Close
Faqja 5 prej 87 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 862
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    megjithate i takon bashes i pari te thote jo
    Na ndrico pak o Ziti per rolin e bashes ne kete vendim.
    MOS I NDY TEMAT no name

  2. #42
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Qeveria nuk ka reaguar per kete ceshtje sepse e di se shumica e shqiptareve nuk do ta pranonin kurrsesi miratimin per armet kimike dhe aq me pak se ligji e ndalon. Edi Rama si njeri qe nuk pyet per ligje kur behet fjale per vendime qeverie, padyshim do pranoje kerkesen e SHBA dhe do rrezoje kerkesen e shumices te shqiptareve kunder.

    Harrojeni ju qe Edi Rama te dale kunder interesit personal ndaj propozimit te SHBA-se.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #43
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Demokratet e nerrshem deshen me pru plehnat e t'gjith Evropes me rrit mirqenien...

    Por sucialspecialistat nuk ishin dakort se ishte i demshem per shendetin....

    Kan venos me na pru armt kimike, qe ta mysin at popull njeher e mire....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    AKIP paralajmëron protesta: Rama të sqarojë çështjen e armëve kimike

    Leonard Bakillari

    Tiranë Përfaqësuesit e ambientalistëve në Shqipëri zgjodhën një fushatë për mbjelljen e disa pemëve në QSUT, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, për t’i kërkuar qeverisë të shprehet publikisht mbi mundësitë e importimit të armëve kimike nga Siria. Dorian Matlija, përfaqësuesi i Aleancës kundër Importit të Plehrave, i kërkoi kryeministrit të prononcohet publikisht nëse Shqipëria ka pranuar të asgjësojë armët kimike siriane, sikundër thuhet në të gjitha mediat botërore. Ndërsa aktivisti i kësaj Aleancë, Lavdosh Ferunaj bëri thirrje për protesta masive kundër një nisme të tillë, e cila do të ishte shumë e dëmshme për vendin. “Kërkojmë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama që, siç detyrohet nga Kushtetuta dhe nga Konventa e Arhuusit, të prononcohet publikisht mbi vërtetësinë e lajmit dhe në varësi të këtij fakti, të informojë qytetarët për qëndrimin zyrtar që do të mbajë Republika e Shqipërisë ndaj kësaj oferte”, – tha avokati Matlija. Aleanca kundër Plehrave kërkoi nga qeveria të shprehet zyrtarisht dhe sa më shpejtë të jetë e mundur për këtë çështje, pa e vënë vendin përpara një fakti të kryer siç mund të jetë importi i rreth 1 mijë tonë gaz helmues që do të asgjësohet në Shqipëri. Sipas ambientalistëve vendi ynë nuk ka as kapacitetet e as mundësitë për të realizuar një projekt të tillë, sikundër është propozuar nga Rusia, e cila thotë se do të financojë me dy milionë dollarë shkatërrimin e armëve kimike të regjimit të Asadit në Siri. “Burime të besueshme mediatike ndërkombëtare kanë radhitur Shqipërinë dhe disa vende të tjerë si kandidatë që mund të marrin përsipër asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë, siç janë edhe gazrat helmuese si Sarina apo gazi Mustarde”,- thanë ambientalistët, të cilët theksojnë se pavarësisht heshtjes së qeverisë, kuadri ynë ligjor nuk lejon importin dhe asgjësimin e armëve kimike. Sipas ambientalistëve, situata bëhet edhe më serioze, pasi gjithë lista e vendeve kandidate për asgjësimin e armëve kimike është shprehur kundër një nisme të tillë, duke e lënë Shqipërinë të vetme në listë. “Shqipëria është palë në Konventën kundër Armëve Kimike dhe ende ka dyshime se nuk është asgjësuar plotësisht arsenali i armëve kimike të trashëguara nga sistemi i diktaturës”,- tha Matlija, i cili renditi një sërë arsyesh përse Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për të realizuar një operacion të tillë. Ambientalistët thonë se shteti shqiptar nuk është ende i aftë të garantojë suksesin e proceseve teknologjike të rrezikshmërisë së lartë, duke shmangur mundësinë e çdo aksidenti teknologjik. Por pavarësisht këtij reagimi, qeveria shqiptare dhe institucionet përgjegjëse ende nuk kanë një qëndrim publik për çështjen e armëve kimike siriane. Sinjalet e vetme vijnë nga jashtë, ku sipas një memoje të publikuar fillimisht nga televizioni norvegjez NRK thuhej se Shqipëria, Belgjika dhe Norvegjia si dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania janë listuar si destinacionet e mundshme për shkatërrimin e armëve kimike të regjimit sirian. Por tashmë Shqipëria duket se ka mbetur e vetme në këtë listë, pasi thuajse të gjitha këto vende e kanë kundërshtuar një nismë të tillë. Qeveria shqiptare është e vetmja që nuk ka reaguar ende për një çështje kaq madhore siç është importi dhe asgjësimi i armëve kimike. Në vitin 2007, Shqipëria u bë një nga vendet e para në botë për shkatërrimin e rezervave të saj kimike, duke përmbushur detyrimet sipas traktatit të çarmatimit të Konventës për Armët Kimike. Me fondet e Shteteve të Bashkuara, asokohe Shqipëria arriti të eliminojë 16 mijë e 678 kilogramë materiale kimike, përfshirë këtu lëndë mustarde si dhe agjentë kloroacetofenon.

    MAPO

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Mbetjet toksike, ish-mafiozi italian që u bë bashkëpunëtor

    3 Nëntor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Ai urdhëroi shumë vrasje, disa prej të cilave vijojnë ta përndjekin natën. Ajo që e shtyu të pendohej nuk ishin vrasjet por ndotja e fshatrave të Napolit dhe numri i madh i të sëmurëve me kancer që u shfaq shumë vite pas krimeve

    Alan Johnston, BBC

    mafioziSenati i Italisë po heton një numër rastesh kanceri pranë Napolit, të cilat mund të jenë shkaktuar nga mbetjet helmuese të groposura nga mafia. Kjo është një pyetje që prej kohësh ka qenë në ndërgjegjen e një ish-bosi mafioz, i cili thotë se nuk ishte dhuna por ndotja ajo që e bindi të bëhet bashkëpunëtor i policisë.

    Dy dekada më parë, mjekët vunë re se incidenca e kancerit në qytezat përreth Napolit ishte në rritje. Që nga ajo kohë, numri i tumoreve të gjetur te gratë është rritur me 40 për qind ndërsa te burrat me 47 për qind.

    Ndërsa senatorët hetojnë për një lidhje të mundshme me mafien, e cila siguroi kontrata fitimprurëse për të hequr qafe mbetjet dhe pastaj i groposi ato ilegalisht, një ish-bos i mafies, Karmine Shiavone (Carmine Schiavone), e ndjek çështjen me interes të veçantë.

    Dikur ai ishte në zemër të rrjetit kriminal që e mbolli tokën me helme. Ai e di se sa shumë dëm kanë bërë mafiozët.




    Shiavone ishte një figurë madhore e njërit prej klaneve më të fuqishme të botës së nëndheshme të Italisë, Kalezëve, pjesë e rrjetit mafioz të zonës së Napolit të njohur si Kamorra. Për një copë herë ai drejtoi kalezët dhe kriminalitetin e tyre të karakterizuar nga dhuna ekstreme, por më vonë iu vu punës për ta shkatërruar atë.

    Ai u bë pentito ose “i penduari” duke kaluar në anën e policisë dhe duke dëshmuar për shtetin kundër ish-shokëve të tij bosë të mafies.

    Tashmë, më shumë se dy dekada më vonë, ai ka filluar të flasë mbi atë vendim të rrezikshëm në jetën e tij të jashtëzakonshme.

    Ajo filloi 70 vjet më parë dhe ishte shumë premtuese. Lindur në një familje të pasur, Shiavone kujton një fëmijëri të lumtur në Kasal di Prinçipe, qyteza nga ku klani i kasalezëve merr emrin. Ai shkoi në një shkollë të drejtuar nga murgeshat dhe doli mjaft mirë duke u bërë llogaritar.

    Por në një çast, të cilin ai e quan “çmenduria e rinisë”, ai u tërhoq nga bota e krimit. Ai kishte një të dashur që ishte vajza e një bosi të Kamorrës dhe nga mosha 19-vjeçare filloi të mbajë një pistoletë e të hyjë në telashe serioze.

    “Unë po shkoja të luaja futboll kur një polic më ndaloi dhe unë aksidentalisht e qëllova”, tregon ai.

    Pastaj kaloi disa kohë në burg. Një mjedis, thotë ai, ku një shpullë mund të provokojë një vrasje, ose një luftë mes familjeve.

    “Ishte një shoqëri që arsyetonte në mënyra të ndryshme nga të tjerët. Dhe unë u rrita në atë mjedis. Në burg kishte mafiozë të vjetër dhe kriminelë që nuk dinin të shkruanin, kështu që unë fillova të shkruaj letra për ta. Unë isha një i ri nën mbrojtjen e tyre”.

    Vendimi i tij për t’u bërë pjesë e botës së tyre, tashmë ai pranon se ishte një gabim i madh.

    “Duhej të kisha ikur. Jashtë vendit apo në Italinë e Veriut”, thotë ai. Por në vend të kësaj ai e zhyti veten në një jetë krimi.

    Përgjatë viteve 1970 dhe ‘80, klani i kasalezëve u angazhua në një gamë të gjerë aktivitetesh biznesi.

    Gangsterët kërkuan tarifa dhe para për mbrojtje nga biznesmenët e ligjshëm dhe manipuluan kontratat në fusha të tilla si ndërtimi dhe menaxhimi i plehrave. Në fund ata vunë nën darët e veta pjesë të mëdha të ekonomisë vendore, duke ushtruar kontroll pjesërisht përmes manipulimit të politikanëve dhe përmes kërcënimit të gjykatësve.

    Vetë Shiavone u bë anëtar i Partisë Kristian Demokrate, e cila dominoi Parlamentin e Italisë për shumë dekada para se të shpërbëhej në mes të viteve ‘90.

    “Ne filluam të dërgojmë përfaqësuesit tanë si të zgjedhur në Romë. Ne kishim nevojë për pushtet politik. E dini se sa shumë vota mund të sigurojnë klanet? Ato vota mund të bëjnë diferencën”.

    Por Shiavone këmbëngul se Kalezët u sollën në mënyrë të ndryshme nga mafia siciliane.

    “Ata vranë gjykatësit – ne jo. Ne nuk vramë politikanë. Ne thjesht u siguruam që ata të mos arrinin të zgjidheshin. Dhe ne mund të detyronim gjykatësit të zhvendoseshin – u dërgonim atyre letra anonime apo i shkatërronim reputacionin në median vendore me lajme mbi dashnoret e të tilla”.

    Ndërkohë, Shiavone zhvilloi perandorinë e tij të biznesit mafioz. Ai punësoi dhe pushoi nga puna punëtorë, ndërtoi rrugë dhe ndërmori projekte të tjera ndërtimore.

    Shumë para u fituan. Një pjesë u përdorën për të paguar ryshfet. Por një pjesë e madhe u riinvestua në vende si Brazili, Republika Domenikane, Rumani apo edhe në Britani.

    Shiavone pretendon se kur jeta e tij kriminale në fund përfundoi, shteti i Italisë konfiskoi më shumë se 1 miliard euro nga familja e tij.

    Por bashkë me rritjen e fuqisë dhe pasurisë së Kasalezëve mbërritën edhe përçarjet e brendshme që përfunduan në vrasje, përleshje dhe luftë bandash.

    “Ne nuk vrisnim njerëz të pafajshëm – së paku për sa kohë isha unë që i drejtoja gjërat – këmbëngul Shiavone. Ne vrisnim rivalët. Ata që ne vramë nuk ishin shenjtorë. Ishin njerëz që deshën të na vrisnin”.

    Ai nuk është i qartë për numrin e vrasjeve që mund të ketë urdhëruar.

    “Pesëdhjetë e dy… pesëdhjetë e tre? Unë vrava shtatë, tetë, dhjetë, njëzet… Nuk e mbaj mend. Kushëriri im drejtonte krahun e armatosur, unë drejtoja krahun e biznesit. Dhe herë pas here ne thoshim, ‘ndonjë ditë do ta paguajmë të gjithë këtë’”.

    Shiavone duket se përndiqet veçanërisht nga një vrasje – mbytja e nipit të një bosi tjetër mafioz, një djalosh në mes të të njëzetave të cilin e pati njohur.

    “Ai supozohej të merrte pozicionin e xhaxhait të vet. Dhe disa njerëz nuk qenë të lumtur për këtë, kështu që ai u vra… Unë e pata rritur atë djalë”.

    Dhe Shiavone flet për një vrasje tjetër, në të cilën edhe një kalimtar i pafajshëm humbi jetën.

    “Ata shkuan të vrisnin një person, dhe ulur pranë tij ishte një person tjetër krejtësisht pa lidhje. Ishte një natë me shi. Ata [vrasësit] panë dy njerëzit dhe qëlluan. Që të dy u vranë. Edhe sot e kësaj dite kam makthe”.

    Por duket se në fund, nuk qenë vrasjet ato që e bënë atë të mendonte një rrugë tjetër.

    Ajo që e bëri atë pentito, thotë, ishte frika për pasojat e groposjes ilegale të plehrave nga kasalezët dhe dëmi që po i bënte kjo gjë tokës.

    Disa mund ta kenë të vështirë për ta besuar se ky bos i pamëshirshëm i Kamorrës ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pasuria dhe pushteti, të thyente kodin mafioz të heshtjes, omerta, dhe të tradhtonte klanin thjesht për llogari të shqetësimeve të tij për mjedisin.

    Por Shiavone këmbëngul se kjo është e vërteta.

    “Unë e bëra këtë kur e kuptova se njerëzit qenë të dënuar për të vdekur nga kanceri. Ata e patën infektuar të gjithë këtë tokë – miliona metra kub – me substanca toksike. Një koktej i frikshëm”.

    Kështu ai u bë dëshmitari kryesor në atë që u njoh si maksigjyqi Spartaku, emri është në nder të Spartakut, i cili i udhëhoqi shokët e tij skllevër në një kryengritje në kohën e Romës së lashtë.

    Gjyqi u portretizua si një kryengritje nga forcat e rendit dhe të dinjitetit – një përpjekje për të rrëzuar bosët kasalezë, të cilët e kishin kthyer rajonin e tyre në një formë servituti.

    I mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Napoli, ky gjyq vijoi për dhjetë vjet, duke dëgjuar dëshmitë e mbi 500 dëshmitarëve. Por kur çështja filloi të shpalosej, mafiozët goditën. Pesë njerëz të lidhur me çështjen u vranë.

    Në një rast, kur Shiavone pati nevojë për trajtim mjekësor në spital, infermieret i thanë se u ishin ofruar shuma të stërmëdha parash për të gjetur një mënyrë për ta vrarë. Ai thotë se ka pasur një përpjekje për ta helmuar.

    Kur gjyqi përfundoi më në fund, 16 bosë të Kamorras u dënuan me burgime të përjetshme – një kombinim total i 700 viteve burg.

    Më i famshmi mes bosëve të dënuar ishte kushëriri i Shiavones, Françesko, “Sandokan” Shiavone.

    “Unë e krijova atë dhe unë e shkatërrova”, thotë i penduari.

    Kasalezëve iu dha një goditje shkatërrimtare. Por ata nuk u mposhtën tërësisht dhe sot vijojnë të mbeten një kërcënim shumë i rëndësishëm kriminal.

    Që nga koha e gjyqit, Karmine Shiavone dhe anëtarët e familjes së tij të afërt jetojnë nën mbrojtjen e policisë. Ai ka ndryshuar shtëpi dhjetë herë për arsye sigurie.

    Pesë vjet pas përfundimit të gjyqit, ai është thellësisht i zhgënjyer nga përgjigjja e shtetit për vendimin e tij për të dëshmuar.

    Sipas këndvështrimit të tij, nuk pati përpjekje të mjaftueshme për të shkulur nga rrënjët Kasalezët. Autoritetet kërkuan ata që përdorën pistoletat, thotë ai, por ata që furnizuan armët dhe mbuluan aktivitetet e klanit mbeten të lirë.

    Por mbi të gjitha, Shiavone është i zhgënjyer për faktin se problemi mjedisor i krijuar nga mafiozët nuk u zhbë.

    Ai mendon se ndotja toksike duhet të përpunohet për t’u bërë e padëmshme dhe toka të dekontaminohet. Kjo nuk ka ndodhur.

    Dhe ne do të mund të zbulojmë se sa shumë larg normales janë punët në zonën rurale në veri të Napolit kur komiteti i Senatit mbyll hetimin e vet mbi lidhjen e mundshme mes plehrave të hedhura dhe rritjes së pranisë së kancerit në popullsi.

    Rrjeti i Kamorrës

    mafiozi-1Shoqëria sekrete italiane e kriminelëve u rrit në fuqi në Napoli gjatë shekullit të 19, por gjurmët e saj mund të kërkohen deri pas në Spanjën e shekullit të 19.

    Fjala supozohet se është krijuar nga Capo (bos) dhe morra, një lojë bixhozi napolitane.

