Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri. Rigjykim në shkurt

    Deputeti shqiptar Mark Frroku, i cili ka zënë një vend në parlamentin shqiptar që prej 23 qershorit, duhet të rigjykohet muajin e ardhshëm para Gjykatës penale të Nivelles në Belgjikë, pasi gjykata e Kasacionit e ka dënuar atë me 10 vjet burg në mungesë në vitin 2010.
    Ai është dënuar për vrasje dhe prostitucion. Sipas mediave belge, do të rigjykohen dy nga katër të akuzuarit e çështjes në të cilën është përfshirë Frroku, ku në janar të 2010-ës, janë dënuar me nga 10 vjet secili. Dënimi i tyre ka ardhur për vrasjen e një shoku, Aleksandër Kurti, i vrarë me thikë dhjetë vjet më parë, në 5 mars të vitit 1999 në Midi.
    Në bazë të denoncimeve anonime katër shqiptarë, njëri prej tyre Besnik Morina, i njohur si Mark Frroku, 41 vjeç dhe Arjan Bytyçi, 36 vjeç, tutorë, janë liruar nga autoritetet belge para se të përfundonte gjykimi i tyre nga gjykata në Bruksel në janar 2010.
    Të katër janë dënuar më pas, por asnjëri prej tyre nuk është ulur asnjëherë në bankën e të akuzuarve. Rigjykimi pritet të fillojë më 10 shkurt 2014-të, për Frrokun dhe Bytyçin. Por të dy pritet të mungojnë, pasi ata jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës. Sidomos Mark Frroku, ka nisur atje një karrierë politike që e çoi atë në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
    “Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t’i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s’na pengon, thotë një njohës i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj? Asgjë nuk ëhstë më e sigurtë.”- shkruan gazeta La Meuse.
    Mark Frroku është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nën siglën e Partisë Kristian Demokrate Shqiptare dhe është vëllai i të dyshuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, Arben Frroku.

    Panorama

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    eshte denuar ne mungese dhe nen nje identitet tjeter?
    What goes around---comes around

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Pyetja shtrohet se cfare do te beje Kuvendi i Shqiperise dhe mazhoranca qeverisese tani qe "mesuan" se deputeti i koalicionit te tyre qenka nen gjykim per vrasje e prostitucion ne Belgjike?

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    keshtu mbahet kjo qeveri me frroka dhe me ilir meta
    na flliqen si popull

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Ky Mark Frroku asht lule n'krahasim me nja 3 te deputete te tjere, qe kan ba burg per prosti e trafik kokaine.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Frroku, accusé à Bruxelles, devenu député en Albanie

    Rédaction en ligne


    Un député albanais, Mark Frroku, nouvellement élu dans son pays, doit être rejugé le mois prochain devant la cour d’assises de Nivelles, après cassation de sa condamnation à 10 ans par défaut, en 2010, par la cour d’assises de Bruxelles. Il avait été reconnu coupable d’un meurtre commis dans le milieu de la prostitution à la gare du Midi. Une situation totalement inédite sur le plan de l’immunité diplomatique dont pourrait se revendiquer l’Albanais, qui ne semble à nouveau pas envisager venir d’Albanie pour être présent à son second procès d’assises.

    C’est une situation totalement inédite dans les annales judiciaires belges qui s’annonce, le 10 février prochain, devant la cour d’assises de Nivelles. Celle-ci est amenée à rejuger deux des quatre accusés albanais déjà condamnés en janvier 2010, à 10 ans de réclusion chacun, par la cour d’assises de Bruxelles, pour le meurtre d’un compatriote, Aleksander Kurti, tué à coups de couteau dix ans plus tôt, le 5 mars 1999, devant la gare du Midi.

    L’affaire se déroule dans le monde de la prostitution et des filières albanaises qui sévissaient à Bruxelles. La victime, Aleksander Kurti aurait apparemment empiété sur les activités d’autres proxénètes ou membres du réseau d’une filière d’immigration clandestine vers l’Angleterre. Et, l’après-midi du 5 mars 1999, il est retrouvé agonisant dans l’avenue Fonsny, lardé de coups de couteau.

    Suite notamment à des dénonciations anonymes, quatre Albanais seront identifiés et inculpés, dont le pseudo Besnik Morina, alias Mark Frroku (41) et Ajan Bytyci (36), qualifiés de souteneurs. Ils ne seront arrêtés que bien plus tard, mais libérés avant que leur procès ne soit fixé devant la cour d’assises de Bruxelles, en janvier 2010. Tous les quatre ont alors été condamnés à 10 ans de réclusion, par défaut, car ils avaient été libérés entretemps et ne se sont jamais présentés dans le box des accusés.

    Mais, sur recours du parquet général, il y a eu cassation de l’arrêt, le 24 mars 2010, pour Frroku et Bytyci et ceux-ci doivent donc être rejugés. L’affaire vient d’être fixée devant la cour d’assises de Nivelles, le 10 février prochain. Mais tous deux brillent toujours par leur absence sur le territoire belge et vivent libres dans leur pays d’origine. Et surtout, Mark Frroku a depuis lors entamé une carrière politique, qui l’a amené à être élu le 25 juin dernier au parlement albanais (lire ci-contre).

    Se pose dès lors la question de savoir si l’homme ne jouit pas d’une immunité parlementaire ? Pas en Belgique où, théoriquement, il pourrait être jugé pour des faits, son inculpation et son renvoi aux assises remontant avant son élection. Rien ne l’empêche, nous dit un éminent juriste. Mais l’Albanie extraderait-elle pour autant un de ses députés nationaux ? Rien n’est moins sûr… L’épine diplomatico-judiciaire est plantée…

    A.B.

    http://www.lameuse.be/898787/article...ute-en-albanie

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    REAGON MARK FRROKU: LAJMI ËSHTË I PAVËRTETË DHE I NXITUR POLITIKISHT

    Emri:  73280_2.jpg

Shikime: 1795

Madhësia:  28.9 KB
    Deputeti Mark Frroku ka reaguar në "News24", pas publikimit të lajmit në mediat belge, sipas të cilave ai rezulton i dënuar vrasjen e një shqiptari në Belgjikë, në vitin 1999. Deputeti Frroku e cilësoi lajmin si të nxitur politikisht, duke garantuar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë në asnjë vend të botës.

    “Ky është një lajm i pavërtetë dhe i nxitur politikisht. Nuk kam asnjë dënim penal në asnjë vend të botës. Garantoj se nuk kam asnjë problem me drejtësinë. Garantoj si qytetar shqiptar dhe amerikan. Drejtësia belge s’ka asnjë akuzë ndaj meje. Media t’i referohet institucioneve zyrtare belge.”- deklaroi Mark Frroku.

    (er.nu/BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Topalli, Rames e Metes: Jepni shpjegime për akuzat e medias belge ndaj Frrokut

    Ish kryeparlamentarja Topalli ka theksuar gjate fjales se saj se situata ne vend eshte alarmante, nderkohe qe qeveria nuk ben asgje.
    Ajo ka kerkuar shpjegime nga Meta e Rama per denoncimin e bere nga gazeta belge per Mark Frrokun, qe sot eshte deputet ne Kuvend.

    “Para disa ditesh ne gazete belge fliste per nje emer qe eshte deputet ketu ne sallen e Kuvendit qe akuzohej per vepra te renda penale, trafiqve etj, une nuk di cili do jete vendimi, por nje njeri qe eshte ulur ne kete salle disa vite nuk mund te rrije pa i thene kryemninistrit: Fol e shpjego. Ku do shkoje vendi nese te gjithe do heshtin, nese gazetat e huaja hapen me te tille emra e probleme, nese eshte i pafalshem pse nuk i del zot kryeministri”- tha Topalli, duke kerkuar reagim edhe nga gjithe deptetet.

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    Zbardhet SMS e plotë e Frrokut për Topallin

    Emri:  frroku-topalli.png

Shikime: 1071

Madhësia:  56.5 KB

    “Panorama” zbardh tekstin e plotë të mesazhit të dërguar nga kryetari i PKD, Mark Frroku, në adresë të ishnënkryetares së PD-së, disa orë pas akuzave të saj në foltoren e Kuvendit.

    Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka denoncuar dje deputetin e Partisë Kristiandemokrate, Mark Frroku, se e ka kërcënuar me mesazhe telefonike pas fjalës së saj në Parlament.

    Topalli deklaroi dje se Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duhet të shpreheshin publikisht për artikujt e publikuar në mediat belge, se deputeti Frroku është i akuzuar për vepra penale.

    “Para disa ditësh, një gazetë belge fliste për një emër që është deputet këtu në sallën e Kuvendit, që akuzohej për vepra të rënda penale, trafiqe etj. Unë nuk di cili do jetë vendimi, por një njeri që është ulur në këtë sallë disa vite nuk mund të rrijë pa i thënë Kryeministrit: Fol e shpjego. Quhet Mark Frroku për të gjithë ata që kanë frikë t’ia përmendin emrin. Ku do shkojë Shqipëria nëse të gjithë do të heshtin, nëse gazetat e huaja hapen me të tillë emra e probleme. Nëse është i pafajshëm, pse nuk i del zot Kryeministri”, theksoi dje Topalli. MESAZHI Deklaratat e Topallit në foltoren e Kuvendit u mbajtën ditën e enjte rreth orës 12:00, ndërsa mesazhi telefonik i është dërguar në orën 16:36 nga deputeti Mark Frroku. Në mesazhin e dërguar nga kryetari i PKD-së thuhet se ish-kryetarja e Kuvendit i është borxhlie për fushatat që ka organizuar në vitet e shkuara për Partinë Demokratike. “Jozi, më informuan për sulmin tënd në Parlament sot. Më erdhi keq që pikërisht ti e bën këtë gjë. Më ke akoma borxhe nga fushatat që kam bërë për ty dhe me vjen keq që gjithë ata burra s’kanë guxim dhe fshihen pas fustanit tënd. Unë s’merrem më gra të përdorura. Mark Frroku”, thuhet në mesazhin e kreut të PKD-së.

    AKUZAT E PD

    Partia Demokratike ka reaguar dje me anë të zëdhënëses Laura Vorpsi, që ka denoncuar kanosjen ndaj deputetes Jozefina Topalli. “Partia Demokratike denoncon kërcënimin e drejtpërdrejtë që deputeti i maxhorancës, Mark Frroku, i ka bërë dje deputetes Jozefina Topalli. Pas fjalës që ka mbajtur në Parlament, zonja Topalli ka marrë nga deputeti Frroku një mesazh kanosës. PD e konsideron kërcënimin ndaj zonjës Topalli si një shfaqje të asaj çka vetë zonja Topalli dhe PD denoncojnë prej kohësh, të futjes në politikë të personave të dyshimtë, të lidhur me aktivitet kriminal”, theksoi Vorpsi.

    Fation Binjaku
    PANORAMA

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri

    KUSH ESHTE MARK FRROKU?


    Surpriza në Shkodër, Mark Frroku merr 6600 vota

    Qarku i Shkodrës ka vulosur me shumicë fitoren e së majtës për herë të parë në këto 22 vjet demo-kraci, duke i dhënë 6 mandate koalicionit PS-LSI dhe pesë të djathtës. Kur ka përfunduar numërimi i kutive në këtë qark, një duket se ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve, mandati i deputetit të Pukës, Mark Frroku, i cili përfaqëson Partinë Kristiandemokrate të Shqipërisë dhe që mori më shumë se 6600 vota. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve kanë tronditur thellë PD-në, pasi sipas shifrave të mbledhura deri tani, ka rezultuar se elektorati i saj ka pësuar një rënie me rreth 10 për qind. Po sipas shifrave paraprake, vërehet se rënia e elektoratit të PD ka ardhur ngaqë një pjesë e mirë e votave të saja i kanë kaluar LSI-së dhe PKDSH, pasi elektorati i PS ka qëndruar pothuaj në ato nivele si në 2009-n. Kjo është hera e parë që bastioni historik i demokratëve, që i ka dhënë gjithmonë shumicën e mandateve PD-së, voton majtas. Vetëm në zgjedhjet më të fundit të 2009-s, e djathta në Shkodër mori 7 mandate, kundrejt katër të së majtës. Si në shumicën e qarqeve, edhe në Shkodër duket se LSI ka qenë një forcë politike në rritje, që mbase shkodranët mund t’i ketë habitur me rezultatin, por ndryshe mendojnë përfaqësues të kësaj force. Deputeti i LSI, Agron Çela, ka pohuar se LSI ka pritur një rezultat të tillë, pasi kjo zonë është njohur mirë tashmë dhe me të është punuar. “Ne që në fillim kemi deklaruar se do të kemi shifra të tilla”, ka pohuar Çela. Ndërkohë që si armë të kësaj fushate Çela ka pohuar se ka qenë strategjia e hartimit të fushatës elektorale. “Ne kemi bërë një fushatë të pastër, pa sharje dhe ofendime. Kemi prezantuar alternativën tonë të qartë për të ardhmen. Fushata jonë ka qenë qytetare, kemi shkuar shtëpi më shtëpi, kemi bërë takime të hapura, kemi folur me njerëzit për të kuptuar se çfarë duan ata në të vërtetë, për të kuptuar realitetin”, tha Çelaj. Falë kësaj, sipas deputetit të LSI rritja e elektoralit të LSI ka qenë me 5.8 për qind, shtuar këtu dhe atë të PKDSH, i cili ka pësuar një rritje prej 5 për qind, që kanë shkuar të dyja në favor të koalicionit të majtë. Nga 11 mandate në qarkun e Shkodrës, katër deputetë të PS Mimoza Hafizi, Tomë Doshi, Paulin Sterkaj dhe Namik Koliku kanë arritur të sigurojnë mandatin e tyre. Po kështu edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çelaj dhe ai i PKDSH-së, Mark Froku. Në momentet e fundit të numërimit u eleminua kandidati i PR, dhe mori mandatin kandidati i PD, Gjovalin Bzheta. Nga e djathta në Parlamentin e ardhshëm do të jenë Jozefina Topalli, Helidon Bushati, Voltana Ademi të PD-së dhe Nard Ndoka i PDK-së.

    Vëllai i Frrokut u arrestua për vrasjen e policit
    Për votuesit shkodranë, Mark Frroku ishte një emër i panjohur. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbiemrin Frroku, i lakuar aq shumë pak kohë më parë për vrasjen e një punonjësi të Policisë në Tiranë. Për këtë ngjarje akuzohet vëllai i Markut, Arben Frroku, i cili ndodhet në gjendje arresti në Greqi në pritje të ekstradimit të tij pranë organeve të Drejtësisë në Shqipëri. Të vetmit që i kanë njohur nga afër vëllezërit Frroku, kanë qenë banorët e Pukës, pasi ata janë edhe sponsorë të ekipit të futbollit Tërbuni i Pukës. Vëllezërit Arben dhe Mark Frroku janë biznesmenë të cilët, edhe pse aktivitetin e tyre e kanë në rajonin e Tiranës, nuk kanë hequr dorë nga mbështetja e ekipit të Pukës.

    26 qershor 2013
    Panorama




    Frroku: Duam një prefekt dhe zv.ministër

    Kryetari i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku, pret që të marrë poste zv.ministri dhe prefekti në qeverinë Rama. Në një konferencë për mediat, Frroku, i cili ka fituar mandatin e deputetit, theksoi: “Propozimet konkrete janë në nivelin e dytë, që do të thotë prefekt në qarkun e Shkodrës, Tiranës, Durrësit apo dhe të Elbasanit. Në nivel zv.ministrash, ku ne akoma nuk kemi bërë propozim konkret, por jemi të fokusuar te kërkesa jonë për një zëvendësministër. Pastaj në nivele të tjera, pra drejtorie, mendojmë që në javët e ardhshme të jenë kërkesa të sakta”, theksoi dje kreu i PKDSH-së. Në vijim të negociatave për bashkëqeverisje, drejtuesit e kësaj force politike i kanë sugjeruar Kryeministrit të zgjedhur Edi Rama disa poste të tjera alternative në nivel zv.ministri, prefekti dhe drejtori të përgjithshëm.

    29 Gusht 2013
    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-02-2014 më 17:19

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •