Close
Faqja 9 prej 34 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 338
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Ngerci politik ne Kosove zgjidhet:

    a) ose duke u terhequr Thaci dhe PDK dhe duke dale vete ne opozite, pasi morren mbeshtetjen vetem te 30% te elektoratit, qe do te thote 70% votuan kunder qeverise aktuale.
    b) mbajtja e zgjedhjeve te reja perseri qe nuk do te jene me nje referendum per Thacin e PDK por do te jene nje referendum per mareveshjen e re mes partive politike.

    Keto zgjedhje na treguan qe shtetasit kosovare nuk mbeshtesin qeverine aktuale. U tregua si ne pjesmarrjen e ulet, edhe ne rezultatet e votimit. Nese koalicioni opozitar i bashkon votat dhe del ne zgjedhjet e ardhshme si koalicion i perbashket, dhe jo parti me vete, humbja e PDK do te jete e sigurt dhe me e thelle se rezultati aktual.

    Kembengulja e Thacit per te krijuar koalicion qeverises me paterica, vetem sa mban peng vendin dhe shtyn te paevitueshmen, humbjen e tij. Nese do te ishte burre me mend, do t'i kursent popullit zgjedhjet e ardhshme kur ata sapo votuan, duke u terhequr nga pushteti e duke dale ne opozite, per te miren e vendit. Zgjedhjet e reja jo vetem qe do t'i kushtojne Kosoves leke qe nuk i ka, por do te rrisin tensionet politike ne mbare Kosoven e do te rritet pasiguria ne vend.

    Albo

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    ganimet (14-06-2014)

  3. #82
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    ok flm.shum dhe ndihem krenar me ket qa e pohon ti
    Eshte e drejte e cdo individi te ndihet krenar, me dhe pa arsyje....

  4. #83
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Qysh jeni sot fansa te partive , kush po i ban qef vetit ma shume sot

  5. #84
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    .....Lexues, o sa mire mos me qen pdk o hej o hej,

  6. #85
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Takohen Haradinaj dhe Kurti



    Gjatė ditės sė sotme mandatari i partive opozitare pėr kryeministėr tė vendit, Ramush Haradinaj ėshtė takuar me liderin e Vetėvendosjes Albin Kurti.

    Erzen Vraniqi nga Lėvizja Vetėvendosje, pėrmes telefoni pėr “Zėri” tha se takimi nė mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt ėshtė nė vazhdėn e takimeve dhe pėr fazėn e mbėshtetjes nga ana e Vetėvendosje pėr qeverisjen e re.

    Faza e para e kėtyre takimeve ka qenė qė asnjė subjekt politikė mos tė hyjė nė koalicion me Partinė Demokratike tė Kosovės dhe kjo u mbyll me sukses, ndėrsa sot takimi ka qenė nė fazėn tjetėr nė fazėn e mbėshtetjes pėr njė qeverisje tė re”, tha Vraniqi.
    http://www.zeri.info/artikulli/37817...inaj-dhe-kurti

  7. #86
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Prishtina75, haha

    Flasim pasi te jepen rezultatet perfundimtare

  8. #87
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Jakup Krasniqi - Hashim Thaēit: Lidhi zagart tu



    Kryetari i Kėshillit Kombėtar tė NISMĖS thotė se Hashim Thaēi, kryetar i PDK’sė ėshtė “mė helmues se gjarpri” dhe “mė dinak se dhelpra”.

    Krasniqi thotė se militantė tė PDK’sė po e kėrcėnojnė dhe se Thaēi po tenton ta paraqesė si tradhtar tė Drenicės.

    Mė poshtė mund tė lexoni tė plotė postimin e Jakup Krasniqit nė "Facebook":

    Pėr hire tė opinionit publik


    z. Thaēi – Lidhi zagaret e paguar nga ti pėr tė sharė

    Lideri politik, cilido qoftė ai, pėr tė qenė nė ballė tė njė vendi apo kombi, para ēdo gjeje tjetėr duhet tė kujdeset pėr tė ruajtur dinjitetin dhe integritetin e ēdo qytetari e nė mėnyrė tė veēantė tė bashkėpunėtoreve tė afertė.

    Ti nuk je pėrkujdesur nė asnjė kohė pėr ketė, nuk kujdesesh as tani , kjo tė ka bėrė qė mos tė kesh komunikim njerėzor me asnjė liderė e asnjė subjekt politik, madje me asnjė njeri. Kjo ėshtė treguesi mė i mirė i mosgatishmėria sė partive politike parlamentare (tė dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare), pėr tė lidhur koalicion qeverisės me partinė qė e ke personalizuar. Kjo duhet tė jetė njė mėsim jo pėr ju, por pėr ēdo lider qė dėshiron tė qeverisė me vendin se njerėzit nuk duhet tė trajtohen si faculeta letre, ashtu siē i trajton ti. Ti po i trajton drenicasit nė mėnyrė mė tė pa dinjitetshme, po e nėpėrkėmbė integritetin e tyre, edukatėn e tyre tradicionale tė mirėsjelljes, duke i “edukuar” me faqen e zezė tė aferės “Pronto”.

    Qėllimi i shkrimit nuk ishte pėr te tė mėsuar sesi duhesh tė sillesh, se para publikut sillesh “bujarisht”, por ky nuk ėshtė Thaēi i vėrtetė, Thaēi i vėrtetė ėshtė mė helmues se gjarpri, mė dinak se dhelpra. Vetėm nė prapaskenė je ai i vėrteti, i egėr dhe i pa shpirt ndaj secilit qė guxon tė te kundėrshtoi.

    Ti e “gjuan gurin dhe e fshehė dorėn” nė mediat qė i paguan pėr tė dezinformuar. Ti nė shpirt e ke dinakėrinė dhe yshtjen e tė tjerėve, kundėr ēdo kujt. Ti me SHIK-un i keni ndėrsyer drenicasit e mjerė kundėr meje, pėr tė me quajtur “tradhtar i Drenicės”, dhe pėr tė sharė nė mėnyrė mė gėrditėse. Deri tani nga FB im i kam fshirė komentet e njerėzve te shtyrė nga ti, i kam fshirė edhe mesazhet qė kam marr nė mobilin tim, tani e tutje do ta ruaj dhe do ta botoj secilin dhe do ta dėrgoj si dėshmi nė polici ani pse edhe ajo eshte kapur nga para politika e juaj kriminale. Porosia ėshtė dhėnė nga ju dhe SHIK-u. Kėshtu Kosova kurrė nuk do tė jetė shtet ligjor e demokratik, do tė jetė njė tirani mesjetare. Kjo tirani, qytetarėve do t’ju sjellė vetėm mjerim dhe izolim. Ti shtetin e Kosovės e ke kthyer nė perandori tė krimit.

    Ti i ke lėshuar vartėsit e tu pėr tė sharė e kėrcėnuar ēdo kundėrshtar tuaj, madje nė kėtė fushatė tė mjerė i ke lėshuar: ish rektorin, Ibrahim Gashin, zv. ministrin Ferat Shalėn tė cilėt e kanė kėrcėnuar Ahmet Bytyqin nga Arllati qė mos tė punonte pėr Nismėn dhe ish “komandantin e UCK-sė Azem Sylen pėr tė kėrkuar nga ushtarėt e UCK-sė qė ta kundėrshtojnė koalicionin. Pse ky i fundit nuk e kundėrshtoj koalicionin e kaluar? Pse disa herė votoj kundėr interesit kombėtar? Pse pėr katėr vjet nuk i ėshtė dėgjuar fjala as edhe njė herė, nė mbrojtje tė atyre vlerave?

    Unė nė fund po kėrkoj nga institucionet e shtetit qė ti pėrcjellin komentet ne fb tim, qė ta pėrcjellin mobilin tim dhe mesazhet qė me vijnė nga banditėt tuaj.

    Unė nuk e kam ndėrmend ta ndali asnjė aktivitet timin politik, intelektual e kombėtar, pėrkundrazi, do ta shumėfishoj ēdo aktivitet timin.


    http://www.zeri.info/artikulli/37813...idhi-zagart-tu

  9. #88
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Kadare pėrgėzon Haradinajn

    Shkrimtari i mirėnjohur shqiptar, Ismail Kadare, jo rrallėherė e ka shprehur mbėshtetjen e tij pėr liderin e AAK-sė dhe tė nominuarin pėr kryeministėr nga koalicioni opozitar, Ramush Haradinaj.

    Nė letrėn e tij tė fundit dėrguar Haradinajt, Kadare thotė se lajmi pėr emėrimin e tij si kryeministėr i koalicionit opozitar nė vend ėshtė lajm i gėzuar pėr tė.

    Fort i dashur Ramush Haradinaj, Sapo morėm vesh lajmin e mrekullueshėm, lajmin e gėzuar e plot shpresė tė emėrimit tuaj. Urimet mė tė mira pėr ju, pėr Kosovėn, pėr kombin shqiptar. Helena dhe Ismail Kadare”, shkruan nė letrėn e Kadaresė.

    http://koha.net/?id=27&l=14109

  10. #89
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Ambasadat thonė se zgjidhja e problemit institucional ėshtė nė duart e popullit dhe udhėheqjes sė saj

    Derisa ekspertė tė ndryshėm tė ēėshtjeve juridike – kushtetuese nė vendin tonė vlerėsojnė nė mėnyra tė ndryshme marrėveshjen mes LDK-sė, AAK-sė dhe Nisma-s. Ambasadorė tė huaj nė Kosovė shprehen se kjo ēėshtje s’ka tė bėjė absolutisht me bashkėsinė ndėrkombėtare.

    Ata thonė pėr Kosovapress se zgjidhja e problemit ėshtė nė duart e vetė popullit tė Kosovės dhe udhėheqjes sė saj, duke shpresuar se kjo duhet tė zgjidhet sa mė parė qė ėshtė e mundur.

    Ambasadori i Britanisė sė Madhe, Ian Cliff, tha se ėshtė shumė normale qė nė shtetet demokratike pas zgjedhjeve tė bėhen koalicione.

    Sipas tij, duhet pritur certifikimin, sepse akoma nuk dihen rezultatet pėrfundimtare.

    Ende nuk i dimė cilat janė rezultatet finale, andaj duhet pritur certifikimin e tyre. Partitė politike ėshtė normale tė bisedojnė mes vete, duhet tė respektohet Kushtetuta, dhe kjo s’ka tė bėjė absolutisht me bashkėsinė ndėrkombėtare”, ka thėnė Cliff.

    Ambasadorja greke nė Kosovė, KonstantinaAthanassiadou, ka pėrsėritur qėndrimin e BE-sė rreth zgjedhjeve tė mbajtura mė 8 qershor.

    Ajo theksoi se zgjedhjet kanė shkuar mirė dhe nuk ka pasur probleme, ndėrsa, situata mė e re e krijuar nė vend duhet tė zgjidhet sipas dinamikės sė politikės kosovare.

    Ndėrkaq, Zoran Vodopija, ambasador i Kroacisė nė Kosovė, zgjidhjen e problemit e sheh tek populli i Kosovės dhe udhėheqėsia e saj.

    Ne ndėrkombėtarėt mund vetėm tė vėshtrojmė se ēka po ndodhė, duke shpresuar se kjo do tė pėrfundojė sa mė parė, dhe se do tė arrihet marrėveshja pėr kryeministrin e ri, koalicionin dhe funksionalizimin e parlamentit. Ajo qė ėshtė mė me rėndėsi pėr Kosovėn, por edhe Kroacinė, ėshtė qė qeveritė tė merren me ekonominė, tė gjitha tė tjerat janė mė pak tė rėndėsishme”, ka thėnė ambasadori kroat Vodopija.

    http://koha.net/?id=27&l=14085

  11. #90
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Danaj: Thaēi nuk fitoi, thjesht doli forca e parė





    “Koalicioni i ligjshėm, askush nuk e ndalon bashkimin e partive. Vetėvendosja, forca kryesore politike nė Kosovė. Pėr Kosovėn mė e mira do tė ishte bashkimi me Shqipėrinė”, thotė analisti i njohur dhe ideologu i Platformės pėr Shqipėrinė Natyrale, Koēo Danaj.

    Thaēi sė bashku me koalicionin e tij nuk fitoi. Tė fitosh do tė thotė tė marrėsh 50+1 pėr qind tė votave. Zoti Thaēi dhe 4 aleatėt e tij dolėn forca e parė me 30.7 pėr qind tė votave. Ndryshe ėshtė tė fitosh e ndryshe tė dalėsh forca e parė. Duke ju rikujtuar edhe deklarimin e Aganit qė u shpreh se partia e tij i dha koalicionit 27 mijė vota, problemi bėhet mė i qartė. E le tė vijmė tani tek koalicioni i ri qė u krijua pas zgjedhjeve mes LDK, AAK, Nismės me mbėshtetjen e Vetėvendosjes. Ėshtė fare normale. Ky koalicion tregon shumė, por po ritheksoj mė kryesoren, ai ia bėn tė pamundur Thaēit krijimin e qeverisė. Pra katėr parti shqiptare qė formojnė tė gjitha bashkė njė trupė parlamentare me 63 deputetė shqiptarė, zyrtarisht dolėn kundėr ēdo lloj bashkėpunimi me forcėn e parė qė ka vetėm 37 deputetė”, tha Danaj pėr Kosovapress.

    I pyetur nėse pėr popullin e Kosovės, do tė ishte mė mirė njė mandat i tretė i Thaēit, apo njė qeveri e re e formuar nga koalicioni nė fjalė, Danaj thotė se “pėrtej gjithēkaje, pėr popullin e Kosovės gjėja mė e mirė do tė ishte bashkimi me Shqipėrinė. Njė qeveri e re, sjell vetėm pėrmirėsim nė rastin mė tė mirė. Por nuk zgjidh problemin kryesor qė ka 102 vjet qė qėndron pezull mbi kombin shqiptar, bashkimin kombėtar”.

    Danaj Vetėvendosjen e sheh si forcėn qė shumė shpejt do tė jetė forca kryesore politike nė Kosovė.

    Me grupin drejtues, Kurti-Ahmeti-Dėrguti-Imeri-Kuojufca-Molliqaj etj, me moderacionin e fituar e tė aplikuar pa hequr dorė nga themeli i saj, bashkimi me Shqipėrinė, me pjekurinė dhe vizionin qė tregoi nė formėsimin e koalicionit tė ri, ajo tregoi se ėshtė forca kryesore qė lufton pėr shtet e jo pėr pushtet, pėr bashkim kombėtar e jo pėr bashkim pushtetar. Sa mė shpejt shqiptarėt nė Kosovė ta kuptojnė kėtė, aq mė mirė do tė jetė pėr dinjitetin e tyre, pėr mirėqenien e tyre, qetėsinė e tyre e tė fėmijėve tė tyre”, ka thėnė Danaj./Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/danaj...e-2-46356.html

Faqja 9 prej 34 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •