Publikuar: 11.12.2013 - 19:48
Islamabad, 11 dhjetor - Zyrtarë nga Pakistani bënë të ditur se një turmë e njerëzve të mllefosur kanë vrarë një njeri dhe kanë plagosur tre të tjerë në qytetin jug-perëndimor të qytetit Quetta, për shkak të përdhosjes së Kuranit.
Guvernatori i krahinës Baloçhistan, Asad Gilani tha se dhuna shpërtheu të mërkurën në një treg të gjelbër, pasi një person gjeti disa perime të mbështjella me fletë të librit të shenjtë të myslimanëve, transmeton Rel.
Turma brohoriste se këto perime kishin ardhur nga Irani dhe për këtë arsye për pak kohë ky incident rezultoi në protesta masive.
Policia po heton rastin, ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar ende.
Lajmi eshte postuar ne Koha.net
http://koha.net/?page=1,16,168909
Krijoni Kontakt