Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Rama promovon spitalet publike, pasi operoi mamanë në spital privat me mjekë të huaj

    Emri:  foto-rama-me-doktor.jpg

Shikime: 982

Madhësia:  34.5 KB

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social në FB një video promovuese me ndryshimet që ka pësuar urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet, gjatë qeverisjes së tij.

    Në një video 4 minutëshe shfaqen ndryshimet, ku duken diferencat në ambiente se si u gjet qendra më e madhe spitalore në vend dhe tashmë pas investimeve.

    Video postohet vetëm pak ditë pasi kreu i qeverisë zgjodhi që ndërhyrjen kirurgjikale për mamanë e tij, zonjën Aneta, t’ia besonte në fakt një spitali privat dhe kujdesin ndaj saj, mjekëve të huaj.

    “Panorama Online” e raportoi lajmin, duke iu referuar postimit të vetë mjekëve të spitalit privat, në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me foto në ambientet e spitalit, së bashku me kreun e ekzekutivit shqiptar.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama promovon spitalet publike, pasi operoi mamanë në spital privat me mjekë të

    Rama: Ja si ishte QSUT dhe ja si është (VIDEO)



    Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, në lidhje me situatën në QSUT.

    Në video Rama tregon si ishte dhe si është QSUT.

    Në fakt bëhet fjalë kryesisht për ndryshime estetike, ndërkohë që problemet reale në QSUT vazhdojnë të qendrojnë.

    Koha Jone

  3. #3

    Për: Rama promovon spitalet publike, pasi operoi mamanë në spital privat me mjekë të

    Video turpi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama promovon spitalet publike, pasi operoi mamanë në spital privat me mjekë të

    Video e Ramës për QSUT, qytetarët i shkruajnë në Facebook: Përse e operove mamanë në spital privat?

    Pas publikimit të një video nga kryeministri Rama ku dukeshin ndryshimet, që sipas tij, janë bërë në QSUT, të shumta kanë qenë reagimet në rrjetin social facebook. Në profilin e kreut të qeverisë qytetarët e pyesin se përse e çoi mamanë e tij për tu operur në një spital privat ndërkohë që QSUT është rregulluar. Ndërkohë që ka edhe nga ata që thonë se ndryshime janë bërë gjatë kësaj periudhe, por shërbimi shëndetësor vijon të mbetet shumë i keq.

    Komentet në Facebook

    Vali Nikolli: Sikur te sillen keta doktorat dhe jashte kamerave kaq mire do ishte mrekulli

    Endri Merjo: Vetem po ka ndodhur ne ket moment qe e keni hedhur videon se une kam 4 dite qe jam aty dhe tek urgjenca kam pa njerez gati tu vdek qe e merrnin serumin aty tek stolat me ore te tera dhe mjek roje qe i bertisnin pacienteve me ze te larte me vjen shume keq po seshte ajo qe duket ne video…

    Ari X-on: Degjove o Ramush ca thote ky zoteria,se mjaft me na ngopet me teori,se realiteti nuk ka lidhje me ate ce flet ti cdo dite.

    Endri Merjo: Nuk besoj se me perpara i benin serumet nje njeriu pa ndjenja dhe ne stol ….nuk po mbroj qeverine e meparshme se ate kisha votuar dhe e them me plot goje se kjo e sotmja e meritoj plotesisht po nuk eshte ajo qe thone me vjen keq njesoj eshte vetem nje mure i lyer ka ndryshuar ….

    Leonard Bakillari: Z.Kryeminister, nena juaj perse u operua ne nje spital privat kur QSUT qenka kthyer ne parajse? Do e vleresoja shume nje pergjigje nga ju.

    Genc Sejko: Pasi e gjitha eshte fasade dhe mbas saj fshihet e verteta. Asgje nuk ka ndryshuar. Mjekesia nuk reformohet me boje.

    Joseph Fouche: Edo. Hiqe kete video se eshte turp. Hiqe shpejt se le kokrren e namit me keto mashtrime idiote. Ne qe jem ne Tirane e dime shume mire se cfare llumi qe eshte Qsut-ja. Apo e ke kete videoklipin si mashtrim per emigrantet? Hiqe ate idiotin qe ke vene per minister shendetesie dhe furnizo spitalet minimalisht me ilace pastaj fillo na trego si i ke prashit lulishtet. Hiqe videon daku se jam me nje grup mjekesh qe po i dalin lot nga syte nga e qeshmja. Spo njofin as veten aq te mire sa i ke nxjerre aty.

    Bisha Bisha: ahhahahaha sa per te ardhur keqe akoma ne vitin 2015 dhe shqiptaret jetojne me propoganden qe ben qeveria me an te publiciteteve jemi nje populle per te ardhur keqe

    Arjan Ndreca: Me gjithe shpresen per te pare dicka te mire serish mendoj se situata edhe ne rastin qe paraqisni eshte katastrofike. Rastet i keni tek kjo video…ne minuten 1:29 shikoni se ku vizitohen pacientet, ne korridor. Ne minuten 1:39 i ulur ne stol nje person tjeter merr serumin ne karriget e pritjes. NUK ESHTE KJO AJO QE PRISJA TE SHIHJA,sidomos kur publikohet nga kryeministri.

    Manjola Agolli Islami: Po burg do besh ne qstu???

    Lindi Kastrati: Z. Kryeminister imazhet nuk shiten me kete vidio mbreslenese sepse te gjithe ne e kemi prekur realitetin e sherbimit spitalor,i cili ka qene dhe eshte ku therret qameti. Shpresoj qe te gjithe ne te kemi deshiren per te punuar dhe per te ndryshuar ne te miren tone.

    Shoku Fieraku Mthirr: Po po ndryshime reale. Doja te merja nje kupton per k.indetiteti,ska me than,bravo ndryshime reale…. Zoti kryeminister,shqiperia nuke vetem tirana,mbase ndryshim ka ne tiran po si more vetem aty votat,eja 24 ne qytetin tone,do te shetis ne cdo cep te fierit e me thuaj nese sheh ndryshime,nese sheh ligje,nese sheh shtet. Edi Rama mos mendo se do na maresh me vota,votat gjej te tirona jote.

    Mario Terezia: Vetem per sherbimin spitalor mos fole se eshte me keq se ne Afganistan

    Bastiann Alex: Ndryshime sigurisht qe ka, por akoma jemi per toke me sherbimin spitalor .

    Hasime Elezi Caushaj: Zoti Rama perse e Operuat Nenen tuaj tek Spitali Amerikan e nuk e Operuat tek ky Spital…qe mundoheni tjua servirni njerzve te thjesht qe nuk kan mundesi ti Operojne ne Spitale Private… e sa per kte klip qe nxirrni ju ketu per te mashtruar popullin se kjo Urgjenc qenka ndertuar ne Qeverisjen tuaj me plot kuptimin e fjales ju Genjeni se kjo Urgjenc eshte rikonstruktuar ne vitin 2012 e eshte transmetuar ne te gjitha Televizionet

    Erv NY: Mjekesia vazhdon te jete nje nga dyert e ferrit te Shqiperise vetem ai qe e ka provuar e di kete, te tjerat fjale jane thjeshte perralla! Vetem gjysherit sikur tregonin perralla me sa mbaj mend une!!!!!!

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama promovon spitalet publike, pasi operoi mamanë në spital privat me mjekë të

    “Kjo video e Edi Ramës është mashtrim”

    Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri një postim në Facebook.

    Bëhej fjalë për një video nga Qendra Spitalore Universitare në Tiranë.

    Por Partia Demokratike mendon se ajo është thjesht një video e kururar me kujdes në montazhin e Kyeministrisë.

    “Me këtë video spekullim ku janë bashkuar copëza nga investimet e qeverisë së mëparshme, tenton të tregojë një parajsë që nuk ekziston, dhe aq më pak të krijuar nga ai.

    Eshtë plagë e shtuar kjo, kur tenton të servirësh një realitet që nuk ekziston, një video që mallkohet cdo ditë nga mijëra qytetarë të vendit që shohin e prekin nga afër në fakt, krejt të kundërtën e asaj që propagandon nga sarajet e tij të pushtetit, kryeministri,” tha Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma.

    “Sot asgjë nuk shkon mirë në spitalet tona, dhe asnjë ditë nuk ka qënë kaq keq shëndetësia sa me Edi Ramën. Këtë e konfirmon vetë Kryeministri i cili kur i duhet domosdoshmërisht të shkelë në spitale për vete ose familjarët e tij, nuk zgjedh spitalin publik të rilindur sipas tij, por zgjedh ose klinikat jashtë vendit, ose spitalet private”, shtoi ajo.

    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama promovon spitalet publike, pasi operoi mamanë në spital privat me mjekë të

    Operimi në spital privat, Rama: Ime më i ka mundësitë, ishte ndërhyrje e vështirë

    Pak ditë pas publikikimit të lajmit se nëna e kryeministrit Edi Rama, kreu një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat, kreu i qeverisë ka pranuar se operacioni ishte tepër i vështirë.
    Në një intervistë televizive, Rama tha se nëna e tij i ka mundësitë për të shkuar në një spital privat, ndërsa detyra e tij në krye të qeverisë, është që spitalet publike të performojnë si spitalet private.

    “Ime më e ka mundësinë të shkojë në një spital privat për të bërë një operacion, i cili ishte jashtëzakonisht i rëndë dhe që zgjati 7 orë e gjysëm. E dyta, qytetarët që shkojnë në spitale private e kanë këtë mundësi dhe s’ka pse të mos shkojnë, ndërkohë që unë jam në këtë detyrë që spitalet publike të performojnë ashtu si spitalet private”,-deklaroi Rama në një intervistë në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga.

    Më herët, Rama foli edhe për protestën e opozitës paraditen e së dielës, duke e quajtuar atë si formën më të shëmtuar.

    “Për sa e përket protestës, edhe unë kam marrë pjesë në protest, sepse duke u kthyer nga Durrësi, u bllokova rrugës duke hyrë në doganë. Është forma më e ulët e prostës. Në këtë rast kanë bllokuar me pahirë edhe shumë njerëz që udhëtonin në rrugë, pa harruar shërbimin e urgjencës”,-deklaroi Rama. Ndërsa për çmimin e naftës, Rama tha se është një debat i stisur, sepse çmimi i naftës në Shqipëri ka rënë me 20 për qind krahasuar me një vit me parë. “Kjo lidhet me konjukturën ndërkombëtare, por kur kjo ishte e favorshme në të shkuarën për të bërë ulje çmimi, kjo nuk ka ndodhur. Sot shqiptarët e paguajnë naftën më pak falë konjukturës ndërkombëtare dhe nëse në çimin e naftës në Shqipëri nuk do të ishte edhe taksa e qarkullimin që e ka fut PD në vitin 2012, sepse asnjë vend i rajonit nuk e ka këtë taksë tek çmimi i naftës”,-deklaroi ai.

    Pyetjet se çfarë lidhjeje ka ai me djalin e ish-diktarotit Enver Hoxha, Ilir Hoxha, Rama tha se për këtë duhet të pyetet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, duke thënë se ai ka qenë avokat i tij.

    “Pyesni avokatin e tij, Sekretarin e Përgjithshëm të Partise Demoratike se çfarë lidhje kam. Pyesni atë që ngatërronte kutitë dhe që rilindja e bëri Sekretar të Përgjithshëm se ka qenë avokat i Ilir Hoxhës”,-tha Rama në intervistën e tij.

    Panorama

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rama promovon spitalet publike, pasi operoi mamanë në spital privat me mjekë të

    Ne spitalet tona mos te shpene qeni kosken...pallavra!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Rama promovon spitalet publike, pasi operoi mamanë në spital privat me mjekë të

    ...pse ku ta operonte eeee, erererrrrr, erkhkhkhkh
    ta operonte atje e, atje ku shkojne per te vdekur

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •