Kreu i institucionit më të lartë financiar në vend, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani nga sot do të qendrojë në qelinë e paraburgimin në institucionin e vuajtjes së denimit numër 302 në kryeqytet, ndërsa do të hetohet për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit. Gjykata e Tiranës paraditen e kësaj të Diele i ka qëndruar vendimit të dhënë në mungesë ndaj Fullanit, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
I veshur me kostum e kollare, por këtë radhë jo për të shkuar në takime zyrtare të niveleve të larta, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është paraqitur rreth orës 11:00 në Gjykatën e Tiranës, ku është ulur në bankën e të akuzuarit pas kafazit të hekurt.
Guvernatori ne pritje te shkarkimit, pas propozimit që Këshilli Mikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ku ai vetë është anëtar i propozoi Kuvendit, është përballur për herë të parë në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura me gjyqtaren Blerina Muca që firmosi në mungesë arrestin ndaj tij, dhe prokurorin Ramadan Troci, personin që kërkoi urdhër-arrestin e Guvernatorit.
fullani me logo
Të njëjtin vendim, Gjykatësja Muca dha edhe për Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, e vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe të arrestuar të Premten bashkë me Guvernatorin.
Menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, Fullani dhe kryeipnspektorja Golemi janë dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë për t’u çuar më tej ambientet e paraburgimit te institucionit te vuajtjes se denimit. Ata do te jene ne burgje te ndryshme, Fullani tek burgu 302, ndersa Golemi tek 313-a.
Avokatet: Do te apelojme, arrestimi i paligjshem
Nga ana tjetër dy avokatët Maksi Haxhia që mbron interesat e Fullanit dhe Fatos Shanaj që mbron interesat e Golemit, janë shprehur se dy arrestimet janë të paligjshme dhe se do kërkojnë menjëherë lirimin e klientëve të tyre. Sipas avokatëve ata do i drejtohen me një kërkesë gjykatës së Apelit, ku do kërkojnë menjëherë lirimin.Sipas avokatëve klientët e tyre nuk kanë kryer asnjë shkelje dhe se akuzat e prokurorisë janë të pabaza.
Fullani dhe Golemi u arrestuan te premten e 5 Shtatorit. Prokuroria: I krijuan terren vjedhjes se thesarit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u vu në pranga mbrëmjen e së Premtes (5 Shtator) në zyrën e tij në selinë qendrore të Bankës. Sipas Prokurorise, Fullani ka shkelur detyrën e tij të guvernatorit të paktën në 5 pika konkrete, duke lënë terren për abuzime që sollën deri në vjedhjen e shumës prej 713 milion dollarëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë. Hetimi ka provuar se një rregullore e Departamentit te Emisioni nuk ka ekzistuar për një kohë të gjatë.
Sipas organit të akuzës, fakti që Fullani nuk i ka propozuar Këshillit Mbikëqyrës, zëvendësguvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, ka krijuar mangësi në mbikëqyrjen e përdorimit të mjeteve financiare .
Ndërkohë që për sa i përket inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi, kjo e fundit nuk ka ushtruar asnjë audit konform ligjit të Bankës së Shqipërisë, s’ka kryer kontrolle periodike dhe ska bërë verifikime për vitin 2012, 2013 dhe 2014.
Si u arrestuan Fullani e Golemi
Nga banka ne qeli
Siç kushdo mund ta mendojë, Guvernatori Ardian Fullani e ka pasur të vështirë ambientimin me qelitë e paraburgimit të Policisë së Tiranës. I mësuar me një nivel tjetër, Fullani në ditën e parë të tij në qeli, ka qenë i vetëm, sigurisht me praninë edhe të efektivëve të policisë të cilët janë 24 orë në ruajte të qelisë së tij dhe të Elivar Golemit. Rreth orës 11 të ditës së djeshme, Erik Fullani, djali i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i cili “revoltoi” opinionin publik me jetën luksoze të një të riu, që nuk ka punuar asnjë ditë, i është gjendur pranë babait të tij të ndodhur në qelitë e policisë. Eriku është kapur nga mediat, teksa shkon me makinë një makinë “Skoda” ngjyrë vishnje në ambjentet e Drejtorisë së Policisë për t’i dërguar babait guvernator rroba të reja. Ndërkaq burimet thanë se, Fullani ka konsumuar edhe ushqim nga jashtë e jo atë që gatuhet zakonisht për të arrestuarit që ndodhen në qeli.
Krijoni Kontakt