Pėr shembull, nėse unė vendosi qė nesėr tė pi alkool, vetėm Allahu e di se a do tė pi apo jo, as unė nuk e di, por kur vie e nesėrmja dhe ndodhem pranė gotės me alkool, unė po desha e pi, pra mund t'a pi, po nuk desha nuk e pi dhe cilėndo qė e veprojė... Pėr shembull e pi, ka qenė e shkruar, ose nėse nuk e pi, prap ashtu ka qenė e shkruar dhe dija e Allahut pėrfshinė ēdo gjė.
Paqe!
Mesa duket ti po thua se eshte deshira. Ne mundet te veprojme sipas deshires sone. Ok, kjo nuk eshte e paperputhshme me diturine e Allahut. Por e zgjodhem ne se c'fare deshirojme te bejme, apo keto jane rezultat i veprave te Allahut? Nje person e deshiron alkolin dhe e pi, e tjetri nuk e deshiron dhe nuk e pi. Po qe se Allahu do e kishe bere njerin si tjetri te dy nuk do ta deshironin dhe nuk do ta pinin.
Mundesia per te bere ndryshe nga ajo qe ndodh perpara se te ndodhi nuk eshte sipas fese, se nuk e lejon dituria e Allahut. Kete mundesi, mundet ta kishte vetem Allahu perpara se te krijonte. Per shembull, kur e dinte se nje person to pinte alkol keshtu qysh planifikonte ta bente mundet ta bente me disa ndryshime qe mos ta deshironte dhe mos ta pinte. Po qe se une kisha dituri madhe per gjenetiken dhe manipulimin e asaj une mundet te krijoja nje person shume agresiv me deshire te pa-kontrollueshme qe te vrasi njerez. Kur ky person rritet dhe vret njerez une mundet te them se ky e beri me deshire, e cila eshte e vertete, por deshiren e percaktova une qe para se te lindte! Pra zgjedhjen me kuptimin e dyte (dhe per mua me te rendesishmin) e kisha une e jo ky person. Une mundet ta krijoja ndryshe kete person qe te mos bente krimin. Pasi ky person e ben kete krim me deshiren e vete ka kuptim qe une ta denoj ate, kur vetem une (e jo ky person) mundet ta evitonte krimin?
"An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"
Shpresoj se kjo tė jetė hera e fundit qė tė shkruaj pėr kėtė ēėshtje, veēse nėse ka ndonjė gjė tė keqinterpretuar etj, pėrndryshe pres tė mė thuash se pajtohesh apo nuk pajtohesh dhe kaq. Jam shumė i vetdijshėm qė edhe nė mesin e muslimanėve ka tė atillė tė cilėt kanė probleme me kuptimin dhe interpretimin e kėsaj gjėje(kaderi), se ēfarėdo qė personi tė veprojė ajo veēse ka qenė paraprakisht e shkruar dhe se Allahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo gjė, Ai ėshtė i pavaruar nga ajo qė ka krijuar dhe Ai ekzistonte kur nuk ishte krijimi dhe ėshtė i pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim.
Njeriu ėshtė krijesė e kufizuar dhe sado qė ka shqisa e mendje dhe logjikė prap se prap ėshtė krijesė e kufizuar. Njeriu ka syrin si shqisė me tė cilin dallon botėn e ngjyrave, apo veshin me tė cilin dallon botėn e zėrave dhe nė kėtė mėnyrė mund tė dėgjojė ndonjė melodi, pėrkatėsishtė tė shikojė qiellin e kaltėr e kėshtu me radhė. Por, vetėm nėse e bėjmė njė pėrzierje mes kėtyre dy botėrave e shohim se mendja njerėzore dorėzohet dhe bėhet e paaftė nė pėrceptimin e saj. Pėr shembull, sikur tė themi se ishte njė melodi me ngjyrė tė kuqe, kjo nuk mund tė pėrceptohet... dhe e gjithė kjo sepse na pėrkufizojnė shqisat. Pra, feja ėshtė diēka pėrtej shqisave dhe pėrtej shkencės, nuk ėshtė feja vetėm logjikė por besim dhe bindje.
Unė qe disa herė tė kam shkruar se Allahu e di se ēfarė do bėsh ti nesėr dhe mjafton fakti qė ti nuk e di se ēfarė do bėsh nesėr, qė tė themi se ti ke vullnet tė lirė ngase nuk e di se ēfarė ka shkruar Allahu nesėr pėr ty. Ti mund tė jesh nė tavolinėn mbi tė cilėn ėshtė njė gotė ujė, nėse e merr gotėn dhe e pi ujin, Allahu e ka shkruar ashtu, dhe anasjelltas nėse nuk e merr gotėn me ujė, Allahu e ka shkruar ashtu...por ti ishe i lirė dhe munde tė zgjidhje se a do t'a pije apo jo ujin.
Unė nuk e di nėse nė jetėn time do t'a godasė dikė ''shuplak'' apo jo, kurse Allahu e di. Nėse ''nesėr'' unė e godasė dikė me shuplak nuk mund t'a shfajsojė vetveten sepse unė e pranova se kjo ishte e shkruar vetėm pasi e godita, kurse mė herėt nuk e dija...pra Allahu e di, kurse ne nuk e dimė deri momentin kur ndodhė se si ka qenė e shkruar...
Paqe!
"An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"
Eh moj ti lirije...
...je qe 15 vjet ketu dhe nuk ke mesuar asgje. Ti je shembull se per disa, si puna jote, nuk ecen dot rrota e evolucionit (jo e ketij m*** Darwinit).
Megjithese e ke mbushur nje tekst te tere me pyetje e fantazi, ne fakt e ke fjalen per: Cfare pas vdekjes: ne ferr (xhehenem) apo parajse (xhennet)?
Kjo ceshtje nuk eshte aq e thjeshte e aq me pak bardh e zi, e ndare me xhenet/xhenem.
E gjitha varet nga ajo cfare ke bere gjat jetes(*) deri te vdekja, keshtuqe (do) te shkosh ne shkalle te caktuar (ta zeme: 20% ferr, 80% parajse)...
Pas vdekjes nuk ka jete ne trup fizik...keshtuqe kjo i perjashton te gjitha fantazirat e hyrive, verave e perrallave te tjera...
Xheneti/Parajsa (kjo eshte gjendje vetedijeje) arrihet pak para shpelimit, d.t.th. kryerjes se misionit te njeriut ne kete bote (planetin Toke)...evolucioni vazhdon...
Vdekja s'eshte gje tjeter pos kalim nga nje dimension ne dimensionin tjeter.
Vdekja eshte gje shume me e lehte se lindja...
Jane shume interesante, por dhe ilustruese, tregimet per rastet e vdekjes klinike. Te gjithe, pa asnje perjashtim, e rrefejne te njejten gje...Pas vdekjes, pra, eshte engjelli mbrojtes (i cili per sa te jemi ne kete jete eshte me ne) ai, i cili na percjell ne te pertejmen (boten tjeter). Atje, mu sikurse dhe ketu, i kemi te gjithe ata te aferm te cilet nuk jane ketu...Me nje fjale, vdekja nuk eshte kurrfare humbjeje...
Por nuk eshte as ashtu sic e shpjegojne dogmat fetare (qe jane sajime nga njeriu) e as ashtu sic fantazojne "ateistat"...
*
klipp&klar
Vdekja eshte fitore.Sidomos kur vdesin njerez te cmendur qe i bejne dem shoqerise..Me nje fjale, vdekja nuk eshte kurrfare humbjeje...
Por nuk eshte as ashtu sic e shpjegojne dogmat fetare (qe jane sajime nga njeriu) e as ashtu sic fantazojne "ateistat"...
Ka njerez qe jetojne nje shekull dhe nuk mesojne asgje. Ka popuj qe vuajne me shekuj dhe nuk mesojne asgje....je qe 15 vjet ketu dhe nuk ke mesuar asgje. Ti je shembull se per disa, si puna jote, nuk ecen dot rrota e evolucionit (jo e ketij m*** Darwinit).
Ne te dy me stazh jeme =, por sic duket as une e as ti nuk kemi mesuar shume.Tjeter eshte ajio qe neve na duket se dime shume.
Po ne cfare bazohesh ti kur flet per jeten pas vdekjes?
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Hipothetikisht, po qe se Allahu na thonte nje gje per te ardhmen, do kishim vullnet te lire? Kjo eshte per konceptin e vullnetit te lire dhe kete mundet ta gjykojme edhe me situata hipothetike. Ti e duhet ta dish kete, i thote ndonjehere Allahu profeteve planin per te ardhmen? P.sh. do te shkosh ketu ne te ardhmen, ose keshtu do te ndodhi me njerzit e tu, sic ndodh ne bibel?
E hoqa si friend se me tallte!
"An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"
Krijoni Kontakt