Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos Klosi

    PERGJIGJE PER NJE SHKRIM TE Z. FATOS KLOSI

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
    Sinodi i Shenjtė

    NJOFTIM
    Komentet e z. Fatos Klosi
    janė tė papėrgjegjshme, fyese dhe ēorientuese

    Nė intervistėn e z. Fatos Klosi nė gazetėn “Illyria” tė ShBA, mė 31 mars 2014, qė u ribotua edhe nė gazetat “Panorama” e “Tema” (1 prill 2014) etj., dhe nė disa faqe elektronike, duke iu pėrgjigjur pyetjes tendencioze tė gazetarit mbi organizatat xhihadiste dhe ekstremiste, si dhe mbi rolin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė e veēanėrisht tė Kryepiskopit tė saj Anastas, ai pėrgjigjet: “mė i rėndė se ky i pari ėshtė problemi i ndėrhyrjes sė Kishės Greke nė problemet e Kishės Autoqefale Shqiptare”. Sigurisht, bėhet fjalė pėr komente arbitrare, ēorientuese dhe tė pabazuara pėr Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, qė pėrpiqen tė helmojnė opinionin publik dhe njėkohėsisht tė tėrheqin vėmendjen nga serioziteti qė mbartin ngjarjet e fundit. Duke ripėrtypur dyshime tė shprehura me fjalė tė pėrgjithshme dhe duke mos e njohur aspak Traditėn dhe tė Drejtėn Kanonike tė Orthodhoksisė botėrore, si edhe ato qė sot kanė vlerė nė Lėvizjen e krishterė Ekumenike, mbėshtet tezėn, se Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė “sot ėshtė pjesė e Kishės Greke fatkeqėsisht!”.

    1. Jemi tė detyruar tė rikujtojmė se iniciativėn pėr ringritjen e Kishės sė Shqipėrisė e mori Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojės (dhe jo Kisha Autoqefale e Greqisė), e cila ka pėrgjegjėsinė tė mbėshtesė Kishat Orthodhokse tė ndodhura nė sprovė. Me autoritetin kompetent kishtar, ishte ajo qė nė vitin 1937 i dha autoqefalinė Kishės sė Shqipėrisė (ashtu si dhe mė parė i kishte dhėnė autoqefalinė Kishės sė Greqisė, nė vitin 1850).
    Nė aktivitetin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, qė ėshtė krejtėsisht e pavarur nga Kisha e Greqisė, kanė kontribuuar pėrveē kuadrove vendas dhe grupe bashkėpunėtorėsh tė huaj nga Greqia e ShBA, numri i tė cilėve lėvizte nė periudha tė ndryshme nga 3 deri nė 5 klerikė dhe nga 5 deri nė 8 laikė, burra e gra. Nuk duhet harruar fakti se tė huajt qė punojnė nė komunitetet e tjera fetare janė me qindra.

    2. Zhvillimi i jashtėzakonshėm nė njė kohė tė shkurtėr e nė cilėsi i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, sipas pohimit tė pėrgjithshėm, lidhet me autoritetin dhe pėrpjekjet e Kryepiskopit Anastas dhe me besimin e pėrgjithshėm qė ushqejnė ndaj tij jo vetėm grekėt, por nė tėrėsi tė gjithė orthodhoksėt dhe mė gjerė tė krishterėt anembanė botės. Ai vetė, ėshtė Zėvendėspresident i Konferencės sė Kishave tė Evropės, President i Kėshillit Botėror tė Kishave dhe President Nderi i organizatės mė tė madhe ndėrfetare nė botė “Fetė pėr Paqen”. Kėta miq tė Kryepiskopit, tė shumtė nė numėr, kanė mbėshtetur pėrpjekjet e tij nė Shqipėri. Karakteristike ėshtė se ndihma e parė e madhe erdhi nga njė fondacion i krishterė i Danimarkės (Dan Church Aid). Sektori i Kishės sonė “Shėrbimi i Dashurisė”, qė ka pėrgjegjėsinė e programeve tė ndryshme filantropike dhe sociale, gjatė gjithė kėtyre viteve mbėshtetet ekskluzivisht nė ndihmėn e Kishave evropiane (tė Gjermanisė, Holandės, Zvicrės, Mbretėrisė sė Bashkuar, Norvegjisė, ShBA-ve dhe vendeve tė tjera). Programi i madh i mbėshtetjes ndaj 33.000 refugjatėve kosovarė tė besimit mysliman, nė vitin 1999, i realizuar me iniciativėn e Kryepiskopit Anastas, me njė vlerė 13 milionė dollarė, u mundėsua me ndihmėn financiare tė Kėshillit Botėror tė Kishave dhe tė organizmave tė tjerė tė krishterė.

    3. Veprat e ndryshme investuese tė Kishės sė Shqipėrisė u realizuan me ofertat bujare tė shumė miliona eurove nga burime tė ndryshme, tė cilave Kryepiskopi iu drejtua pėr realizimin e programeve konkrete. Tė qenurit e tij pa interes dhe efektiviteti tashmė i pohuar gjerėsisht, sollėn shumė oferta tė njohura (si p.sh. nga Fondacionet Onasis, Niarko, Laci), por edhe tė panjohura (shembull pėr kėtė ėshtė testamenti i avokatit athinas P. K, qė la tė gjithė pasurinė e tij prej 3 milionė euro pėr veprėn shpirtėrore dhe filantropike tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė). Qė nė fillim tė viteve ’90, u krijuan shumė grupe miqsh tė Kryepiskopit nė Athinė, Selanik, dhe nė qytete tė tjera tė mėdha tė Greqisė e tė SHBA-ve dhe vendeve tė tjera, qė u pėrkujdesėn pėr mbledhjen e ushqimeve, veshjeve, medikamenteve dhe gjėrave tė tjera tė domosdoshme pėr kryerjen e njė vepre tė gjerė sociale. Ajo nuk u kufizua vetėm tek orthodhoksėt, por preku njerėzit nė nevojė, pavarėsisht bindjeve fetare. U jemi pėrherė mirėnjohės mijėra njerėzve qė dhanė mbėshtetjen e tyre.
    Ndihma ekonomike qė ka ardhur prej vendeve dhe burimeve tė ndryshme, u pėrdor nė ndėrtimin e kishave tė shkatėrruara, si dhe atyre tė reja, nė edukimin brenda vendit tė qytetarėve seriozė shqiptarė qė tė bėhen klerikė, nė arsimin e pėrgjithshėm, por edhe nė vepra filantropike shėndetėsore e kulturore, tė rėndėsishme pėr progresin e pėrgjithshėm tė vendit. Sigurisht, nuk ėshtė “e rrezikshme” qė mijėra njerėz nė zona tė ndryshme tė vendit janė ndihmuar nė ēaste kritike me vepra tė pėrkujdesjes shoqėrore dhe tė zhvillimit rural dhe se kjo vepėr e gjerė ka ndihmuar me mijėra familje, si dhe ėshtė mbėshtetur nė kėtė mėnyrė ekonomia e pėrgjithshme e vendit.

