Mos ishte gje Romeo poshte dritares marya. Kujdes e? Hahaha....
Megjithese ata degjojne e ca gjera edhe i kane mesu, neve na rrotullohet zemra gjithnje nga frika.
Mos ishte gje Romeo poshte dritares marya. Kujdes e? Hahaha....
Megjithese ata degjojne e ca gjera edhe i kane mesu, neve na rrotullohet zemra gjithnje nga frika.
AUTOCHTHONOUS
Marya (15-07-2014)
kishte blere burri ca peshq lodra prej plastiku dhe nje shkop qe perdoret si grep per te kapur peshqit dhe ne luajme vedosim legenin me uje ne mes te dhomes se ndjenjies dhe vajza luan , gjoja kap peshq dhe ne bejme tifozllik sa here ze ndonje peshk...
Kur para ca ditesh vajza po vinte verdall me ipad dhe sa hyn tek pragu i ngaterrohen kembet tek shapkat dhe hop i kercen ipadi dhe ku i bie ne legenin me uje ne mes te dhomes....
obobo tani plasi lufta me tim shoq se gjithmon me thote ki kujdes me vajzen , ai po flinte gjume ne ate kohe ,
e marr ipadin e thaje me tharese flokesh dhe pastaj e shikoj ne punon, punonte por zeri nuk i degjohej ......
mmmmmmmmmmm ,
shkoj tek im shoq dhe i them
shikoje se nuk e di se cka, i iku zeri
- cfare bete ?
asgje i them i iku vete zeri
e rrotellon ky nga te gjitha anet , asgje , nuk i vinte zeri
e them me gjysem zeri vajzes i ra pa dashje ne legenin me uje , vete e ke fajin se ti vete edhe i blen peshq qe te peshkoje ne mes te dhomes.......
- ky pastaj me nje nga ato pambuqet qe pastrohen veshet ja pastroi vendet e mikrofonit dhe i erdhi zeri
mmm
cdo dite peripecira kemi
Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo
Busy Girl (15-07-2014)
Pershendetje per te gjitha mamate dhe zogjte
hahahaha e kapi vajza peshkun si perfundim nje goxha peshk te madhahhah o te keqen.
"Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"
E Marya me femijet e vegjel duhet shume kujdes. S'ja vlen t'u blesh gjera te shtrenjta. Bleva nje laptop jo shume i shtrenjte $500 e nxori cupa jashte perdorimit brenda 4-5 muajve. I hodhi qumesht siper. E kuptova me vone kur demi ishte bere. I bleva nje DS brenda javes se ci futi brenda, u bllokua. Kam vendos qe gjeta te shtrenjta nuk i ble deri sa te jete e pergjegjshme.
Feelings change - memories don't.
Ne u mytem tu e ndrru kombesine. Po gudulisja vajzen dhe duke u munduar te me guduliste me vrau dy here. U mundova t'ia sqaroja po ajo prape ne te sajen. I them "shqiptare a merr vesh" ( i them shpesh kshtu ndonse burri me kritikon gjithnje). "Nuk jam shqiptare" ma ktheu "jam kali".... Heren e fundit nuk ishte shqiptare por vajze.![]()
AUTOCHTHONOUS
Marya (17-07-2014)
hahahah eshte kali ajo kushedi ca do dali heren tjetersa te mir jan
"Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"
si ja beni kur femijet kerkojne gjithcka tu blesh apo gjithcka tu plotesosh ???
Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo
Marya,
te ne te blerit nuk ka qene kurre problem ndersa teka kemi pase me heret me vajzen por e kemi kalu. Une i jipja pak minuta e pastaj beja ate qe une doja. Sa me e madhe aq me kembengulse. Leshoja une pe derisa e pashe qe po me dilte kontrolli i situates nga dora. Pastaj fillova une te ngul kembe. Nja dy a tri here psh e kam marre ne krah nga kendi i femijeve. Kuku kuku ēfare piskame. Po e beri efektin. Ēdohere e me mire po shkon. I jap gjithnje pak kohe. Psh ne nje dyqan afer ka cd me kenge femijesh dhe sa futemi ajo vete direkt atje. Ne fillim rrinte gjate dhe mezi e hiqja qe aty, tani i them shikoj pra edhe pese minuta dhe pas dy minutash i them hajde tash. Vie fill.....
Dua te them dhemb ta shohesh te qaje por eshte nje faze neper te cilen do te kapercesh heredokur. Sa me heret aq me mire....
AUTOCHTHONOUS
Marya (18-07-2014)
une jam njecik "koprace"... i kam mesuar ēunat qe kur ishin te vegjel fare edhe kembngulnin me shume(jo sa tani) per te blere dicka qe u pelqente ne te parė, te shikojne cmimet. Aman i kam shmangur gjithmone nga mallrat e lire. Lodrat blihen ne ditet e shenuara(ka pas tek tuk perjashtime), shikojme ate qe deshirojme, cmimin, por gjithmone te jete mall i mire, aq sa mua me vjen keq ti fal tani dokudo.
..dhe tani...ata sa here jemi ne pazar...pyesin per cmimet...jan shume apo pak...kur u them eshte shume...bejne plan ta kene atė per Krishtlindje ose ditelindje...kur eshte pak...me pyesin a munden ta kene...edhe une si te kem mundsine apo mendjen veproj.Qellon qe bejne teka ndonjehere(se kalamoj jane), por une nuk dorzohem. Filloj u bej moral "U kam thene, pyesni a kam mundesi a jo, nese them jo ath nuk ka me diskutime;nuk eshte ajo gjeja me e rendesishme; ne jete ka shpenzime me te domosdoshme...dhe filloj e flas gjate." Ata zgjasin muhabetin me mendjen prej femiu (njeri sidomos qe esht me kembngules) ka ca shprehi te tijat te tipit "nuk me intereson"ose "nuk ka problem", por kur kuptojne qe jam sh serioze dhe e prere,,,,,vetem heshtin.
Jam e kenaqur me kete pjese....sepse shoqes time i shtrihet ne shesh femija, nje tjetre i qan,nje tjetre i ha veshet deri sa ajo e toleron![]()
"Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"
Marya (18-07-2014)
Krijoni Kontakt