Close
Faqja 14 prej 39 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 387
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Lira e fjales shprehur fryem debatuese konstruktive pa fyerje, eshte dicka e bukur, dicka qe eshte shume e veshtire te gjendet tek shqiptarei. Dhe e dija shume mire qe kjo gje nuk do te me ndodhte me ty prandaj edhe te citova por edhe per faktin se vleresoj opinionin tend se kam pare qe je njeri i arsyeshem prandaj ai 'multikulturizmi' me beri pak pershtypje.

    Paralelizmi qe i bera te majtes ekstreme me komunizmin ishte per ilustrim. C'eshte e vereta mua as qe me shkoje nder mend qe keta mund te jene edhe komunst me bindje, kjo eshte dicka qe gjeta rastesisht ne 'New York Time' ku thuhet se disa nga ata qe u vran jan komunsit me bindje dhe kan shkruajtur edhe ne gazeta qe njihen haptazi si komunsite ne Paris. Ajo cka desha te ve ne dukje me shkrimin me lart eshte se cdo ideollogji mund te kthehet ne ekstremizem ne mendjen e njeriut rradikal madje edhe ateizmi, qe mundohet t'ju imponohet masave nepermjet dhunes sic ndodhi tek ne apo propagandes nepermjet kesaj gazete.

    Edhe poropaganda behet nepermjet liris se fjales dhe shprehjes por trushplarja qe ajo arrin tek masat eshte me shkaterruese se te gjitha pushket dhe armet ne bote. Per kete ne jemi deshmitaret me te mire. Multikulturizmi mbas renies se komunizmit eshte nje fakt i jetes me te cilin europianet duhet te mesojne te jetojne persa kohe u hapin deren atyre qe kan kulture te ndryshme. Europa eshte rraciste dicka normale per nje popull me nje identitet te perbashket dhe kulture mijevjecare, por nese zgjedh t'ju hapi dyert kulturave te ndryshme duhe ti rrespektoje per ndryshe sic the edhe ti ne shkrimin qe te citova do te jete fitili qe nje dite edhe mund ti shkaktoje plasarijte te renda. Nuk eshte mire te tallesh me ate qe disa njerez konsiderojne te shenjte. A e pe si u versulen lojtaret shqiptare ne beograd kur serbet vetem sa i preken flamurin, dhe qe ne fakt as nuk ishte flamur por simbol kombetar. Prap dua te theksoje se ajo qe ndodhi ne paris ishte masaker e pajustifikueshme por ama par nga nje kendveshtrim asnjenas aktet e kesaj gazete duhet te denohen, te pakten moralisht. Problemi ne kete rast me denimin e ketyre karikaturave te ben te dukesh sikur po 'justifikon' vrasejen prandaj edhe shume nerez qe duan ti denojne nuk shprehen dot. Kjo eshte fuqia e turmes se egzaltuar e cila te merr perpara cdo gje qe i del perpara!

    Te gjith te mirat...
    Mano,ishin te majte ne qofte se mund te percaktohen keshtu,o nga ajo e majte liberale antikomuniste e proamerikane.Shumica e ketyre vinin nga nje gazete tjeter ku mbronin disidentet dhe denonconin krimet e komunizmit...ne vitet e komunizmit.

    Demokracia eshte per te mbrojtur mendimin e lire,ne mendimin e lire hyne dhe opinionet me fyerje dhe budalliqe,dhe demokracia ne radhe te pare duhet te mbroje fyerjet e budalliqet o opinionet e pastandartizuara,po nuk mbrojti keto nuk ka se per ēfare duhet.

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2010
    Postime
    37

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    nuk e di nese ata qe jane myslimane, katolike, budiste, hindu, ateiste, hebrej,etj qe kane shkruar ne kete teme do te flisnin keshtu dhe perballe njeri tjetrit, patjeter do plaste kallashi...kry e fun lexoj vetem ofendime, sharje nga cdo ane, njerez respekt per njeri tjetrin, dhe mos e shfryni dufin e jeres reale ne virtualitet...respekt per te gjithe

  3. #133
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Serisht, e majta europiane ska asgje te perbashket me komunizmin apo dhe vete menyren sesi e perceptojme ne shqiptaret qenien te majte.

    E dyta, multikulturalizmi eshte fryre e perdorur nga e left wings pikerisht si arme per tju kundervene krahut te djathte. Vet termi politically correct eshte nje konotacion qe doli ne Europe dhe u u perdor si bibel nga e majta. Po te vesh re me vemendje ne levizjet e fundit sociale pro europiane pa islam eshte e djathta ajo qe po ngre koke dhe e majta vazhdon te kundershtoje me antimitingje. Shih rastin e Danimarkes, Gjermanise, Frances, Norvegjise etj. Nejse shihet qarte qe kemi mendim te ndryshem per kete pike dhe sbesoj se ja vlen te disktuohet me gjere pasi devijon qellimin per te cilin eshte hapur tema.
    Per kete lloj politike nuk jam shume i informuar sepse jam larg europes, por e kuptoj ate qe do te thuash sepse c'eshte e verteta edhe ketu ne 'amerike' demokratet, te cilet futen ne liberatlet ose (e majta europiane) bejne lojra te tilla me minoreietet per te fituar vota dhe per t'ju kunderven te djathtes duke krijuar konflikte te panevojshme. Nuk dua te kontradiktoje veten por "politically correctness" edhe mua me ka ardhur ne maj te hundes sepse nuk guxon te thuash nje fjale pa ofenduar dike, sidomos ketu ku jetoj une megjithate disa nga karikaturat ishin te papranueshme per mendimin tim.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  4. #134
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mano,ishin te majte ne qofte se mund te percaktohen keshtu,o nga ajo e majte liberale antikomuniste e proamerikane.Shumica e ketyre vinin nga nje gazete tjeter ku mbronin disidentet dhe denonconin krimet e komunizmit...ne vitet e komunizmit.

    Demokracia eshte per te mbrojtur mendimin e lire,ne mendimin e lire hyne dhe opinionet me fyerje dhe budalliqe,dhe demokracia ne radhe te pare duhet te mbroje fyerjet e budalliqet o opinionet e pastandartizuara,po nuk mbrojti keto nuk ka se per ēfare duhet.
    Pershendetje miku im...gezohem qe je mire.

    Zakonisht jemi i te njejtit mendim per shume gjera pervec fes. Une jam afetare por qe mendoj se feja ne mendjent e mira eshte paqesore eshte pozitive dhe mbase edhe domozdoshme per te krijuar pak harmoni dhe per ti dhen pak shpres njerezve te 'thjeshte'. Radikalizmi gjendet kudo tek fetaret dhe afetaret.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Pershendetje miku im...gezohem qe je mire.

    Zakonisht jemi i te njejtit mendim per shume gjera pervec fes. Une jam afetare por qe mendoj se feja ne mendjent e mira eshte paqesore eshte pozitive dhe mbase edhe domozdoshme per te krijuar pak harmoni dhe per ti dhen pak shpres njerezve te 'thjeshte'. Radikalizmi gjendet kudo tek fetaret dhe afetaret.

    Maqo,teoria fetare eshte e drejte eshte praktika qe e prish dhe teorine. Kur fillon te vendosi mbi masat te "verteten" e vete,o vetem nje te vertete qe nuk mund te jete pluraliste e duke mos qene pluraliste eshte dhe e veshtire te jete dhe tolerante.Kjo e vertete kthehet ne dogme,dogma kthehet ne fanatizem dhe fanatizmi kthehet ne ekstremizem o violenc.E drejte,qe kjo nuk vlen vetem per fete vlen edhe per ideologjite e tjera.

    Feja,nuk mund te garantoje principin e lirise te fjales dhe shprehjes qe eshte dhe baza per ēdo forme lirie politike dhe liri sociale.

