Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Zgjidhet kryetari i ri i KMSH-së

    Pas tërheqjes së Selim Muçës nga drejtimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, është zgjedhur sot kreu i ri. Skënder Brucaj do të marrë detyrën e re pasi arriti të marrë më shumë vota në Këshillin e Përgjithshëm Drejtues. Nga tre kandidatura, Brucaj mori 88 vota pro nga 99 anëtarë që morën pjesë në votim.

    Pasi Muça i dorëzoi në shenjë simbolike kryetarit të ri, çallmën dhe xhyben e tij, Bruçaj me dorë mbi Kuran bëri betimin.

    Mosha dhe problemet shëndetësore ishin arsyet e largimit të Muçës nga drejtimi i KMSH-së. Mësohet se kohët e fundit ai vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila e pengon në kryerjen e këtij funksioni.

    Këshilli i Përgjithshëm e shpalli Muçën, kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, me motivacionin: “Për kontributin e vyer në konsolidimin e vlerave fetare dhe atdhetare në shoqërinë shqiptare”.

    … ///

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Selimi sa kohe ishte nuk beri asgje as per islamin e as per muslimanet. Te shohim cdo te beje Skenderi. Skendereve zakonisht u degjohet fjala
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Selimi sa kohe ishte nuk beri asgje as per islamin e as per muslimanet. Te shohim cdo te beje Skenderi. Skendereve zakonisht u degjohet fjala
    Selam alejkum,

    Per hajr inshallah, te shpresojme qe ki kryetari i ri te jete punetore dhe vizionare, qe te ja jap islamit HAKUN e vet qe e kerkon dhe qe i nevojitet ne republiken e shqiperise.

    Mund kush te na referoje dicka mbi Skenderin ???

    Selam
    albanish by nature

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin

    Alejkum Selam ,

    Ja ku ke nje shkrim mbi profilin e tij.

    Kush është Skender Bruçaj?

    Skender Bruçaj ka lindur në rrethin e Malësisë së Madhe më 22 qershor 1976.

    Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në vendlindje, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga KMSH drejt Turqisë në vitin 1992.

    Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai kreu studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale – dega Psikologji.

    Gjatë viteve 2010-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.

    Për disa vite ka punuar si konsulent për disa kompani të huaja.

    Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Qendrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin “Epoka”.

    Në shtator 2008 është emëruar nga Komuniteti Mysliman si Kryetar i Komisionit të Hartimit të Dosjes për hapjen e Universitetit “Bedër”. Me hapjen e universitetit ai fillon të japë leksione si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.

    Në periudhat shtator 2011-dhjetor 2013, krahas lektorit në lëndët Psikologji Sociale dhe Psikologji Islame në universitet, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë dhe zv/dekan i fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Bedër”.

    Skender Bruçaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Qendrës për Edukim të Vazhduar dhe Formim Profesional në Universitetin “Bedër”.

    Duke parë përgatitjen e tij të gjerë akademike, Kryesia e KMSH-së, në dhjetor 2013 e emëron atë nënkryetar të KMSH-së.

    Z. Bruçaj ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si referues në emër të Universitetit Bedër dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

    Ai njeh disa gjuhë të huaja si anglisht, turqisht, italisht dhe arabisht.

    Z. Bruçaj është i martuar dhe ka dy fëmijë (djem).
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Vetem mederesen ta kesh te kryer dhe te jesh Kryetar i Komunitetit Musliman me duket jo ne rregulle . Nuk pat asnje doktorr te Shkencave te Islamit qe te emrohet Kryetar i Komunitetit Musliman ?!
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  6. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Kjo puna me keto "mjekroshat" terrorist mos valle eshte ndonje carje hesapesh ???.....sipas motos, me nje shuplake me i kap dy miza ???..............aspak nuk do te me habitje.....
    albanish by nature

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Kjo puna me keto "mjekroshat" terrorist mos valle eshte ndonje carje hesapesh ???.....sipas motos, me nje shuplake me i kap dy miza ???..............aspak nuk do te me habitje.....
    Nuk jam fort ne rrjedha por nje eshte e sigurt : KMSH-ja nuk ka fije ndikimi ne pushtet ! Kurse pushteti eshte ai i cili mundohet te i fuse hundet ne KMSH !
    … ///

  8. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Nuk jam fort ne rrjedha por nje eshte e sigurt : KMSH-ja nuk ka fije ndikimi ne pushtet ! Kurse pushteti eshte ai i cili mundohet te i fuse hundet ne KMSH !
    Po nese KMSH nuk ka ndikim edhe ne terren jashte, do te ishte afer mendjes ti kerkoje "ndihme" shtetit, qe nen nje preteks te fabrikuar ta hjek qafe nje problem qe nuk mund ta zgjidh vet (akuzat qe ju behen jane nga ana ligjore qesharake !!!). Kemi rastin edhe ne maqedoni ku selefet tentonin me dhune ti merrnin nen kontroll xhamiat, ne kosove detto, mjafton me e pyet "treshen barziliane"©, e ti sjellin lajmet nga katakombat e forumit prape "on top".

    Sidoqofte, me duket pakez e dyshimte kjo ndodhi mu ne momentin e zgjdhjes se kryetarit te rri te bashkesise islame, dhe reagimin e njekohshem te KMSH-se se "nuk jane hoxhollare te autorizuar nga neve"....

    Per mendimin tim do te ish kjo nje rruge e gabuar, ngase nuk e shoh te nevojshme te veprohet ne kete menyre dinake per te arritur qellime politike. Kjo menyre perpos qe e shpalon dobesine e KMSH si institut, poashtu edhe i acarron rrethanat dhe eshte edhe e rrezkishme per te shkaktuar ndonje forme dhune.

    Shpresoj te jeme gabim.....

    selam
    albanish by nature

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Po nese KMSH nuk ka ndikim edhe ne terren jashte, do te ishte afer mendjes ti kerkoje "ndihme" shtetit, qe nen nje preteks te fabrikuar ta hjek qafe nje problem qe nuk mund ta zgjidh vet (akuzat qe ju behen jane nga ana ligjore qesharake !!!). Kemi rastin edhe ne maqedoni ku selefet tentonin me dhune ti merrnin nen kontroll xhamiat, ne kosove detto, mjafton me e pyet "treshen barziliane"©, e ti sjellin lajmet nga katakombat e forumit prape "on top".

    Sidoqofte, me duket pakez e dyshimte kjo ndodhi mu ne momentin e zgjdhjes se kryetarit te rri te bashkesise islame, dhe reagimin e njekohshem te KMSH-se se "nuk jane hoxhollare te autorizuar nga neve"....

    Per mendimin tim do te ish kjo nje rruge e gabuar, ngase nuk e shoh te nevojshme te veprohet ne kete menyre dinake per te arritur qellime politike. Kjo menyre perpos qe e shpalon dobesine e KMSH si institut, poashtu edhe i acarron rrethanat dhe eshte edhe e rrezkishme per te shkaktuar ndonje forme dhune.

    Shpresoj te jeme gabim.....

    selam
    Nuk je gabim aspak. Eshte detyre e komunitetit musliman te mbroj besimtaret e tij. Drejtoria e policise ne dekleraten e tyre jane shprehur sipas interesave te komunitetit musliman se atje ushtrohet aktivitet fetar i paligjshem. Kjo eshte per turp. C'fare aktiviteti fetar behet tjeter atje pervec se kryhet falje ndaj zotit dhe predikim islam njesoj sikur ne cdo xhami tjeter? Keta jane probleme qe kane dashur te zgjidhen mes besimtareve muslimane dhe jo te perzine policine e shtetit ne mes.
    Une hamendesoj se kryetari i ri ka menduar qe me kete menyre ai i jep fund atyre qe nuk i binden dhe automatikisht merr ne fuqi dhe ne zoterim te gjitha xhamite e shqiperise. Gjithcka do behet e qarte ne ditet ne vazhdim me emerimet e reja te imameve ne keto xhamia.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •