Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Atentati, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në qytetin e Rrogozhinës. Dy persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit”, rreth 40 kilometra larg qytetit të Durrësit. Astrit Gjepali, i njohur si “kapoja” i bandës së Durrësit, ka mbetur i vdekur nga breshëria e automatikut, ndërsa mësohet se ka humbur jetën edhe shtetasi Halit Fici, i cili ndodhej në makinë me Gjepalin. Të plagosurit janë Ilir S. dhe Mariglen.B., të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

    Astrit Gjepali kishte marrë lejen më datë 9 janar dhe sot duhej të kthehej në burgun e Peqinit, për të vuajtur dënimin e mbetur. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, dhe ishte ekstraduar nga Italia në vitin 2006. Gjepalit i kishin mbetur edhe 6 vjet e 7 muaj, nga 25 vitet e dënimit. Mësohet se Gjepali ndodhej në makinë, kur një automjet tjetër është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së tij me breshëri automatiku. Si pasojë, i vdekur në vend ka mbetur Gjepali, kunati i tij Halit Fici, si dhe u plagosën Ilir S. dhe Mariglen.B., që ndodheshin në makinë me të burgosurin. Mendohet që vrasja të ketë ndodhur për arsye hakmarrjeje, për vrasjet që ka kryer Gjepali. Sipas policisë në shënjestër ka qenë vetëm Gjepali, ndërsa Fici është vrarë aksidentalisht nga plumbat ishin planifikuar për Gjepalin.

    Banda e Gjepalit

    Astrit Gjepali njihet si kreu i një prej bandave më të rrezikshme të Durrësit në vitin 1997 “banda e Gjepalit”. Pjesëtarët e kësaj bande akuzohen për vrasjen e pesë personave brenda 24-orëve, në qershor të vitit 1997, në Durrës. Gjithashtu kjo bandë akuzohet edhe për katër rrëmbime personash si dhe për grabitje të shumta. Përveç vrasjeve në Durrës, Gjepali akuzohet edhe për vrasjen e shtetasit Ylli Majaci, i ekzekutuar në Zyrih të Zvicrës, më 23 mars të vitit 1993.

    Anëtarët e grupit

    Astrit Gjepali, dënuar me 25 vjet burg

    Naim Qerimi, dënuar me 25 vjet burg

    Mirush Jareci, dënuar me 20 vjet burg

    Bashkim Haxhia, dënuar me 20 vjet burg

    Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

    Më datë 16 janar 2014, rreth orës 13.15 minuta në “Bishtin e Zhurit” në Kavajë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë gjetur vdekjen shtetasit Halit Fici, 54 vjeç, Astrit Gjepali, 45 vjeç, si dhe janë plagosur me armë zjarri Ilir S. dhe Mariglen.B., 23 vjeç, të cilët kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në spitalin e qytetit të Durrësit.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë Kavajë, u formua grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të Krimeve të Rënda, ekspertë të Kriminalistikës, përfaqësues nga prokuroria dhe drejtues të Policisë së Tiranës. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur përgjatë momenteve të udhëtimit me automjet, nga ku viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Gjatë ecurisë së hetimit dyshohet se paraprakisht kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrje. Aktualisht strukturat e policisë po hetojnë intensivisht mbi identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Helikopter në ndjekje të autorëve të ngjarjes

    Policia është vënë në kërkim të autorëve të atentatit të sotëm në Kavajë, por ende nuk ka arritur të identifikojë vrasësit dhe as t’i arrestojë. Ministria e Mbrojtjes informon se ka vënë në dispozicion një helikopter për të kontrolluar zonën nga ajri. Deri më tani, i vetmi indikacion për momentin është automjeti tip Benz pa targa, që u gjet 3 kilometra larg nga vendi i ngjarjes. Përveç helikopterit, forca të shumta policie janë shpërndarë në gjithë zonën, në kërkim të autorëve të vrasjes.

    Trupat e viktimave dërgohen për ekspertizë në Tiranë

    Trupat e viktimave, Astrit Gjepali dhe Halit Fici, janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë. Mësohet se mjekët në Durrës kanë kryer ekspertizën e parë, ku bënë me dije se në trupin e Gjepalit kishte disa plumba, konkretisht në kokë, në këmbë dhe në kurriz. Ndërsa për viktimën tjetër, Halit Ficin, nuk jepen detaje.

    /Shekulli Online/ E.B./

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Nuk me vjen keq fare per keta kriminela, si e kerkuan e gjeten, por gjynaf ata te pafajshmit qe thjesht ishin kalimtare. Mesa di une leja per te burgosurit lejohet vetem kur kane vdekje ne familje edhe atehere udhetojne me mjete te departamentit mbrojtes, jo me makina private. Shpenzimet mbulohen nga familja e te denuarit, ne Shqiperi jemi teper tolerant i dergojme te burgosurit me pushime :P
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nuk me vjen keq fare per keta kriminela, si e kerkuan e gjeten, por gjynaf ata te pafajshmit qe thjesht ishin kalimtare. Mesa di une leja per te burgosurit lejohet vetem kur kane vdekje ne familje edhe atehere udhetojne me mjete te departamentit mbrojtes, jo me makina private. Shpenzimet mbulohen nga familja e te denuarit, ne Shqiperi jemi teper tolerant i dergojme te burgosurit me pushime :P
    Ose eshte nje "lirim" i organizuar nga shteti!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Po cpandehin kta qe vrasin sa duan e ke duan dhe do ai hedhin paq....
    "Më e mira është armike e së mirës"

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ose eshte nje "lirim" i organizuar nga shteti!
    Edhe ndoshta cfare nuk ndodh, sepse nje i denuar ne asnje menyre nuk lejohet te udhetoj me makine private!
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Iku dhe nje tjeter i forte. Kush e ka rradhen tani?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    u vrane edhe dy qytetare te tjere pa gjyq.

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Gjepali ka vrare jo nje por disa njerez,mbase edhe te pafajshem fare.
    25 vjet burg eshte favor qe i ka bere gjykatesi.
    Ai duhet te ishte vrare si qen qe ne 2006-en
    Te vrasesh disa njerez dhe denohesh 25 vjet???????
    Eshte denim qesharak.5veta te vrare x 70 vjet secili =350vjet burg i takonte ose varje.
    Astriti,mosha 35 vjec-45 vjec duke u marre me idiotesira gangsterlliqe.
    Idiot.Njerez mosha e tj bejne mrekullira..........ta cosh jeten dem me idiotesira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 16-01-2014 më 22:06
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    rendesi ka qe fundi eshte i lumtur. kriminelat duhen ekzekutuar pa perjashjtim.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •