Kėrkesat pėr dorėheqje
Pėrgjegjėsitė dhe detyrat e Guvernatorit janė tė pėrcaktuara me ligj, dhe gjenden lehtėsisht. Guvernatori nxjerr urdhra dhe udhėzime, tė cilat, nė rastin konkret kanė qenė tė mirėpėrcaktuara. Unė e shoh pėrgjegjėsinė administrative tė Guvernatorit kryesisht nė garantimin e stabilitetit dhe tė pavarėsisė tė bankės. Njė gjė tė tillė po e dėshmon i gjithė spektri politik nė deklaratat e tij zyrtare…
Profili i Bitrajt
Personi i akuzuar pėr vjedhje ėshtė punėsuar nė sistemin bankar nė vitin 1993. Nė Bankėn e Shqipėrisė punon prej vitit 2005. Nga dokumentacioni nė pėrmbajtje tė dosjes sė tij personale nė lidhje me punėsimin e mėparshėm, nuk ka rezultuar asnjė sinjalizim apo indicie rreth sjelljes apo ndonjė shkelje tė mundshme tė parimeve tė kodit tė etikės
Miqėsia me politikanėt
Kam patur dhe kam kėnaqėsinė tė punoj me 3 presidentė, 3 kryeministra, 3 kryetarė parlamenti. Detyrat e mia institucionale kėrkojnė qė tė ndėrtoj marrėdhėnie pune dhe besimi reciprok, por pa cenuar nė asnjė rast pavarėsinė institucionale qė qėndron nė themel tė pėrmbushjes me sukses tė objektivave tė Bankės.
Fotot e djalit
Nė kėto ditė dhe javė kanė qarkulluar shumė tė pavėrteta. Tė pavėrteta qė mė kanė prekur mua, familjen time, fėmijėt e mi. Kam preferuar tė mos pėrgjigjem dhe tė mos hyj nė kėtė debat, sepse kam gjykuar qė emergjenca nė bankė pas ngjarjes sė rėndė ka qenė mė e rėndėsishme se sa beteja ime personale. Me shpifjet, ju siguroj se do tė pėrballem pėr ruajtur dinjitetin tim dhe atė tė familjes sime.
Krijoni Kontakt