    Pershendetja, miku im eshte gjithmon,edhe kur harrojm ta shkruajm.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Per mua, Charlie Hebdo-s, nuk i intereson islami apo dreqi e djalli bashke! Por, nepermjet satires, godet "zemren" e islamit, dhe pikerisht ate cka perfaqeson: pushteti dhe autoriteti mbi masen, e ushtruar qofte nepermjet predikimeve fetare(kryesisht), qofte permes "ngritjes ne qiell" te nje profeti, mbase dhe te rremė!(pse jo?!)

    Ekstremizmi islamik nuk eshte thjesht nje qasje e brendshme e nje apo disa individeve te vecante per te kryer akte barbare ne syte e publikut te gjere per motive te dobta si hakmarrje apo vetgjygjesim. Ekstremizmi islamik e ka burimin dhe "ushqimin" posacerisht tek ky islam i perceptuar i panjollosur, i perkryer, absolutisht i. pakritikueshem!! Ketu kemi te bejme me nje psikoze(ne proces e siper), nen presion "moralizmash fiktive" tejet te renduar!!

  7. 2 antarėt mė poshtė falenderuan EXODUS pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Cen Durimmadhi (11-01-2015),jarigas (11-01-2015)

  8. #137
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Nuk eshte se myslimanet jane me fetare, por feja e tyre i meson qe te vrasin per Pejgamberin, ndersa feja e krishtere i meson njerezit qe nese dikush te qellon ne faqe, ti ktheji faqen tjeter. Ajo gazete ka share edhe Jezusin dhe tere francezet e kane te shenjte Jezusin, por askush smosi kallashnikovin te bente vrasje per karikaturat e Jezusit.
    Edhe feja e krishtere( nese praktikohet) eshte po aq e pameshire si dhe fete tjera. Ekaluara nuk eshte dhe aq e lavdishme. Por bota e " krishtere" sot nuk praktikon ritet fetare ( ka perjashtime), pervecse ne raste ceremoniale. Sa per dekorim. Bota perendimore merret me shkence, jo me perralla dhe iluzione.

    Vendeve " muslimane u ka ngelur ora ne mesjete.Te bejsh 10 kalamaj, kur nuk ke kushte ti ushqejsh, cfare ndodhe ateheer?
    Emri:  995090_10152955412615569_7054041618043312772_n.jpg

Shikime: 344

Madhėsia:  13.0 KBEmri:  10906433_609786125843313_697874679942808167_n.jpg

Shikime: 331

Madhėsia:  98.9 KB
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #138
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Kardavi dėnon sulmin: Feja jonė e respekton jetėn

    Kardavi: feja jonė respekton shpirtin njerėzor, dhe kujdeset pėr shenjtėrinė e tij.

    Kryetari i Unionit tė Dijetarėve Muslimanė Botėror, dr. Jusuf Kardavi , ka dėnuar sulmin terrorist nė selinė e gazetės franceze nė Paris “Charlie HEBDO” i cili vrau 12 franceze, duke theksuar se Islami kujdeset pėr shenjtėrinė e shpirtit njerėzore dhe ndalon ēdo cenim te tij.

    Ai tha nėpėrmjet Twitter: Ne dijetaret dhe masat e gjera e dėnojmė fuqishėm derdhjen e gjakut tė pafajshėm, cenimin e jetės se njerėzve tė pafajshėm, shkatėrrimin nė tokė, kushdo ēoft autori i krimit dhe ēfarėdo feje ti takoi.

    Ai theksoi se feja jonė respekton shpirtin njerėzor, dhe kujdeset pėr shenjtėrinė e tij, denojm sulmin, ky ėshtė njė mėkat i madh, dhe nuk lejohet ne asnjė mėnyrė vrasja e njerėzve ne kte menyrė.

    Ai shpjegoi se Kurani se bashku me librat e tjere qiellor kan percaktruar se: “ai qė vret nje njeri pa te drejt apo ben qrregullim ne tokė, ajo eshte sikur ai ka vrarė tė gjithė njerezimin,ndersa nėse ai e shpeton ėshte sikur ta shpetoi tė gjiithė njerėzimin”, thot Pejgamberi Muhammed paqja qoftė mbi tė: “Njeriu ėshtė ende nė kupėn e fesė sė tij nese nuk ka derdhur gjak te ndaluar. ”

    (Mesazhi)
    Tashi po e marr vesh se paska: "Unionin tė Dijetarėve Muslimanė Botėror".
    Nuk di te them ne esht mir apo keq....

    Apo me dijetar nenkuptojn hoxhallare ma t'squt se hoxhallart e tjere?

    Akoma njerezit influencohen nga kto parazite islamik/katolike qofshin...

    Nuk mund te funksionojne njekohsisht dy/tre sisteme brenda nje shteti.
    Ose duhet ti nenshtrohemi ligjeve te njeriut, ose duhet ti nenshtrohemi ligjeve te hoxhallarve e priftrinjve.
    Po t'ishte per kete te dyten, Zoti nuk do na kishte dhen aftesine e t'menduarit/ t'gjykuarit...

    O njerez te shkrete, largohuni nga priftet e hoxhallaret, shfrytezoni aftesite qe u ka dhene Zoti ne sherbim te familjes=njerzimit.
    Ligjet e njeriut evulojne bashke me te, ndersa keta parazitet shfrytzojne emrin e Krishtit/Muhametit per t'pasur pushtet=pasuri.

    Zoti na ndihmoft nga keta mbeturina njerzore!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skender76 pėr postimin:

    WesternBlot (10-01-2015)

  11. #139
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Franca po korr sot ate qe ka mbjelle vete dekada me perpara.

    - Multikultarizimi i deshtuar francez, ka bere qe sot ne qytetet franceze te kete lagje e zona te tera ku nuk vepron ligji e shteti, por sundon Sheria e emigranteve muslimane te mbledhur ne to.
    - Kur terroristet islamike merrnin peng qytetare franceze, shteti francez paguante miliona terroristeve per ti liruar, duke financuar keshtu hapur keto organizata terroriste.
    - Kur SHBA i kerkoi francezeve te ndihmonte ne luften kunder terrorizmit islamik ne Irak, Afganistan e mbare boten, pergjigjia qe moren ishte: "lufta kunder terrorizmit eshte lufta juaj jo e jona".
    - Kur organizata terroriste si Hamasi ne Palestine, Hezbullah ne Liban, ndermarrin akte terroriste ndaj Izraelit dhe shteti izraelit kunderpergjigjet, francezet jane te paret te denojne izraelitet.

    Aktet terroriste ne Paris jane akte te kryera nga qytetare franceze, te lindur ne France, te rritur ne France, produkte te "kultures franceze" qe eshte kaq superiore sa qe "asimilon cdo njeri pa dallim feje, rrace, gjinie apo origjine". Sot qytetaret franceze jane zgjuar nga gjumi letargjik ne te cilin i vune liderat e tyre politike me perrallat e mesiperme dhe mesuan qe: "Terroristet i kemi ne mes te Parisit, jo ne Siri e Irak, jo ne televizor, por ne rruget e Parisit, ne te njejtat rruge ne te cilat ecim e jetojme edhe vete." Dhe akte te tilla kane per te ndergjegjesuar popullin francez e mbare Evropen, qe te flakin tej keto ideologjira te mbrapshta se bashku me ata qe i mbrojne e shperndajne ato.

    Terroristet islamike sapo i shpallen lufte Frances e gjithe francezeve. Ngelet per te pare nese francezet, sterniperit e kryqezatoreve latine dhe niperit e kolonizatoreve, u ka ngelur ndonje fije trimerie...

    Albo

  12. #140
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Vetem bini dakort,se nuk mund te akuzohet Franca edhe per multikulturalizem edhe per racizem.

    Franca ka problemet e veta por prap edhe sot mbetet nje shoqeri dhe shtet model,ku mund ti japi leksione ēdo lloj shoqerie e shteti tjeter.(Dhe flas per shtetet perendimore,jo per shtetet ballkanas o dhe arab qe jane me "mijera vjet drite" larg Frances ).

Faqja 14 prej 39 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •