Vlorë, djali i mësueses plagos me pistoletë në shkollë nxënësen 17-vjeçare
VLORË-Një nxënës ka qëlluar me pistoletë brenda ambienteve të shkollës bashkëmoshataren e tij, duke e plagosur me plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme në fshatin Gjorm në Vlorë, brenda ambjenteve të klasës.
Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se e plagosur ka mbetur, 17-vjeçarja E. Tota, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pavaresisht se plumbi ka ngecur në kafkë, vajza nuk rrezikon jetën, sipas mjekeve.
Pak minuta më vonë policia ka vënë në pranga dhe autorin, 17-vjecarin Aldo Arishaj, i cili rezulton të jetë edhe djali i një prej mësueseve që japin mësim në këtë shkollë.
Ndërkohë, një prej anëtarëve i krypleqësisë së fshatit, Çuman Shenaj, e cilëson ngjarjen të qëllimshme. Sipas tij, djali e ka kërcënuar me shumë se njëhere vajzën. Sipas tij, i riu levizte me armë në fshat dhe shumë herë ishte bërë problem.
Ministria e Arsimit dhe Sporteve pasi është vënë në dijeni rreth ngjarjes së rëndë ka urdhëruar shkarkimin e drejtoreshës së shkollës dhe mësueses, nënën e djalit problematik. Nga të dhënat paraprake mësohet se drejtoresha e shkollës, Elsa Arshiaj është halla e autorit, ndërsa mësuesja Dilore Arshija, nëna e tij.
Policia për ngjarjen
"Vlore, më date 22.09.2014 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë, Qarku Vlorë është marrë njoftim se në shkollën e mesme "Hamdi Rrapaj" ka ndodhur një plagosje.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë te cilat kane kryer veprime te shpejta procedurale.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. A., vjec 17, se bashku me shtetasen E. T., vjec 17, te dy banues ne fshatin Gjorm dhe nxenes te shkolles se mesme "Hamdi Rrapaj" kane shkuar per te biseduar ne lidhje me disa mosmarreveshje qe kishin, ne katin e dyte te nderteses se shkolles "Hamdi Rrapaj" ne nje ambient (klase e boshatisur) qe nuk perdorej per mesimdhenie.
Si rezultat i mosmarreveshjeve dhe konfliktit qe kishin me njeri-tjetrin shtetasi A. A., e ka qelluar shtetasen E. T., me arme zjarri tip pistolete "Zastava" te cilen e posedonte pa leje duke e plagosur ne koke.
Si rezultat i veprimeve te shpejta hetimore nga strukturat e Policise Vlore eshte bere e mundur qe brenda nje kohe te shkurter te identifikohet dhe arrestohet ne flagrance autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. A., vjec 17, banues ne Gjorm si dhe te kapet dhe sekuestrohet arma e krimit, te cilen autori i dyshuar e kishte hedhur gjate rruges ne perpjekje per ti shpetuar arrestimit. Aktualisht e demtuara eshte ne Spitalin Rajonal Vlore jashte rrezikut per jeten", citon Policia versionin e saj rreth ngjarjes ne fjale.
MAS shkarkon drejtorin e një prej mësuesve
Ministria e Arsimit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në shkollën “Hamdi Arapi” në fshatin Gjorm të Vlorës, ku gjimnazisti A.Arshirja ka plagosur me armë zjarri në ambientet e shkolles 17 vjeçaren E.Totaj.
Përmes një komunikate për shtyp, MAS bën të ditur se për ngjarjen në fjalë, janë shkarkuar nga puna drejtoresha e shkollës Elsa Arshija, e cila është edhe halla e autorit si dhe i mësuesja Dilore Arshija, nëna e autorit, ndërsa është dhënë vërejtje me paralajmërim edhe për mësuesin D.Z.
Ministria, teksa nënvizon se 17 vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe është prangosur autori, shprehet se i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale Vlorë, të ndalet me përgjegjësi tek ky rast i rëndë dhe të marrë të gjitha masat.
Më tej, Ministria e Arsimit, bën të ditur se së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme po hartohet një plan konkret për sigurinë në shkolla.
Po ashtu MAS thekson se çdo mësues dhe drejtues shkolle ka përgjegjësinë institucionale të informimit të strukturave përkatëse për çdo nxënës që reflekton sjellje dhune si dhe të hartimit të një programi të veçantë ndihme në bashkëpunim me prindërit dhe punonjësit social brenda datës 15 tetor 2014.
Sipas Ministrisë, ky program dhe realizimi i tij do të jetë pjesë e treguesve të arritjes për çdo mësues e drejtues shkolle si dhe fokus i inspektimit të çdo shkolle në vend.
(a.n/d.b/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...re-212391.html
Krijoni Kontakt