    Gjyqi i parë masiv kundër Kamorras më 1911-1912 përfundoi me dënimin e 27 bosëve.

    Ky grupim ia doli të marrë në dorë rrjetin e përpunimit të plehrave në mes të viteve 1990 në Napoli dhe në zonat përreth.

    Megaprocesi gjyqësor kundër klanit mori nofkën Spartaku dhe u hap në vitin 1998.

    16 të akuzuarve iu dha dënim me burg përjetë një dekadë më vonë



    Roberto Saviano, autor i Gomorrah

    savianGazetar dhe shkrimtar italian, i lindur më 1979, i cili shkruan për gazeta italiane, përfshirë L’Espresso dhe La Republica

    I është dhënë rojë e përhershme policore pasi publikoi sekrete të mafies mbi klanin Kasalez në librin e tij të shumëshitur Gomorrah

    Jeton në një vend të fshehtë për të shmangur sulmet hakmarrëse

    Publikoi librin ZeroZeroZero, mbi lëvizjen e kokainës përmes kontinenteve më 2013-n.



    Maksiprocesi Spartaku

    Françesko Shiavone u arrestua më 1998

    franceskoKushëriri i Karmines, Françesko Shiavone, udhëheqës i klanit të Kasalezëve, u arrestua pas shumë vitesh në arrati

    Nofkën e kishte Sandokan, sipas emrit të një pirati imagjinar për shkak të mjekrës së tij

    Ai u vu në gjyq bashkë me 35 anëtarë të tjerë të klanit, i akuzuar për një seri vrasjesh dhe krimesh të tjera

    Procesi ligjor epik përfundoi më 2008-n kur apelimet kundër dënimeve me burg të përjetshëm për 16 të dënuar rezultuan të pasuksesshme

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:38
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Bushati konfirmon: SHBA na kërkon shkatërrimin e armëve siriane, por nuk kemi vendosur

    5 Nëntor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    siriaShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Shqipëria që të shkatërrojë armët kimike. Ky fakt konfirmohet zyrtarisht tashmë edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në një intervistë për gazetën franceze ‘Le Monde’, Bushati ka deklaruar se Uashingtoni i ka kërkuar Shqipërisë që të shkatërrojë armët kimike të Sirisë, por se ende nuk ka një vendim nga ana e Shqipërisë lidhur me këtë kërkesë.

    Sipas ministrit të Jashtëm, diskutimet SHBA-Shqipëri ende nuk janë zyrtarizuar, madje as deri në nivelin teknik.

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:38
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #47

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Po dha urdher Amerika, s'kan ca ben as ministri as Rama, nuk i thon dot jo. Po ishalla del ndonje shtet tjeter ku te dergohen armet kimike per shkaterrim.

  8. #48

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    USA historikisht eshte nje nga aleatet kryesor te shqiptareve. Ne shume raste kritike ka dhene ndihmen e saj. Eshte nje shtet qe ka nje influence te madhe ne ekonomine dhe politikat boterore. POR ne rastin ne fjale, Shqiperia nuk ka as siperfaqen, as burimet njerezore dhe logjistike, apo qofte edhe nga gjeografia nuk eshte e para ne liste...per te qene destinacioni i ketij masivi armesh kimike.

    Kete kerkese USA nuk ia ka bere vetem Shqiperise, por edhe shteteve te tjera qe gjithashtu jane te interesuara per te patur nje aleat si USA, por qe NUK jane treguar te gatshem per te marr persiper shkaterrimin. Mos shkojme me larg se gushti i ketij viti kur Samaras vizitoi USA dhe kerkoi direkte ndihme nga president Obama.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 06-11-2013 më 03:14
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #49
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Marrezi e papershkruar do te ishte, sikur te pranonte Shqiperia te ndermarre nje veprim te tille. Te 10-sh ne mik dhe ne nje aleat te tille, qe insiston nga Shqiperia te ndermarre nje veprim te tille, e qe rrezikon sigurine e vete banoreve te saj. Pse nuk i marrin pra Amerikanet ti shkaterrojne vete ne bazat e tyre, e kane Avganistanin plus Irakun... ta kryejne matane ne malet e Tora Bores, por jo ne Shqiperi.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Sipas shtypit sot vetem 1 gram nga keto arme kimike mund te vrasin 200 jete njerzish...vetem 15 kg dhe nje gabim i vogel mjafton qe ne 28748 km2 te mos ekzistojne me njerzit.

Faqja 5 prej 87 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •