Jarigas
Cen Durimmadhi (21-01-2015)
Ti ngele duke grire sallate , pa kuptuar as veten: po qysh bre ateistat po i hykan ne hak fetareve??!!
Po qysh bre u dashkan mbyllur syte perpara drames se prifterinjve pedofile??!1
Po qysh bre, vetem se kemi nje Nene Tereze, nuk dashkemi shikura tere krimbat shqiptare qe gelojne ne memedhe??!!
Po na turperon qe e quan edhe ti veten te krishtere....boll ma!!!
Jarigas
Edhe ti je bere si Nuh Musa, qysh te konvenon i sheh gjerat, qysh te konvenon pastaj i interpreton?! Koken e pata te qete sa nuk hyra ne forum keto dite.
Thuaji nje ateisti lexoje Ungjillin, ai do te thote se ska kohe te humbase per t'u indoktrinuar ne fe, por per cudi gjeni edhe 10 here me shume kohe kur eshte fjala ta sulmoni krishterimin?! Per liber te Ginisit jeni bere.... hehehahaha
Edhe ateizmi ka rrezikun e tije,por nuk mund te arije kurre rrezikun fetar.Ka dhe ateizmi ekstremizmin e tije por kur fillon ekstremizmi fetar ka nje force inercie qe shkaterron çdo gje qe i del perpara,eshte nje cunam injorance dhe supersticioziteti.
– DIXHITALIZIMI I FESË
Dikush që mund të lexojë titullin, mund ti duket e çuditëshme por ne do mundohemi të sqarojmë lexuesin, pa e lodhur dhe mërzitur atë me filozofira boshe, në të njëjtën kohë duke hedhur dritë edhe mbi një plan të ri në të cilin po shtrihet feja dhe politika.
Feja nuk lindi nga zoti, siç pretendojnë edhe sotë e kësaj dite disa klerikë, apo besimtarë, ky është mendim i gabuar.
Feja është një produkt i inteligjencës njerëzore, si e tillë i nënështrohet EVOLUCIONIT së bashku me gjithë shoqërinë njerëzore.
Inteligjenca e njeriut është gjithmon në zhvillim duke kërkuar hapsira të reja përsosmërie.
Po kthehemi pak në “origjinë” të krijimit të ideologjisë fetare. Është pikërishtë kjo ndienjë që “Fondamentalistët” e sotëm kërkojnë të realizojnë, por me një ndryshim shum të madh sepse ata kërkojnë të kthehen realishtë në terrenin e origjinës, kurse ne do të kthehemi historikishtë me një studim të shkurtër.
E para nga e dyta kanë një ndryshim rrënjësor të cilin do ta sqarojmë më poshtë.
Feja është si puna e jetës së njeriut; - “Kur njeriu vjen në jetë dhimbjet i heqin të tjerët, ndërsa kur largohet nga jeta dhimbjet i heq vetë!”
Pikërishtë këtë tregon edhe materializmi dialektik dhe historik të cilat janë shkenca dhe jo demagogji. Sotë bota e qytetëruar po i studjon këto shkenca pikërishtë për t’i dhënë përgjigje këtyre fenomeneve ekstreme që dalin nga individë të ndryshëm ekstremistë.
Ekstremizmi në vetvete si fenomen është një mënyrë përfitimi material me dhunë.
E theksojmë MATERIAL sepse brënda saj gjendet edhe përfitimi moral por ai nuk është primari, gjithmonë primare mbetet interesi material për çdo pushtet.
E thamë më lartë se jeta e zhvillimit të fesë ngjan natyrshëm me jetën e zhvillimit të vetë njeriut.
Feja nuk lindi sotë dhe as lindi me njeriun! “Materializmi historik” na tregon se, njerëzimi kishte miliona vjetë para se të arrinte stadin e analizimit të fenomeneve natyrale. Çdo gjë në këtë botë erdhi natyrshëm dhe sipas shkallës së zhvillimit njerëzor. Duke mos pasur njohjet e duhura për shumë e shumë fenomene të natyrës, ashtu siç i ka sotë, njerëzimi mendonte dhe pretendonte se këto fenomene shkaktoheshin nga një fuqi më e madhe, e mbinatyrëshme, të cilën ai nuk e komandonte dhe kontrollonte dotë. Kjo fuqi ndikonte në jetën e tij me forcën natyrore që shfaqte!
Kështu lindën besimet e para PAGANE. Po të kini parasysh mitologjinë e lashtë e cila sundoi për të paktën njëzet shekuj. Kur erdhi në jetë “MONOTEIZMI” bota kishte përparuar shumë dhe nga shkrimet në gurë njerëzimi kishte kaluar në shkrimet në papiruse, lëkurë, letër.
Lindja e kësaj ideologjije të re fetare ishte natyrishtë me shum dhimbje, por dhimbjet i hoqi populli që e lindi!
