Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1

    Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Nga Besart Kadia {06/08/2014}

    Shqipėria ka hyrė nė krizėn e saj tė parė reale nė rolin qė duhet tė ketė Banka Qendrore nė tė ardhmen dhe raportin e saj me publikun dhe besart kadiapolitikėn. Krizė kjo, qė nė mėnyrėn sesi do tė zgjidhet, do tė ketė pasoja jo pėr njė guvernator, por pėr politikat ekonomike tė vendit tonė nė vitet qė vijnė. Ndaj, nxitimi kolektiv nė trajtimin e Bankės Qendrore si njė institucion si gjithė tė tjerėt, me kėrkesėn pėr dorėheqje, me akuza personale apo jo, do tė ketė pasoja afatgjata pėr reputacionin dhe efikasitetin e politikave monetare nė vend dhe pėr pasojė nė mirėqenien e tė gjithėve ne. Shpesh thuhet se Banka Qendrore ėshtė shumė e pavarur dhe ajo abuzon me fuqinė qė ka dhe pėr kėtė arsye Parlamenti duhet tė ndėrhyjė pėr ta ndaluar kėtė, sidomos kur mendojmė pėr vjedhjen e bėrė nga disa punonjės tė Bankės Qendrore.

    Nė mungesė tė njė tradite tė mirėkonsoliduar tė politikave monetare, publiku i gjerė nuk e di se ēfarė dėshtimesh kanė ndodhur nė vitet 1960-1970 me politikat monetare nė SHBA apo Europėn Perėndimore kur politikanėt, nė mėnyrė konsistente, mendonin se nė kohėn kur papunėsia ishte e lartė dhe politikat fiskale ishin tė ezauruara, atėherė mundej dhe duhej tė shfrytėzohej ulja e normės sė interesit apo rritja e sasisė sė parasė nė ekonomi pėr tė stimuluar rritje tė ekonomisė. Por ky besim fals se Banka Qendrore mund tė ndikonte nė papunėsi dhe rritje ekonomike, ēoi nė fakt nė papunėsi tė lartė dhe nė norma tė larta tė inflacionit nė fund tė viteve 1970.

    Nė teoritė e ekonomisė nė fakt fiton Friedman dhe dekada e 1980-ės shėrbeu pėr tė konfirmuar idetė e tij se, inflacioni ėshtė gjithnjė njė fenomen monetar dhe impakti i tij nė ekonominė reale ėshtė i shkurtėr, dhe sė dyti, ndėrmjetėsimi i politikanėve nė politikat ekonomike do tė ēonte medoemos nė inflacion tė lartė. Sipas Friedmanit, e vetmja gjė qė duhej tė bėnte Banka Qendrore ishte kontrolli i inflacionit dhe jo ekonomia reale. Kjo pikėpamje ėshtė edhe rekomandimi monetarist pėr raportet Bankė Qendrore–qeveri, ku pėrderisa Banka Qendrore ėshtė e aftė tė kontrollojė vetėm inflacionin, atėherė ajo duhet tė jetė e pavarur nga qeveria, qė i bėn presion pėr tė stimuluar nė mėnyrė tė pėrhershme ekonominė.

    Studime tė ndryshme tregojnė se sa mė tė pavarura tė jenė Bankat Qendrore nga politika, aq mė e ulėt ėshtė norma e inflacionit nė njė vend dhe pavarėsia e njė banke qendrore ėshtė e bazuar kryesisht nė karakteristikat ligjore tė statutit tė saj si mė poshtė: Sė pari, pavarėsia ėshtė mė e lartė kur drejtuesit kryesorė tė bankės janė tė mbrojtur nga presioni politik, nė sensin e pavarėsisė sė emėrimit dhe kohėzgjatjes nė detyrė. Sė dyti, pavarėsia e Bankės Qendrore ėshtė mė e lartė kur qeveria nuk mund tė anulojė vendimet e politikės monetare apo tė marrė pjesė nė vendimmarrje. Sė treti, pavarėsia ėshtė mė e lartė kur mandati ligjor e pėrcakton qartė objektivin pėr politikėn monetare. Sė katėrti, pavarėsia (sidomos ajo financiare) ėshtė mė e lartė kur ligji kufizon financimin e qeverisė nga Banka Qendrore.

    Vendet nė zhvillim, ku futet edhe Shqipėria, kanė bėrė progres tė padiskutueshėm drejt pavarėsisė ligjore tė bankave qendrore, por duhet bėrė kujdes qė pavarėsia tė mos minohet nga presionet qeveritare. Kėshtu, Banka Qendrore e Polonisė e ka indeksin total tė pavarėsisė afėrsisht 0.9 (tė lartė) e megjithatė, guvernatori i kėsaj banke ka patur raste qė ėshtė sulmuar me pa tė drejtė nga qeveria.

    Pavarėsi, por deri ku?

    Pavarėsia e Bankės Qendrore nuk duhet tė bjerė ndesh me kėrkesat pėr llogaridhėnie institucionale dhe personale nė njė shoqėri demokratike. Rasti i Guvernatorit tė Bankės Qendrore tė Italisė, z. Antonio Fazio, ėshtė shumė instruktiv. Nė vitin 2005, Antonio Fazio u hetua pėr lidhje jo tė ligjshme nė njė marrėveshje pėr shkrirje bankash private. Meqė evidenca u pėrforcua bindshėm, u kėrkua dorėheqja e tij nga disa personalitete italiane dhe europiane. Megjithatė, sipas ligjit, Guvernatori i Bankės sė Italisė ka tė drejtė tė qėndrojė gjithė jetėn nė detyrė. Dorėheqja u dha eventualisht, por ky rast solli nė vėmendje se pavarėsia mė e lartė seē duhet mund tė bėhet mburojė e korrupsionit.

    Nė dilemė tė tillė ėshtė dhe publiku vendas, i cili nėpėrmjet rrjeteve sociale, protestave, thirrjeve pėr ndėrhyrjen e politikės, po tregon se ata janė tė frikėsuar se pavarėsia qė gėzon sot Banka e Shqipėrisė nė pėrzgjedhjen e stafit, nė pagat ndaj punonjėsve tė saj etj., ka ēuar nė njė mburojė ndaj korrupsionit dhe favorizime, tė cilat mund tė lejojnė drejtuesit e saj tė kalojnė tė pandėshkuar. Publiku me tė drejtė revoltohet se si njė njeri i vetėm tė mund tė arrinte tė vidhte nė katėr vite afėrsisht 7 milionė dollarė dhe kėrkon qė politika tė ndėrhyjė pėr tė larguar drejtuesit e Bankės Qendrore. Por pėr analogji, njėzet vite tė shkuara, nė vitin 1994, nė Mbretėrinė e Bashkuar, katėr punonjės tė Bankės sė Anglisė kishin katėr vite qė vidhnin monedha me thasė nga Banka Qendrore me vlerė totale 800 mijė dollarė. Banka e Anglisė denoncoi punonjėsit dhe gjykata vlerėsoi se ata duhet tė ripaguanin Bankėn Qendrore me interes pėr dėmin e shkaktuar, duke evidentuar dėshtimet nė sistem dhe forcuar masat qė tė mos pėrsėritej nė tė ardhmen.

    Nė tė vėrtetė, ēėshtja e llogaridhėnies sė bankave qendrore tė pavarura, ėshtė zgjidhur qoftė duke kufizuar mandatin, qoftė duke kėrkuar llogaridhėnien e tyre ndaj publikut. Nė Shqipėri, qeveria i ka caktuar Bankės sė Shqipėrisė objektivin e inflacionit prej 3% dhe i ka lėnė nė dorė vetėm instrumentet e politikės monetare. Pra Banka ka vetėm “pavarėsi instrumentesh” dhe jep llogari para publikut dhe qeverisė pėr performancėn e politikės monetare. Gjatė krizės mė tė fortė tė vitit 2008, publiku ynė hyri nė panik tė pėrhapur nga mediat qė ēuan, nė mėnyrė krejt tė papėrgjegjshme, gati nė panik bankar qė do tė kishte pasoja tė parikuperueshme nė rast se BSH nuk do tė kishte ndėrhyrė nė kohė me lehtėsimin e kreditimit ndaj bankave tė nivelit tė dytė si dhe ndryshimet ligjore pėr mbrojtjen e depozitave. Qė atėherė, pavarėsisht rėnies sė remitancave nga 1.1 miliard euro nė 420 milionė euro, kursi i kėmbimit ka mbetur stabėl, duke sjellė besueshmėri dhe rritur konfidencėn te tregtarėt dhe investitorėt vendas. Norma e inflacionit gjithashtu ka mbetur nė objektiv, ndryshe pėr shembull nga sa mund tė themi pėr Serbinė, e cila vetėm vitin e shkuar e kishte normėn e inflacionit afėrsisht 10%. Raporti i fundit i Progres-Raportit tė Qershorit 2014 nga Komisioni Europian, thotė se stabiliteti makroekonomik ėshtė i garantuar falė politikave tė duhura monetare tė Bankės Qendrore.

