Berisha-Veliajt: Ti thanë gruas kurvë e heshte. Meta e përjashton 10 ditë nga Kuvendi
Tiranë-Ish-kryeministri, Sali Berisha, përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi me kerkese te dy grupeve parlamentare PS-LSI. Vendimi u mor nga Byroja e Kuvendit, e cila u mblodh nga kryeparlamentari Ilir Meta pas deklaratave të ashpra të ish-kryeministrit Berisha në Parlament.
Pas kësaj deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla, ndërsa seanca plenare ka rinisur pas pushimit vetëm me deputetët e mazhorancës ku po diskutohet rendi i ditës.
Berisha-Veliajt: Ti thanë gruas kurvë dhe heshte. Meta ndërpret seancën
Debatet në Kuvend kanë degraduar në fyerje dhe sharje banale, pas tensionit të krijuar nga diskutimet e nxehta mbi operacionin në Lazarat. Ka mjaftuar një “Vazhdo” e shoqëruar me dorë nga dy Ministrat e kabinetit Ahmetaj dhe Veliaj, të pozicionuar në ulëse në afërsi të foltores ku ish-kryeministri Berisha po dënonte atë që ai e quajti terror mbi popullësinë civile, që ky i fundit të humbë kontrollin.
Ai ka kërkuar heshtjen e Veliajt, duke i kujtuar incidentin e publikuar ne media për ditëlindjen e Tedi Papavramit dhe duke i thënë që nuk është në gjendje ti dalë për zot as bashkëshortes së tij.
“Po të qëllohet në ajër është turp, vetëm frikacakët e bëjnë atë. Ai që është trim nuk ka nevojë të qëllojë në erë. Ata që i çuat ju, i çuat ju mish për top. Një burrë që ia quajnë të shoqen kurvë dhe prostitutë dhe nuk thotë asnjë fjalë vetëm ky është, vetëm ky është” tha Berisha duke iu drejtuar Veliajt i “xhindosur”.
Pas kësaj deputetë të mazhorancës kanë shpërthyer në zhurma në shenjë proteste ndaj Berishës. Ndërsa kreu i Kuvendit duke i tërhequr vëmendjen Berishës, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për 15 minuta.
Berisha: Demaskova Kryeministrin,Veliaj preket nga publikimi i të vërtetës
Ndërkaq ish-kryeministri jashtë selisë së parlamentit tha për gazetarët se Veliaj nuk preket nga ato që thotë kryetari i tij, por pse ajo e vërtetë bëhet publike.
“Ministri, burri i bashkëshortes që në sytë e tij Edi Rama i tha prositutë e më shumë e që nuk çeli gojë fare bërtiste prapa pse unë thoja të vërtetat që i digjnin. Unë jam këtu ti zotohem shqiparëve se asgjë në botë nuk do të më pengojë mua të them të vërtetat publike që janë të rëndësishme. Është me rëndësi që shqiptarët të dinë se me një darkë për nder të Tedi Papavramit, kryeministri ka agresuar në mënyrën më të çmendur gazetarin Adi Krasta dhe pasi ka shkëmbyer me të gjitha llojet e sharjeve, u është kthyer dy zonjave me fjalët më ulëta. Këta zotërinj nuk preken nga ato që thotë kryetari i tyre, por pse bëhen publike, se këto duhet të mbahen sekret pavarësisht se ka ndodhur në një aktivitet zyrtar në prani të 22 vetëve.
I pyetur a nuk është një fjalor i pahijshëm nga një ish kryeministër, Berisha u përgjigj: Kur një kryeministër e lejon veten të shqiptojë shprehje të tilla, meriton të demaskohet. Unë s’i kam thënë kurrë fjalë të tilla, as kur kam qenë Kryeministër dhe as tani si ish-Kryeministër. Kjo është e vërtetë.
(VIDEO: Deklarata qe shkaktoi sherrin sot ne Kuvend)
ORA NEWS
Me keso prononcimesh publike e ka ri-fituar dhe mbajtur pushtetin 8 vjet...
Berisha kurre s'ka hequr dore nga perdorimi i shpifjeve, fyerjeve, denigrimit dhe jetes private si instrument kryesor ne lufte kunder opozites apo pozites. Kjo "taktike" e ka mbajtur gjalle ne politike dhe e ka sjellur disa here ne krye te pushtetit dhe shtetit. Kuptohet edhe me ndihmen e mediave te caktuara, te cilat keto sjellje te Berishes i kane promovuar si vlere dhe shitur si plotesisht normale, madje edhe si fakte edhe si prove per moralin, etiken dhe aftesine e larte te Berishes si politikan.
Faji ne kete rast eshte edhe i publikut te gjere, i cili ketu pjeserisht e ka keqkuptuar lirine demokratike. Jo cdo gje qe eventualisht eshte e lejushme dhe normalen (tradicionle) ne jeten e perditshme apo private, duhet te jete e lejueshme edhe ne jeten publike apo ne luften politike per pushtet.
Perdorimi i "gabimeve" te kundershtareve politik ne jeten private eshte mjaft problematik. Ne vendet si Shqiperia ky "imitim" i veprimeve te ngjashme ne disa vende perendimore, perfundon gati cdo here ne shpifje, fyerje dhe denigrime teresisht te palejueshme dhe shpesh ligjerisht (dhe moralisht) te denushme. Edhe per shkak se politikanet kryesor, dhe jo vetem keta, jane te sigurte se faktikisht qendrojne mbi ligjin dhe jane te padenueshem. Ne vendet perendimore, ku eventualisht perdoren gabimet e tilla kunder kundershtarit politik, veprohet mjaft kujdeshshem, shpesh edhe nen mbikqyrjen e avokateve te njohur, ne menyre qe te mos tejkalohet kufiri i se lejueshmes. Cdo tejkalim i teperuar jo vetem qe mund te kushtoje edhe miliona Dollar apo Euro, por edhe karrieren poltike...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-06-2014 më 10:55
FOTOLAJM/ Mazhoranca “mësyn“ Berishën, Garda e merr në mbrojtje
Tiranë- Është shoqëruar me momente tensioni situata në sallën e parlamentit, pasi ish kryeministri Sali Berisha përdori fjalorin fyes duke iu referuar ministrit Veliaj.
Sapo mbaroi deklaratën, ish-kryeministri Sali Berisha, është rrethuar në foltore nga deputetë të mazhorancës.
Indinjata e deputetëve ndodhi pikërisht pas kësaj deklarate: “Po të qëllohet në ajër është turp, vetëm frikacakët e bëjnë atë. Ai që është trim nuk ka nevojë të qëllojë në erë. Ata që i çuat ju, i çuat ju mish për top. Një burrë që ia quajnë të shoqen kurvë dhe prostitutë dhe nuk thotë asnjë fjalë vetëm ky është, vetëm ky është” tha Berisha duke iu drejtuar Veliajt i “xhindosur”.
Menjëherë pas kësaj është vënë në lëvizje Garda e Republikës, të cilët kanë rrethuar Berishën për të shmangur cdo incident mes deputetëve. Në këmbë janë ngritur dhe deputetët e opozitës të cilët janë drejtuar nga foltorja.
Ndërkaq gazetarët që po ndjekin punimet në Kuvend janë nxjerrë jashtë sallës. Ata kanë pritur jashtë selisë së Kuvendit, ish-kryeministrin ku morën dhe një prononcim mbi atë çfarë ai deklaroi.
Salla është braktisur dhe nga deputetët të opozitës, në shenjë proteste ndaj vendimit të byrosë së Kuvendit, e cila përjashtoi me 10 ditë nga parlamenti deputetin Berisha për shkelje të etikës.
ORA NEWS
Zymyl agait I paska thone e ke grun kurve?
Goxha kompliment,...lol
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
U pika Berishes! Sikur i kemi zgjedhur ne parlament per te diskutuar per problemet ne cift te njeri-tjetrit. Ai tha keshtu, ai ashtu. Si femije kopshti. Tamam "bura"!!!
Feelings change - memories don't.
Ky eshte ofendim I rende! Eshte apo nuk eshte ti thuash tjetrit - gruan e ke kurve apo prostitute meriton plumbin n'lule te ballit. Jo 10 dite po ky duhet qerruar fare nga skena politike dhe cdo skene atje. Sa me shpejt aq me mire. ASAP !
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Kjo pinku, sikur me qen nga karadaku I kosoves,...lol
Pse cte keqe ka kurva?
Ka dasht me I thone qe e ka grun me forma, jo drejt pa thyb dhe gjoks,...
Per edin e kam llafin,...lol
Po ky sala, ska faj, se vec lirin laj thaj ka pas...
Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 19-06-2014 më 11:17
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
kshtu e shau dhe azem hajdari gafurr mazrekun, po hasjani i futi plumin, e coftinat e pd e bon hero
kto e meritojn plumin prej te parit deri ke i funit, po kto socialistat shum te but.
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Krijoni Kontakt