TIRANE - “Beteja” në Lazarat zhvendoset në Parlament si një ‘betejë’ plot me debate të zjarrta mes së majtës e së djathtës. Deputeti socialist Taulant Balla i kërkoi ish-kryeministrit Sali Berisha të tregojë lidhjet me personazhin “Gatja” i Lazaratit, i arrestuar tashmë nga policia. “Në telefonat e të arrestuarve si ka mundësi që gjeje emrin e Berishës”. Berisha në fjalën e tij u shpreh se mbështet tërësisht policinë në operacionin kundër trafikantëve të drogës, por jo kur sipas tij, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në këtë trafik. Berisha bëri thirrje që të mos qëllohet ndaj banorëve, ndërsa shpërtheu në fjalë fyese duke shkaktuar dhe ndërprerjen disa minutëshe të seancës parlamentare.
AJOLA XOXE: NEVERI PËR SHIFJET E BERISHËS, RAMA ME KA RESPEKTUAR
Ora 12:00-Gruaja e ministrit Erjon Veliaj ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës së deputetit demokrat Sali Berisha bërë këtë të mërkurë në Kuvend. Ajola Xoxe shpjegon se ka qenë në darkën në nder të Tedi Papavranit dhe mohon që kryeministri Edi Rama të ketë përdorur atë lloj gjuhe. Sipas Ajola Xoxe, Berisha është një burrë në moshën e një gjyshi që bën deklarata të neveritshme.
“Me ka kapur nje neveri e papershkrueshme per nivelin e shpifjes qe mund te arrije Berisha! Meqe isha ne ate darke, dua te deklaroj publikisht se kurre, kurre ne jete Kryeministri Rama nuk ka perdorur ndonje fjale fyese ndaj meje, as edhe nje here! Perkundrazi, kam patur vecse respekt prej tij. Sa turp qe nje burre ne moshen e tim gjyshi genjen dhe shpif kaq pa cipe! TURP!”,-shkruan Ajola Xoxe në rrjetin social, Facebook.
BYROJA E KUVENDIT VENDOS TE PERJASHTOJE BERISHEN PER 10 DITE
Ora 12:33 - Seanca plenare në Kuvend u ndërpre para pak minutash, pas fjalorit fyes të përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha në adresë të kolegëve të maxhorancës, për të rifilluar pas 15 minutash. Deputetët e PS-së kërkuan mbledhjen e Byrosë së Kuvend, e cila vendosi përjashtimin për 10 ditë të deputetit Berisha, për shkak të fyerjeve dhe sjelljes së tij në seancë plenare.
BERISHA PËRDOR NË SALLË FJALËT “KURVË DHE PROSTITUTË”, META NDËRPRET SEANCËN
Ora 11:45-Në vazhdën e fjalimit nga foltorja e Kuvendit, Berisha duke u drejtuar nga foltorja u shpreh se “nuk ia vlen ta dëgjosh fjalën e një burri që ia quajnë gruan, kurvë dhe prostitutë...”.
Kaq u desh që kryeparlamentari Ilir Meta të ndërpresë seancën e parlamentit.
sali berisha
BalkanWeb
Krijoni Kontakt