    Tė gjitha kėto tregojnė se Banka Qendrore i ka arritur objektivat dhe funksionin e saj pėr tė garantuar stabilitet financiar dhe monetar tė vendit. Nėse ka ndonjė gjė qė duhej tė irritonte me tė drejtė turmat do tė ishte nė atė rast kur Banka do t’i devijonte kėtij funksioni, gjė qė nuk ka ndodhur. Sulmet e fundit, tė pafundme nga media, politika apo publiku ndaj guvernatorit aktual tė Bankės nuk kanė bėrė gjė tjetėr veēse kanė gėrryer besueshmėrinė ndaj institucionit mė tė rėndėsishėm ekonomik nė vend. Nė rast se politika pėrgjigjet me presione ndaj Bankės Qendrore, siē ka ndodhur nė vende tė tjera, atėherė ne nuk bėjmė gjė tjetėr veēse kėrkojmė tė ndikojmė nė politikat ekonomike pikėrisht nga ata politikanė prej tė cilėve ne duhet tė ruhemi. Nėse ėshtė evidentuar njė vjedhje nė kėtė institucion, kjo pėrbėn njė vepėr penale dhe ndėshkimi ndaj atyre qė kryen kėtė krim duhet tė jetė i shembullt pėr tė tjerė. Por histeria e sulmeve ndaj individit dhe familjes sė atij qė pėrfaqėson institucionin e Bankės sė Shqipėrisė nuk ėshtė aspak pėr njė shoqėri tė qytetėruar dhe mature (e cila pret me durim akuzat e prokurorisė dhe vendimet e gjykatės), por pėrkundėr i sjellin asaj vetėm dėm me dėshirėn pėr tė bėrė vetė gjyqtarin dhe prokurorin nė kėtė ēėshtje, qė provokon padashur destabilitet. Kjo tendencė pėr revolucione morale tė bėn tė mendosh qė dėshirojmė tė qeverisemi nga pushteti popullor dhe jo nga pushteti ligjor.

    MAPO.al
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:


  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2014
    Postime
    25

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    te ishte hyrje pak me e shkurter do kishe noj pergjigje

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Boni Telegrafi
    Anėtarėsuar
    07-08-2014
    Vendndodhja
    Amerike
    Postime
    1

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Teme dhe shkrim teper interesant , i shkruar me qetesi , maturi simpati dhe profesionalizem , pa mllefe dhe rrokopuje te panevojshme...
    Ia vlen te lexohet dhe te mesohet per tij dhe autorit.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Boni Telegrafi pėr postimin:


  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Pinxhuku
    Anėtarėsuar
    08-08-2014
    Postime
    34

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Shkrim shume i mire dhe informativ! Bravo autorit!

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Pinxhuku pėr postimin:


  8. #5
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Por histeria e sulmeve ndaj individit dhe familjes sė atij qė pėrfaqėson institucionin e Bankės sė Shqipėrisė nuk ėshtė aspak pėr njė shoqėri tė qytetėruar dhe mature
    Une isha ne Shqiperi keto dy jave te fundit dhe cdo dite lexoja shtypin ku shihja fotot e djalit te papune te Fullanit me makina luksoze, me ore te shtrenjta e te rralla, fshirje djerse me kartemonedhe 500 EUR, derdhje shampanje, etj etj.

    Sulmet ndaj tij dhe te atit nuk i konsideroj histerike dhe nje shoqeri e civilizuar nuk do te thote shoqeri indiferente.

    i sjellin asaj vetėm dėm me dėshirėn pėr tė bėrė vetė gjyqtarin dhe prokurorin nė kėtė ēėshtje, qė provokon padashur destabilitet.
    Eshte tmerr kur mendohet se nje individ eshte i tere institucioni. Duhet te ekzistoje sistemi e jo individet.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #6

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Meqe e kam sjelle une shkrimin, po te jap nje pergjigje dhe po te tregoj, ty dhe lexuesit te pavarur, se perse po ia fut kot.

    Thua:
    Citim Postuar mė parė nga kiniku Lexo Postimin
    Une isha ne Shqiperi keto dy jave te fundit dhe cdo dite lexoja shtypin ku shihja fotot e djalit te papune te Fullanit me makina luksoze, me ore te shtrenjta e te rralla, fshirje djerse me kartemonedhe 500 EUR, derdhje shampanje, etj etj.
    E para: mediat ne Shqiperi jane nen pronesi te klaneve te ndryshme politiko ekonomike. Panorama.com.al eshte nen pronesine e Irfan Hysenbelliut, qe ka patur lidhje me PD+LSI dhe ka aktualisht lidhje te forta me LSI. Kjo e minon rende besueshmerine e nje "media" te tille...
    E dyta: Fullani ka nje rroge perj 100.000 euro ne vit, pa futur aty pagesat e dietes, karburantit, udhetimeve, shpenzimeve akademike te azhurnimit, etj. gjera qe merr nje zyrtar i rangut te larte si Ardian Fulani. Si rrjedhoje djali i Fullanit eshte me fat, sepse i ati i tij ben nje pune te mire dhe ka rroge te mire... Fakti se djali i Fullanit mburret me orat e tij, mund te doje te thote vetem se Fullani eshte nje baba i keq, ose se ai nuk ka respekt per punen e te atit. Kaq.
    Nga ana tjeter, fakti se djali i Fullanit ka ore te mire nuk do te thote se ai e ka vjedhur, apo se nuk duhet te kete ora te mira. E gjithe pasuria e zyrtareve si Fullani dhe e familjes perkatese, deklarohet ne institucione shteterore, cdo vit. Nese do te kishte pasur ndonje parregullsi te shpenzimeve qe nuk perputhen me rrogat, institucioent perkatese qe merren me verifikimin e pasurise se zyrtareve te larte, do te kishin reaguar. Fakti qe nuk kane reaguar, do te thote se nuk ka patur ndonje parregullsi.

    Me etj: Djali i Fullanit mund te fshije edhe prapanicen me parate e te atit. Eshte ceshtje qe nuk ka perket neve se si i shpenzon ai parate e rroges se Fullanit.


    Thua:

    Citim Postuar mė parė nga kiniku Lexo Postimin
    Sulmet ndaj tij dhe te atit nuk i konsideroj histerike dhe nje shoqeri e civilizuar nuk do te thote shoqeri indiferente.
    Indiferenta ndaj cfare? Parate e thesarit nuk i ka vjedh Fullani. I kane vjedh rojet dhe disa punonjes te ulet qe merreshin me parate. Rojet e Thesarit nuk i emeron Fullani. Ka pergjegjes dhe drejtore te tjere qe merren me emerimin dhe kontrollin e punes se rojeve dhe punonjesve qe ruajne Thesarin.

    Detyra e Guvernatorit dhe e Keshillit mbikqyres se Bankes Qendore Shqiptare jane ato te kontrollit monetar dhe te stabilitetit monetar dhe te inflacionit. Banka merret me ruajtjen e inflacionit ne nje kufi prej +/- 3%. Nuk eshte detyra as morale dhe as ligjore e Guvernatorit qe te ruaje se cfare bejne rojet. E shumta, njefare pergjegjesie ligjore mund te mbaje Ndonje dretor i ndermjetem qe ishte pergjegjes per Thesarin.

    Fullani eshte personi i fundit qe mund te kete pergjegjesi. Te kerkosh shkakrimin e Fullanit eshte sikur te kerkosh shkarkimin e Edi Rames apo te Saimir Tahirit sepse nje polic po luan biliardo ne oren e sherbimit. E di se sa police e bene kete gje? Pjesa me e madhe!! Atehere perse nuk kerkoni shkarkimin e Rames, Tahirit dhe te te gjithe shtetit???


    Thua:
    Citim Postuar mė parė nga kiniku Lexo Postimin
    Eshte tmerr kur mendohet se nje individ eshte i tere institucioni. Duhet te ekzistoje sistemi e jo individet.
    Nuk e ke kuptuar ate qe thote Autori. Ai po thote se turrmat dhe individet si puna jote, qe nuk kane asnje haber as nga ligji dhe as nga detyra kushtetuesee Bankes Qendrore, nuk kane te drejte te japin gjykime te tipit ligjor.
    Hetimin e realizon Prokuroria, qe gjen dhe grumbullon prova, nese ka. Vendimin per fajesine, nese ka, e jap Gjykata. Pra idnividet e painformuar, apo te keqinformuar nga gazetat propagandistike, nuk kane ze per sa i perket kesaj ceshtje.


    Shpresoj te kem qene i qarte!
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:


  11. #7
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Shpresoj te kem qene i qarte!
    I qarte, mirepo edhe i gabuar.

    E para: mediat ne Shqiperi jane nen pronesi te klaneve te ndryshme politiko ekonomike. Panorama.com.al eshte nen pronesine e Irfan Hysenbelliut, qe ka patur lidhje me PD+LSI dhe ka aktualisht lidhje te forta me LSI. Kjo e minon rende besueshmerine e nje "media" te tille...
    E dyta: Fullani ka nje rroge perj 100.000 euro ne vit, pa futur aty pagesat e dietes, karburantit, udhetimeve, shpenzimeve akademike te azhurnimit, etj. gjera qe merr nje zyrtar i rangut te larte si Ardian Fulani. Si rrjedhoje djali i Fullanit eshte me fat, sepse i ati i tij ben nje pune te mire dhe ka rroge te mire... Fakti se djali i Fullanit mburret me orat e tij, mund te doje te thote vetem se Fullani eshte nje baba i keq, ose se ai nuk ka respekt per punen e te atit. Kaq.
    Nga ana tjeter, fakti se djali i Fullanit ka ore te mire nuk do te thote se ai e ka vjedhur, apo se nuk duhet te kete ora te mira. E gjithe pasuria e zyrtareve si Fullani dhe e familjes perkatese, deklarohet ne institucione shteterore, cdo vit. Nese do te kishte pasur ndonje parregullsi te shpenzimeve qe nuk perputhen me rrogat, institucioent perkatese qe merren me verifikimin e pasurise se zyrtareve te larte, do te kishin reaguar. Fakti qe nuk kane reaguar, do te thote se nuk ka patur ndonje parregullsi.

    Me etj: Djali i Fullanit mund te fshije edhe prapanicen me parate e te atit. Eshte ceshtje qe nuk ka perket neve se si i shpenzon ai parate e rroges se Fullanit.
    Njeanshmeria apo dashakeqsia e mediave ne te cilen thirresh, dhe te cilen nuk e mohoj, nuk zbeh autenticitetin e fotove e as shkelqimin e celularve te bere enkas nga ari per te. Pike se pari, te gjitha te hyrat e Fullanit jane rreth 100.000 dollare e jo eur, sic pretendon, me cka bie fuqia e tij blerese dukshem. Me keto te holla mund te fshijne prapanicat e mund te bejne cfare te dojne, perderisa per shqiptaret eshte e pranueshme qe te kete rrogen e dyte me te larte nga te gjithe guvernatoret e botes dhe me te madhe se ajo e Obames, kur kalkulohet ne raport me pagen mesatare te nje qytetari.

    Mirepo fakti qe oret nuk jane te deklaruara, i kombinuar me stilin e shtrenjte te jetes dhe me vjedhjen e bere ne banke, le hapesire per dyshime te arsyeshme kauzaliteti, te cilat nje person i rangut te larte nuk duhet t'i lejoj.


    Indiferenta ndaj cfare? Parate e thesarit nuk i ka vjedh Fullani. I kane vjedh rojet dhe disa punonjes te ulet qe merreshin me parate. Rojet e Thesarit nuk i emeron Fullani. Ka pergjegjes dhe drejtore te tjere qe merren me emerimin dhe kontrollin e punes se rojeve dhe punonjesve qe ruajne Thesarin.

    Detyra e Guvernatorit dhe e Keshillit mbikqyres se Bankes Qendore Shqiptare jane ato te kontrollit monetar dhe te stabilitetit monetar dhe te inflacionit. Banka merret me ruajtjen e inflacionit ne nje kufi prej +/- 3%. Nuk eshte detyra as morale dhe as ligjore e Guvernatorit qe te ruaje se cfare bejne rojet. E shumta, njefare pergjegjesie ligjore mund te mbaje Ndonje dretor i ndermjetem qe ishte pergjegjes per Thesarin.

    Detyra e tij eshte: Nė mbėshtetje tė nenit 53 tė ligjit nr.8269, datė 23.12.1997, "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", Guvernatori vepron si Drejtor i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Bankės sė Shqipėrisė, i ngarkuar pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė saj dhe si Kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Ai pėrgjigjet pėrpara Kėshillit Mbikėqyrės pėr zbatimin e vendimeve tė miratuara, duke pėrfshirė zbatimin e politikės monetare, tė kreditit dhe tė kėmbimeve valutore, si dhe pėr drejtimin, kontrollin dhe mbikėqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankės sė Shqipėrisė.

    Nuk them se duhet te ruaje naten me qiri ne dore se cfare bejne rojet, por duhet te krijoj sisteme ne funksion te kryerjes se tij ligjore, te beje kontroll dhe administrim te operacioneve dhe te sajoj sisteme per mbarevajtje te aktiviteteve te perditshme. Eshte e qarte se ka deshtuar, dhe po te kishte pedigre, po te kishte inat burri, ai do te jepte doreheqje deri tani.

    Nuk e ke kuptuar ate qe thote Autori. Ai po thote se turrmat dhe individet si puna jote, qe nuk kane asnje haber as nga ligji dhe as nga detyra kushtetuesee Bankes Qendrore, nuk kane te drejte te japin gjykime te tipit ligjor.
    Une e kam kuptuar mirepo nuk pajtohem me te. Se kush sa eshte i informuar, kjo eshte teme ne vete.

    P.S. Eshte gabim te pritet doreheqja e tij, ngase nese ka deshtuar te edukoje femiun e tij - te pakten per kete pajtohemi - dhe te jetoje i qete me kete fakt, jam i sigurt se nuk do ta humb gjumin per nje vjedhje edhe pse me miliona dollar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kiniku : 13-08-2014 mė 15:15
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  12. #8

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Nuk do te merrem me traplleqet qe shkruan ti, sepse me sa duket ke mjaft kohe ne dispozicion dhe kushedi se cfar eperle mendon se po shkruan.

    Citim Postuar mė parė nga kiniku Lexo Postimin
    Mirepo fakti qe oret nuk jane te deklaruara, i kombinuar me stilin e shtrenjte te jetes dhe me vjedhjen e bere ne banke, le hapesire per dyshime te arsyeshme kauzaliteti, te cilat nje person i rangut te larte nuk duhet t'i lejoj.
    1. Kush e tha se oret nuk jane te deklaruara? Eshte shprehur gje gjykata? Pastaj, kush tha se oret jane origjinale? Mund te jene edhe falso, qe mund ti perballoj gjithkush.
    2. Kush tha se Fullani ka lidhje me banken? A perfunduan gje hetimet? Deri tani dime se hajdutet jane kapur dhe jane disa roje dhe nenpunes te thjeshte te Thesarit.


    Citim Postuar mė parė nga kiniku Lexo Postimin
    Detyra e tij eshte: Nė mbėshtetje tė nenit 53 tė ligjit nr.8269, datė 23.12.1997, "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", Guvernatori vepron si Drejtor i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Bankės sė Shqipėrisė, i ngarkuar pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė saj dhe si Kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Ai pėrgjigjet pėrpara Kėshillit Mbikėqyrės pėr zbatimin e vendimeve tė miratuara, duke pėrfshirė zbatimin e politikės monetare, tė kreditit dhe tė kėmbimeve valutore, si dhe pėr drejtimin, kontrollin dhe mbikėqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankės sė Shqipėrisė.

    Nuk them se duhet te ruaje naten me qiri ne dore se cfare bejne rojet, por duhet te krijoj sisteme ne funksion te kryerjes se tij ligjore, te beje kontroll dhe administrim te operacioneve dhe te sajoj sisteme per mbarevajtje te aktiviteteve te perditshme. Eshte e qarte se ka deshtuar, dhe po te kishte pedigre, po te kishte inat burri, ai do te jepte doreheqje deri tani.
    Citon ligjin per banken qendrore, dhe po e marr si te mireqene se eshte ky ligji. Veprimtaria e perditshme e bankes ka te beje vetem me operacione ekonomike dhe financiare. Guvernatori dhe Keshilli Mbikqyres i Bankes Qendrore nuk merret me emerimin apo shkarkimin, apo kontrollimin e punes se rojeve. Ka drejtore te sigurise dhe pergjegjes te tjere per Thesarin. Po nuk kuptove kaq gje, e kot qe merrem me ty, sepse duket qe nuk i ke kapacitetet e nevojshme per te gjykuar dhe kuptuar se per cfare flitet.
    Ligji e thote qarte: Politike monetare, kembim valutor, dhe administrim i aktiviteteve [ekonomike financiare] te Bankes se Shqiperise.
    Guvernatori nuk merret me rojet! Madje nga sa di une, as nuk eshte ai qe i emron.

    3.Fullani deri me sot e ka realizuar detyren e tij, sic e parashikon ligji qe ke cituar edhe vete, ne menyre te perkryer. Shqiperia, te pakten deri sa nuk kishte ardhur Rama ne pushtet ishte mire ekonomikisht me stabilitet financiar dhe rritje ekonomike te qenrueshme. Fullani dhe Banka Qendrore, i kane realizuar mjeshterisht detyrat e tyre, sic edhe e shpjegon autori i shkrimit me siper.
    4.Sistemet qe thua ti, nuk i krijon Fullani, por ligji dhe Kushtetuta. Jane te gjitha te shkruara. Ti si pjesetar i turrmes se kontrolluar nga propaganda mediatike me sa duket nuk do te lexosh dhe te shprehesh mbi bazen e ligjit dhe te Kushtetutes. Ato jane te qarta: Guvernatori nuk ka lidhje fare me kete mesele.

    Nese Guvernatori ka lidhje me vjedhjen apo jo, ate e thote vetem Gjykata, pasi hane perfunduar hetimet e Prokurorise.


    Kaq kisha une.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:


  14. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    Citim Postuar mė parė nga Do Not Tread On Lexo Postimin
    Citon ligjin per banken qendrore, dhe po e marr si te mireqene se eshte ky ligji. Veprimtaria e perditshme e bankes ka te beje vetem me operacione ekonomike dhe financiare. Guvernatori dhe Keshilli Mbikqyres i Bankes Qendrore nuk merret me emerimin apo shkarkimin, apo kontrollimin e punes se rojeve. Ka drejtore te sigurise dhe pergjegjes te tjere per Thesarin. Po nuk kuptove kaq gje, e kot qe merrem me ty, sepse duket qe nuk i ke kapacitetet e nevojshme per te gjykuar dhe kuptuar se per cfare flitet.
    Ligji e thote qarte: Politike monetare, kembim valutor, dhe administrim i aktiviteteve [ekonomike financiare] te Bankes se Shqiperise.
    Guvernatori nuk merret me rojet! Madje nga sa di une, as nuk eshte ai qe i emron.

    3.Fullani deri me sot e ka realizuar detyren e tij, sic e parashikon ligji qe ke cituar edhe vete, ne menyre te perkryer. Shqiperia, te pakten deri sa nuk kishte ardhur Rama ne pushtet ishte mire ekonomikisht me stabilitet financiar dhe rritje ekonomike te qenrueshme. Fullani dhe Banka Qendrore, i kane realizuar mjeshterisht detyrat e tyre, sic edhe e shpjegon autori i shkrimit me siper.
    4.Sistemet qe thua ti, nuk i krijon Fullani, por ligji dhe Kushtetuta. Jane te gjitha te shkruara. Ti si pjesetar i turrmes se kontrolluar nga propaganda mediatike me sa duket nuk do te lexosh dhe te shprehesh mbi bazen e ligjit dhe te Kushtetutes. Ato jane te qarta: Guvernatori nuk ka lidhje fare me kete mesele.

    Nese Guvernatori ka lidhje me vjedhjen apo jo, ate e thote vetem Gjykata, pasi hane perfunduar hetimet e Prokurorise.

