Close
Faqja 21 prej 42 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 412
  1. #201
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Te gjitha fete jane te tmerrshme dhe regresive nese i praktikojme ashtu siē shkruan ne libra ( nese u permbahemi ne ate menyre) .
    Islami i tejkalon te gjitha . Eshte i tmerrshem, regresiv, agresiv, destruktiv.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 26-09-2014 mė 09:52
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar iliria e para pėr postimin:

    WesternBlot (28-09-2014)

  3. #202
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Perpara se te te pergjigjem une, sic e meriton ti dhe tere dudumat islamike, se bashku me kermat e llojit te jalzexhinjve e lubonjareve, a na tregon dot se sa shqiptare u asimiluan ne turq e harape per shkak te fese islame!??!
    Don te thuash se mos te ishin assimiluar ato tradhetaret, sot do te kishim perqindje me te larte muslimanesh ?, jane pak 85 % ?
    albanish by nature

  4. #203
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Me praktikimin e fese islame u mbrojte nga asimilimi ne maqedons apo grek. Lexo historine dhe me thuaj c'ndodhi me ata shqiptare ortodokse ne maqedoni? Shko me pas ne jug te shqiperise. Vetem pse besojne ne nje fe me greket shume prej himarjoteve jane me grek se vete greket.

    Hajde tani na trego disa argumenta nga milionat qe disponon se praktikimi i krishterimit na i ka rregulluar punet kombetarisht?
    Nuk besoj se jane asimiluar vetem per shkak te fese orthodokse por edhe sepse shtetet perkatese kane luajtur nje rol qe kane ndihmuar ne asimilimin e tyre. Arsye tjeter : p.sh. gjate sundimit te Perandorise Osmane te gjithe popujt ballkanike kishin shkolla ne gjuhet e tyre dhe vetem shqiptaret NUK kishin. Shume shqiptare orthodokse i kane derguar femijet ne shkolla ku flitej e mesohej greqisht andaj edhe kjo ka quar ne asimilim. Shqiptaret femijet e tyre i dergonin ne xhami e mejtepe, e aty mesohej ideologjia islame ne vend te ideologjise kombetare shqiptare edhe kjo ka cuar ne dem te popullit shqiptar.

    Une jetoj ne nje shtet ku shumica e popullsise deklarohen si protestante, pra Kisha kombetare e tyre eshte protestante, nese une e dergoj ne kishen protestante femiun tim dhe ai qe nga fillimi, dhe nuk ia mesoj asnje gje nga kombi shqiptar ai do te asimilohet totalisht ne kulture te huaj. Pra ruajtja nga asimilimi eshte edhe pergjegjesi e prindit. Merr shembull shume katolike ne Amerike, qe dhjetera vite jetojne ne ShBA dhe nuk jane te prekur nga asimilimi.

    Nese ke prinder qe per ta eshte me e rendesishshme se a je orthodoks apo jo orthodoks, apo se a je mysliman apo jo mysliman ketu eshte rrezikshmeria e madhe qe te ndodhe asimilimi i femijeve sepse femiu nuk do te mesoje per komb asgje ose krejt pak, dhe do te mund te preket nga ideologjite tjera nacionale , p.sh. asimilimi i shqiptareve orthodokse te Maqedonise ne maqedone. Ne anen tjeter ne Maqedoni ke shqiptare myslimane qe jane me arabe se arabet pasi aty eshte i theksuar identiteti fetar tejmase ne dem te identitetit kombetar, saqe nje shqiptar i nje tjeter besimi nuk llogaritet madje as si shqiptar.

    Ndjekja e besimit krishter rrit edhe pergjegjesine si individe ndaj kombit dhe ceshtjeve kombetare. Nje e vertete eshte se vetedija kombetare u themelua nga prifterinje katolike ne shumice, pra rolin paresor e kishin ata, pastaj asaj iu kacavjerren te gjithe te tjeret duke perfshire orthodokset, protestantet, bektashite (bile keta kontribuan me shume protestantet - sipas mendimit tim, replika e mireseardhur) e krejt me ne fund shumica e popullit, sunitet te cilet hoqen dore nga praktikimi i fese sipar rregullave fetare dhe krijuan ne mendjet e tyre 'Islamin tradicional'.

