Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    keshtu mbahet kjo qeveri me frroka dhe me ilir meta
    na flliqen si popull
    ajo tjetra nuk kishte Ilir meta APO jo mo ALBO
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ajo tjetra nuk kishte Ilir meta APO jo mo ALBO
    Leri llafet e kota, pa na trego pak, si shkodran, ia dhe voten ketij vrasesit e tutorit te prostitutave apo jo?

    Ua bleu 6000 votat shkodraneve me parate e pista?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-02-2014 më 17:12

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Leri llafet e kota, pa na trego pak, si shkodran, ia dhe voten ketij vrasesit e tutorit te prostitutave apo jo?

    Ua bleu 6000 votat shkodraneve me parate e pista?

    Albo
    cudi qe kete pyetje sma ke bere per zgjedhjet bashkiake APO per ato qendrore para se te fitonte ky ????cudi
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Rama: Kërkoji falje Topallit! Frroku: Fola si politikan, s’kam pse kërkoj falje për 1 sms

    Nga: DARINA TANUSHI

    TIRANE - Kryeministri Edi Rama i sugjeroi dje, deputetit Mark Frroku, që në seancën parlamentare të së enjtes t’i kërkojë falje ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli për mesazhin, ku ai i thoshte “Nuk merrem me gra të përdorura”. Në fakt, reagimi i Ramës në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar ka qenë pak e ashpër, duke i kushtëzuar Frrokut edhe pjesëmarrjen në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, nëse ai nuk e bën këtë ndjesë publikisht në Kuvend. Burimet nga grupi parlamentar thanë se Rama, duke u nisur nga ky rast specifik kërkoi prej të gjithë deputetëve që të ruajnë etikën në Kuvend, për të mos u kthyer si deputetët e Partisë Demokratike dikur në pushtet. Të njëjtat burime thanë se Frroku nuk ka pranuar të kërkojë ndjesë. “Nuk kam pse t’i kërkoj falje. E meritonte atë reagim. Nuk e bëj, sepse e konsideroj normal atë reagim timin”, mësohet të jetë shprehur Frroku në mbledhjen e grupit parlamentar. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, deputeti Mark Frroku tha: “Nuk kam për të kërkuar falje, sepse unë kam folur si politikan. Unë i kam thënë që është përdorur politikisht. Më ka borxhe për fushatën që i kam bërë”. Ndërsa edhe vetë kryeministri e ka parë që Frroku nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij, e ka lënë duke thënë se ai e tha fjalën e tij. Rama mësohet se e ka justifikuar një reagim të tillë me faktin se, “ajo është një grua”, por jo se i vlerëson shumë deputetët e PD-së apo Topallin. Por, ai ka theksuar se deputetët e mazhorancës duhet të tregojnë etikë dhe kulturë në diskutimet e tyre në Kuvend. Në seancën e kaluar të Kuvendit, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkoi reagimin e deputetit Mark Frroku, por edhe të kryeministrit Rama e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, në lidhje me shkrimet e një gazete belge, ku Frroku cilësohet si një i dënuar nga drejtësia belge. Toni dhe mënyra se si Topalli e ka kërkuar këtë e kanë irrituar Frrokun, i cili i dërgoi edhe një SMS në telefon Topallit, duke i kujtuar edhe borxhet që i ka që prej fushatës që ai ka bërë për të, ndërsa i ka thënë se “nuk merrem me gra të përdorura”.

    AMA e axhenda
    Pas këtij debati në mbledhjen e grupit, kryeministri Rama kërkoi nga deputetët që të mos bien në apati, për shkak të qenies në pushtet. Kryeministri i porositi deputetët që të jenë aktivë në debatet që bëhen në Kuvend, në mënyrë që të mos lihet gjatë gjithë kohës opozita të diskutojë vetëm politikisht. Ai kërkoi diskutime profesionale nga deputetët për çdo projektligj, për të rritur nivelin e grupit dhe të Kuvendit. Deputetët kanë folur dje, edhe për plotësimin e vendeve të anëtarëve të AMA-s, (Autoriteti i Mediave Audiovizive). Burimet bëjnë të ditur se ishte deputetja Mimoza Hafizi, që kërkoi nga kryeministri, por edhe nga deputetët e Komisionit të Medias, të sqarohej çështja. Sipas një amendamenti të bërë nga deputetët e Komisionit të Medias, për plotësimin e vendeve në AMA kërkohet edhe një asistencë ndërkombëtare, por pas studimit të situatës nga Komisioni i Ligjeve, rezulton se 4 prej anëtarëve u ka përfunduar mandati. Në një memo që Xhafaj u ka dërguar deputetëve sqarohet se, edhe pse 3 anëtarëve të tjerë ende nuk u ka mbaruar mandati, nuk është në kundërshtim me ligjin që edhe ata të ndryshohen, për të formatuar një autoritet të ri, i cili është edhe politik, por edhe jopolitik, për shkak se një pjesë e anëtarëve zgjidhen nga shoqatat. Ky autoritet, sipas këtyre sqarimeve, tashmë është thuajse inekzistent, sepse nuk mund të marrë dot vendime që kërkojnë shumicë votash.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Fitorja e te majtes ne Shkoder ju duket surprize PeDe-istave, ju duket sikur vjen nga blerja e votave sepse jane aq te verber sa nuk e kane mundesine te shikojne (me falni per shprehjen) shkerdhimin total dhe lenien komplet pas dore te asaj zone pavaresisht problemeve te shumeta qe ka pasur. Pavareisht se jo vetem 8 vjet, por 22 vjet i kane dhene fitoren PeDe-se ne shume zgjedhje. Ju duket habi qe po ta permbytin e ta injorojne te gjithen si zone duke mos e marre as mundimin te shkojne te shikojne si jetojne ata njerez atje, apo ti japin ndonje forme kompensimi per demet qe u shkaktohen, njerezit do tu kthejne kurrizin. Po po ju duket habi dhe i vene fajin votave te blera por nuk shikojne qe eshte arroganca e tyre qe i beri te humbin zgjedhjet aq thelle jo vetem ne Shkoder po ne te gjithe Shqiperine!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Fitorja e te majtes ne Shkoder ju duket surprize PeDe-istave, ju duket sikur vjen nga blerja e votave sepse jane aq te verber sa nuk e kane mundesine te shikojne (me falni per shprehjen) shkerdhimin total dhe lenien komplet pas dore te asaj zone pavaresisht problemeve te shumeta qe ka pasur. Pavareisht se jo vetem 8 vjet, por 22 vjet i kane dhene fitoren PeDe-se ne shume zgjedhje. Ju duket habi qe po ta permbytin e ta injorojne te gjithen si zone duke mos e marre as mundimin te shkojne te shikojne si jetojne ata njerez atje, apo ti japin ndonje forme kompensimi per demet qe u shkaktohen, njerezit do tu kthejne kurrizin. Po po ju duket habi dhe i vene fajin votave te blera por nuk shikojne qe eshte arroganca e tyre qe i beri te humbin zgjedhjet aq thelle jo vetem ne Shkoder po ne te gjithe Shqiperine!
    Shoku Xinxerfill.

    Ambasadoret e akredituar ne Tirane dhe shqiptaret po presin te degjojne prononcimin e dy rilindasve te se majtes per deputetin e tyre vrases e tutor qe kane ne grupin e tyre parlamentar ne parlament. Kur ka nder mend rilindja te prononcohet per kete ceshtje? Do ta mbajne vrasesin e tutorin, e vellain e kriminelit qe vrau nje komisar policie ne Tirane, ne parlament, apo do t'ua dorezojne Interpolit?

    Se jo per gje. Po ku nuk u shkon mendja njerezve. Kane dale fjale qe Rilindja i mbron keta kriminelet dhe u jep imunitet deputeti karshi ligjit.

    Ti si zedhenes i qeverise, interesohu pak, e na sill ndonje prononcim te rilindasve per kete ceshtje.

    He te keqen. He tu befsha!

    Albo

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    E di ate shprehjen ti, prit gomar te mbije bar?

    Une e di qe ju PeDe-istat e keni qejf te fluturoni me presh kur del ndonje rast spekulant si puna e kesaj tani, po dale njehere te japi vendimin gjykata, te verteteoje edhe qe ishte Frroku i dyshuari, i arrestuari, dhe perfundimisht vrasesi nepermjet gishtave dhe DNA qe do kete marre policia per kete ngjarje.

    Pastaj Mark Frroku emrin ne Belgjike e ka pasur Azem Krasniqi dhe jo Besnik Morina sic pretendon gazeta Belge... Pastaj harron ti qe vellai i ketij hante e pinte me gjithe kupolen e policise se shtetit ne kohen e PeDe-se?

    Prit njehere shiko c'behet e c'na del ne drite, se mos habitesh dhe vete e na i del ne mbrojtje
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Sipas gazetes belge Mark Frroku
    ka qene i denuar per vrasje.
    Kjo te len te kuptosh qe eshte bere
    hetim .ekziston nje dosje kriminale
    dhe dosje e procesit gjyqesor
    se bashku me prova inkriminuse dhe
    fotografi.
    Atehere ti kerkonet qeverise belge
    1 kopje e dosjes per Frrokun
    Do jete interesante te njihet historia
    e tij ne Belgjike

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Frroku: Nuk kërkoj ndjesë, e respektoj si Kryeministrin, si atë që shet kanaçe

    Flet deputeti i PKD: SMS-ja ime, politike

    “Nuk i rri njeriu në shtëpi me zor, respektoj si Kryeministrin, si atë që mbledh kanaçe”

    Deputeti i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku, nuk do t’i kërkojë ndjesë ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
    Duke folur për “Panorama”, deputeti Frroku e konsideron fare normal mesazhin e tij drejtuar zonjës Topalli, përmes një gjuhe politike. Ai shprehet se nuk do të lejojë njeri në Kuvend që të merret me emrin e tij, ndërsa largimi nga Grupi Parlamentar i PS-së, sipas tij, nuk është problem i tij.

    Keni reflektuar pas kërkesës së zotit Rama për t’i kërkuar ndjesë zonjë Topalli për SMS-në që i keni dërguar. Cili do të jetë reagimi juaj në Parlament?

    Asnjë reagim nuk do të kem. Ajo ka bërë një reagim, unë reagimin tim. Unë jam OK. Unë e konsideroj reagimin tim shumë normal, shumë etik, s’ka asnjë fyerje dhe ka brenda vetëm gjuhë politike. Unë s’kam pse i kërkoj ndjesë, se në mesazhin tim nuk ka asnjë shqetësim, asnjë element kërcënimi dhe as fyes. Çdo njeri është i lirë ta lexojë sipas mendjes së tij. Unë e shkrova mesazhin tim duke pasur parasysh përdorimin politik që i kanë bërë zonjës Topalli, dhe përtej kësaj nuk kam detyrim të sqaroj nënkuptimet që mund të nxjerrë kushdo.

    Ka pasur fyerje dhe ofendime të mirëfillta, në kuptim të parë, në Parlament, dhe nuk është kërkuar më parë të kërkohet ndjesë. Pse kjo masë ndaj jush?

    Deputetë të tjerë jo vetëm kanë ofenduar, por në 23 vjet Kuvendi ka qenë arenë luftimi, madje dhe janë rrahur, edhe janë kërcënuar me jetë. Zonja që e quan veten të ofenduar ka kërcënuar “me plumb ballit” të tjerët. Deputetë të PS e kanë ofenduar zonjën Topalli, ajo ka ofenduar deputetët e PS, dhe të gjithë janë bërë lëmsh në atë Kuvend.Unë nuk kam shkuar në Parlament që të shahem me libër shpie, siç kanë bërë të tjerët, as të rrihem me njerëzit. Unë kam shkuar që të jap alternativat e mia, aq sa di. Por unë nuk do të lejoj njeri aty që të merret me emrin tim.

    Mund të konsiderohet kjo një arsye që të largoheni nga Grupi i PS, ju, një nga aleatët që fituar mandat deputeti?

    Dihet publikisht që PKD është parti e vogël dhe besoj se ka pasur përfaqësim dinjitoz në këtë Parlament. Shyqyr Zotit më ka bërë baba krenar dhe nuk kam ndër mend që këtë krenari ta përdhos apo ta hedh poshtë, gjithmonë pa i rënë në qafë askujt. Për mua të gjithë janë të mëdhenj dhe do të jenë të respektuar në punën e tyre, kushdo qoftë, si Kryeministri e si ai që mbledh kanaçet në rrugë.

    Duke mos kërkuar ndjesë, ju automatikisht do të dilni jashtë Grupit Parlamentar…

    Grupi i Partisë Socialiste me mua ka pasur një deputet më shumë, sepse unë jam deputet i PKD-së. Unë me zor nuk i rri njeriu në shtëpi dhe unë shtëpinë time e kam shekullore dhe fortesë shumë të fuqishme. Jam krenar për shtëpinë time. Unë mendoj që Kryeministri po mundohet të fusë një standard të ri në sjelljen e deputetëve, që për rastin tim është marrë për keq, sepse jam shumë i qetë dhe i pastër se nuk kam pasur në mendje asnjë nënkuptim me mesazhin tim. Ky nuk është faji im. Ky ishte Parlamenti që gjeta. Nëse dikush nga këta të vjetrit mendon se ne deputetët e rinj, kur të shkojmë në Parlament duhet të zhvishemi nga morali, krenaria dhe dinjiteti dhe të bëhemi pjesë e tyre, unë këtë s’do ta pranoj, pasi kam shkuar në Parlament me moralin dhe krenarinë time.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    sa per info te atyre qe nuk besojne, votat ne puke dhe ne zona te varfera te shkodres jane blere me 2000-3000 leke te reja ( pjesa me e madhe nga pkdsh, dhe lsi ) kurse nje mik i imi ka marr nga zyrtaret e fushates socialiste 10000 leke te reja qe te mos votonte per dash shehun por per ps, dhe kjo eshte mese e vertete, duke e ditur qe ishte i varfer dhe kishte nevoje per para dhe ishte i djathte, ishte vote sade,
    2- kolegu im ketu ( tirane ) ne pune ka marr 25000 leke te reja nga l-s-i --stat per 5 vota, nje tjeter koleg ka marr 5000 leke te reja nafte ( per te votuar lsi), por ky i fundit eshte i majte historikisht.
    dinjiteti i neperkembur i nje populli qe sdo gjen paqe ata qe po e bejne nje gje te tille.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •