KËNGA E POETIT
Kënga e poetit është si erë e lehtë -
Që i përqafon lulet e shkruar me vesë,
Kënga e poetit është si ngjyrat e agut të kuq -
Kur të praruar dalin heret në mëngjes,
Kënga e poetit është si bilbili i malit -
Kur hovshëm këndon ndër hojet e blertë,
Kënga e poetit është si vjollca e shpatit -
Kur më ëndje lëshon aromën e sheqert...
18.06.1971
@ Agim METBALA
Krijoni Kontakt