    4. Z. Klosi formulon teorinė se “nuk kishte ngut qė tė vinte kėtu njė prift, me tė vėrtetė shumė i ditur, shumė vėrtetė, njė intelektual i vėrtetė, qė tė organizonte Kishėn Shqiptare. Le tė organizohej njė ēikė mė ngadalė, por tė mbante si tė thuash pamjen... Sot ėshtė pjesė e Kishės Greke fatkeqėsisht!”. Kjo teori e ēuditshme mund tė shprehė dėshirėn e njė qytetari qė ka bindje tė ndryshme fetare dhe filozofike, por jo pikėpamjet e orthodhoksėve tė Shqipėrisė.
    Vizioni dhe pėrpjekja e Kryepiskopit Anastas ishin tė organizonte njė Kishė Autoqefale Orthodhokse tė Shqipėrisė me nivel tė lartė, tė bashkuar, me klerikė seriozė tė arsimuar, qytetarė shqiptarė, me struktura administrative orthodhokse, njė Kishė tė pavarur nga ēdo ndėrhyrje politike, e jashtme apo e brendshme, madje tė vetėfinancuar nga ana ekonomike, dhe jo “pjesė tė Kishės Greke”. Njė Kishė Autoqefale Orthodhokse tė Shqipėrisė tė hapur dhe tė vlefshme nė shoqėrinė shqiptare, tė nderuar nė familjen panorthodhokse, duke marrė pjesė nė mėnyrė tė barabartė nė Lėvizjen e krishterė Ekumenike dhe nė dialogėt ndėr tė krishterė e ndėrfetarė, duke kontribuuar nė pajtimin e popujve dhe pėr paqen nė rajonin tonė; duke e nderuar Shqipėrinė nė rang ndėrkombėtar. Kjo arritje njihet sot nga tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale dhe mė gjerė nga bota e krishterė.

    5. Pohimi i tij se vetėm Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė ndihmohet nga jashtė, ndėrsa komunitetet e tjera fetare nuk kanė asnjė shtet qė t’i mbėshtesė, mė sė pakti ėshtė naiv. Ėshtė njė fakt qė njihet nga tė gjithė se komunitetet fetare tė mėdha e tė vogla kanė marrė kapitale tė shumta nga shumė shtete, jo vetėm evropiane, por edhe tė kontinenteve tė tjera. Sipas z. Klosi, vetėm Kisha Orthodhokse duhej tė pėrjashtohej nga kjo ndihmė!

    6. Nė komentet e z. Klosi duket qartė koncepti se e konsideron Greqinė, nėse jo njė shtet armik, tė paktėn njė shtet tė rrezikshėm dhe ēdo gjė qė mund tė vijė nga shtetasit me besim tė njėjtė nga ky vend, shikohet si e dyshimtė. Por, faktet nuk vėrtetojnė bindjet e tij “tė fshehta”. Greqia dhe Shqipėria janė vende tė NATO-s, tė shumė organizmave ndėrkombėtarė dhe shpresa e tė gjithėve ėshtė se sė shpejti Shqipėria do tė jetė brenda Bashkimit Evropian, gjė pėr tė cilėn edhe Greqia qartazi po ofron ndihmėn e saj.
    Nga ana tjetėr, pohimi i tij se “Kisha Orthodhokse ka para pa fund! Ka paratė e Greqisė, tė cilat janė paratė e Evropės” ėshtė po aq paradoksal. Si fraza e parė dhe ajo e dytė, janė tė pasakta dhe pa lidhje midis tyre. Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė vazhdon tė ketė burime financiare shumė tė kufizuara. Gjithashtu, Evropa nuk i jep para Greqisė pėr qėllime fetare.
    Por, aty ku kulmon kapėrcimi i sė logjikshmes, bashkė me predispozitėn pėr tė shpifur tė z. Klosi, ėshtė kėshilla e tij se “shteti shqiptar duhet tė jetė mė i kujdesshėm me Kishėn Greke sesa me kėta islamikėt”. Institucionet e shtetit dhe kryesisht qindra - mijėra orthodhoksėt e Shqipėrisė, janė nė gjendje tė ndjekin dhe tė gjykojnė sa kanė ngjarė kėta 22 vjet brenda Kishės Orthodhokse dhe me siguri nuk presin tė mbrohet shteti dhe Kisha me tė tilla dyshime personale, teori tė pabazuara dhe kėshilla ēorientuese.
    Tiranė, 8 prill 2014

