Veprim i njė aguridheje politike apo llogari diabolike?
Pavarėsisht se kush ėshtė pėrgjegjės pėr provokimin me minikopterin nė Beograd, ky tregoi se para Brukselit gjendet njė minė tokėsore, mendon Volker Wagener.
Gjithmonė kanė ekzistuar dhe vazhdojnė tė ekszitojnė paragjykimet kundrejt njerėzve nga "Ballkani". Pėrbuzja e evropianėve gjoja tė civilizuar ndaj "balkkanasve" ėshtė e gjatė. Edhe nė kohėn e kancelarit Bismarku, rajoni i madh juglindor i parė nga distanca konsiderohej si asgjė mė shumė se sa njė fuēi e rrezikshme baruti. Kjo ėshtė politikisht jo korrekte sepse ėshtė pėrēmuese, por tani klishetė e atyre qė i pėlqejnė ato po marrin njė shtysė tė mėtejshme. Fajin e kanė ballkanasit vetė, mund tė thuhet nėn pėrshtypjet e "sulmit me helikopter tė telekomanduar" pėr tė cilin dyshohet se e kanė bėrė shqiptarėt nė Beograd.
Veprim i njė adoleshenti politik apo llogari diabolike?
Pėr sulmin me minikopterin thuhet se ėshtė pėrgjegjės Olsi Rama. Nė rast se kjo do tė jetė e vėrtetė, atėhere ky do tė ishte padyshim veprimi i njė njeriu tė ēoroditur mendėrisht, politikisht dhe nga karakteri. Sepse nė ēdo gjė qė bėn Olsi Rama nuk ėshtė vetėm njė person privat. Ai ėshtė vėllai i kryeministrit tė Shqipėrisė, Edi Rama. Thuhet se Olsi ėshtė ai qė nisi nga llozha VIP minikopterin me flamurin e shqiptar mbi stadium. Po siē u tha, thuhet se ka qenė ai, sepse konfirmime, nuk ka.
Po ashtu qarkullojnė edhe teori, sipas tė cilave ishin vetė "serbėt" regjisorėt e skenės me fluturimin e minikopterit nė stadiumin Partizani. Ky veprim mund tė jetė afėrmendsh pėr tė dyja palėt. Nė kėtė kėndvėshtrim skandali i Beogradit ėshtė mė pak njė ēėshtje futbolli se sa njė ēėshtje politike. Njė ēėshtje pėr Bashkimin Evropian. Sepse nė flamur shihej diēka me potencial tė lartė shpėrthyes: njė Shqipėri tė Madhe, qė pėrfshin Kosovėn dhe pjesė tė Maqedonisė, tė Greqisė dhe tė Malit tė Zi. Njė minė tokėsore pėr Brukselin.
Serbia, Shqipėria dhe Kosova duan tė anėtarėsohen nė BE. Kjo paketė duhet tė peshohet me mjaft maturi. Brukseli e bėri njėherė gabimin duke pranuar shumė tė shpejtė vende tė Europės Lindore nė familjen evropiane. Rumania dhe Bullgaria nuk ishin jo vetėm ekonomikisht tė gatshme pėr anėtarėsim nė BE. BE-ja nuk ka nevojė pėr kandidatė qė duan, s'duan i sjellin me vete rivalitetet e tyre nė BE. Sidomos kur ato kanė tė bėjnė me pretendime territoriale.
Ndeshja e kthimit javėn e ardhshme - vėlla Edi tek kryeministri serb Vuēiē
Kjo nuk ėshtė ndonjė gjetje e re, sepse edhe nė kohėn e Titos, i cili propagandonte socializmin jugosllav me fytyrė njerėzore, dhe kundėrshtarit tė tij shqiptar Enver Hoxha, i cili e konsideronte veten si drejtues tė komunizmit evropian tė Epokės sė Gurit, Tirana dhe Beogradi ishin armiq pėr kokė. Ajo qė pritet javėn e ardhshme nė takiminin Vucic - Rama ėshtė njė pėrpjekje pėr tė filluar shkrirjen e marrėdhėnieve politike qė janė thuajse nė zero.
Kosova, njė halė nė syrin serb
Fjala kyēe kėtu ėshtė Kosova. Pavarėsisht se kush ėshtė pėrgjegjės pėr provokimin e Beogradit, ai ose ajo ėshtė e interesuar tė pengojė afrimin. Qė nga viti 1999 serbėt dhe shqiptarėt luftojnė pėr ish-krahinėn autonome tė Kosovės. Nė fakt, vendi mė i varfėr i Evropės ėshtė i humbur prej kohėsh pėr ēėshtjen serbe. Nė vitin 2008 shqiptarėt e Kosovės shpallėn pavarėsinė, tė cilėn Beogradi nuk e njeh. Nė vend tė saj, qė nga viti 2013 ėshtė nė fuqi njė paqe e ftohtė e ndėrmjetėsuar nga BE-ja. Asgjė mė shumė! Minikopteri pa pilot i Beogradit - pavarėsisht se kush ėshtė pėrgjegjės pėr tė - tregoi njė gjė: BE-ja ka njė problem nė juglindje.
Autori: Volker Wagener, Deutsche Welle
http://www.dw.de/veprim-i-nj%C3%AB-a...ike/a-17998363
Krijoni Kontakt