Sipas shume gjasave pak prej tyre kane luftuar ne Kosove...
Shumica qe shkojne atje jane te rinj dhe te pamartuar, jo njerez familjar.
Gjate luftes se Kosoves, por edhe "perleshjeve" ne Maqedoni dhe Lugine shumica kane qene te moshes shume te re per te qene pjesetare te ushtrise.
Perndryshe, Lufta e UCK-se dhe e shqipetareve nuk ka qene lufte me motive fetare. Ka qene qartazi lufte per clirim dhe shpetim kombetar.
Fakti qe ne cdo lufte marrin pjese edhe besimtare te ndryshem, por edhe fakti tjeter qe ne cdo lufte njerezit i luten Zotit me teper se zakonisht, per arsyet s'kemi nevoje te diskutojme, nuk e bejne luften e Kosoves ne asnje aspekt lufte fetare. Ajo mund te interpretohet si e tille nga qarqe te ndryshme, per propagande fetare dhe politike. Por kjo eshte dicka tjeter.
Ne luften e Kosoves kane marre pjese edhe bandite, kriminele, hajdute dhe keqberes tjere te ndryshem -disa madje kane bere edhe karriera te ndryshme pas luftes. Por as kjo nuk e ben luften e Kosoves lufte banditesh, kriminelesh, hajdutesh etj.
Masa e luftetareve zakonisht nuk perbehet nga njerez me diploma univerzitare, nga njerez shume te shkolluar dhe te pjekur, nga njerez te urte, tolerante dhe paqdashes, nga njerez te pasur e keshtu me radhe....
Krijoni Kontakt