Si besimtare te thjeshte orthodhokse, degjojme shpesh ne predikimet e peshkopeve e prifterinjve ne Kishe qe ne si te krishtere "duhet te imitojme Krishtin" ose "duhet te ecim ne hapat e Tij". Lexojme per kete gje edhe ne shume jete shenjtoresh apo shkrime teologjike se sa e rendesishme eshte qe te imitojme Krishtin ne jetet tona. Por teksa i degjojme keto fjale, shpesh i kalojme pa u dhene rendesine e duhur dhe pa i kuptuar sic duhet. Perpara se te ndaj me ju ate qe une kam mesuar, me pare me duhet te kerkoj ndjesen e Zotit nese ajo qe une shkruaj nuk eshte e vertete apo e drejte. Keto nuk jane fjalet e Kishes, jane fjalet e nje besimtari e mekatari, qe mundohet te mesoje sa te mundi mbi besimin e tij nga Kisha dhe ata qe e kane jetuar e perjetuar misterin e Zotit ne shekuj: shenjtoret e Kishes.
Cilat jane ne vetvete virtytet qe Krishti na mesoi me jeten e tij mbi toke?
1. Perulesia
Nga te gjitha virtytet e jetes se Krishtit, ajo qe spikat me shume, ajo qe na le pa goje, eshte perulesia e Tij. Ja tek kemi para nesh Zotin qe zgjedh te hyje ne historine e njerezimit nepermjet nje virgjereshe. Merr mish e behet njeri. Zoti e perul veten e Tij nga Krijues per te veshur natyren e krijeses se tij. Ai lind, rritet, e jeton si gjithe njerezit e tjere te kohes se tij. Per asnje moment Ai nuk rreshti se qeni Zot, e per asnje moment ai nuk rreshti se qeni njeri. Ai i kish te dyja natyrat brenda tij, te pandara nga njera-tjetra dhe te patrazuara me njera-tjetren. Ai eshte edhe prototipi i vetem i lindur ne historine e njerezimit: Perendi-Njeri! Kaq do te mjaftonte per Zotin tone Krisht te deshmonte perulesine e Tij qe nuk i perket kesaj bote. Por nuk mbaron me kaq. Perulesia e Tij nuk mbaron me misherimin e Tij. Ai zgjedh me vullnet te plote, ti shkoje deri ne fund nje plani e misioni qe do ti sjelli Atij vuajtje te patregueshme dhe nje fund tragjik: vdekjen ne kryq! Dhe mendja e rene e njerezve pyet: Cili eshte Ai Zot qe zgjedh te zbresi nga Froni i Lavdishem ne Qiell e te behet nje njeri i rendomte mbi toke? Cili eshte ai Zot qe lejon krijesen e Tij ta torturoje, denoje e kryqezoje ne Kryq? Pergjigjia eshte sa e thjeshte, edhe mendje-shperthyese: Ai eshte Zoti yne Jisu Krisht! Po perse valle Zoti duhej ta perulte veten deri ne kete pike? Per te bere te mundur shpetimin e krijeses se tij te dashur: njeriut! Jo vetem ne te gjalleve, por edhe atyre te vdekurve qe kane ardhur para nesh. Ne nuk ishim ne gjendje qe te ecnim ne rrugen e drejte qe Perendia hapi per ne, rame ne mekat dhe humbem dhuraten me te shenjte qe Perendia na dha: jeten! Perendia sakrifikon Birin e Vetem te Tij ne kryq per shpetimin e krijeses se Tij!
Qe te kini nje ide se sa e pafund eshte perulesia e Krishtit, duke qene se Ai ishte Zot, Ai e dinte se cfare e priste para se te hynte ne historine e njerezimit. Ai e dinte planin e Atit pasi Vullneti i Atit eshte edhe Vullneti i Birit dhe Frymes se Shenjte. Dhe me vetedije te plote, Ai shkon i sigurt drejt xhelatit, ai shkon i sigurt drejt Kryqit, shkon i sigurt drejt vdekjes. Eshte nje gje per nje njeri qe nuk e njeh fatin e tij qe te perballet me te. Eshte dicka krejt tjeter te dish se cfare fati te pret, e te ecesh i sigurt drejt tij. Kjo eshte pra perulesia e Zotit tone Krisht. Kjo eshte perulesia hyjnore!
2. Bindja
Virtyti tjeter i madh i Krishtit eshte bindja e tij e patundur tek Ati ne Qiell dhe Nena e Tij ne toke. Ne te gjitha lutjet e Tij, fjala e pare qe del nga goja e Tij: "O Ati im...". Mrekullia e pare qe Krishti ben mbi toke, eshte mrekullia ne Dasmen e Kaanes, pas kerkeses se Nenes se Tij, te Tereshenjtes Virgjershe Mari. Ora e Tij e caktuar nga Zoti nuk kish ardhur akoma per te nisur misionin e Tij, por ai nuk e refuzon kerkesen e Nenes se Tij, dhe ben mrekulline: e kthen ujin ne vere! Kur vuajtjet e tij beheshin te padurueshme ne duart e xhelateve romake apo njerezve te Tempullit, Ai asnjehere nuk jepet por pranon Kupen e Vuajtjes te Tij pasi "ky eshte Vullneti i Atit"! Kur apostujt e tij te terrorizuar kerkojne te ndalin me force arrestimin e Tij nga njerezit e Tempullit, Krishti i qorton duke u mesuar se Ai nuk eshte ne toke qe te vere ne vend vullnetin e njerezve, por Vullnetin e Atit: ai e mirepret arrestimin, gjykimin e denimin e Tij, pasi ky ishte misioni i Tij!
Mendja njerezore i degjon e lexon keto fjale, dhe tronditet prej tyre. Eshte nje gje te jesh femije i bindur, e te zbatosh ato qe prindi te meson. Por kur prindi te kerkon qe te shkosh i sigurt drejt Kryqit, drejt vdekjes, a do te shkonim te sigurt drejt vdekjes me bindje te plote tek dashuria e prindit?! Perseri, nje bindje qe i kalon caqet e bindjes njerezore. Nese Zoti yne Krisht, Biri i Vetem i Lindur prej Atit, u kryqezua ne kryq per te permbushur Vullnetin e Atit, po ne te krishteret mekatare, a e jemi ne gjendje qe te mbajme kryqin tone mbi supe e te shkojme te sigurt drejt vdekjes?! Ky eshte testi i madh i besimit tone ne Krisht.
3. Dhembshuria
Nje nga momente me dramatike ne historine e Ungjillit jane lotet e derdhura nga Krishti kur shkoi ne shtepine e mikut te ti te dashur, Lazarit, qe kish 4 dite qe kish vdekur e ishte kallur ne varr. Zoti derdh lot per vuajtjen e krijeses se Tij. Zoti derdh lot per ndarjen e krijeses prej Tij! Eshte mese normale per ne njerezit te derdhim lot kur vajtojme vdekjen e nje njeriu te dashur, por perse valle Zoti i pavdekshem derdh lot per krijesen e Tij? Derdh lot teksa shikon se si vdekja merr e burgos shpirtin e sherbetorit te Tij. Derdh lot teksa preket nga dhimbja e motrave te Tij qe vajtojne vellane e tyre te ndare nga jeta. Dhe lotet e Krishtit jane lote dashurie. Vdekja e Lazarit dhe ngjallja e Tij nga Krishti, kish per qellim qe t'iu jepte nje deshmi te forte e te qarte dishepujve te Tij dhe gjithe popullit te Izraelit se Ai ishte Mesiah, shpetimtari i shumepritur i tyre per ardhjen e te Cilit profetizonin profetet e vjeter te popullit te Izraelit. Por misioni i Krishtit nuk ishte vetem ngjallja e Lazarit, ishte ngjallja e gjithe Krijeses, ngjallja e gjithe njerezimit, ngjallja e gjithe te gjalleve e te vdekurve!
Dhe ky ishte vetem nje rast ne shume raste te tjera ku Krishti deshmoi dhembshurine e Tij. Ulokun e ngriti ne kembe duke i falur mekatet. Te verberit i ktheu driten e syve. Ushqeu mijera njerez te uritur qe i shkonin pas me 5 peshq e disa copa buke. Vajzen e centaurit e ktheu prape ne jete. Te gjitha keto i beri per te deshmuar dashurine e dhembshurine e Zotit per krijesen e Tij.
Por edhe tek dhembshuria, Krishti perseri shkaterron kufijte e mendjes njerezore. Kur e pyeten se cfare duhet te beje njeriu qe te fitoje jeten e ameshuar, Ai e permblodhi gjithe Ungjillin me dy ligje te thjeshta: 1) Duaje Zotin tend me gjithe forcen e qenies tende (mendje + shpirt + zemer) 2) Duaje fqinjin sic do veten tende. Cili eshte ai njeri ne kete bote qe nuk eshte dashuruar sadopak me vetveten? Krishti na urdheron qe te duam fqinjin sic duam veten. Na urdheron te mos lutemi vetem per miqte e ata qe na duan, por edhe per armiqte tane! Nje dashuri e dhembshuri hyjnore qe mendja njerezore nuk e percepton dot.
4. Drejtesia
Kur farisejte e rabinjte e Izraelit donin ta provokonin Krishtin me ceshtje politike te tokes, sic ishte taksa qe i paguanin romakeve, Krishti perseri u tregua i drejte: Koka e kujt eshte ne kete monedhe? - pyeti Krishti. Koka e Cezarit u pergjigjen farisejt. Atehere jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit e jepini Zotit ate qe i takon Zotit tuaj ne Qiell! Pergjigjia e Tij ishte e thjeshte por kuptimplote. Me fjale te tjera, Ai na mesoi se e rendesishme per njeriun nuk eshte drejtesia njerezore, por drejtesia hyjnore. Cezari mund t'iu denoje me vdekje e t'iu largoje para kohe nga kjo bote. Zoti mund t'iu denoje qe jetoni te ndare nga Zoti ne ferr ne perjetesi! Perseri, drejtesia per te cilen Krishti flet, i kalon caqet e botes ne te cilen ne jetojme. Dhe jo vetem kaq, por Vete Krishti na meson se "..ju (te krishteret) nuk i perkisni kesaj bote, i perkisni asaj Mbreterise se Qiellit qe Zoti ka pergatitur per ju". Pa harruar edhe fjalet e Tij per dishepujt e tij: "ajo bote qe kryqezoi mesuesin tuaj, ka per t'iu perndjekur e kryqezuar edhe ju". Bota na urren ne te krishteret pasi ne nuk i perkasim kesaj bote. Sa prej nesh harrojme se ciles bote i perkasim dhe kthehemi si ata farisejte e Izraelit qe shqetesohen vetem per boten e perkohshme?!
Mund ti shtoni kesaj liste virtytet e tjera qe ju keni mesuar nga jeta e Krishtit.
P.S Per te lexuar te gjithe serine e shkrimeve te mia mbi besimin, klikoni: http://www.forumishqiptar.com/tags.php?tag=albo_besimi
Krijoni Kontakt