhunë nga shteti I vetw quajtur ateist shqiptar.
    . Pavarësisht një përqindjeje relativisht të mesme 21 % në Shqipëri e Atheismit, anarkia dhe qëndrimi larg kulteve fetare, shkollimi jo vetëm laik por dhe nxitja e kulturës perëndimore edhe në grup-moshat fëminore duke ngatërruar edukimin shkencor, edukues dhe argëtues me atë të çoroditjes kulturore, me futjen e programeve për të rritur tek fëmijët, ndikimi jo korrekt i mediave tv në nxitjen me pretekstin e njohjes së seksualitetit, të kulturave seksuale dhe mos kontrollimi i jetës jashtë shkollore të fëmijëve, shtimi i përdorimit të drogave, mungesa e ligjëshmërisë dhe mos resektimi i ligjit janë kryesisht pasoja të atheismit të ashtuquajtur anarkik që ndodhi në e po ndodh në Shqipëri.
    Të shtatë faktorët negativë që po shkatërrojnë shoqërinë shqiptare, familjen, së bashku me emigracionin dhe papunësinë, janë pasoja të një nga faktorëve të shumtë që ndikojnë në mos stabilitetin ekonomiko-social por dhe politik të Shqipërisë.
    Dikush mund të komentoje se si ka mundësi që edhe Rumanija dhe Armenja me Maqedoninë që kanë një popullatë me përqindje të lartë religjioze përsëri kanë problem politike dhe ekonomike, pavarësisht se Rumania është në BE, Maqedonia është jashtë strukturave të organizatave të mëdha ushtarako-ekonomike, dhe Armenia sapo u bashkua me EEU (Bashkimi Ekonomik Euroaziatik), sidoqoftë këto shtete janë shtete ku shoqëria është kompakte, zbatohen ligjet dhe emigracioni është më i vogël se në Shqipëri, papunësia është më e vogël, problemet ekstremiste religjioze janë më të pakta se në Shqipëri, nuk kanë mungesa ekuilibri politico-ekonomik.
    Atëhere del pyetja se përse Shqipëria ka mungesë stabiliteti pollitik i cili është reflektuar me revolta popullore sin ë 1991-2, 1997-1998, 2007, , pra brënda 23 viteve plot 4 apo 5 cregullime sociale- ekonomike të cilat kanë patur reflektimin politik në formën e një luftë të ashpër politike duke e lënë vendin ën anarki të plotë, duke qënë larg kërkesave të të BE për integrim.
    Shumëkush nuk e ka harruar diktaturën që mund të quhet si një nga diktaturat e majta ekstremistë më të rëndat në vëndet ish komuniste të Europës qëndrore dhe lindore. Krahas represionit politik në të cilën u fut në burg dhe në syrgjyn rreth 1/5 e popullatës, edhe ajo që mbeti gjatë viteve të diktaturrës kaloi një periudhë të rëndë nga të cilat dallohet periudha kur PPSH e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë atheist në botë, që nga 1967 deri në 1990 kur ndryshoi sistemi. Kjo periudhë e largimit me dhunë nga besimi fetar, la pasojat e veta së bashku me varfërinë dhe dhunën. Dalja në Demokraci e anoi ballancën nga ana tjetër: nga dhuna në anarki dhe egzaltim. Politika djallëzore e ish Liderëve të PPSH krijoi një demokraci jo funksionale e cila më tepër rëndoi problemet dhe deri në 2011 kur u realizuar Konsesusi Shqipëria mezi realizoi dy detyrat e lëna nga BE: inventarin e Pronave dhe inventarin e Popullsisë, por pasojat e rënda të atheszimit apo më mirë të një mungese besimi të plotë ndaj Zotit, por edhe mos respektimit të ligjeve ishin:
    -emigrimi 1.4 milion banorë,
    -divorcet që u shtuan disa herë aq sa raporti sot është pothuajse 1:1,
    - dhuna ndaj gruas,
    - nxitja e LGBT dhe e anomalive seksuale nën prettekstin e të drejtave dhe lirive të njeriut,
    -papunësiaa
    -korrupsioni
    Në përfundim mund të jap jë krahasim tjetër në të cilën politika e rëndon edhe më shumë gjendjen duke disinformuar publikun nëpërmjet mediave tv, gazeta, radio, përsa i përket edhe dsinformimit për komunitetet fetare të cilat faktikisht janë të ndara nga shteti, por dikush nga to përkëdhelet e dikush vazhdohet të goditet padrejtësisht, Një shëmull i trishtueshëm është dhe një shkrim i këshilltarit të Presidentit Ndriçim Kulla i cili aludonte për mungesën e Autoqefalisë në ditët e sotme në Shqipëri duke e krahasuar larg e larg me mungesën autoqefalisë në Peshkopatën e Ohrit Maqedoni mungesë e cila është e hershmë që pas vitit 1769. Po ky këshilltar harroi të shkruajë në atë shkrim për luftën kundër fesë dhe heqjen e saj nga 1967 dhe dëmin që i solli popullatës shqiptare gjatë komunizmit, por tregoi se në Peshkopatën e Ohrit në Manastirin e Sh. Naumitt janë vjedhur vepra të shqiptarëve duke aluduar se drejtuesit grekë dhe serbë dëmtuan rëndë këtë njësi religjioze jo autonome duke aluduar se edhe kryetari i komunitetit orthodoks që është i huaj, këtë do të bëjë dhe në Shqipëri. Një ide bizarre dhe aspak me kulturë aq më tepër kur ky shkrim u bë pikërisht diten e një festë të rëndësishme religjioze. Ja deri ku shkon veprimi jo normal atheist.
    Të shpresojmë që të paktën nëse i identifikuam pasojat e këtij demtimi social nga ateizmi por dhe nga fenomene negative të tjera, të paktën si intelektualë dhe si shoqëri të përpiqemi të ruajmë kulturrën , traditat, dhe identitetin tonë shpitëror dhe shtetëror, nga efektet negative të Globalizmit, e atheismit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Shkrim me vlere...
    Ateizmi per mua eshte dy llojesh: ai i shqiptareve ne pjesen derrmuese, ka karakter te trasheguar te pameshirshem/destruktiv komunist, ndersa tjetri eshte ateizmi perendimor i cili i jep perparesi zhvillimit, permiresimit te jetes se individit si dhe krijimi i vlerave individuale, pa u kufizuar nga indoktrinimi fetar por duke u mbeshtetur ne empirizmin shkencor.

    Erë e re po fryn ne Shqiperi; (sikur te mos mjaftonte diktatura e eger 45-vjecare) "Vilajetet e Bashkuara" nen regjimin e Efendi Sales te dikurshem, po i nenshtrohen nje transformimi ne dukje "te ashper" per Opoziten dhe "kulturen" e mbjelle(trasheguar) prej saj keto dy dekadat e fundit, por, me rezultate pozitive afatgjata!

    Le te shpresojme e ardhmja te flase ndryshe, kryesisht nepermjet opinionit jo-subjektiv partiak te shtetasve te ndergjegjshem dhe pergjegjshem njekohesisht!!

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Kurse 10 vëndet me religjioze ishin:
    Ghana (96%), Nigeria (93%), Armenia (92%), Fiji (92%),Macedonia (90%), Romania (89%),
    Iraq (88%), Kenya (88%), Peru (86%), and Brazil (85%).
    Paskan harruar Afganistanin,Pakiistanin , Bangladeshin,...
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Njerezimi qekur kuptoi genjeshtren e feve dhe te verteten e ateizmit, dhe kjo ndodhi diku atje tek fundi i shek. 18 me iluministet franceze ne fillim dhe shume te tjere me pas, filloi te emancipohet .Hapi i pare drejt te vertetes te madhe ishte bere para shume shekujsh me dijetaret e lashte grek.Por meqe historia njerezore ben cikle , me sa duket keta 20 vjetet e fundit po kthethet serish besimi total qe vetem fatkeqesi ka shkaktuar.Uroj , por nuk shpresoj , qe njerezit te mos jene kaq te paditur dhe te bien ne gracken e fetareve. Dhe se fundi celsi i suksesit te bashkjeteses shume-fetare ne shq. qendron te ateizim e atyre qe" besojne" .

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan WesternBlot për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Cen Durimmadhi (21-01-2015),semiku (31-12-2014)

  6. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Këti forumi i duhet ndryshuar emri nga " Forumi Shqiptar " në " Forumi Fetar "
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    DiGiT@LiFE (19-01-2015)

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Nuk duhet ndryshuar i nderuar wordless, sepse ashtu si e ke zgjedhur epitetin tuaj ashtu eshte dhe shkrimi qe kam zgjedhur,

    duke patur parasysh se Atheizmi nuk perben problem fetar se sa social.

    Mendoj gjithashtu se eshte e domosdoshme te kuptojme ate qe ka thene Konica:

    Shqipëtarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen me dy anë : Ana e kombëtarëve, në të cilën ka Shqipëtarë nga të gjithë besimet, edhe ana e zuzarëve.

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Nuk duhet ndryshuar i nderuar wordless, sepse ashtu si e ke zgjedhur epitetin tuaj ashtu eshte dhe shkrimi qe kam zgjedhur,

    duke patur parasysh se Atheizmi nuk perben problem fetar se sa social.

    Mendoj gjithashtu se eshte e domosdoshme te kuptojme ate qe ka thene Konica:

    Shqipëtarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen me dy anë : Ana e kombëtarëve, në të cilën ka Shqipëtarë nga të gjithë besimet, edhe ana e zuzarëve.

  10. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Këti forumi i duhet ndryshuar emri nga " Forumi Shqiptar " në " Forumi Fetar "
    A e di cfare ateista jeni ju?! Po e zeme se te krishteret shqiptare po i japin botes 100 humaniste si Nene Tereza, ata thone e deklarojne se kete humanizem po e bejne ne emer te Perendise, por ne te njejten kohe nje prift ne Venezuele me bere nje akt imoral ju do t'i harroni 100 humanistet shqiptare te krishtere ju do te thonit: 'ja besimi ne Zot e ka detyru me bo at gjest te shemtuar por do te mbanit gojen mbyllur e do te shukateshit per 100 shqiptaret humaniste te besimit krishter. Ani thirreni ne sinqeritet, ma i sinqerte do te me dukej Gadafi, Milloshevici, Sadami se tipa si ti.

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Me te bukuren e lexova para disa ditesh . Po bisedonte Papa i Romes me Obamen. I thoshte Papa Obames. Ti leri fukarenj ,une ti le budallenj dhe ti bejme te besojne se jane fajtore(mekatare).Kjo eshte e verteta !

  12. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Atheizmi- rreziku real për dëmtimin e identitetit kombëtar

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Me te bukuren e lexova para disa ditesh . Po bisedonte Papa i Romes me Obamen. I thoshte Papa Obames. Ti leri fukarenj ,une ti le budallenj dhe ti bejme te besojne se jane fajtore(mekatare).Kjo eshte e verteta !
    Obama ty te len fukara, vidheni e shkatrroni shtetin 3-4 here brenda 15 vjeteve pastaj ty Papa te ka faj. Moti skam lexuar postim si ky pa kurrfare kuptimi. Ju shkoi jeta duke jetuar per Papen e hoxhen, jeto more edhe pak per vete. Qe jemi mekatare dhe se kemi nevoje per nje shpetimtar nuk na ka 'binde' Papa por kete e kuptojme nga Bibla por edhe ne jeten tone e shohim se jemi njerez mekatare dhe bejme gabime...
    tung daku

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •