
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Bazuar ne disa shkrime te deritanishme, mund te konstatoj se nuk je simpatizant i R. Haradinaj, per te mos thene se je kundershtar i tij...
Arsyet s'po me interesojne dhe s'jane te rendesishme per debatin. Eshte ceshtje personale.
Une vete kam qene nder te paret, edhe ne kete forum, qe haptazi e kam kritikuar edhe R. Haradinaj. Pavaresisht se respekti i sakrifikices se familjes dhe farefistit te tij te ngushte dhe me te gjere para dhe gjate luftes per clirim dhe shpetim te kombit nga serbi me kane shtyer te vetepermbahem ose te mos jam po aq rigoroz apo i pakompromis si ndaj disa politikaneve dhe karrieristeve tjere, kontributi i te cileve ne rastin me te mire ka qene i nje natyre tjeter dhe jo aq sublim. Per mua R. Haradinaj resp. Familja Haradinaj ka qene dhe mbetet familja e dyte, pas Jasharajve ne Drenice, e cila ka qene dhe qendron si simbol i pamohueshem i gjithe luftes clirimtare te Kosoves. Deshtimet, te kqijat, devijimet,mashtrimet, manipulitimet, gabimet etj. qe kane ndodhur gjate dhe pas luftes, me ose pa dijeni dhe pjesemarrje direkte te R. Haradinaj, sigurisht se munden dhe duhet te tematizohen dhe te diskutohen, pa u marre neper goje nga ciftat e "Llapit" te ketij forumi apo edhe militantet dhe bashkepartiaket e R.Haradinaj si mohues i kontributit te Haradinajve, i luftes se UCK-se dhe madje edhe si armik i kombit etj.
Megjithate, keto gjera nuk mund te debatohen sinqerisht brenda kornizes se nje diskutimi ("grindje") te tille ne mes te R. Haradinaj dhe eksponenteve me dhe pa mjekra te islamit fundamentalist dhe ekstremist, per islamin e preferuar dhe te pershtatshem ne Kosove dhe troje shqiptare. Jane pikerisht keta fundamentalista dhe ekstremista, te cilet R.Haradinaj i ka perfshire ne kategorine e "flliqtanave me mjekra", natyrisht pa shmangur mundesine e demeve kolaterale qe eshte inherente e keso lloji "pergjithesimeve", ata qe qellimisht shfrytezojne cdo thashetheme, cdo gjysme te vertete, cdo pohim, cdo keqinterpretim ... deri ne shkallen e racizmit, per ta atakuar R. Haradinaj. Kjo kryesisht per shkak te mungeses se argumenteve te verteta dhe per ta manipuluar debatin, por edhe per shkak te faktit qe R. Haradinaj natyrshem, per arsye praktike dhe per shkak te rrethanave specifike ka bashkepunuar ngushte me katoliket e Kosoves, sidomos ne Gjakove dhe rrethine. Per shumicen e "flliqtanave me mjekra" kjo natyrisht se ka qene dhe eshte arsye absolutisht e mjaftueshme per ta shpallur nje figure te rendesishme historike dhe politike si R. Haradinaj si persona non grata. Pavaresisht se per nje kohe te caktuar kane pritur vetem shkasin apo urdherin per te arsyetuar sado pak sulmin e parapergatitur kunder Haradinajt, ngjashem sic e kane bere ndaj Skenderbeut, Nene Terezes dhe shume figurave tjera me pare, duke argumentuar me tyrli videoklipe, keqinterpretime dhe theshetheme.
Ne te njejten menyre e kane keqperdore nje videoklip te R. Haradinaj, permbajtja e te cilit eshte dekontekstualizuar dhe keqinterpretuar ne ate menyre, qe R. Haradianj para klientelit te "flliqtanave me mjekra" dhe pastaj para nje pjese te opinionit ne fushate elektorale te paraqitet si anti-musliman dhe madje edhe si armik i muslimaneve te rendomte shqiptar. Kjo ndermarrje sipas shume gjasave ka qene e koordinuar edhe me oponentet kryesor politik te Haradinaj ne Dukagjin, te cilet jane te shumte dhe nuk jane te dobet. Nje sulm i tille natyrisht se s'ka mundur te mbetet pa pergjigje nga ana e R. Haradinaj, i cili sipas shume gjasave e ka ndjere veten te fyer personalisht qe figura te dyshimta te islamit fundamentalist dhe ekstremist ta paraqesin jo vetem si anti-musliman, cfare nuk eshte ose nuk e konsideron veten, por ne kete kontekst edhe si anti-kombetar, kriminel etj. Sigurisht se ne nje kohe tjeter dhe ne rrethana tjera, me njerez te tille ishin kryer hesapet ndryshe, pa shume zhurme te tille, por tani jane rrethana tjera dhe R. Haradinaj, pavaresisht respektit qe gezon ne Dukagjin dhe Kosove per kontributin e tij dhe te familjes, eshte i detyruar "te vetepermbahet".
Krahasimi i ekstremizmit politik dhe fetar ne Gjermani&Co me ekstremizmin islamik ne vende me shumice absolute muslimane (perfshi edhe Kosoven) eshte pak i pavend. Potenciali destabilizues i ekstremisteve te tille ne Kosove, sidomos potenciali i demtimit edhe me te madh te imazhit edha keshtu te demtuar te Kosoves dhe shqipetareve, eshte pakrahasueshmerisht shume me i madh. Kosova madje nuk ka potencial as per luftimin e dukurive me te thjeshta kriminale, lere me per te luftuar suksesshem ekstremizmin islamik dhe ekstremizma te ngjashem ne rrethana te shtetit ligjor dhe demokratik. Kosto per luftim te suksesshem te ekstremizmave te tille ne rrethana te shtetit ligjor dhe demokratik eshte gati e paperballueshme per buxhetin e Kosoves. Gjermania&Co shpenzojne dhjetra miliarde Euro ne lufte kunder ekstremizmit te tille fetar dhe politik. Kosova nuk eshte ne gjendje te shpenzoje as disa dhjetra milione. Vetem ne luften e Afganistanit kunder Talebaneve p.sh. vendet perendimore kane shpenzuar (pjeserisht kot!) rreth 200 apo me shume miliarde per cdo vjet. Pervec kesaj, ne te gjithe e dime se ne cfare gjendje eshte shteti i Kosoves ne krahasim me cfaredo shteti te rendomte, lere me me shtete te zhvilluara perendimore. Prapambeturia ekonomike, varferia dhe prapambetuaria e pergjithshme shoiqerore vetem sa e bejne edhe me te kushtueshme dhe te pamundshme luften kunder dukurive te tilla dhe te tjera si keto.
Perndryshe, eshte e sakte qe secili thirret dhe mund te thirret ne liri fetare, liri te mendimit, ne drejtesi, ligj, kushtetute dhe te ngjashme, cofte vetem sa per sy e faqe. Kete mundesi e kane edhe ekstremistet dhe kriminelet me te eger te vendit. Dhe kjo mundesisht duhet te respektohet deri ne maksimum. Por as kjo nuk e delegjitimon angazhimin jashtinstitucional (civil) ne forma te ndryshme te protestes kunder fundamentalisteve dhe ekstremisteve te tille. Aq me teper ne Kosove dhe vende te ngjashme, ku shteti eshte i dobet dhe drejtesia ne pergjithesi jofunksionale. Ne kete kontekst, eshte mese legjitime dhe normale qe te mbeshtetet edhe R. Haradinaj ne angazhimin e tij modest (edhe pse te vonuara) kunder nje dukurie te keqe qe eshte ne kundershtim me interesat e shumices se shqipetareve dhe te kombit. Pavaresisht faktit se angazhimi i R. Haradinaj mund te jete ose eshte kryesisht me motive personale dhe politike... Pa angazhimin e duhur te shoqerise civile armet kimike te Sirise sot do te ishin ne Shqiperi.
Krijoni Kontakt