
Postuar mė parė nga
Albo
E perbashketa juaj me muslimanet shqiptare qe tregon sot me gisht eshte se jeni dy anet e se njejtes medalje. Sic flasin osmallinjte mes shqiptareve per "tradheti kombetare" e per "tradhtare" per kushdo qe guxon te shprehi nje fjale te vertete rreth identitetit shqiptar, ashtu ben edhe ti ndaj tyre, pasi ne mendjen tende ti je "shqiptari i vertete" e ata jane "shqiptare te asimiluar". Dhe kete mentalitet anadollak shqiptaret nuk e kane shpikur vete, e kane mesuar nga Turqia. Ne Turqi te fusin ne burg po nuk respektove apo shave "Baballaret e Kombit."
Nese do ti hynim valles se kush e mbeshteti e kush e tradhetoi Gjergj Kastriotin ne luften e tij, i bie qe te gjithe ata qe nenshkruan Beselidhjen e Lezhes e shkelen ate. Shkelesit me te medhenj ishin viset katolike te Dukagjineve, Pal Dukagjinit dhe dy djemve te tij. Tradhetari me i madh i Gjergj Kastriotit, qe e demtoi luften e tij me shume se kushdo dhe doli ne skene vetem pas vdekjes se tij, e kish emrin Leke Dukagjini. Te gjithe tradhetaret e tjere, duke filluar me trimat e tij dhe duke mbaruar me nipin e tij Hamzane, i kerkuan atij te falur ose u martirizuan per te shlyer me gjakun e tyre pabesine. Moisi Golemi u rrop i gjalle nga osmanllinjte. Edhe shume prijesa orthodhokse, perfshi me te madhin qe e nisi luften kunder osmaneve i pari, Gjergji i Madh, Gjergj Arianiti, prej te cilit kemi trashegimi edhe flamurin qe valevitim sot dhe dhender i te cilit Gjergj Kastrioti u be, edhe ai ne nje moment te caktuar humbi besimin ne luften dhe kerkoi shtetesine venedikase, per ti shpetuar raprezaljes se osmanllinjve.
Akoma me qesharake jane pretendimet e thirrjet se "mjafton qe gjithe muslimanet shqiptare te behen te krishtere e problemi u zgjidh". Nje popull nuk e ben autokton feja, as toka, as gjuha. Te gjitha keto ndihmojne ne formimin e identitetit te trasheguar si popull. Por faktori kryesor qe dikton esencen e nje identiteti popullor eshte vetedija e trasheguar nga brezi ne brez. Shqiptaret nen 5 shekujt e pushtimit osman nuk humben vetem fene e te pareve, ata humben kujtesen historike te origjines e te pareve te tyre. Dhe ky eshte thelbi i problemit qe ka shkaktuar trauma te jashtezakonshme e te parrefyeshme me fjale ne psiqiken shqiptare.
Gjergj Kastriotin historia e citon te kete thene dy shprehje universale: "...nese do t'iu besonim kronikave tona te lashta historike, te paret tane jane epirotet." Dhe postulati qe pershkruan gjithe jeten e tij, ishte: "Do te ngelem deri ne vdekje mik i virtytit e jo i fatit!" Mesimet qe ne pasardhesit e tij duhet te nxjerrim nga keto dy thenie ne kohen qe jetojme sot, jane:
- Autenciteti i te qenit shqiptar nuk matet me sa bukur flasim gjuhen shqipe, apo sa te suksesshem i kemi shtetet qe drejtohen nga shqiptare. Por theksi vihet gjithmone tek TRASHEGIMIA HISTORIKE BREZNORE. Cfare mund te mesojme nga brezat qe kane ardhur para nesh? Cfare kemi trasheguar prej tyre? Gjergji vete fitoi shume fame ne kohen e tij ne Evropen Perendimore dhe ne Oborrin e Sulltanit, por ai asnjehere nuk e pa veten e tij si nje Mbret, Perandor, Sulltan apo te ngrinte ndonje kult te vetes. E rendesishme per te ishte te ishte nje trashegimtar i denje i tradites historike te brezave para tij.
- Gjergj Kastrioti ishte gati qe te zgjidhte me mire vdekjen e sigurt nga shpata e osmanllinjve, se sa te behej i pabese ne kete jete dhe ne ate jeten tjeter pas vdekjes. Virtyti perfshin fene e te pareve te tij, fene e krishtere orthodhokse me te cilen ai u rrit si femije, dhe iu desh te hiqte dore e bente apostasi kur u mor peng nga Sulltani e u kthye ne musliman. Ai e shikonte luften e tij, si nje martizim ne pendese te mekatit te madh qe kish bere, heqjes dore nga feja e te pareve. Me gjakun qe ai do te derdhte, ai kerkonte meshiren e Perendise. Dhe ky ishte motivi i luftes se tij, ky ishte edhe motivi i atyre mijera trimave shqiptare qe bene te njejten gje si Gjergji si femije, dhe iu bashkuan atij ne lufte. Nje lufte e pabarabarte qe garantonte nje vdekje te sigurt, por eshte me mire te vdesesh ne mbrojtje te asaj qe ti vlereson si te shenjte ne jeten tende, se sa te besh nje jete te mbushur me te gjitha te mirat, por qe duhet te mohosh dhe harrosh origjinen tende familjare e popullore.
Prandaj shume e zene ne goje Gjergj Kastriotin dhe pretendojne se jane pasardhes se tij e i thurrin atij lajka e lavde, por te paket jane ata shqiptare sot qe JANE Gjergj Kastriote. E te jesh Gjergj Kastriot nuk duhet te jesh strateg e ushtarak, nuk duhet ti shpallesh lufte turqve: mjafton te mesosh, respektosh, ruash e trashegosh, ate trashegimine breznore si te shenjte ne jeten tende.
Albo
Krijoni Kontakt