    (Nga Sekretariati i Sinodit tė Shenjtė)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Perpos shpjegimit kishtar qe mundohet te jape sinodi perpiqet te beje politike ne mbrojtje te greqise dhe kete e lexon shume mire kushdo qe di te lexoje.
    Nuk besoj qe ka shqiptar por shqiptar ama, qe te besoje se kisha shqiptare eshte totalisht e pa ndervarur nga ajo greke. kjo eshte e provuar qartazi edhe ne kohen e vizave dhe rradheve te gjata neper ambasada, por qe specifikisht ajo greke ishte me e populluara. Mjafton nje bekim kishtar e cilado forme dhe viza merrej brenda 1 ore.
    Une jam dikush qe me mjaftoi vetem nje dokument nga kisha qe ndodhet ne rrugen e kavajes qe te merrja nje vize 5 vjeēare dhe te themi te verteten e falenderoj priftin Andon per ndihmen qe me dha, sepse e shfrytezova ate vize per 4 vjet.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Citim Postuar mė parė nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin

    Cfare po thua: Qe KOASH eshte "kishe greke" pasi te dha ndihmen ty per te marre nje vize ne ambasaden greke ne Tirane?

    I bie qe "shteti shqiptar te jete nje shtet grek" me kete llogjike, pasi keta i hoqen fare vizat me Greqine dhe tani shqiptaret levizin pa viza fare ne Greqi.

    Cfare e keni te mbushur ate koken, me pambuk apo me kos?

    Albo

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Ngadale i uruar se une e di qe kur te cenojne Janullatosin terbohesh, por prit prit o derman se nuk ofendohen njerezit pa dogane. Ke qene me i permbajtur, ēje bere keshtu?
    Nese jam kunder ideve apo pikpamjeve te tua, kjo sdo te thote qe te jep te drejten te ofendosh, behu me i arsyeshem sepse une debatoj por nuk ofendoj, nuk eshte ne sjelljen time.
    persa i perket temes Albo. Mbaj mend ishin vitet 94 Dhe une sa dola nga bankat e shkolles dhe si ēdo shqiptar ne kerkim te punes sepse dihej shqiperia asaj kohe. Kam shkuar dy here ne ambasaden greke me dokumentacion te plote dhe rekomandimet perkatese nga punedhenesi, por viza me mohoej, takoj njeriun tim dhe me thote pse verdallisesh mjafton te shkosh tek kisha ne rrugen e kavajes dhe me nje rekomandim te shkruar nga miku im shkova. E mbaj mend si sot, mu dha nje format a4 nga prifti qe kishte nje vule si ato greket me kryq ne mes dhe se cfare shkruej aty as e kisha idene, por sapo ja tregova shqiptarit vorioepirotas i thekur, me hapi deren dhe me tha prit aty. nuk ka kaluar as nje ore dhe mora ate qe une e kerkoja nete me rradhe pa gjume, por ajo qe me shashtisi fare ishte koha 5 vjeēare.
    pra Kisha kishte nje ndikim absolut mbi nenpunesit greke te ambasades. tani me thuaj te lutem cfare emri ti ve une se me dokumentacion te rregullt nuk ēava dot.

    ps. te lutem mos e banalizo me ate ēeshtjen e vizave se nuk i hoqi as shqiperia dhe as greqia, ai eshte nje vendim me madhor se te dy vendet sebashku. He te keqen mos na merr per budallenj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NIKOLA TESLA : 09-04-2014 mė 14:48

