Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 195
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Nga Redaktor/K.S {24/04/2014}

    ERDOGANTurqia ka bërë një hap përpara drejt normalizimit të raporteve me fqinjin e tyre armen, pas deklaratës së Kryeministrit Erdogan se vrasja e popullisë armene në vitin 1915 ishte çnjerëzore. Armenia pretendon se ushtarët otoman gjatë Luftës së Parë Botërore kanë vrarë rreth 1.5 milion armen, por zyrtarët turq e kanë refuzuar gjithmonë këtë shifër dhe nuk kanë pranuar që ndaj popullsisë armene të jetë ushtruar genocid. Në prag të përvjetorit të 99-të të vdekjeve të kontestuara gjerësisht, Erdogan si kurrë më parë ka lëshuar një deklarat në 9 gjuhë të botës, përfshi edhe gjuhën armene, ku ka ripërsëritur thirrjet e kaluara për dialog mes dy vendeve, si dhe ngritjen e një komisioni historik për të vërtetuar gjithçka në lidhje me vrasjet. Zyrtarë të qeverisë turke thanë se ishte hera e parë që një kryeministër turk ka ofruar ngushëllime të tilla të sinqerta, dhe e përshkruan deklaratën si një hap historik. “Incidentet e Luftës së Parë Botërore, janë dhimbje të përbashkëta. Ne dëshirojmë që armenët të cilët e humbën jetën e tyre në fillim të shekullit 20, të prehen në paqe. U shprehim ngushëllimet më të sinqerta nipërve dhe mbesave të tyre.” “Duke qenë se kemi kaluar ngjarje, të cilat kanë sjellë pasoja çnjerëzore, siç ishte edhe zhvendosja, gjatë Luftës së Parë Botërore, nuk duhet të lejojmë që turqit dhe armenët të mos krijojnë qëndrime reciprokisht njerëzore dhe të dhimbshme mes njëri-tjetrit”, ka deklaruar Erdogan.

    Shumë shtete perëndimore përfshirë SHBA-në, i kanë konsideruar vrasjet e popullisë armene si genocid, duke shkaktuar probleme të shumta me Turqinë. Franca në drejtimin e Sarkozy ka qënë një prej kritikuesve më të mëdhenj brenda Bashkimit Europian, për qëndrimin e mbajtur nga Turqia për çështjen në fjalë.

    http://mapo.al/2014/04/deklarata-his...ve-cnjerezore/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Kur Turqia ishte e sulmuar nga te gjitha anet, atehere Armenet ashtu tepke si vellezerit e tyre cetnike ne Serbi dhe Mal te Zi apo shushunjat e Napolon Zerves ne Greqi, filluan te vrasin civilet neper shpia, dmth gra, pleq dhe femije sepre burrat dhe djemt e ri ishin ne front. Atehere cfare ndodhi? Ndodhi ajo qe mund te ndodhte ne te gjitha vendet e botes. Te jesh komshiu im per 500 vjet dhe ne kohe lufte te ngrihesh te me vrasesh baben, nenen, dhe femijet, me vjen keq por edhe une dy duart per nje koke i kam. Edhe une ku te zej do te bej fertele, ose me mire pershesh. Keshtuqe kjo mbetet thjesht nje deklerate politike sepse genocid do te thote kur behet nga strukturat e shtetit por jo atehere kur populli ne zemerim e siper hakmerret ngaqe u jane vrare njerezit e aferm.

    Genocid pershembull ishte rasti i Bosnjes dhe Kosoves apo I Camerise, ne te cilat vellezerit e Armeneve, dmth Serbet dhe Greket, me programe monstruoze perdoren milicine, makinen ushtarake, te burgosur dhe njerez te hurit dhe litarit, te strehuar ne manastire dhe te bekuar nga lloj lloj hiresish, masakruan pa meshire njerez te pafajshem dhe shuan me qindra mijera endrra dhe deshira feminore.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Meriamun, ke edhe fakte per kete tezen tende me kundershtim me tere boten, apo thjesht solidaritet me turkun?!
    Jarigas

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Kam fakte qindra mijera turq qe kam njohur nga ato zona te cilet shprehimisht thone se absolutisht nuk kane pasur asnje problem me Armenet deri atehere kur Turqia u sulmua ne te gjitha anet dhe burrat dhe djemt e ri shkuan ne front ndersa fshatrat Armene sulmuan me cinizmin dhe pabesine me te madhe, duke vrare femije, gra dhe te moshuar, dhe atehere shume veta u hakmoren sepse nuk te fal kush ti vrasesh nenen dhe femijet. Por cfare ndodhi, ushtria dhe policia turke i mori nen mbrojtje qe ti shpetonin hakmarrjes.
    Nuk e kane turqit mentalitetin e genocidit, keto lloj gjerash jane tregues i perbashket, per shtete si vellezerit e Armeneve dmth Serbia, Greqia, Rusia etjere.

    Keto lloj pislleqesh se gjoja na eshte bere genocid ndaj armeneve i pretendon Franca, shtet i cili ka mbi kurriz me miliona krime dhe monstruozitete. Shume here bota thote qe, katrani zbardhellon, por katrani eshte i zi, sado te mundohen ta bejne te bardhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 25-04-2014 më 04:08
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    I dashur Meriamun!! Fakti se ti ke njohur(pak i besueshem per te mos thene "fare") qindra mijera turq deshmitarr okulare te ketyre "pabesive te paarsyeshme armene" ndaj grave dhe femijeve turq, nderkohe qe bota ka fakte mbi vrasjen e te paktes nje gjysem milioni armene dhe deportimin e miliona te tjereve, a nuk mendon edhe ti se kane pesha te ndryshme ne kandarin e historise?!?!
    Te krahasosh pastaj, nen driten e bindjes tende te njeanshme filoturke, armenet me greket dhe serbet, eshte si te krahasosh "kosovaret" me palestinezet e sotem apo shqiptaret me turqit, dmth nje krahasim idiot!!!
    E megjithate, ti sillesh si nje filoserb kur e pyesin nese serbet kane synuar ndonjehere "gjenocidin" ndaj kosovareve: pergjigja do te ishte pikerisht "kam njohur qindra mijera serbe qe gjate pushtimit osman kane pare shqiptaret te vrasin gra e femije serbe pabesisht e madje e kane bere edhe nen komunizem"!!!
    Edhe sikur te jesh turk(a je i tille?), do te ishe me i kujdesshem ne trajtimin e historise bazuar vetem ne ndjenjen kombetare....!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 25-04-2014 më 05:00
    Jarigas

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Ti thua bota ka fakte, cilet fakte, per cfare faktesh behet fjale? Mos kujton ti se njerezit jane injorante dhe behen kollaj pre e blegerimave dhe pellimave te Sakozys apo ndonje sharlatani tjeter. Une po te them cfare me kane thene ata qe kane humbur te afermit e tyre nen furine e pabesise Armene. Ndersa ti mua po me permend fakte, nderkohe qe je ti i cili duhet ti sjellesh faktet. Meqe po akuzon se paska pasur genocid ndaj armeneve atehere bujrum urdhero silli faktet ketu ti lexojme dhe shikojme te gjithe. Na verteto ketu qe ka qene shteti turk i asaj kohe i cili ka vrare armenet. Po ta perseris edhe njehere me qellim informimin sepse une kam punuar me turqit dhe e di shume mire kete gje, madje di edhe dicka tjeter qe kur revanshi dhe urrejtja e kishes katolike ne Spanje u vuri fshesen judenjve, ishte Perandoria Osmane qe i priti dhe i sistemoj. Nuk eshte ne mentalitetin e turqeve, berja e genocideve.

    Me brockulla, blegerima, hingellima dhe mjaullima nuk mund te akuzosh nje komb per genocid. Keto gjera duan fakte dhe prova shume te forta. Duhen varre masive, furra si ata te Gjermanise apo fakte te gjalla si Srebenica dhe Drenica, Cameria, Hoti dhe Gruda te bera nga vellezerit e Armeneve, apo akoma sot e kesaj dite me qindra mijera veta ne listat e te humburve te varrosur kudi se ku, plage per shpirtin e qindra mijera nenave dhe motrave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 25-04-2014 më 05:49
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Deklarat e ngutur kjo e Erdoganit. Armenet kan be aleanc me ruset per ta sulmuar Islamizmin nga mbrenda, por nuk eshte faji i askujt qe atyre i'a qiti "dallash" !

    S'ka gjenocid ! Ata jan vra si rrebel !
    … ///

  8. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Kur Turqia ishte e sulmuar nga te gjitha anet, atehere Armenet ashtu tepke si vellezerit e tyre cetnike ne Serbi dhe Mal te Zi apo shushunjat e Napolon Zerves ne Greqi, filluan te vrasin civilet neper shpia, dmth gra, pleq dhe femije sepre burrat dhe djemt e ri ishin ne front. Atehere cfare ndodhi? Ndodhi ajo qe mund te ndodhte ne te gjitha vendet e botes. Te jesh komshiu im per 500 vjet dhe ne kohe lufte te ngrihesh te me vrasesh baben, nenen, dhe femijet, me vjen keq por edhe une dy duart per nje koke i kam. Edhe une ku te zej do te bej fertele, ose me mire pershesh. Keshtuqe kjo mbetet thjesht nje deklerate politike sepse genocid do te thote kur behet nga strukturat e shtetit por jo atehere kur populli ne zemerim e siper hakmerret ngaqe u jane vrare njerezit e aferm.