    Shumica e te krishtereve aderojne ne ideologjine e demokracise dhe ne shtetin ligjor, andaj me kete vertetohet se krishterimi se paku nuk e pengon identitetin kombetar, por ne raste te vecanta e ndihmon ne forcimin e atij identiteti. Merr shembull ne USA. Ata e kane identitetin kombetar te lidhur me besimin krishter, pra krishterimi jo vetem qe nuk i asimilon por ai ka ndihmuar te tjeret te aderojne ne kombin amerikan. Ku ka pergjegjesi ndaj shtetit dhe kombit, aty ku ka shumice te krishtere, pa marre parasysh a jane te krishtere besimtare apo te krishtere tradicionale.

  5. #204
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Merr shembull shume katolike ne Amerike, qe dhjetera vite jetojne ne ShBA dhe nuk jane te prekur nga asimilimi.
    Qe kur jep nje koment te tille e kupton qe ti je per gjynah

    Alienet do ti asimilojne katoliket amerikane mor qyqar?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #205
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Qe kur jep nje koment te tille e kupton qe ti 'si kupton gjerat'.

    Alienet do ti asimilojne katoliket amerikane ..?
    E kisha fjalen per katoliket shqiptare, mos dile me paragjykime, pra po flisja per katoliket shqiptare, ne kete rast madje eshte feja katolike dhe ndjekja e saj qe pengon asimilimin e tyre, pasi priftin e kane shqiptar, traditat i ndjekin shqiptarqe e keshtu me rradhe. Pra harrova te shtoj 'katoliket shqiptare' dhe thashe vetem 'katoliket'.

  7. #206
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Don te thuash se mos te ishin assimiluar ato tradhetaret, sot do te kishim perqindje me te larte muslimanesh ?, jane pak 85 % ?
    ...dua te them, dudum, se fale fese se pushtuesit, gjysma e shqiptateve u asimiluan ne turko-harape dhe se myslimanet e mbetur ne Ballkan, e ndjejne veten pjelle turku!!
    Jarigas

  8. #207
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    IS, fiton deri nė 3 milion dollarė nė ditė


    Sot, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sė bashku me shtetet tjera tė koalicionit, kanė vazhduar me sulme tė reja ndaj militantėve tė Shtetit Islamik (IS) nė Siri dhe Irak.

    Tė premtėn, forcat e kėtij koalicioni, kanė shkatėrruar katėr tanke tė militanteve tė IS, nė Siri si dhe disa makina tė tyre, nė Irak, ka njoftuar Pentagoni i Shteteve tė Bashkuara.

    Po ashtu, janė bombarduar disa objekte tė naftės nė Siri, tė cilat kanė qenė bazė kryesore pėr financimin e xhihadistėve.

    Sipas disa ekspertėve, nga shitja e naftės nė tregun e zi, militantėt e IS, fitojnė prej 1 deri nė 3 milion dollarė brenda njė dite.

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat udhėheqin koalicionin ndėrkombėtar, kanė paralajmėruar se grupet e tilla ekstremiste, do tė pėrpiqen qė tė sulmojnė edhe SHBA-nė.

    “Logjika thotė, se nėse qėllimi i tyre ėshtė tė bėhen lider tė xhihadit nė tėrė botėn, nuk mund ta bėsh njė gjė tė tillė pa e goditur Amerikėn”, ka thėnė drejtori i FBI tė SHBA-sė, James Comey.

  9. #208
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Terrorist i ati, xhelat i biri


    Drejtori i Byrosė Federale tė Hetimeve (FBI) tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, James Comey, ka deklaruar se ėshtė identifikuar vrasėsi i tre perėndimorėve tė marrė peng nga “Shteti Islamik”, dy gazetarėve amerikanė, James Foley dhe Steven Stoloff, dhe punėtorit humanitar britanik, David Haines.

    Comey nė njė konferencė pėr gazetarė, nuk e bėri tė njohur emrin e ekzekutorit, por tha se FBI-ja e ka tashmė tė njohur identitetin e burrit qė e kishte mbuluar fytyrėn me njė thes tė zi kur fliste me theks britanik nė videot qė qarkulloi grupi terrorist “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” (ISIL), e ku paraqiteshin vrasjet me prerje koke tė dy gazetarėve amerikanė dhe njė punonjėsi britanik ndihmash.

    Kush ėshtė vrasėsi?

    Terroristi i “Shtetit Islamik” i cili vrau dy gazetarėt amerikanė dhe njė punėtor humanitar britanik, sipas mediave londineze ėshtė i njohur me nofkėn Jihadi John, ndėrsa emri i tij i vėrtetė ėshtė Abdel-Majed Abdel Bary, njė raper 23-vjeēar i dėshtuar, i cili vitin e kaluar la Londrėn dhe u bashkua militantėve radikalė sunitė tė ISIL-it.

    Javėn e kaluar, babai i tij, 54-vjeēar, Adela Abdel Bary, me lot nė sy u vetėshpall fajtor nė Gjykatėn Federale nė Manhatanit pėr konspiracionin e organizuar pėr tė vrarė amerikanėt dhe rolin e tij nė shpėrthimin qė e kreu Al Qaeda nė dy ambasada amerikane, nė Kenia dhe Tanzani, mė 1998, e qė la tė vdekur 224 veta.

    Jihadi John ėshtė njė nga disa qindra myslimanė britanikė, tė cilėt i janė bashkuar grupit terrorist ISIL, i cili pas masakrave, vrasjes sė mė shumė se 5000 irakianėve, tė krishterė dhe myslimanė shiitė, shpalli nė korrik kalifatin e vet tė quajtur “Shteti Islamik” dhe i cili shtrihet nė territoret e pushtura tė Irakut dhe Sirisė.
    Jihadi John ėshtė pjesė e njė treshe tė njohur si “Egėrsira” pėr shkak tė vrasjeve cnjerėzore, por edhe si "Killer Beatles", pėr shkak tė theksit tė tyre anglez gjatė tė folurit.

    Dy xhelatėt e tjerė xhihadistė, emrat e tė cilėve nuk janė konfirmuar nga autoritetet amerikane dhe ato britanike, sipas New York Daily News, janė identifikuar si Razul Islam, 21 vjeēar, dhe Aine Davis, 30 vjeē.

    Ndėrkohė drejtori i FBI-sė nė konferencėn pėr shtyp po ashtu se ende mund tė jenė duke u organizuar komplote terroriste kundėr Shteteve tė Bashkuara dhe vendeve evropiane, pėrkundėr sulmeve ajrore tė kėsaj jave kundėr organizatave terroriste nė Siri dhe Irak, ISIL-it dhe celulės sė Al-Qaedas, tė njohur si Khorasan.

    “Nuk mendoj qė sulmet e koalicionit nėn udhėheqjen e Shteteve tė Bashkuara i kanė prishur planet e grupit Khorasan.

    Ky grup mbetet nė krye tė listės sė FBI-sė pėr terrorizimin. Ai ka nė radhėt e veta veteranė tė Al-Qaedas nga Afganistani dhe Pakistani”, tha Comey.

    FBI ka njoftuar se aktualisht rreth 12 shtetas amerikanė ndodhen nė Siri pėr tė luftuar krahas me grupet ekstremiste.

    “Mbi 100 amerikanė janė diktuar, janė arrestuar gjatė pėrpjekjeve pėr tė shkuar nė Siri, ose janė kthyer nė SHBA, pasi kanė marrė pjesė nė konfliktin sirian. Ata qė janė kthyer nė SHBA pasi kanė luftuar me grupe ekstremiste janė nėn hetim, nėn vėzhgim, ose janė arrestuar”, tha ndėr tė tjera Comey./lajmi

  10. #209
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    ISIS ekzekuton aktivisten pėr tė drejtat e njeriut


    Samira Saleh Al-Naimi ėshtė ekzekutuar nė Mosul tė Irakut, njofton Qendra e Gjirit pėr tė Drejtat e Njeriut.
    “Janė konfirmuar raportimet se njė grup i personave tė maskuar qė i takojnė Shtetit Islamik e kanė gjuajtur me armė zjarri dhe e kanė vrarė atė nė njė shesh publik nė zemėr tė Mosulit. Ajo ėshtė kidnapuar nga Shteti Islamik nė shtėpinė e saj javėn e kaluar”, thuhet nė njoftimin e kėsaj organizate.
    Avokatja e aktivistja pėr tė drejtat e njeriut Al Naimi i kishte pėrshkruar si “barbar” dėmin e shkaktuar nga Shteti Islamik mbi vendet dhe monumentet e lashta tė Mosulit.
    Samira Saleh Al-Naimi ka qenė njė avokate dhe aktiviste e njohur pėr tė drejtat e njeriut e cila ėshtė marrė shumė me mbrojtjen e tė paraburgosurve dhe ndihmėn e dhėnė familjeve nė situata tė pafavorshme nė Mosul.
    Qendra e Gjirit pėr tė Drejtat e Njeriut e ka dėnuar ashpėr ekzekutimin e avokates sė njohur dhe beson qė i vetmi motiv pėr vrasjen e saj ėshtė puna e saj si aktiviste e tė drejtave tė njeriut, veēanėrisht mbrojtjen e tė drejtave tė civilėve nė qytetin e saj.
    Organizata nė fjalė beson qė ky krim dhe krimet e tjera tė Shtetit Islamik janė krime kundėr njerėzimit.

    ---- (koment i imi ky poshte)

    Pra ketu shihet se sa i rrezikshem eshte ideologjia e xhihadit madje edhe per vet myslimanet. Myslimanet ne Siri e Irak jane te ndare ne dy grupe, te marrim shembull dy myslimane, njeri eshte pjesetar i ISIS e tjetri eshte mysliman i moderuar. Te dyte nga ta thone se Islami eshte fe e paqes, por dallimi eshte se njėri nga ta eshte i gjalle, e tjetri eshte i vdekur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesia4ever : 27-09-2014 mė 09:38

  11. #210
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Pėr njė javė, talibanėt vrasin 100 afganė

    Derisa po afrohet tėrheqja e trupave tė forcave tė NATO-s, nga Afganistani, situata atje vetėm sa vjen e pėrkeqėsohet.

    Vetėm gjatė javės sė kaluar, militantėt talibanė, kanė vrarė 100 civilė, prej tė cilėve 12-ve, u kanė prerė kokat, ka treguar njė zyrtarė shtetėror atje.

    “Militantėt talibanė, kanė hequr kokėn e 12 personave, kurse pėr numrin e saktė tė tė vrarėve nuk dihet, por ajo qė ne kemi identifikuar, ėshtė rreth 100 pėr vetėm brenda javės sė kaluar”, ka treguar ky zyrtar.

    Nė fund tė kėtij viti, forcat e NATO-s, do tė tėrhiqen nga Afganistani, por edhe pėr njė vit pas, aty do tė qėndrojnė 12 mijė ushtarė tė kėsaj aleance, roli i tė cilėve do tė jetė qė tė ushtrojnė dhe ndihmojnė forcat qeveritare afgane, pėr t’i luftuar talibanėt.


    ---------------

    Me shtimin e dhunes ne Siri e Irak gati se e gjithe vemendja e opinionit eshte kthyer nga keto dy vende, por po harrojme se islamistet edhe popujt tjere i torturojne e vrasin me te madhe.

Faqja 21 prej 42 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •