Nje teme permbledhese per luften kunder korrupsionit te nisur se fundmi nga qeveria shqiptare.
Nje prioritet kryesor ne marrjen e statusit.
Nje teme permbledhese per luften kunder korrupsionit te nisur se fundmi nga qeveria shqiptare.
Nje prioritet kryesor ne marrjen e statusit.
Nafta, burg pa afat 7 kontrabandistëve
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 8 të arrestuarit e akuzuar për kontrabandë me mallra të akcizës.
Arrestimet janë vlerësuar si të ligjshme nga drejtuesja e seancave gjyqësore, gjyqtarja Shpëtime Pitaku, e cila pasi ka dëgjuar palët ka vendosur lënien në dhomat e paraburgimit pa afat për 7 nga të arrestuarit, si dhe caktoi 30 ditë burg, si masë sigurie personale për të vetmen grua të arrestuar gjatë operacionit "Dallga", një biznesmene 60-vjeçare, pronare e një prej anijeve të peshkimit.
Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në vijimësi kanë organizuar dhe realizuar kontrabandimin e sasive të konsiderueshme të naftës që sigurohej në Mal të Zi, si dhe pijeve alkoolike, që tregtoheshin më pas në tregun e brendshëm, duke siguruar fitime përmes shmangjes së detyrimeve doganore.
Seancat gjyqësore u zhvilluan pa praninë e mediave, përfaqësuesit e të cilave u detyruan të largohen nën presionin e familjarëve të të arrestuarve. / Top Channel
---------------------------------------------------------------------------
Albana Vokshi e mori ne qafe hallen e shkrete, 30 dite burg deri me tani e kushedi sa do shkoje...
keta mund ti quash hajdute, kriminele jo te korruptuar. e korruptuar mund te quhet policia ne qofte se ajo ka pasur dijeni dhe i ka lene te bejne kontrabande.
lufta kunder korrupsionit xinxo, duhet te filloje nga policia, nga deputetet e PS-se, nga ata qe kane dhene leja te paligjshme me 20% te fitimit
benseven11 (16-12-2013)
Jam plotesisht dakort me ate qe ke shkruar Ziti.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Cudi se pse e ke fshire nga citimi ate pjesen per hallen e shkrete te Albana Vokshit... Se kush eshte tifoz partiak ne kete mes eshte i dukshem kudo...
Nga policia filloi luifta. Me pas shkoi tek ish ministrat e deputet e PeDe-se e do vazhdoje gjate deri ke Berisha ndoshta.
A nuk ishit ju ata qe u corret lart e poshte se pse u shkarkuan PROFESIONISTET e policise se shtetit dhe gardistet?
Ja tek e ke me poshte kallezim penal dhe shkarkim per abuzuesit e te korruptuarit. Jam plotesisht kunder qe Burgaj eshte lene ne detyre, te gjithe duhet te jene te barabarte perballe ligjit:
Denoncimi, Didi shkarkon 9 zyrtarë
Pas denoncimit në task forcën e Prokurorisë së Tiranës të ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, ish-zëvendësit të tij Rasim Borishi dhe 8 zyrtarëve të tjerë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ka ardhur edhe reagimi i drejtorit aktual të policisë, Artan Didi.
Didi ka marrë masën e përjashtimit nga Policia e Shtetit për ish-nëndrejtorin Rasim Borishi dhe tetë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Në materialin drejtuar prokurorisë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm iu referua 5 tenderave që ishin organizuar më parë në shkelje të ligjit për prokurimin, me një vlerë mbi 3 milionë e 100 mijë dollarë.
Firma fituese ishte paracaktuar në tre tendera, ditë përpara se të hapej tenderi. Kontratat ishin lidhur para se të shpallej fituesi. SHKB kishte gjetur edhe shkelje të rënda flagrante, që kishin të bënin me proçedurat për ngritjen e tenderit.
Ndërkohë që e gjithë shuma monetare për spotet publicitare për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave ishte marrë nga fondi për blerjen e uniformave të policise dhe fondi për qeverisjen vendore.
Nga të gjithë të akuzuarit, i vetmi që nuk është përjashtuar nga policia është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. / Top Channel
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
fitoj drejtesia tha doktorri tek kirurgjia kur doli nga arrestimi per korrupsion, ndersa rojen nuk e liruan sepse ai korruptohej, per informacion, ai doktorr eshte miku i ngushte i etmond stojkut qe ka qene kandidat per deputet ne zonen e paskuqanit ku ka dhene 5000 lekesha nafte ne kembim te votes, se kush fshihet pas stojkut germoni dhe gjeni, qe te kuptoni sa clufte po behet me korrupsionin.
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
Nuk jam nga ata qe ngaterroj k*rin me dollarin une mos ki merak
Ky eshte korrupsion i paster i doganor per perfitim te deputetes Albana Vokshi midis te tjereve, nepermjet halles se saj e cila fateqsisht po ben burg per pasurimin e mbeses (normalisht edhe te vetes) por edhe te tjereve.
Mos ta kesh merak se do dalin ata qe jane akoma me lart ne kete zinxhir korrupsioni doganor.![]()
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Ah cna shkrive mer xhinxherfille! Edhe femijet ne djep nuk I besojne rrenat tuaja. Cfare korrupsioni mund te luftoje nje parti e cila ka ardhur ne pushtet me korrupsion?! Pse, mos valle kujton ti se I harruam 20 mije lekshat neve, qe shtabi jot I kuq shperndante nate-dite ne rrembim te votes dhe perdhunimit dinjitetit njerezor?
Por cfare te bejme, kemi rene ngushte. Nuk thote kot fjala e urte qe I mbyturi mundohet me u kape per shkumes detit. Edhe populli yne ashtu eshte bere, kapet tek rrenat e juaja, tek 20 mije lekshat me te cilat e rreni. A behet tregti me voten? Vetem komunistat e bejne kete akt te ndyre.
Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 18-12-2013 më 09:26
Krijoni Kontakt