--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Përjashtimi i Berishës, PD: Eleminim i opozitës. Edi Rama vizaton nga pas zonjat deputete
TIRANE- Partia Demokratike tha sot se ka vendosur të bojkotojë parlamentin pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha, të cilin e quajti një akt të dhunshëm dhe një përpjekje për të eliminuar opozitën.
Në një deklaratë për shtyp, kreu i grupit parlamentarë të PD-së, Edi Paloka tha se me dënimin e Berishës, dyshja Rama- Meta vendosën një standard të zi në parlament.
“Opinioni ka kohë që është tronditur nga lajmet ku kryeministri ka fyer jashtë çdo përfytyrimi zonjat e pranishme në tryezë. Sali Berisha e denoncoi këtë degjenerim etik dhe moral sot në Kuvend, dhe për këtë u dënua.”- tha Paloka.
Ky fundërrinë e politikës, siç e ka quajtur Meta, vijoi më tej Paloka, ka quajtur publikisht një gazetar prostitutë. Edi Rama, shtoi ai, në parlament vizaton nga pas deputetet kur ato janë duke folur në sallën e kuvendit dhe është kapur mat nga televizionet duke përdorur në sallë një fjalor që turpëron edhe horrat.
“Rama dhe Meta duhet ta mësojnë se nuk do t’ia dalin t’i mbyllin gojën opozitës me veprime të tilla të turpshme. PD do të jetë gjithnjë zëdhënëse e të vërtetës.”- përfundoi Paloka.
Panorama
Une them qe Prokuroria duhet te hetoje me patjeter kete incident te rende ne parlament. E pate sa u preken ne seder deputetet socialiste e ia mbrojten nderin gruas se ministrit? Iu leshuan Berishes si trima malesh...
Prokuroria duhet te hetoje me patjeter ne dy pista:
1. E ka thene vertete ate fjale shoku Rama per gruan e ministrit te tij ne sy te tij? (qe te mesojme edhe ne shqiptaret te verteten ne genjen a thote te verteten Berisha)
2. E ka te ndershme gruan ministri yne Veliaj apo jo?
Ky mos eshte gje ai ministri qe tha do ti martojme homoseksualet edhe ne Shqiperi?
Albo
Edhe sikur me të vërtetë Edvini t'i jetë drejtuar në atë mënyrë gruas së Erjon Veliajt, Salihu ska kurrëfarë arsye dhe justifikimi në botë të denigrojë në këtë mënyrë. Nuk është burrnore dhe aq më pak fisnike ti përmëndësh tjetrit në parlament gjëra të tilla. Mua më është mbushur mendja top që Berisha është shpifarak dhe ngatërrestar i keq. Edvini është edhe më keq madje por edhe Berisha nuk mbetet pas.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
‘Rama do kafshonte Krastën. Shau Kumbaron e Xoxen. Politika ime, mosndërhyrja në Lazarat’
TIRANË- Deputeti i PD-së, ish kryeministri Berisha ka sqaruar atë që nisi të denonconte në Kuvend, sipas tij në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve të shkelmuar nga Rama.
“Do t’ja kthej sa herë që ai të veprojë në këtë mënyrë, rasti i sotëm është dramatik, si është marrë vesh nga mediat dhe unë thashë pjesën e parë dhe vegla e tij media ndërpreu seancën, në një darkë ditëlindje me 20 e ca zyrtarë, shpërthen si i cekuilibruar ndaj Krastës, nuk kam asnjë miqësi me të, po kjo s’më pengon të mbrojë mediat, të mos përgjigjem ato që nuk ia thonë dot qytetarët, shkon si gorillë për ta kafshuar, dy zonja të pranishme në darkë, hyn në mes për të qetësuar situatën, Kumbaro dhe Veliaj, ua kthen, do më falni për shprehjen, ti prostitutë, kurvë e burrat ulin kokën nuk thonë një fjalë. I them Ramës, jo në gjininë grave të familjes ti do ti mbash të gjitha këto fjalë për vete, jo në rrethin femëror të familjes. Kryeministri s’mund të bëjë një ofendim të tillë ndaj askujt, ti ndajë gjerat, i rikujtoj se sa herë që të dezekuilibrohet e të shajë një njeri do t’ja kthejë në fytyrë me të njëjtën monedhe”- tha Berisha.
Panorama
O Albo po rri o burrë i dheut se nuk është se e vret mendjen Salihu për gruan e Veliajt. Mos kujto ti se i hanë shqiptarët këta dëngla. Ai e bën këtë për ta denigruar. Shumë veprim i ulët. Edhe që thua ti me ironi më sipër që të verifikojnë gruan e Veliajt, më mjafton të them që është ortodokse praktikante si ti dhe njeri shumë i ndershëm. Nuk bën burri kështu si llapaqen.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
paqen, e sjell vetem drejtsia
paqen, e sjell vetem drejtsia
Krijoni Kontakt