Close
Faqja 25 prej 30 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 292
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Dhjetra shqiptarë muslimanë i bashkohen ISIS në luftën në Siri





    Prishtinë, 14 prill - Në pjesën e dytë të intervistës për Radion Evropa e Lirë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, bën thirrje që të gjitha institucionet të reagojnë ndaj problemit të shkuarjes së kosovarëve për të luftuar në Siri. Ajo flet edhe për gjuhën e urrejtjes që përdorin disa imamë në xhami, e që sipas saj këto fjalimi nuk kanë vend në demokraci.

    Mendoj se kjo është diçka për çka duhet të brengosemi të gjithë. Lufta në Siri është gjë e tmerrshme dhe po vazhdon qe një kohë të gjatë. Por, po ashtu këtu në Kosovë jemi të shqetësuar për shkak të kosovarëve të rinj që po shkojnë për të luftuar në Siri duke u radhitur me grupe radikale dhe duke zhvilluar atë lloj ideologjie. Dhe çka ndodh pastaj? E pamë sulmin mbi tre pjesëtarët e xhandarmërisë në Turqi, të cilët u vranë nga një luftëtar në kthim e sipër.

    E patëm sulmin vetëvrasës me bombë në Irak, i cili u krye nga një kosovar që kishte qenë në Siri. Pra, po, kjo gjë është shumë brengosëse dhe të gjithë duhet të reagojmë ndaj kësaj çështjeje, si bashkësi ndërkombëtare së bashku me Kosovën sepse qartazi ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem i tërë botës.

    Po ashtu, mendoj se janë disa mënyra të ndryshme se si të reagojmë ndaj kësaj çështjeje në të cilat duhet të punojmë së bashku. Njëra prej tyre ka të bëjë me reagimin nga aspekti i zbatimit të ligjit. Ligji i propozuar i Kosovës për luftimet në Siri është një hap i mirë i parë. Ne duhet të bashkëpunojmë sa i përket shkëmbimit të informatave rreth asaj se kush janë këta njerëz, ku gjenden ata dhe cilat janë qëllimet e tyre.

    Por, po ashtu mendoj se duhet të ketë edhe një bashkëbisedim më i gjerë shoqëror, i cili duhet të ndodh. Njerëzit nganjëherë tërhiqen nga këto ideologji radikale. Nganjëherë, për shkak se nuk ndjejnë që kanë mundësitë e tjera, mundësi ekonomike apo mundësi për të marrë pjesë më fuqishëm në bashkëbisedimin që vendi e zhvillon për të ardhmen e vet.

    Pra, ka të bëjë me çështjen e zhvillimit ekonomik, demokratik, shoqëror dhe arsimor.
    Mendoj se të gjithë mund të punojmë së bashku për t’i krijuar ato kushte në Kosovë që përbëjnë më pak mundësi për atë lloj të tërheqjes ndaj çfarëdo forme të radikalizmit, qoftë ai islamik apo çfarëdo lloji tjetër të radikalizmit që ekziston.

    E pyetur nëse ajo po mendonte se ata nga Siria po kthehen si terroristë, Jacobson u përgjigj pozitivisht.
    Mendoj se i kemi parë dy persona, të cilët kanë kryer vepra terroriste, që pohohet se kanë kryer vepra terroriste. Pra, kjo është shenjë e qartë. Kështu qëndron puna edhe në vendet tjera në Evropë.

    Do të them se nga shumica e bisedimeve të mia me kosovarët e shoh se ata janë shumë krenarë me faktin se kanë një formë të fesë islame tolerante që e respekton shumëllojshmërinë, ku njerëzit jetojnë së bashku, ku askush nuk mundohet t’ua imponojë dikujt tjetër pikëpamjet e tij/saj.
    Unë flas me shumë kosovarë, të cilët janë të shqetësuar nga rritja e kësaj forme më ekstreme të islamit. Shumica e kosovarëve nuk e duan këtë gjë. Ata duan ta shohin zhvillimin e një shoqërie shumë-kulturore, shumë-etnike dhe shumë-fetare që bazohet në respektin e dyanshëm. Këtë e dëgjoj nga populli i Kosovës. Këtë e dëgjoj edhe nga qeveria e Kosovës me vite të tëra dhe natyrisht, dhe ne sigurisht e përkrahim këtë gjë.