Që të kalonte nga besimi pagan në atë monoteist, natyrishtë nuk ishte asgjë e vullnetëshme, sepse në popull ishin të rrënjosura besimet e para.
Ky transformim erdhi nëpërmjetë dhunës, nga ata individë udhëheqës të propagandës së re fetare, të cilët mbronin iteresat e tyre apo të klasës që i takonin. Kjo ishte një mënyrë e re pushteti. Shum herë feja është përzierë keq në pushtetin politik saqë ishte e vështirë të ndaje se ku ishin interesat e fesë dhe ku ishin interesat e politikës sunduese! Historikishtë ka shumë elemente fetar në pushtetin politik, i kemi edhe sot e kësaj dite dhe shëmbulli më i qartë është PAPA dhe në botën islamike është KALIFI. (Papati dhe Kalifati)
Historia e zhvillimit njerëzor ka njohur shumë sisteme shoqërore të cilat me kalimin e kohës kanë ndryshuar. Ky është evolucioni i shoqëris njerëzore e cila ndryshon mendimin politik, fetar, shkencor dhe zhvillohet më tej. Këtij zhvillimi nuk mund ti shmanget askush.
Zhvillimi i politikave sunduese ka sjellë gjithmonë edhe zhvillimin, përsosjen, modernizimin edhe të ambienteve ku bëhet kjo politikë dhe ku punojnë politikanët.
Do të na marr shumë kohë po të fillojmë e të përmëndim gjithçka që nga krijimi i parlamentit të parë e deri më sot.
... p.sh. Sokrati i lashtë i Greqisë oratorinë e tij e zhvillonte në terren, në popull, kurse sotë kjo oratori e politikanëve tanë bëhet në ambjente moderrne, me qëndra zëri, me kamera dhe ekrane televizive.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe ndodh edhe me fetarët dhe objektet e tyre. Fillimishtë priftërinjtë shërbenin në natyrë, më vonë u krijuan kultet dhe tani janë modernizuar saqë edhe Prifti, edhe Hoxha në disa raste komunikojnë me ndihmën e mjeteve moderrne “Play Back” duke vendosur një “CD” dhe çajnë artopalantet. Nuk ka pse thërret më Namazin si njëherë e një kohë Hoxha, nga maja e minaresë!
Me zhvillimin e sotëm elektronikë edhe feja ndjekë me kënaqësi hapat e zhvillimit shkencor, pamvarsishtë se deri dje nuk i pranonte përparimet e shkencës dhe akoma nuk pranon disa dhe pamvarsishtë se të gjithë klerikët sotë janë bërë me LapTop të fjalës së fundit dhe me internet të shpejtësisë së lartë! Ju është dhënë mundësia të bëjnë propagandën fetare nëpërmjet “Site” të ndryshëm duke e kthyer realishtë fenë në VIRTUALE.
E vërteta kjo është, sepse Zoti që ata pretendojnë gjithmonë ka qënë dhe mbetet VIRTUAL! Reale ishte vetëm propaganduesi, kleri aktual, i cili kërkon të udhëheqë masën e popullit, drejtë asaj propagande që ai predikon, duke paraqitur si objektive kultet e ndryshme, në shërbim të tij, të cilat përveçse thithin fonde dhe shuma kolosale të hollash, po ashtu ju sigurojnë fitime të majme klerit të kohës.
Me virtualitetin e kësaj propagande, natyrishtë që edhe shumë objekte kulti do të mbeten bosh, të pa shfrytëzuara nga populli.
Kjo boshatisje ka filluar e ndihet në shumë shtete të botës. Në Greqi p.sh. statistikat thonë se, Kisha ka pretendime se 60% e të rinjve nuk i frekuentojnë kultet fetare, se populli nuk shkon të falet si disa vite më parë por vetëm në ndonjë rast të festave “të mëdha” siç janë Pashkët apo Krishtlindja, edhe atëherë numuri i vizitorëve ka rënë ndjeshëm mbi 50%.
Po të ndiekësh statistikat e shteteve të tjera si Suedia, Norvegjia, Japonia, faktet mund të jenë disa herë më tronditëse për besimin fetar. Mos të harrojmë se gjithmonë janë bërë përpjekje edhe nga qeveritë e ndryshme për mbylljen dhe shkurtimin e kësaj rrjedheje të pa nevojshme, por kanë qënë të pakta dhe pa rezultate të përherëshme. Këtu kemi raste historike të Francës, Rusisë, dhe Shqipërisë.
Pra shikojmë se populli vetë është ai që i jep vulën e fundit çdo gjëje dhe ai ka filluar të veprojë në mënyrë të heshtur. Kësaj i janë trëmbur dhe i trëmben shumë krerët e çdo feje prandaj ndërhyjnë me mënyra të ndryshme të ngjallin në popull pakënaqësira, trazira, rrëmuja, nga të cilat përfitojnë.
Ata nuk bëjnë asgjë tjetër veçse i shtojnë disa ditë jetën fesë por asnjëherë nuk do të munden ta shpëtojnë nga “vdekja” ideologjinë fetare e cila deri sotë njihet në qindra sekte të besimit.
Prandaj shikojmë se kanë filluar të ndiejnë dhimbjen e fundit të kësaj ideologjije, e cila do të vijë natyrshëm dhe brënda kohës së duhur për t’u kuptuar dhe pranuar nga të gjithë.
Kjo do të sjellë natyrshëm ndërprerjen e investimeve marramëndëse të ndërtimeve dhe mirmbajtjeve të kulteve fetare, do të sjellë shkurtimin e shumë vende pune të personelit klerikian, të cilët sotë që flasim janë marramëndëse dhe hynë në grupimin e buxhetorëve, pra paguhen nga taksapaguesit, sepse ata nuk prodhojnë apo tregëtojnë asgjë.
Kështu që jeta e popullit do të rritet natyrshëm mbasi do të kalojnë shpenzimet për rritjen e mirqënies së tij.
Bota deri këtu ku është ka arritur nga të mënçurit duke tërhequr zvarrë injorantët dhe do shkoj më tej përsëri nga mëndja njerëzore dhe jo nga hyjnitë.
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-01-2015 më 16:00
I nderuar Jarigas, flm, qe e paske lexuar shkrimin tim, por per ta lexuar duhet edhe nje komponent te cilin juve ju mungon: studimin.
Ju ngaterroni se problemet qe kane ne vetvehte religjionet si ato katolike dhe protestante te cilat jane duke shkelur porosine e Zotit persa i perket: LGBT, DHE DEGJENERIMIT MORAL SI PEDOFILIA, ME PROBLEMIN QE PO NGRE UNE DHE ESHTE PO AQ I MADH DHE NEGATIV si ateizmi. Duke u larguar nga feja nga morali, nga tradita, duke prishur familjen, divorcet, njerezit bien ne degjenerim dhe bota shkon drejt shakterrimit. Keshtu permendet edhe ne Bibel dhe ne Kuran qe: ne fundin e koherave njerezit do ti largohen fese (madje dhe prifterinjte), dhe do bien ne adhurime te kota, nuk do te besojne Zot, do te jene arrogante, nuk do te duan baba dhe nene, e te aferme, etj, etj. Kete po ngre une i nderuar.
Nese do te kundershtosh per hir te kundershtimit e duke ja futur kot, dakort -beje, sepse sigurisht je pjese e atij kontigjenti per te cilen fola me siper.
Nese do te kuptosh ate qe shkruajta, mendohu.
mesia4ever (21-01-2015)
I nderuar flm, qe e paske lexuar shkrimin tim, por per ta lexuar duhet edhe nje komponent te cilin juve ju mungon: studimin.
Ju ngaterroni se problemet qe kane ne vetvehte religjionet si ato katolike dhe protestante te cilat jane duke shkelur porosine e Zotit persa i perket: LGBT, DHE DEGJENERIMIT MORAL SI PEDOFILIA, ME PROBLEMIN QE PO NGRE UNE DHE ESHTE PO AQ I MADH DHE NEGATIV si ateizmi. Duke u larguar nga feja nga morali, nga tradita, duke prishur familjen, divorcet, njerezit bien ne degjenerim dhe bota shkon drejt shakterrimit. Keshtu permendet edhe ne Bibel dhe ne Kuran qe: ne fundin e koherave njerezit do ti largohen fese (madje dhe prifterinjte), dhe do bien ne adhurime te kota, nuk do te besojne Zot, do te jene arrogante, nuk do te duan baba dhe nene, e te aferme, etj, etj. Kete po ngre une i nderuar.
Nese do te kundershtosh per hir te kundershtimit e duke ja futur kot, dakort -beje, sepse sigurisht je pjese e atij kontigjenti per te cilen fola me siper.
Nese do te kuptosh ate qe shkruajta, mendohu.
Djalosh!! Kur flet per nje grup njerezish, per nej pjese te popullsise qe na qenkan "rrezik" per identitetin kombetar, e kur e thua nisur nga pikepamja fetare e pa sjelle as edhe nje argument, ç'te te them me shume se "grin sallate"??!!
I gjithe shkrimi yt mbeshtetet mbi teza te njejta si ato islamiket mbi "filozofine" ateiste e budallalleqe te ketij lloji.....pastaj te thuash se ka njerez qe " e dine se ka zot, por nuk e pranojne", ky po qe eshte nje gomarllek qe ka nevoje pre studim...nga gomeret ama!!
Jarigas
Krijoni Kontakt