Laicizmi , farse apo vetem per muslimanet?
Pėr tė disatėn herė arsimi shqiptar shkel laicitetin me kėmbėt e veta, duke trajtuar subjekte fetare nė tekstet mėsimore. Teksti i mėposhtėm ėshtė marrė nga matematika e klasės sė parė, hartuar nga Diana Starja dhe Zenepe Shkoza, duke ilustruar ushtrimet me informacione mbi festat fetare tė krishtera.
Ushtrimi gjendet nė faqen 129:
«Krishtlindjet vitin tjetėr do tė jenė tė djelėn.
Kjo ėshtė njė ngjarje e mundur.
Krishtlindjet vitin tjetėr do tė jenė nė 31 dhjetor.
Kjo ėshtė njė ngjarje e pamundur.
Pashkėt do tė jenė tė djelėn.
Kjo ėshtė ngjarje e sigurt.»
Teksti i nė fjalė tė krijon idenė se duhet t’i pėrkasė njė shkolle fetare, pėrderisa edhe ilustrimet priret t’i gjejė nė fushėn e fesė, e madje eksluzivisht nė njė fe tė vetme. Nuk e dimė pėrse autorėt kanė preferuar t’i kėrkojnė shembujt e ilustrimeve tė tyre tek festat fetare dhe pėrse pikėrisht vetėm tek njė fe. Ndoshta gjithēka mund tė ketė ardhur nė mėnyrė tė pavullnetshme, por gjithsesi edhe kjo ilustron shumė mirė klimėn e pabarazisė fetare qė ėshtė ndėrtuar nė Shqipėri gjatė kėtyre viteve, ku Islami pėrjashtohet dhe madje cėnohet vazhdimisht nga institucionet publike, ndėrsa katolicizmi nė veēanti, e krishterimi nė pėrgjithėsi, promovohet nė kundėrshtim tė plotė me parimet e laicitetit.
Nė kushtet kur ndeshemi me njė prirje sistematike pėr margjinalizim tė Islamit nga institucionet publike, nuk mund t’ia lejojmė vetes luksin tė mos vėmė re paralelisht njė prirje tė vazhdueshme pėr tė kristianizuar hapėsirat publike, tė cilat mbeten «zonė e ndaluar» pėr muslimanėt. Kemi para sysh kėtu njė mori rastesh tė denoncuara nė blogun tonė, ku janė evidentuar shkelje flagrante tė laicitetit dhe barazisė fetare, por edhe njė sėrė fenomenesh tė cilat i ndeshim haptas, si urimet e krishtlindjeve nė/nga institucionet shtetėrore , organizimi i ceremonive festive tė krishtlindjeve nė/nga kopshtet e shkollat tona «laike», organizimi i ceremonive pėrkujtimore e festive nė ditėn e lumturimit tė Nėnė Terezės, tė pasuruar shpesh me recitime vjershash me tematikė tė mirėfilltė fetare nė mjedise shkollore, shndėrrimi i Kuvendit Popullor nė sallė celebrimi tė festave tė fundvitit, ndėrkohė qė laikisht kemi njė festė fundiviti, “spastrimin” e personazheve tė klerit islam nga listat e panteonit kombėtar, shndėrrimin e pėrfaqėsive diplomatike nė mekanizma promovimi tė figurave dhe aktivitetit kishtar, e mbase Ambasada e “jonė” nė Romė dhe xhepi i saj nė Milano kryesojnė nė kėtė sport sepse janė dėmtuar nga fusha elektromagnetike e antenave pėrreth.
Nė Shqipėri janė bėrė tė shpeshta rastet e misionarėve tė krishterė qė shpėrndajnė fletushka e libra nė mjediset shkollore. Tekstet mėsimore janė tė pasura me fragmente qė nuk ngurrojnė tė shfaqin hapur anėsinė e tyre fetare, ku, teksa mbrohen si shkencore pikėpamje doktrinale tė krishtėrimit, Islami paraqitet nėpėrmjet tezave mė anti-myslimane nė qarkullim. Gjithashtu teksa vajzat muslimane me shami nuk lejohen tė frekuentojnė shkollat publike (megjithėse nuk ka asnjė ligj qė i ndalon, tė gjithė drejtorėt e shkollave i binden nė unison urdhėrave nėn zė pėr moslejimin e tyre), muret e mjaft institucioneve arsimore nė Shqipėri tapicohen me portrette t njė gruaje me shami, por me njė fe tjetėr, tė cilės ia festojme edhe lumturimin: me sa duket pėr institucionet arsimore shqiptare laiciteti ėshtė vetėm pėr nxėnėsit e jo pėr shkollėn. Shkolla ka tė drejtė ta promovojė shaminė kur ėshtė katolike, ka tė drejtė tė festojė festa fetare, tė promovojė figura fetare, madje edhe tė predikojė vlerat e krishtėrimit nėpėr tekstet mėsimore, ndėrsa nxėnėsit fetarė nuk kanė tė drejtė tė hyjnė nė shkollė, nėse janė tė dallueshėm publikisht se janė tė tillė.
Nė fakt shteti shqiptar po i jep vetes tė drejtė t’i trajtojė grupet fetare nė mėnyrė tė diferencuar: disa tė vetėt e disa tė njerkės. Ky dopio-standard ėshtė i rrezikshėm, jo shumė pėr muslimanėt, por mė shumė pėr vetė shoqėrinė, e cila po shkon drejt krijimit tė konfliktualiteteve fetare krejt tė panevojshme. Nėse njė grup i madh social margjinalizohet dhe krijon perceptimin se shteti ėshtė armiqėsor pėr ta, kjo pėrbėn natyrisht njė kėrcėnim tė ekuilibrave socialė. Mund tė shkaktojė izolim dhe reagime kolektive qė refuzojnė kontratėn me shtetin, qė kėrkojnė zgjidhje pėrtej kėsaj kėnete politike. Mund tė shkaktojė njė antipolitikė tė pastėr. Jo se kjo klasė politike nuk e meriton tė refuzohet nė bllok, por tė paktėn qytetarėt duhet tė besojnė tek roli i shtetit-garant. Mirėpo nė kėtė mėnyrė pu-shteti po neutralizon edhe besimin bazik ndaj tij.
opozita.com
Krijoni Kontakt