Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi



    Dega në Gjakovë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar qytetarët e kësaj ane që të nënshkruajnë peticinionin për rrëzimin e qeverisë së Hashim Thaçit.

    “Qytetarë të nderuar të komunës së Gjakovës dhe të gjithë ju që jeni të pakënaqur me qeverisjen aktuale të vendit, ju ftojmë që nesër datë 05.03.2014 ora 10:00 në qendër të qytetit të Gjakovës të bashkangjiteni në nënshkrimin e peticionit për rrëzimin e kësaj qeverie. Bashkë, për një jetë më të mirë në vendin tonë!”, thuhet në një njoftim të degës së kësaj partie në Gjakovë.

    Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar të hënën në një tubim në Prishtinë se e ka ndërmend që të kërkojë nënshkrime nga qytetarët për të ndërprerë qeverisjen që sipas tij, i ka bërë dëm vendit.

    http://www.koha.net/?id=27&l=1852

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Me kan politikan duhet me kan edhe dinak dhelpen ujk qe me i qky ujqit e tjere. Thaqi keto gjana i ka te gjitha taman qe duhet me i pase Politikani Kshtu qe mduket e ka qit ne Aksion Isa Mustafen e po i mbledh te gjithe sa me humb kohe pas tyre se qysh si ku me ja lidhe kryt , ne fund prap do behet siq ti citoj thaqi fjalet e miqve tone amrikan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Me kan politikan duhet me kan edhe dinak dhelpen ujk qe me i qky ujqit e tjere. Thaqi keto gjana i ka te gjitha taman qe duhet me i pase Politikani Kshtu qe mduket e ka qit ne Aksion Isa Mustafen e po i mbledh te gjithe sa me humb kohe pas tyre se qysh si ku me ja lidhe kryt , ne fund prap do behet siq ti citoj thaqi fjalet e miqve tone amrikan
    Jo, n'fund behet si e ka shkru Zoti...

    Nese edhe Zoti eshte mik nderkombetar, atehere ok!

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Jo, n'fund behet si e ka shkru Zoti...

    Nese edhe Zoti eshte mik nderkombetar, atehere ok!
    Ja ketu punet e Zotit sduhet me i perzi , une do thoja ma shume punet e Dreqit jan ka i ndihmojn ketyre

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    a ne gjakove a ne banhofat e perendimit a ne beograd
    po kot more te marr e kini
    a e dini pse sepse populli u msue ma me dolloveret e UDB-es
    Hashim Gjarper Thaqi e ka perkrahjen
    e Popullit ju lehni sa te doni edhe ku te doni
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    a ne gjakove a ne banhofat e perendimit a ne beograd
    po kot more te marr e kini
    a e dini pse sepse populli u msue ma me dolloveret e UDB-es
    Hashim Gjarper Thaqi e ka perkrahjen
    e Popullit ju lehni sa te doni edhe ku te doni
    E bone edhe Ramushin UDB-ash ...!?

    Sigurisht se ka qene plani i UDB-se qe Ramushi te qendroje ne Haag disa vite, per ta pergatitur me mire per rrezimin Thacit!

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Kryetari i AAK-es, Adem Jashari, fillon peticion qytetar per rrezimin e qeverise 4 muaje para zgjedhjeve !
    … ///

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Haradinaj nënshkruan peticionin

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nënshkruar peticionin qytetar “Kjo qeveri meriton shkarkimin”.

    Haradinaj, ka treguar se qëllimi i tij është që t’i nxisë qytetaret e vendit që të reflektojnë te të zgjedhurit e tyre, në këtë rast te deputetët.

    Ai ka treguar se nuk do të heqin dorë nga mocioni, andaj kërkoi ndihmesë nga qytetarët ta nënshkruajnë peticionin dhe t’i bindin deputetët e Kuvendit, të veprojnë në përkrahje të mocionit.

    Kam dëgjuar qëndrime se peticioni nuk ka efekte juridike. Neni 43 i Kushtetutës së Kosovës e garanton lirin e tubimit, protestave, të demonstratave. Pra, peticioni është shprehje e vullnetit politik të qytetarëve, vullnet i lirë i garantuar me kushtetutë. Pra, është edhe një presion publik politik, për reflektim në parlamentin e vendit nga deputetët”, ka thënë Haradinaj.

    I pari i AAK-së, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga mocioni. Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetët e tjerë, e kanë mundësinë që me përkrahjen e mocionit t’i krijojnë vendit një perspektivë më të mirë dhe të kontribuojnë me zgjedhje të lira dhe fer. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/harad...n-2-41928.html

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Athu pse po i nguget rambos kaq shume kur tash ma po dihet qe zgjedhjet do jen ne qershor Apo ka frike qe nese shkojn deri ne qershor egziston rreziku qe as pragun mos me mujt me kapercy.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi






    Thaçi tallet me Ramush Haradinajn, i thotë 'pse s'e more peticionin edhe në ndeshje'?


    GazetaExpress E mërkurë, 05 Mars 2014 18:17
    Duket se kryeministri Thaçi ndeshjen e sotme miqësore në mes të Kosovës dhe Haitit e ka shfrytëzuar edhe për një tjetër qëllim, atë politik.

    Kryeministri në përfundim të lojës, në të dalë nga stadium “Adem Jashari” në Mitrovicë ka shfrytëzuar pak minuta për ta pyetur kryetarit e AKK-së Ramush Haradinaj lidhur me peticionin për rrëzimin e qeverisë.

    “Pse nuk e more peticionin edhe këtu”, i ka thënë kryeministri të parit të AAK-së.

    Dy ditë më parë, gjatë përurimit të stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. kryeministri Thaçi u ishte shmangur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ngjarjet politike në vend duke thënë se “këtu kemi ardhur për të folur për sport” por, sot ai bëri pikërisht të kundërtën duke shfrytëzuar ngjarjen sportive edhe për qëllime politike, raporton një portal.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •