Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    Lexoni si u sollën njerëzit në Tokë

    Emri:  njerezit.jpg

Shikime: 1849

Madhësia:  82.4 KB

    Një ekologjist i njohur amerikan pretendon se njerëzit nuk vijnë nga Toka, por janë vendosur në këtë planet mijëra vjet më parë nga alienët.

    Dr. Ellis Silver thotë se ka një seri arsyesh me karakter fizik që e bëjnë të mendojë se njerëzit nuk i përkasin këtij planeti.

    Ai thotë se njerëzit vuajnë nga dhimbjet e shpinës, për shkak se ne kemi evoluar në një planet me gravitet të ulët, shkruan

    http://www.explorerunivers.com/.

    Po ashtu, njerëzit vazhdojnë që të digjen kollaj nga dielli dhe kanë vështirësi në lindjen e fëmijëve.

    “Njerëzit supozohet se janë speciet më të zhvilluara në planet, por janë përshtatur shumë pak me planetin dhe mjedisin që na rrethon, digjen nga rrezet e diellit, nuk pëlqejnë shumë ushqimet natyrore dhe kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të sëmundjeve kronike”.

    Për çudi, thotë ai, kokat e bebeve janë kaq të mëdha, sa është e vështirë për gratë që të lindin, çka nuk ndodh me asnjë specie tjetër në planet.

    https://www.gazetaexpress.com/mister...-kete-gje-418/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin

    “Njerëzit supozohet se janë speciet më të zhvilluara në planet, por janë përshtatur shumë pak me planetin dhe mjedisin që na rrethon, digjen nga rrezet e diellit, nuk pëlqejnë shumë ushqimet natyrore dhe kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të sëmundjeve kronike”.

    Për çudi, thotë ai, kokat e bebeve janë kaq të mëdha, sa është e vështirë për gratë që të lindin, çka nuk ndodh me asnjë specie tjetër në planet.
    Nëse ky shkrim është argument, është një budallallëk me brirë !! Po t'i vësh re dhe po të bësh një krahasim të vogël mes brezit të sotëm dhe brezit para jo më shumë se 50 vjetësh, do të shohësh se nëse do vëndosje një të ri të sotëm të vetëm në një mal ose ishull apo shkretëtirë, do të vdiste nga ndonjë sëmundje , uria apo etja. Ndryshe do të ishte puna me atë të para 50 apo 100 vjetësh që do të dinte të gjuante dhe tu vet mjekonte ! Mos do të thuash të kundërtën ?

    Dikur gratë lindnin në kushte shtëpie, sot nuk lindin po nuk shkuan te mamia etj etj. Duhet kuptuar se nuk ka lidhje pështatja aspak me imoprtimin e njerëzve në tokë. Nëse do kishte diçka që do t'a vriste njerzimin, do të ishte pikërisht evoluimi i tijë nga kushtet primitive në kushtet komode. Pse ? E thash dhe më lart... një rast katastrofe dhe njerzit nuk do të dinin as të gjuanin, as të siguronin ushqim, as të mjekoheshin me barëra siç bënin paraardhsit e tyre.!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    *

    Pikerisht.
    Ky si ekologjist eshte dashur teturperohet per kete qe ka thene.
    Sejcili ekologjist i mirefillte e din se sa jemi te helmuar nga ndotja drastike e mjedisit, gje qe eshte mrekulli se si jemi duke mbijetuar, e gjithe kjo fale pershtatshmerise sone dhe imunitetit aq te forte...
    Pastaj ky e merr si shembull dhembjen e shpines. Nga dhembja e shpines ankohen vetemse ata qe rrijne/punojne kohen me te madhe ulur...tek te tjeret nuk ka shenja dhembjesh ne shpine.
    "Ja faktet" na thot artikulli, se si paskemi pikur nga qielli.
    Asgje nuk pashe e lexova per fakt ne kete drejtim.

    *
    klipp&klar

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    Njeriu eshte majmun, dmth meson, pra bie poshte ideja e njeriut qe nuk mbijeton pa teknologjine. Ju garantoj qe njeriu mbijeton ne çdo ekstremitet dhe eshte I afte te pershtatet, por kjo nuk eshte as prove as e kunderta per hipotezat e kesaj teme.

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Njeriu eshte majmun, dmth meson, pra bie poshte ideja e njeriut qe nuk mbijeton pa teknologjine. Ju garantoj qe njeriu mbijeton ne çdo ekstremitet dhe eshte I afte te pershtatet, por kjo nuk eshte as prove as e kunderta per hipotezat e kesaj teme.
    Do të mbijetoje ti në rast se do sëmureshe qoftë dhe me infektim të dhëmballës pa pasur stomatologun ? Mos të të pyes pastaj nëse do mbijetoje në rast se do sëmureshe me ndonjë infeksion në zorrë, mëlçi, veshka apo diabet etj !! Njeriu i sotëm është shumë i brishtë.

    Po shihja jo më larg se sot një emision që e kishin bërë posaçarisht për mbijetesën e njeriut të sotëm në kushte primitive ! Emisioni quhet " Shpellarët " Një grup të rinjësh në një pyll mes malesh e fushash ,të veshur vetëm me lëkur kafshësh dhe pa asnjë mjet ndihmues për të mbijetuar. Duhet të gjuanin me shkopinjë të sajuar, bile edhe zjarrin duhet ta ndiznin me fërkimin e shkopit... dhe gjeje pak ?? 70% e grupit u dorzua në tre ditët e para nga uria !! Kanë ngelur dhe 4 vetë që po e vazhdojnë garën. Sot dita e pestë dhe akoma nuk kanë ngrën asgjë. Të shohim se sa do të shkojnë ! Mjeku j'u rrin te koka për ç'do rast.... Imagjino sikur të mos kishin mjekun dhe të ishin në kushte reale
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    Te pershendes Wordless:

    E shoh qe je entuziast ne mbrojtjen e idese tende dhe une po te sjell fakte bindese qe njeriu i sotem mbijeton. Pyet nje emigrant shqiptar qe vetem me leckat e trupit dhe pak buke ne nje traste te leckosur ka marre rrugen nga Kapshtica dhe pas 28 Ditesh ka mberritur ne portat e Athines, e gjithe rruga ne kembe, i ngrene dhe i pa ngrene, uje neper pellgjet e rruges, fjetur neper male e fusha bashke me kafshet perkrah sepse po te dilte ne komunitet e kapnin direkt dhe epopeja fillonte nga e para.
    Nuk e di sa vjeç je por ku te behesh burre dhe te kesh familjen tende do te shohesh qe detyrat e shtepise do i besh ti vete dhe detyrat hera heres do jene te renda.

    miqesisht Nikola

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    LOL

    28 ditë the ?!!

    Po për 28 ditë mund të mbash edhe urinën po të mos pish ujë

    Ai fakiri që thua ti, e ka marë atë rrugë tafti bafti se po ta kapte ndonjë dhimbje në majë të malit do ta shikoje ti se si do rrokullisej me vrap te spitali Elenikas. Mua do të më pëlqente shumë të ishte siç thua ti , por për fat të keq nuk është ashtu. Unë nuk dua të mbroj mendimin tim apsolutisht kur e kam gabim dhe do të më bëhej qefi shumë nëse do më provoje të kundërtën !!

    p.s

    Jam aq i madh sa për të kuptuar që njerzit pa mjeksin e standarteve të sotme , do të reduktoheshin në disa dhjetra miliona gjithsej... deri sa të rifillohet gjithçka nga e para !!

    Ja të pyes ty përshëmbull : "Larg qoft" nëse do të ndodheshe në një vënd pa këmbë mjeku dhe për fatin tënd të keq nga keq ushqyerja dhe nga mundimet e tepërta të ngatërrohen zorrët e barkut ,si do të dilje nga ajo situatë kur ti nuk e ke eksperiencën më të vogël dhe mbi të gjitha nuk ke as mjetet e nevojshme ?!! Mos të të pyes pastaj për ndonjë sëmundje tjetër më të rëndë që do të donte patjetër trajtim me ilaçe të përpunuara lol

    Ne muhabet po bëjmë dhe ti mos u mërzit me mua !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    Nuk e kundershtoj idene tende te komplikacioneve qe mund te hase nje individ, Por ai eshte selektimi natyror dhe ndonjehere mjekesia nuk ben pune. Ideja e asaj qe kam thene une eshte mbi mbijetesen e species dhe jo te individeve.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Rockwell
    Anëtarësuar
    18-05-2012
    Postime
    61

    Për: Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë

    Një ekologjist i njohur amerikan pretendon se njerëzit nuk vijnë nga Toka, por janë vendosur në këtë planet mijëra vjet më parë nga alienët.


    ......dhe na mbyllen ne kete bote tri dimensionale.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •