Vetem prej teje me erdhi keq qe humbi Argjentina. Po te fitonte do me vinte inat te shikoja argjentinasit duke ngritur trofeun ne "MARACANA".
Sa per faullin e Neuer, megjithese perplasja fizike eshte e rende, Neuer grushtoi topin dhe ishte brenda zones se tij, ku duhet theksuar se portieri brenda 16 metrave ka perparesi kundrjet lojtareve te tjere. Nese kjo nderhyrje do te ishte bere jashte zone, Neuer do dilte me kartonin e kuq. Kte e them per aq sa kam dijeni une, ndoshta dhe mund te kete ndryshuar rregulli i gjurit te portierit. Kur kam qen stervitur vete per portier, trajneri thoshte gjithmone qe ne dalje, brenda zones, te ngrinim njerin gju lart per t'u mbrojtur. Duhet theksuar edhe njehere qe Neuer ishte brenda zones se tij dhe me duar kishte perparesi ndaj Higuain. Po te ishte jashte zones, Neuer nuk do te mund te luante me dore, ē'ka do te thote qe do ta humbiste perparesine per topin te cilen do ta kishte Higuain. Dhe nese nderhynte Neuer jashte zones, do ishte karton i kuq i menjehershem.
Talentin e Messi-t nuk e ve njeri ne diskutim por vetem talenti nuk mjafton. Messi-t i mungon personaliteti i Kampioneve si Diego, Pele e Kaizeri, te cilet ishin te afte t'i mernin perdore ekipet e tyre dhe ishin te afte per t'u bere burim motivimi edhe per lojtare qe ishin jo ne nivel te kenaqshem. Ndersa Messi nuk u be asnjehere frymezim per shoket e tij. Le qe duke filluar nga ndeshja me Zvicren, Belgjiken, Hollanden si dhe finalja ndaj Gjermanise, ai ka qene hija e vetvetes. Nuk behet fjale ketu per 2-3 dalje apo per ndonje asist tek-tuk. Nga Messi pritet qe te mare iniciativen ne ēdo ēast, te jete burim frymezimi dhe energjie edhe per te tjeret, "te komunikoje" me bashkelojtaret ne fushen e lojes dhe jo te qendroje i vetmuar ashtu siē ka qendruar ai ne 4 ndeshjet e fundit. Edhe per zgjedhjet nuk i ka faj askush, pasi te gjitha mediat ne Argjentine bejne me dije qe Messi ka qene njeriu me ndikues per perzgjedhjen e lojtareve si dhe per skemat taktike.
Messi-t i mungon personaliteti dhe forca e brendshme qe karakterizonte Maradonen, ndaj ne Argjentine Maradona eshte nje MIT qe Messi nuk mund ta rrezoje. Nuk e di nese ke mundur te shikosh ndonjehere videot e Maradones me shoket e ekipit para apo pas ndeshjeve ne Boterorin e 1986 dhe t'e krahasosh atmosferen e atehershme me kete te sotmen. Nese ben kete krahasim do e kuptosh ndryshimin (keshtu mendoj une).
Krijoni Kontakt