    Ndërsa rreth Bashkësisë Islame e Kosovës, për të cilën shumë njerëz po thonë se ajo nuk po e kryen punën si duhet, ambasadorja amerikane në prishtinë tha se ka dëgjuar këtë dhe ka lexuar për këtë nëpër gazeta. “Nuk është puna ime si ambasadore amerikane që ta gjykoj cilindo institucion, përfshirë edhe Bashkësinë Islame. Por, i kam dëgjuar disa prej fjalimeve nga disa prej imamëve, të cilët janë mjaft brengosës. Disa prej tyre janë mjaft shovinistë. Kjo nuk është një gjë e cila ka vend, në demokracinë e shekullit XXI”, u përgjigj ajo. Prandaj, shtoi ajo, mendoj se kjo është diçka për të cilën vetë kosovarët duhet ta ngrenë zërin. Nuk është aq me rëndësi se çka mendon ambasadorja amerikane. Rëndësi ka çka mendojnë kosovarët. Rëndësi ka se çfarë shoqërie vetë kosovarët e duan; çfarë lloji të fesë dëshirojnë të kenë, si dhe çfarë marrëdhënie ndërmjet fesë dhe shtetit sekular dëshirojnë të kenë. Po ashtu, mendoj se kosovarët do të mund ta ngrejnë zërin pak më shumë rreth këtyre çështjeve. Mendoj se kam dëgjuar mjaft veta që i kanë shprehur shqetësimet e tyre te unë, te ambasada amerikane apo tek ndërkombëtarët e tjerë, por që nuk i kanë shprehur ato në të njëjtën mënyrë në shoqërinë më të gjerë.

    Shpresoj që shumica e popullit të Kosovës që përkrah shtetin sekular, që përkrah shumëllojshmërinë fetare, që përkrah respektin e dyanshëm, do ta ngrejë zërin dhe që pastaj këta zëra do të jenë ata që do ta trasojnë rrugën drejt të ardhmes, tha Jacobson.
    Ajo në vazhdim ajo konfirmoi bashkëpunimin ndërshtetëror në këtë fushë.

    Kemi forma të ndryshme të bashkëpunimit. P.sh. sa i përket aspektit të zbatimit të ligjit, kemi program shumë të gjerë të bashkëpunimit në fushën e zbatimit të ligjit, që përfshin Departamentin e Drejtësisë, ICITAP-in, si dhe punojmë edhe me policinë. Po ashtu këtu kemi edhe Departamentin e Thesarit, përfaqësuesit e të cilët punojnë në krimet ekonomike dhe ngritjen e aftësive për gjurmimin e rrjedhave financiare. Po ashtu, kemi mundësuar edhe shumë trajnime të hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve, në këtë fushë.
    Kurse, në aspekt më të gjerë, e përmenda zhvillimin ekonomik, edukimin, qeverisjen e mirë. Kemi programe të shumta në të gjitha këto fusha, duke përfshirë edhe disa programe të reja që do të mundësohen këtë vit për të dërguar më shumë njerëz në SHBA p.sh. për t’u shkolluar, apo për të mësuar rreth mënyrave se si të ketë përafrim më të mirë me komunitetet pakicë, apo për ta forcuar mënyrën e qeverisjes më përfshirëse në nivelin lokal dhe qendror, që është gjithëpërfshirëse. Pra, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë përmes të gjithë këtyre mekanizmave.

    Duke iu përgjigjur interesimit nëse Kosova ka kapacitet për ta luftuar terrorizmin, Jacobson u shpreh se kapacitetet e Kosovës po përmirësohen dita-ditës. Nuk mendoj se ekziston ndonjë vend në botë, i cili ka kapacitete që vetë ta luftojë terrorizmin ndërkombëtar. Kjo është një fushë, ku çdo vend duhet t’i zhvillojë kapacitetet e veta të brendshme, por edhe lidhjet me partnerët e vet rajonalë dhe ndërkombëtarë, sepse kjo çështje përbën një përpjekje mbarëbotërore.

    http://koha.net/?id=27&l=6313

  2. #242
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    Një tjetër shqiptar mbeti i vrarë gjatë luftimeve në Siri. Ai është Bashkim Bela, 23 vjeç, nga Shkupi, me origjinë nga Hani i Elezit.

    Emri:  bashkim-Bela.jpg

Shikime: 1847

Madhësia:  5.8 KB

    Ai u vra gjatë luftimeve kundër forcave qeveritare të Bashar al- Assad. Mendohet se Bela ishte pjesë e grupimit militant ISIS, që ka ngritur një shtet islamik mes Irakut dhe Sirisë.

    Mendohet se të paktën 15 kosovarë janë vrarë deri më tani në Siri. Ndërkohë terroristët e ISIS kanë treguar armatimin e rëndë në një paradë ushtarake. Ra në sy se ata ekspozuan edhe një raketë Scud. Shumica e armatimit i është marrë ushtrisë irakiane.

    Koha Jone

  3. #243

    Për: Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    Shume mire. Nje hajvan me pak ne rradhet e shqiptareve.

  4. 3 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Enkeleu (02-07-2014),jarigas (02-07-2014),kiniku (04-07-2014)

  5. #244

    Për: Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    Qenka shtatas i Maqedonise

  6. #245

    Për: Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    Ho pra ho..., po shqiptar s'mu duk ka çerja ai "shahidi"!
    Marrt me vehte gjithe sojin e vet!!!
    Po shkojn shqipet me u bo kurban ne shkretetira...

    Ps: Pse duhet me derdh gjak shqiptari, per me vadit shkretetiren?
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    Mos e shani kete te shkrete ,ai ishte vetem nje viktime ,fajtoret e vertete jane "intelektualet" tane ,ata e sollen ne kete perfundim kete mjeran.Kur "intelekualet',TV-et ,Gazetat e portalet tere diten e lume quajne Kuranin te shejt eshte mese normale te kete njerez qe njemend besojne pa kurrefare perfitimi ne "shenjterine" e tij e kur beson se njemend Kurani eshte hyjnor ,rezultati eshte ky qe shohim ...vdekje te te rinjeve neper shkretetira !
    Ndryshuar për herë të fundit nga ane : 02-07-2014 më 16:21
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  8. #247
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Po shkojn shqipet me u bo kurban ne shkretetira...

    Ps: Pse duhet me derdh gjak shqiptari, per me vadit shkretetiren?
    nuk eshte hera e pare jo Napoleoni i masakroi njeher turko-shqiptaret andej nga shkretetira. Kesaj radhe po i vret Asadi
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Korcar-L1 për postimin:

    ane (02-07-2014)

  10. #248
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    nje ish-minister i jashtem gjerman ne nje artikull te botuar ne nje 24 oret e fundit, kisht nxjerre ne pah nje rrezik qe i kanosej sigurise se Evropes pikerisht nga nje 'kancer' i tille ballkanik,,,, dhe kuptohet se kujt ja ve gishten per gjera te tilla,,,
    mateo

  11. #249
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    nje bie..mijera ngrihen...yxhym,.....xhihadi
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #250

    Për: Vritet një shqiptar në Siri, pjestar i organizatës terroriste ISIS

    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    nje ish-minister i jashtem gjerman ne nje artikull te botuar ne nje 24 oret e fundit, kisht nxjerre ne pah nje rrezik qe i kanosej sigurise se Evropes pikerisht nga nje 'kancer' i tille ballkanik,,,, dhe kuptohet se kujt ja ve gishten per gjera te tilla,,,
    Nuk i ve dot faj ish ministrit gjerman. Sado te mos na pelqeje ne, keta kafshe po na ndyne emrin dhe paraqesin ne syte e botes si terrorriste. Se ca pune ka shqiptari te shkoje te vritet neper Siri e Iraq e sidomos per hir te fese, kete vetem gjysmaket mund ta pranojne. Kam hasur shume raste kur shqiptaret e Shqiperise kohet e fundit jane detyruar te theksojne me te madhe qe nuk jane as nga Kosova dhe as Maqedonia qe mos etiketohen si rrezik i mundshem ekstremizmi. Dhe nuk i ve dot faj. Ctaksirat kam une apo te tjere shqiptare nga Shqiperia te shihen si ekstremista kur ne fakt jane ata nga Kosova e Maqedonia qe ju ka marre koka ere dhe vetem tek feja e kane mendjen. Shikoji dhe ketu ne forum, me ekstremistat dhe trushkulurit jane keta shqiptare. Po te kene kete mendje me mire te mos kene te bejne fare me Shqiperine. E di qe dikujt mund te mos i pelqeje kjo qe shkruajta po askush ska per borxh te ndaje fajin ku nuk ka asnje gisht. As detyrim.

Faqja 25 prej 30 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •