rama km i vendit, kumbaro ministre, krasta tv nga mgjesi deri ne dark, jane me publik sa ska ku tshkoj dhe nuk kan me privatsi qe kur zgjodhen kto poste. spo flitet per ngjyren e carcafve, po fjalor karrocjerrash e sjellje harbute ne mes te nje eventi publik ne vend publik. dhe kur KM sillet kshu cpres nga resto???!!!!
po more jo vetemm swing seks po ene drog ka te drejt te bej (per sa koh nuk e shet ene nuk e prek ligji lol), ene parti me prostituta....vetem se e bo ke shpia. vertet jane rilind robt me rilindjen
skandali me i modh , e gjith kjo vjen se krasta ka KRITIKU ramen ne tv. nese robve iu duket normale kjo kan hup busullen rruges e tshkojn ta gjejn
Për nder të Tedi Papavramit, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kishte shtruar një darkë. Në këtë darkë krahas zonjës Kumbaro dhe violinistit të famshëm, merrnin pjesë Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht organizatore e koncertit të Papavramit, Ajola Xoxa, Ministri I Çështjeve Vendore, Bled Çuci së bashku me bashkëshorten e tij, mikeshë e vjetër e Ramës, Delina Fico dhe Adi Krasta së bashku me bashkëshorten Brikena Krasta, aktualisht këshilltare pranë Ministres Kumbaro.
Përveç se njihen bashkë prej vitesh, Krasta dhe Rama kanë shumë miq të afërt të përbashkët, një prej të cilëve është edhe çifti Çuçi-Fico, që janë sa të lidhur me çiftin Krasta, aq edhe të lidhur me Edi Ramën. Thuhet që kryeministri dhe moderatori kanë pasur madje hyrje-dalje në shtëpitë e njëri-tjetrit.
Krasta ka qënë një mbështetës I Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 Qershorit, dhe sulmin e tij të papritur ndaj kryeministrit ai e justifikon kështu në intervistën për Ora Neës: “Unë kam qënë kundër Enver Hoxhës, kam mbajtur qëndrime të forta kundër performancës së Partisë Demokratike të zotit Berisha dhe jam I gatshëm të hap pallën nga mëngjesi deri në darkë për performancën e kryeministrit Rama dhe të Partisë së tij Socialiste.”
Nën këtë justifikim, Krasta është mbrojtur edhe gjatë darkës, e cila që në fillimet e saj ka degjeneruar në debat të ashpër me profanitete, ku Rama ka deklaruar se “refuzonte kategorikisht të ulej në një tavolinë me moderatorin.” Në bazë të informacioneve që morëm nga të pranishëm, por edhe nga ato çfarë kuptuam nga deklaratat më pas, ndërsa Rama sulmonte me tezën e “një sulmi të padrejtë dhe mosmirënjohës ndaj një miku”, Krasta mbrohej me tezën e “fjalës së lirë” .
Menjëherë pasi lajmi u bë publik, televizioni “Agon Channel” në edicionin e lajmeve, lëshoi një deklaratë, ku fillimisht sqaroi se arsyeja përse u kujtuan kaq vonë që të bënin të ditur këtë lajm, ishte “për të respektuar një gjë që s’ishte bërë publike. Sulmi I kryeministrit ndaj Krastës, ishte edhe një sulm ndaj Agon Channel” lexohet në deklaratën e televizionit të ri 1-vjeçar. Reagimin e Ramës ndaj Krastës, televizoni Agon e quan “një sulm ndaj fjalës së lirë. Në çdo vend tjetër të botës, kjo do të ishte e pafalshme.”
Detaje të tjera jep kjo deklaratë në lidhje me ngjarjen, pasi aty thuhet se Rama ka fyer rëndë edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe bashkëshorten e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, të cilat kanë kërkuar të dalin në mbrojtje të moderatorit.” Në mbyllje Agon ka kërkuar një sqarim mbi ngjarjen nga kryeministri, madje një gazetare, në lidhje direkte me kryeministrinë, ka theksuar se do ta ndiqte kryeministrin, derisa të merrte një shpjegim për sulmin.
Krijoni Kontakt