    Genocid pershembull ishte rasti i Bosnjes dhe Kosoves apo I Camerise, ne te cilat vellezerit e Armeneve, dmth Serbet dhe Greket, me programe monstruoze perdoren milicine, makinen ushtarake, te burgosur dhe njerez te hurit dhe litarit, te strehuar ne manastire dhe te bekuar nga lloj lloj hiresish, masakruan pa meshire njerez te pafajshem dhe shuan me qindra mijera endrra dhe deshira feminore.
    Pardje u dash ta perkthej nje shkrim mbi vrasjen e nje djali nga llaskarca e shkupit ne vitin 1992 ne Bijeljine te Bosnjes nga forcat paramilitare te arkanit.......6 jave ka qendruar trupi i tije ne lumin sava deri qe e kane terhjek, tek ne 2004 i eshte dorrezuar familjes kufoma per ta varros.....

    Prapeseprap, HAKMARJE kollektive nuk ka......padrejtesia mbetet padrejtesi. Per nje vrasje sheriati kerkon deshmitare OKULARE.....gjykime mbi indicie nuk njeh sheriati !!!..........Turqise kjo mesele nuk i rrin kot si hije pas......nuk eshte edhe per turp ajo pune, turqia moderne ka punuar me ligje europjane.......qe se pari stergjysherit tane i luftonin me kryengritjet e shumta qe i kemi ne folklorin tone te kultivuara....


    me nderime
    albanish by nature

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nuh Musa për postimin:

    Meriamun (25-04-2014)

  10. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Deklarat e ngutur kjo e Erdoganit. Armenet kan be aleanc me ruset per ta sulmuar Islamizmin nga mbrenda, por nuk eshte faji i askujt qe atyre i'a qiti "dallash" !

    S'ka gjenocid ! Ata jan vra si rrebel !
    Dhe ???....islami, se paku ai qe na ka mesuar Pejgamberi alejhiselam, nuk meson keshtu !!!..............mos e bjer deri ne ate moment te ta bejne zi dynjane !!!, kush e leshon rrugen e Allahut ate e pret kjo mesele.....osmanet u reformuan me "idete" dhe planet e francuzeve, na u bene allafranga....dhe allafranga i solli ne ate derrexhe.....Allahu i ZEVENDESON popujt....shume thjeshte kjo mesele. Padrejtesia mbetet aman prap PADREJTESI....imani i forte, lojalitet i sigurte....nuk njeh kot islami munafikllekun....nuk i ke kot sherbimet sekrete, nuk e ke kot graden me te larte te xhenetit per shehidin.....kjo dynja eshte vetem nje loje.....puno per te dale cdohere, cdokohe, cdomoment FITIMTARE....muslimanet jane FITIMTARE....ne jemi LUANA nuk jemi DELE....osmaneve ju thane, beheni DELE.....dhe i hengri UJKU....


    selam
    albanish by nature

  11. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    I dashur Meriamun!! Fakti se ti ke njohur(pak i besueshem per te mos thene "fare") qindra mijera turq deshmitarr okulare te ketyre "pabesive te paarsyeshme armene" ndaj grave dhe femijeve turq, nderkohe qe bota ka fakte mbi vrasjen e te paktes nje gjysem milioni armene dhe deportimin e miliona te tjereve, a nuk mendon edhe ti se kane pesha te ndryshme ne kandarin e historise?!?!
    Te krahasosh pastaj, nen driten e bindjes tende te njeanshme filoturke, armenet me greket dhe serbet, eshte si te krahasosh "kosovaret" me palestinezet e sotem apo shqiptaret me turqit, dmth nje krahasim idiot!!!
    E megjithate, ti sillesh si nje filoserb kur e pyesin nese serbet kane synuar ndonjehere "gjenocidin" ndaj kosovareve: pergjigja do te ishte pikerisht "kam njohur qindra mijera serbe qe gjate pushtimit osman kane pare shqiptaret te vrasin gra e femije serbe pabesisht e madje e kane bere edhe nen komunizem"!!!
    Edhe sikur te jesh turk(a je i tille?), do te ishe me i kujdesshem ne trajtimin e historise bazuar vetem ne ndjenjen kombetare....!!
    Ok...mire....do te pritje turqia e sodit beneficione po qe se te leshonte pe ne kete loje hamami ???....per cfare arsye ta beje nje gje te tille, kur ne politiken DITORE globale kjo as kerkohet, e as pritet nga dikush ???....pse turqia te leshoje pe ???


    tungi
    albanish by nature

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •