Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman e

    Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre,
    një mysliman e një ortodoks

    Sipas Radio Vatikanit, Lutje Zotit që të arrihet paqja në Tokën Shenjte, në Lindjen e Mesme e në mbarë botën. Lutje Hyjit të paqes, që të sjellë mbi Tokë paqen, udhën e së cilës njerëzit duket se e kanë humbur prej vitesh. Lutje për atë paqe, e cila edhe pas sa e sa bisedimesh, tryezash të rrumbullakëta e ecejakesh të pushtetarëve të kësaj bote, duket se nuk arrin kurrë. Kjo është lutja e sotme në Kopshtet e Vatikanit, në orën 19.00, ku Papa Françesku, gjatë udhëtimit në Tokën Shenjte, ftoi presidentin izraelit Shimon Peresh dhe atë palestinez, Mahmud Abas. Merr pjesë edhe Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I
    Luten fillimisht hebrenjtë, pastaj të krishterët e më pas myslimanët. Të gjithë, në tri pjesët, që përbëjnë lutjen, fillimisht i thurin lavde Zotit për dhuratën e Krijimit e për faktin se i ka krijuar njerëzit, anëtarë të një familjeje të vetme. Më pas, në pjesën e dytë, i kërkohet falje Zotit për të gjitha rastet kur të krishterët, myslimanët e hebrenjtë nuk janë sjellur si vëllezër e motra me njëri-tjetrin, si edhe i kërkohet falje Hyjit për mëkatet kundër Tij e kundër të afërmve. Në pjesën e tretë, lutja që Zoti t’i dhurojë paqen Tokës Shenjte e t’i shndërrojë të gjithë në ndërtues të paqes. Çdo çast ndahet nga tjetri me një pauzë muzikore, për t’i lënë pastaj vendin lutjes së Papës Françesku e të dy presidentëve.
    Zgjodhëm tri çaste nga kjo lutje e veçantë në Kopshtet e Vatikanit, në një lëndinë të bleruar, që sheh drejt Kupolës së Bazilikës së Shën Pjetrit, vend i përshtatshëm për ta ndjerë veten pranë Hyjit të Gjithpushtetshëm e për ta lënë Shpirtin Shenjt, në ditën e Rrëshajëve, të prekë zemrat e të pranishmëve, por edhe të të gjithë njerëzve, që anekënd botës janë bashkuar me këtë grup të vogël, që lutet në Vatikan.
    Ja lutja e hebrenjve:
    “O Zot, na jep paqen, mirësinë, bekimin, hirin, dashurinë, respektin dhe mëshirën ne, gjithë popullit të Izraelit dhe gjithë botës. Na beko të gjithëve me dritën e Fytyrës tënde, o Ati ynë. Sepse me dritën e Fytyrës Tënde, Ti na ke dhënë o Zot, Hyji ynë, Torah-un e Jetës, dashuri e respekt, ndershmëri e bekime dhe jetë e paqe. Qoftë vullneti yt që të na bekosh të gjithëve me Paqen Tënde”.
    Të krishterët zgjodhën një lutje të Shën Françeskut të Asizit:
    “O Zot, më bëj mjet të Paqes tënde:
    Ku ka urrejtje, bëj që unë të çoj Dashurinë.
    Ku ka fyerje, të çoj Faljen.
    Ku ka mosmarrëveshje, të çoj Bashkimin.
    Ku ka dyshime, të çoj Fenë.
    Ku ka gabime, të çoj të Vërtetën.
    Ku ka dëshpërim, të çoj Shpresën.
    Ku ka trishtim, të çoj Gëzimin.
    Ku ka errësirë, të çoj Dritën.
    O Mësues, bëj që unë të mos kërkoj aq:
    Të ngushëllohem, se sa të ngushëlloj.
    Të kuptohem, se sa të kuptoj.
    Të duhem, se sa të dua.
    Sepse
    Duke dhënë, merr;
    Duke falur, falesh;
    Duke vdekur, ringjallesh për Jetën e Amshuar”.
    E ja tani, lutja e myslimanëve për paqen:
    “Lavdi Zotit të mëshirshëm, të dhembshur, mbret, shenjt, paqësor, besnik, sovran, i çmuar, i fuqishëm, madhështor, krijues, ideator, formues.
    O Zot, Ti je paqe, e paqja vjen prej Teje dhe tek Ti paqja kthehet. Ti je i bekuar e Ti je i lavdishëm, O Zot i shkëlqimit dhe i nderit, na frymëzo, o Zot, me paqe e na zbulo paqen e na bëj banorë të mbretërisë së paqes, ndër ata, që nuk jetojnë me frikë e dhimbje.
    O Zot, kërkojmë strehim tek Ti nga padrejtësia e shtypja, nga sulmi i paligjshëm, e ne të kërkojmë, o Zoti ynë, të na udhëheqësh në udhën e drejtë, që të mos humbim e të mos biem, duke besuar në Ty e duke e lëshuar veten në duart e Tua. Na udhëhiq o Zot drejt fjalëve më të përshtatshme, na udhëhiq o Zot drejt veprave më të përsosura, na udhëhiq o Zot drejt një morali më të mirë, sepse askush përveç teje nuk mund të na udhëheqë e Ti je i aftë për gjithë këto gjëra.
    O Hyj, na bëj o Zot të prirur për gjithçka është e mirë, kundër gjithçkaje të keqe, të lutemi të na tregosh gjithçka është e mirë dhe e drejtë. Na dhuro o Zot siguri, paqe, qetësi dhe fe, për ne e për njerëzit tanë, për familjet tona, për baballarët e nënat tona, për bijtë e bijat tona, e për të gjithë njerëzimin e të gjitha kombet, për të gjitha krijesat e krijuara madhërisht prej Teje. Na dhuro o Zot të mirën, në këtë botë e në tjetrën e na mbro nga mundimet e flakëve [të Ferrit].
    O Zot, na sill paqen në tokën e paqes, o Zoti i shkëlqimit dhe i nderit, zhduke padrejtësinë nga të shtypurit e kësaj toke, ushqeje popullin tënd, që ka uri, e mbroje nga frika, mbaje larg nga e keqja e nga ata që bëjnë të këqia, nga agresorët e padrejtë, o Zot i Botëve”.
    Pas këtyre tri etapave të lutjes në Kopshtet e Vatikanit, lutja e Papës Françesku dhe e dy presidentëve, atij izraelit, pra hebre e, atij palestinez, pra, mysliman, ndërsa dielli perëndon e Zotit të gjithpushtetshëm i lartohen nderime e lavdi, me shpresën që Hyji i paqes të dëgjojë lutjen e përgjëruar për paqe në tokën ku lindi, jetoi, vdiq e u ringjall Biri i Tij, për shëlbim të gjithë njerëzimit.

    Burimi: Radio Vatikani, 8 Qershor 2014

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    E pse duhet lutur Zotit? A na qenka sadist?
    Pse nuk u ndihmon femijeve te vuajtur, femijet qe lindin dhe vdesin ne tmerr, flake, vuajtje, uri...? Po cfaere debilizmi!
    Po per tmeerin e ri qe po perjeton Iraku, kujt ti lurtemi? Po per Sirine, Afganistanin, Egjiptin, Pakistanin, Somaline, Libine, ...? Po per femijet e Kurdistanit a lutet kush? Ptuj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    Përshëndetje, Iliria e para, pyetje nuk çojnë tek përgjigjet, por te pyetje tjera, siç është si vijon: Iliria e para, por përse, ne, shqiptarët, të fundit?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    Ilira po ka njerez qe luten per gjith boten, dhe per ty dhe per mua, nje shembull jan murget.

    Sa per femijet qe vuajn, ky eshte nje realitet pikellues, per nje besimtar kjo eshte rezultat i vendimit te njeriut te bazohet ne kembet e veta. Fakti qe dikush beson nuk do te thote se dhe ai nuk e humbet kurajon, pra akuzon dhe ai (besimtari) Zotin ndonje here.

    Nje besimtar i njeh arsyet perse Zoti lejon gjera te tilla, por keto arsye nuk eshte e lehte te kuptohen/pranohen nga nje jo besimtar, prandaj nuk ka kuptim te debatohet mbi kete sepse eshte pune besimi. P.sh dikush thote "nuk besoj tek dashuria", dikush tjeter thote "une besoj tek dashuria", pra ca debati mund te besh ketu, nuk eshte e lehte te debatosh.

    Zoti ka planin e tij per krijesen, ky plan eshte ne ecuri/zhvillim e siper, ajo qe ka rendesi, eshte ca do bejme ne, pra do bazohemi ne kembet tona, apo do ndjekim fjalen/rrugen e veshtire te Zotit.

    Ca do gje qe ndodh, nuk ndodh kot, per te gjitha do kete nje shperblim, si per mekatet (e atyre qe nuk pendohen), si per veprat e mira ose vuajtjet e dikujt.

    Personalisht, i kuptoj dhe i ndjej ata qe akuzojn Zotin, ose qe nxjerrin konkluzionin se Zoti nuk ekziston.

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    Une akuzoj njerezit qe flasin ne emer te Zotit dhe manipulojne me njerezit naiv. Abuzojne me te vuajturit, te varferit... Pra i ushqejne me perralla fetare, ose ushqejne kafshet me sane dhe bar.

    Iliria e para, por përse, ne, shqiptarët, të fundit?
    Mexhid, per ate qe na mbajten te roberuar me shekuj te tere. Ajo roberi fizike me nuk dallohet, por mendjen ende e kemi te roberuar. Shembull me i miri jeni ju me disa tjere.

    Ti Mexhit je si era. Luhatesh ne te gjitha anet. Harrove Skenderbeun qe njehere ja kishe bere nje portret te bukur ne shkemb!!!!!!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    E pse duhet lutur Zotit? A na qenka sadist?
    Ose nuk degjon se nuk eshte fare


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    Njerzit qe flasin per Zotin dhe manipulojn te tjeret, perbejne nje fakt real, qendron kjo per fat te keq.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    E pse duhet lutur Zotit? A na qenka sadist?
    Pse nuk u ndihmon femijeve te vuajtur, femijet qe lindin dhe vdesin ne tmerr, flake, vuajtje, uri...? Po cfaere debilizmi!
    Po per tmeerin e ri qe po perjeton Iraku, kujt ti lurtemi? Po per Sirine, Afganistanin, Egjiptin, Pakistanin, Somaline, Libine, ...? Po per femijet e Kurdistanit a lutet kush? Ptuj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ashtu them edhe une si ty. Ja ne shqiptaret per shembull, per 50 vjet i shpallem lufte Zotit, per 35 vjet u munduam ta fshijme fjalen Zot nga kujtesa dhe gjuha e shqiptareve. Dhe ne ato 50 vjet, Shqiperia e shqiptaret ishin zilia e botes! Parajse e vertete mbi toke ishim! Gjithe bota na kish zili dhe nga qe te gjithe donin te vinin te jetonin ne Shqiperi, u detyruam qe ti mbyllim kufijte se nuk kish vend Shqiperia per gjithe boten.

    Tani qe jemi ne demokraci, na mbyten keta njerezit me besim qe ngelen duke u lutur e duke praktikuar besimin e tyre. Gjithe te keqijat e botes po i ndodhin Shqiperise e shqiptareve.

    Fajin na e ka Zoti, ai eshte armiku yne, ne shqiptaret nuk kemi faj!

    Del Papa e na lutet me muslimanet e hebrejte! Ne kohen tone, dilte shoku Enver, hapte gojen e thosh mbyllni kisha e xhami, e tak fak, u tha u be. Enveri ishte Zot i mire, jo ky zoti i ketyre me lart.

    Albo

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    Kure iluzionet behen te "verteta"

    Albo, Zotit po i luten arabet e afrikanet me shekuj, por aq me shume po i vret. Shume me shume se Enveri kombin tone. Edhe ne iu luetem me shekuj ( para Enverit) ne gjitha menyret, por vecse sunduas na dergonte. Edhe greket po i luten , ua muer Konstantinopojen dhe ne fund rGjermania i shpetoi nga kolapsi. Serbet poashtu, dhe atyre ua dergoje Ameriken ti bombardoje...
    U desht qe ateistet e evropes veriotre ta shpetojne Greqine nga kolapsi. θεός nuk e ndihmoje Greqine, nuk e ndihmoje Serbine, ... Zoti ( nese eshte)nuk kerkon lutje, por vepra. Ky zoteria qe hapi kete teme dhe qe hape teme propagande herepashere , eshte nje njeri qe eshte shendrruar ne propagandist. Ai manipulon me realitetin. Ai nuk flet per mjerimin, luftrat, tragjedine pothuejse ne gjitha vendet muslimane, por flet per triumfin, per ndertimin e nje xhamie dikun ne bote. E per cfare kan te krenohen keta njerez? Per arritjet ne shkence, mirqenje sociale, teknollogji... çfare? Edhe fashizmi ka te njetat metoda. Problemi eshte qe mileti don qe mos tu flitet per te verteten ( eshte e idhet) , duan iluzione, premtime...
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Lutje për paqen, Papa Françesku, në gjunjë para Zotit me një hebre, një mysliman

    Qendron qe Konstandinopoja u shkaterua, por qendron dhe qe ajo ka shpetuar fal mrekullive, mrekulli ndodhin edhe sot por ato nuk "reklamoen" qe te ben te njojtura. Disa gjera si p.sh perse Zoti lejoi shkatermin e Konstandinopojes eshte veshtire te kuptohen/shpjegohen me logjiken tone, thjesht di qe Zoti shikon me tej dhe vendimet e tija te hidhura (per ne) kan qellimin e tyre, Ai e di.

    Njerzit e shenjt perkushtuan jeten tek Zoti, por megjith ate, shume prej tyre vuajten nje vdekje ne tortura te pa imagjinueshme, kjo eshte e pa kuptueshme per logjiken tone. Kjo duket sikur Zoti i la ata pa ndihmuar, por nuk eshte keshtu, ata felenderonin Zotin per vuajtjet qe ju dha.

    Nejse nuk dua te them se besimi tek Zoti = vuajtje, jo fare, per njeriun/individin normal gjerat jan ndryshe, Zoti nuk kerkon te bejm me shume sa kemi fuqi, besimi tek Zoti eshte shpetim nga barrat e kesaj dhe te jetes tjeter.

    Njeriu shpesh vendos te bazohet ne kembet e veta, ti kthej shpinen Zotit, ose te adhuroj Zot te remte, idole, kjo veshtireson nderhyrjen e Zotit ne jeten e njeriut dhe lehteson afersimin e djallit, Zoti respekton vendimin e lire te robit.

    Nuk eshte e lehte per robin te pranoj/kuptoj vendimet e Perendise (ve veten time ne vend te par ketu), pasi ne njohim vetem kete jet, dhe konkluzionet i nxjerrim te bazuar ne aq sa njohim.

    Vuajtjet qe heq njeriu jan nje prov shume e veshtire, ne ato momente leht thyet besimi tek meshira e Perendise. Me fuqite tona vetem, nuk do arrijm dot kur te shikojm te Verteten.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •