SIKUR T'KISHA FUQI
Për sytë e ballit,
Sikur t'kisha fuqi -
Me këngën e mallit;
N'tërë këtë botë,
Padrejtësitë i kisha fshi!
Për sytë e ballit,
Sikur t'kisha fuqi -
Me këngën e mallit;
T'gjithëve n'këtë botë,
U kisha fal liri!
Për sytë e ballit,
Sikur t'kisha fuqi -
Me këngën e mallit;
N'tërë këtë botë,
Vëllavrasjen e kisha fshi!
Për sytë e ballit!
24.07.1972
@ Agim METBALA
Krijoni Kontakt