    Kaq kisha une.
    Po si more i interpretoni sipas qejfit keto ligjet, si tu vije per shtat juve.
    Ligji thote "Guvernatori vepron si Drejtor i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Bankės sė Shqipėrisė, i ngarkuar pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė saj dhe si Kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė", ndersa ju na e kaloni vetem monetare/financiare.
    Jo mor zoteri, Drejtori ekzekutiv ka pergjegjesi per cdo gje qe ndodh ne nje kompani/banke apo cfare do qe mund te jete (duke perfshire edhe emerimin dhe shkarkimin qe ti do ta anashkalosh).
    Dhe pergjegjesia e Fullanit ne kete rast eshte edhe me e madhe kur sheh se kjo vjedhje ka qene e shtrire ne nje kohe prej 4 VJETESH. Pra as Fullani si administrues dhe as keshilli si mbikqyres i ketij administrimi nuk kane bere sic duhet detyren e tyre.
    Nqs ti do kishe nje kompani tenden apo nje bord aksioneresh do kishin nje kompani ne te cilen kane vendosur nje drejtor ekzekutiv (apo ceo sic e quajme tani nga anglishtja) dhe te kish ndodhur kjo lloj vjedhjeje, direkt CEO apo drejtori i pergjithshem do ishte shkarkuar pasi tregon qe nuk ka ditur ta administroje duke mos u kerkuar vartesve llogari apo duke mos ngritur mekanizma mbrojtes ndaj vjedhjes.
    Pra nje njeri me integritet dhe profesionist duhet te kish dhene doreheqjen. Por ne rastin e Shqiperise kjo nuk ka per te ndodhur ndonjehere, poor te pakten te rregullojne hapesirat ligjore te shkarkimeve ne raste flagrante paaftesie si kjo.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  15. #10

    Pėr: Si duhet gjykuar Banka Qendrore?

    jam dakord me logjiken e forte dhe te pakundershtueshme te "do not thread".
    nga ana tjeter nuk i kuptoj keto qe thote gesti, sepse me duken shume kot, pa kuptim, dhe po them pse...

    Citim Postuar mė parė nga gesti_7 Lexo Postimin
    Ligji thote "Guvernatori vepron si Drejtor i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Bankės sė Shqipėrisė, i ngarkuar pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė saj dhe si Kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė", ndersa ju na e kaloni vetem monetare/financiare.
    Gest duekt qe nuk e njeh ligjin. ligji eshte cituar me siper nga nje komentus tjeter dhe thote qarte, siq e ka ven ne dukje "do not thread" se banka qendrore dhe ne vecanti guvernatori dhe keshilli mbikqyres eshte pergjegjes dhe merret me: Politike monetare, kembim valutor, dhe administrim i aktiviteteve [ekonomike financiare] te Bankes se Shqiperise.
    keto jane detyra qe jane realizuar dhe nuk vleresohen dot na populli sepse na vjene mir apo keq populli nuk merr vesh nga pollitika monetareske..
    detyra e bankes eshte realizuar shkelqyeshem...

    Citim Postuar mė parė nga gesti_7 Lexo Postimin
    Drejtori ekzekutiv ka pergjegjesi per cdo gje qe ndodh ne nje kompani/banke apo cfare do qe mund te jete (duke perfshire edhe emerimin dhe shkarkimin qe ti do ta anashkalosh).
    Lexo ligjin dhe do ta kuptosh se ciilat jane detyrat dhe funkxionet e Guvernatorit, cilat ato te kshillit mbikqyres, cilat ato te drejtorit qe merret me sigurine, cilat jane perjgejgsite e drejtorit qe merret me punesimin dhe burimet njerzore etjetj...

    Detyra e bankes eshte siq kena then me larte.

    Detyra per te hetuar, gjetur dhe kapur hajdutet eshte e prokurorise qe mbledh provate dhe e gjykates qe jep vendim pozitiv apo negativ mbi provat e dhena....
    Deri me sot gjykata nuk eshte shprehur akoma...
    Kot qe nxehesh, sepse nuk varet gje nga ti apo nga njerezit e pagdhendur... Keto gjera vleresohen me qetesi dhe maturi nga njerzit pergjegjes...

    Ti mund te kerkosh edhe shkakrimin e Obamit ne USA sepse ashtu te ka thon nje gazet propagandistike tironse, po nje zyrtar shkarkohet vetem sic e parashikon ligji...
    Fatmirsisht nuk jena me ne kohen e kur gjuheshin shtrigat mesjetare... dhe digjeshin ne turren e druvet...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 14-08-2014 mė 05:26

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •