Nuk ėshtė Islami vėrtėtetė ai qė ti kėrkon tė paraqesėsh me foto. Madje Islam tė vėrtetė nuk ka patur qysh nga koha e Profetit, megjithėse edhe ky vetė nė rrafsh historik rėndohet me vrasje e spastrime tė ndryshme; sigurisht "normale" pėr kontekstin kohor dhe mentalitetin kur jetoi, ndėrsa nė rrafsh fetar glorifikohet dhe idealizohet - kėtu ndodhet edhe vija ndarėse rreth historisė dhe mitit. Tek The Black Book of Communism i njė grupi akademikėsh europianė, dokumentohen rreth 100 milionė viktima tė vrarė nga regjimet komuniste nė kohė paqeje, pa llogaritur internimet dhe shkatėrrimet e jetės sė miliona tė tjerėve ndėrmjet luftės sė klasave. Kjo shifėr fryhet pak duke futur krimet e Mao Ce Dun-it, por sigurisht qė edhe kinezėt llogariten tek qėniet njerzore, pavarsisht se pėr ēdo fenomen pėrfaqėsohen pėrherė me shifra "goliatike" pėr shkak tė numrit tė madh tė popullsisė. Njė komunist i pastėr nė ndėrgjegje, i udhėhequr nga ideali do tė tė pėrgjigjej qė komunizmi nuk u zbatua nė asnjė vend e ky s'qe komunizmi vėrtetė; regjimi ynė madje akuzonte regjimet simotra pėr dalje nga binarėt e ideologjisė marksiste-leniniste, nė parantezė me dikė qė akuzon arabėt pėr devijim nga islami; ata vetė, mbartės tė kėsaj ideologjie qė lindi nė ato toka e thellė thellė brėnda vetes pėrbėn njė imperializėm arab.
Si Islami, si komunizmi apo ndonjė ideologji tjetėr simotėr janė dhe mbeten veē utopi. Shembullin me komunizmin e ngrej pėr ngjashmėrinė qė ka me islamin nė shumė pika, si nga ana ideoligjike po ashtu dhe nga ana praktike. Dikush mund tė indinjohet e ta krahasoj komunizmin me djallin vetė dhe gabimisht me ateizmin; pretendime qė sigurisht vinė nga padija rreth kėsaj ideologjie. Komunizmi nė thelb, qe demokratik, madje demokraci mė funksionale se demokracitė e sotme perėndimore. Rreth pėrplasjes me fenė, vetė Marksi nuk do qe dakort qė pasuesit e tij zhdukėn me qindra e mijra klerikė nė emėr tė komunizmit. Por ajo ēfarė ndodhi i takon historisė e tė lejon tė ngresh paralizmin qė edhe Islami vėrtetė, si komunizmi vėrtetė deri mė sot nuk kanė ekzistuar kurrė.
Krijoni Kontakt