
Postuar mė parė nga
Albo
Qe nuk thith nga feja, nuk te ve faj. Por une po te them qe ti nuk thith as nga shkenca, prandaj shko e lexo e meso ca me shume ne bankat e shkolles ku shkon, e pastaj hajde te diskutosh me Albon ne forum. Shkenca studion materien. Feja ushqen boten shpirterore te njeriut dhe u jep pergjigjeve pyetjeve ekzistencialiste te tij. Njerezit si puna juaj jane per te ardhur keq ne fakt, pasi sa here qe dilni e lartesoni teorine e evolucionit, ajo qe ju po beni pa vetedije, jeni duke deshmuar skamjen dhe urrine e tmerrshme tuaj shpirterore. Kete boshllek shpirteror, kete grope te zeze ne qien tuaj, ju mundoheni ta mbushni me "teorine e Darwinit".
Shkenca as nuk merr persiper qe ti japi pergjigje pyetjeve ekzistencialiste te njeriut, dhe as nuk njeh ekzistencen e realitetit shpirteror qe rrethon njeriun. Arsyeja? Shpirti nuk eshte materie. Dhe gabimi "llogjik" qe shume nga te apasionuarit e shkences bejne, eshte se ndjekin parimin: "po nuk e pashe, po nuk e preka, po nuk e shijova, une nuk besoj se ekziston!"
Shkencetaret e njeriu as diellin nuk e shikon dot me sy, as nuk i afrohet dot. Por le te dali dikush te thote qe dielli nuk ekziston? E vetmia gje qe ne perjetojme jane rrezet e atij dielli qe ngronin e na japin drite.
Dhe gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte se besimtari nuk do t'ia dije nese toka eshte vezake, e sheshte, apo ne forme elipsi. Nese eshte 6000 vjecare apo 6 milion vjecare. Lidhja e besimtarit me Krijuesin e tij nuk eshte nje lidhje materiale, eshte nje lidhje shpirterore, nje lidhje dashurie. Dhe nuk eshte as nje lidhje "llogjike" pasi llogjika dhe arritjet e njeriut e shkences jane si puna e nje gote uji para ujit te nje oqeani, qe perfaqeson dijen hyjnore. Krijuesi nuk krijoi nje krijese "te ditur", krijoi nje krijese te dashur. Krijuesi nuk i dha njeriut "dijen e universit" por i dha ngjashmerine dhe Fryme nga Fryma e Tij. Dhe kjo duhet te te beje ty dhe te gjithe dashamiresit e shkences qe te mesoni qe edhe sikur Zoti te na zbulonte gjithe dijen e tij universale para syve tane si nje filem pa fund, kjo nuk do te na ndihmonte ne aspak si njerez per te arritur qellimin e ekzistences sone: kungimin ne perjetesi me Krijuesin tone, qe eshte nje lidhje shpirterore, jo materiale.
Albo
Krijoni Kontakt