Nga Ivan Krastev*
Perėndimi po jeton tani nė botėn e Putinit. Ndodhet aty jo sepse Putini ka tė drejtė apo sepse ai ėshtė mė i fortė, por sepse Putini po merr iniciativėn. Putini ėshtė i egėr ndėrkohė qė Perėndimi ėshtė i matur. Teksa udhėheqėsit amerikanė dhe europianė e pranojnė qė rendit botėror po i ndodh njė ndryshim dramatik, ata nuk munden ta rrokin tėrėsisht atė qė po ndodh. Ata mbeten tė trullosur prej transformimit tė Putinit, nga njė CEO i kompanisė Rusia Inc., nė njė udhėheqės kombėtar i nxitur prej ideologjisė, i cili nuk do tė ndalet para asgjėje pėr tė rikthyer influencėn e vendit tė tij.
Politika ndėrkombėtare mund tė bazohet mbi traktate, por ajo funksionon mbi bazėn e pritshmėrive racionale. Nėse kėto pritshmėri rezultojnė tė gabuara, atėherė ndodh kolapsi i rendit ndėrkombėtar. Pikėrisht kjo gjė ka ndodhur gjatė krizės sė Ukrainės.
Vetėm disa muaj mė parė, shumica e politikanėve perėndimorė ishin tė bindur se njė revizionizėm i pavarur i botės ėshtė shumė i kushtueshėm, dhe pavarėsisht vendosmėrisė sė Putinit pėr tė mbrojtur interesat e Rusisė nė hapėsirėn post-sovjetike, ai nuk do tė kishte menduar tė pėrdorte forcėn ushtarake pėr kėtė qėllim. Tani ėshtė e qartė se gaboheshin rėndė.
Mė pas, kur trupat ruse pushtuan Krimenė, vėzhguesit ndėrkombėtarė supozuan qė Kremlini do tė mbėshteste ndarjen e saj nga Ukraina, por do tė ndalej dhe nuk do ta bėnte pjesė tė Federatės Ruse. Edhe kjo bindje e tyre rezultoi e gabuar.
Nė kėtė pikė, Perėndimi as nuk e ka idenė se cfarė ėshtė e gatshme tė bėjė Rusia, por Rusia e di me saktėsi se cfarė do tė bėjė Perėndimi (dhe mė e rėndėsishmja, cfarė nuk do tė bėjė). Kjo ka krijuar njė asimetri tė rrezikshme.
Pėr shembull, kur Moldavia tė kėrkojė anėtarėsimin nė Bashkimin Europian, Rusia mund tė vihet nė lėvizje dhe tė aneksojė rajonin e Transnistrisė, aty ku trupat ruse janė vendosur prej dekadash. Dhe Moldavia e di qė, nėse kjo ndodh, Perėndimi nuk do tė ndėrhyjė ushtarakisht pėr tė mbrojtur sovranitetin e saj.
Sa pėr Ukrainėn, Rusia e ka bėrė tė qartė se shpreson tė pengojė zgjedhjet presidenciale tė muajit maj, qė udhėheqėsit perėndimorė shpresojnė se do tė cimentojnė ndryshimet nė Ukrainė, ndėrkohė qė do tė shndėrrojnė negociatat kushtetuese tė vendit, nė aktin e parė tė krijimit tė njė rendi tė ri europian.
Rusia e parashikon Ukrainėn tė bėhet dicka e ngjashme me Bosnjen njė vend i federalizuar nė mėnyrė radikale, i pėrbėrė nga njėsi ekonomike, ku secila ka preferencat e veta ekonomike, kulturore dhe gjeopolitike. Me fjalė tė tjera, ndėrkohė qė do tė ruhej teknikisht integriteti territorial i Ukrainės, pjesa lindore e vendit do tė kishte marrėdhėnie mė tė ngushta me Rusinė, se sa me pjesėn tjetėr tė Ukrainės dicka e ngjashme pra me marrėdhėnien mes Republika Srpska nė Bosnje dhe Serbisė.
Kjo gjė krijon njė dilemė pėr Europėn. Ndėrkohė qė federalizimi radikal do tė lejonte qė Ukraina tė mbetej e paprekur pas krizės aktuale, ai me shumė gjasa do ta vuloste fatin e kėtij vendi, drejt shpėrbėrjes dhe dėshtimit nė terma afatgjatė. Sic ka demonstruar pėrvoja e Jugosllavisė, decentralizimi radikal funksionon nė teori, por nuk funksionon gjithmonė nė praktikė. Perėndimi do tė pėrballet me detyrėn e sikletshme, qė tė hedhė poshtė nė hapėsirėn post-sovjetike, ato zgjidhje tė cilat i mbėshteti fort dy dekada mė parė nė ish Jugosllavi.
I gjendur pėrballė revizionizmit tė Rusisė, Perėndimi i ngjan atij tė dehurit proverbial, i cili kėrkon celėsat e humbur poshtė neonėve tė rrugės, pėr arsye se vetėm aty ka dritė. Pasi supozimet e tyre kanė rezultuar tė gabuar, udhėheqėsit perėndimorė po mundohen shumė qė ti japin formė njė reagimi efektiv.
Nė Europė, strategjitė qė janė shfaqur konsiderimi si gjė e vogėl e aneksimit tė Krimesė apo trajtimi i Putinit si njė i marrė janė autogolė. BE ėshtė duke u luhatur mes ekstremizmit retorik dhe minimalizmit tė politikave. Ndonėse disa kanė rekomanduar njė ekspansion tė NATO-s nė hapėsirėn postsovjetike, shumica kufizohen vetėm nė mbėshtetjen e sanksioneve simbolikė, si pėr shembull ndalimi i vizave, gjė qė prek vetėm disa dhjetėra zyrtarė rusė. Por kjo gjė mund tė rrisė trysninė mbi elitat ruse qė nuk janė objekt i sanksioneve, qė tė vėrtetojnė besnikėrinė e tyre ndaj Putinit, apo mund tė nxisin edhe njė lloj spastrimi tė elementėve mė properėndimorė nė klasėn politike ruse.
Nė tė vėrtetė, askush nuk beson realisht se ndalimi i vizave do tė sjellė ndonjė ndryshim. Ky sanksion u vendos sepse ishte i vetmi veprim pėr tė cilin mund tė binin dakord qeveritė perėndimore.
Kur vjen fjala tek Ukraina, si udhėheqėsit perėndimorė ashtu edhe publiku perėndimor janė nė njė gjendje tė parandalimit tė zhgėnjimit. I djegur prej njė dekade me dėshira dhe pritshmėri tė tepruara qė nga revolucionet shumėngjyrėsh nė botėn post-sovjetike e deri tek pranvera arabe opinioni publik perėndimor ka zgjedhur qė pėr momentin tė dėgjojė vetėm lajme tė kėqinj. Dhe ky ėshtė risku real, sepse e ardhmja e rendit europian varet kryesisht nga ajo qė do tė ndodhė tani nė Ukrainė.
Tani ėshtė e qartė qė Krimea nuk do i rikthehet Kievit. Por ėshtė gjithashtu e qartė qė shtyrja e zgjedhjeve tė majit do tė vulosė fundin e Ukrainės, sic e njohim. Eshtė pėrgjegjėsi e Perėndimit qė tė bindė Rusinė tė mbėshtesė zgjedhjet dhe tė garantojė qė reformat kushtetuese, aq shumė tė nevojshme do tė vendosen nė Kiev, dhe jo nė Dejton.
Marrė nga project-syndicate.org
Krijoni Kontakt