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Tipike e jona ky veprim qe ke kryer. Megjithate fatmiresisht ato kohe te veshtira jane minimizuar per te levizur dhe fatmiresisht kjo eshte dhe merite e lobimit te Kishes Ortodokse ne te gjitha organizatat kristiane qe ajo eshte anetare. Uroj qe kete here kur te shkosh ne kishe te shkosh per te kerkuar Perendine se tashme atje ke nje brez gati 25 vjecar qe eshte rritur ne Shqiperi dhe me Zotin si te krishtere ortodokse te Shqiperise. Uroj qe te shpenzosh disa para edhe ne librarine e kishes ku do vizitosh per te blere libra shqip te besimit.
    Megjithate jam i gezuar qe keto qe thua jane te vitit '94. tashme ke 20 vjet dhe meduket se koha per ty dhe Klosin ka ngelur diku aty. Prandaj duhet te rishkosh dhe nje here ne Kishe.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Citim Postuar mė parė nga neokastra Lexo Postimin

    befsh hajer thone pleqte, per keshillen, por une jam ateist more i uruar hahahah.
    bir selmani nenes ke te qaj me pare.
    referoju emrit dhe kupton arsyet.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Citim Postuar mė parė nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    befsh hajer thone pleqte, per keshillen, por une jam ateist more i uruar hahahah.
    bir selmani nenes ke te qaj me pare.
    referoju emrit dhe kupton arsyet.
    Epo mire atehere cfar te them me teper ketu ne Shqiperi kane ndryshuar kohet qe para 20 viteve dhe kjo ka ndodhur edhe ne komunitetin ortodoks ku komunistet me veset e tyre dale ngadale po ia lene vendin brezit diku te 40 e poshte afersisht qe ndryshon mjaft nga koncepti juaj, por gjithsesi gjithmone ne te gjitha koherat do te kete njerez qe do sjelli probleme pasi jane qenie njerezore dhe gjithmone do te kete ulje e ngritje ne te gjitha aspektet e jetes, por nje gje te siguroj qe elementi patriotik eshte konsoliduar dhe kishat tashme pas kohes se emergjences po mbushen me ikona shqip, literature shqip dhe muzike tipike ortodokse shqip ne menyre profesionale. Prandaj insistoj qe te pakten per te pare keto ndryshime duhet te vizitoni jo thjeshte te shkoni per te besuar. Besimi eshte dicka qe i perket ndergjegjies tuaj keshtu qe per kete preferoj te mos komentoj sepse ka te beje me ty dhe jetuarit tend. Uroj t'ju kete qene ndihme viza atehere dhe ta keni falenderuar mireberesin.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Citim Postuar mė parė nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Nese jam kunder ideve apo pikpamjeve te tua, kjo sdo te thote qe te jep te drejten te ofendosh, behu me i arsyeshem sepse une debatoj por nuk ofendoj, nuk eshte ne sjelljen time.
    persa i perket temes Albo. Mbaj mend ishin vitet 94 Dhe une sa dola nga bankat e shkolles dhe si ēdo shqiptar ne kerkim te punes sepse dihej shqiperia asaj kohe. Kam shkuar dy here ne ambasaden greke me dokumentacion te plote dhe rekomandimet perkatese nga punedhenesi, por viza me mohoej, takoj njeriun tim dhe me thote pse verdallisesh mjafton te shkosh tek kisha ne rrugen e kavajes dhe me nje rekomandim te shkruar nga miku im shkova. E mbaj mend si sot, mu dha nje format a4 nga prifti qe kishte nje vule si ato greket me kryq ne mes dhe se cfare shkruej aty as e kisha idene, por sapo ja tregova shqiptarit vorioepirotas i thekur, me hapi deren dhe me tha prit aty. nuk ka kaluar as nje ore dhe mora ate qe une e kerkoja nete me rradhe pa gjume, por ajo qe me shashtisi fare ishte koha 5 vjeēare.
    pra Kisha kishte nje ndikim absolut mbi nenpunesit greke te ambasades. tani me thuaj te lutem cfare emri ti ve une se me dokumentacion te rregullt nuk ēava dot.
    Prifti e Kisha te zgjidhi hallin pa te marre nje qindarke, edhe pse ti nuk je besimtar orthodhoks por ateist i terbuar. Dhe per 5 vjet ti shkove e punove e fitove e hengre buken e grekut ne Greqi me ate vize. Dhe tani pas 20 vjetesh, jo vetem qe nuk e falenderon Kishen per kete nder te madh qe te beri, por e akuzon si "kishe greke". Dhe me e bukura eshte qe akuzoni Kryepeshkopin Anastas per plot budalleqe, kur ky ka 23 vjet qe nuk e ka braktisur Shqiperine dhe ha buken e shqiptareve.

    A lum Shqiperia e lum une per bashkeatdhetare mendjendritur si puna tende! E shikon, nuk te shava, te lavderova kesaj rradhe!

    Albo

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Prifti e Kisha te zgjidhi hallin pa te marre nje qindarke, edhe pse ti nuk je besimtar orthodhoks por ateist i terbuar. Dhe per 5 vjet ti shkove e punove e fitove e hengre buken e grekut ne Greqi me ate vize. Dhe tani pas 20 vjetesh, jo vetem qe nuk e falenderon Kishen per kete nder te madh qe te beri, por e akuzon si "kishe greke". Dhe me e bukura eshte qe akuzoni Kryepeshkopin Anastas per plot budalleqe, kur ky ka 23 vjet qe nuk e ka braktisur Shqiperine dhe ha buken e shqiptareve.

    A lum Shqiperia e lum une per bashkeatdhetare mendjendritur si puna tende! E shikon, nuk te shava, te lavderova kesaj rradhe!

    Albo
    Ka disa aspekte qe ti nuk i di e per pasoje thua gjera jo te qena. Nga e nxorre kete xhevahir ku sipas teje une kam jetuar apo punuar ne greqi?
    Kam shkuar ne greqi shume here, por jo per pune thjesht per te takuar miq e shoke, dhe per turizem natyrisht. Per sqarim ajo vize me vlejti per diku tjeter dhe une e kam shprehur me lart mirenjohjen time per prift Andonin. Gjithsesi nuk ishte ky thelbi i diskutimit, pra le te mbetemi ne teme dhe mos dalim jashte saj. Diskutojme varesine e Kishes sone ndaj asaj greke te ciles i eshte referuar edhe i nderuari z. Klosi.
    Sinodi i shejte ka dhene analogjine e ngjarjeve duke mohuar thenien e Klosit dhe natyrisht mua me lind e drejta te pyes ty Albo dhe Sinodin e shejte; Perse ne Makinen e Kryepeshkopit shqiptar valevitet flamuri grek? Nje ne dore.
    Perse Kisha shqiptare financohet nga analogia e saj greke? Dy ne dore.
    Perse vendoset ne krye te peshkopates nje Shtetas Grek. Tre ne dore.
    Perse nenpunesit e perfaqesive greke ne shqiperi jane aq te mirekuptueshem me anastasin dhe jo me qamilin, hasanin, metin, dhe kete ta provoj si te duash. E fundit.
    Bej kabull jepi ndonje pergjigje dhe je i nderuar.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos klosi

    Citim Postuar mė parė nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Perse ne Makinen e Kryepeshkopit shqiptar valevitet flamuri grek? Nje ne dore.
    Perse kur kryepeshkopi i Shqiperise nderohet nga nje universitet amerikan,shpalos aty flamurin e Shqiperise?
    (https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.n...54173869_n.jpg)

    http://www.forumishqiptar.com/thread...m-n%C3%AB-SHBA

    Perse Kisha shqiptare financohet nga analogia e saj greke?
    Kisha ortodokse finacohet nga shoqata,individe,etj kudo neper bote,jo thjesht nga Greqia

    Perse vendoset ne krye te peshkopates nje Shtetas Grek.
    Sepse ne shqiptaret si me "te zgjuarit" ne bote arritem deri aty se ju vume kazmen gjithe institucioneve fetare dhe i shkateruam krejtesisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 10-04-2014 mė 12:59

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •