Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet në Bllog
    22

    Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    Rama: Do te rishikojme projektin e bulevardit te ri

    Intervistoi: Blendi Fevziu


    Kryeministri i ri dhe kryebashkiaku i Tiranes, shenojne perplasjen e pare mes tyre pasi projekti i bulevardit te ri per te cilin prej ditesh ka nisur puna, do te rishikohet nga qeveria.

    Pohimin e beri mbreme, ne nje interviste per emisionin “Opinion” ne Tv Klan dhe Klan HD, kryeministri Edi Rama. Ai e vleresoi si te papranueshme nismen bashkiake duke perdorur termin bulevard ne shkretetire dhe vleresoi se Tiranes nuk i duhet nje bulevard i pafund.

    Ndiqni me poshte intervisten e dhene.

    Zoti dhe Meta ju shpetuan gjate zgjedhjeve?

    Ne fituam zgjedhjet.

    Ne fakt Meta i fitoi zgjedhjet, sepse shkoi nga 4 ne 16 mandate...

    E verteta eshte ndryshe. Ne nje vend demokratik zgjedhjet i fiton forca e pare dhe koalicioni i pare. Se dyti, ne raport me zgjedhjet e shkuara kemi nje rritje te konsiderueshme ne vota. Diferenca jone me partine e madhe kundershtare eshte thelluar ne menyre te shumefishte. Ajo qe i ve kapak ketij debati eshte se PS-ja ka ne zgjedhjet e 23 qershorit rezultatin e saj me te mire ne histori.

    Por nuk keni mandate me shume?

    Une nuk i hyj me kesaj bisede, kjo eshte nje bisede qe e kane ezauruar shqiptaret. Une e kam thene me pare, qe ne si aleance do te marrim nje numer te madh mandatesh. Kemi ditur qe marzhi yne do te ishte keshtu. Nese do te kishim dhe forca te tjera ne koalicion do te kishim me shume mandate...

    Qeveria u ndertua ne konsultime me Meten, apo secili caktoi ministrat e tij?

    Ne konsultim u ndertua korniza, nuk ka pasur asnje veto, ka qene nje dialog ne funksion te nje kornize te caktuar, per t’u dhene atyre qe na dhane 1 milion vota, nje skuader qe te mos ulte pritshmerine e tyre. Ne sondazhet tona skuadra eshte mirepritur nga rreth 67 per qind e qytetareve

    Perse emra shume te njohur te PS, si Majko, Blushi, Xhafa dhe Klosi nuk jane ne listen e qeverise?

    Ne jemi nje force qe kemi marre nje mandat shume te forte si aleance per Shqiperine Europiane, per te cuar para nje proces historik, per te bere reforma te thella dhe qeverisur ne menyre te re. Parlamenti nuk eshte ai qe vjen pas, dhe vendosja e njerezve ne qeveri nuk eshte klasifikim kontributesh, por organizim i grupit parlamentar qe ka eksperience dhe i nje qeverie qe eshte ndertuar me njerez te rinj, ambicioz qe do te perballen me opinionin.

    Emrat qe permenda ne fushate ishin ne zona te veshtira elektorale. Pse jane menyre e vjeter qeverisjeje ish-ministrat?

    Do te thote qe Parlamenti do te marre nje rol te ri dhe qeveria do te marre nje rol te ri. Une nuk besoj qe kemi ne parti njerez qe jane tabela dhe njerez qe jane shkopa qe mbajne tabelat. Skuadra e fushates u ndertua per te funksionuar si e tille dhe funksionoi. Per arsye te historise, jo te gjithe e kane peshen te barabarte. Sot duhet te mbajme mend se duhet t’u pergjigjemi nje per nje pritshmerive. Kjo mazhorance duhet t’i jape mundesi nje gjenerate te re ne permbushjen e aspiratave qe kane mbetur te papermbushura prej kohes.

    Do t’i lene mandatet?

    Eshte ceshtje ditesh.

    Cilat jane parimet mbi te cilat zgjodhet qeverine?

    Vete skuadra eshte filozofi e misherimit te saj. Te gjithe ata qe jane perzgjedhur jane te rinj, por jo te panjohur. Jane me kontribute mjaftueshmerisht bindese per te marre persiper rolet qe kane marre. Jane shprehje e nje kohe qe kerkojne nga PS nje qasje te re ne te gjitha aspektet. Kane dashur dhe kemi rene dakord per te ndertuar nje qeveri qe ka numrin me te madhe te grave ne gjithe historine e vendit. Nga pikepamja e ekuilibrave e gjinore eshte model dhe ne rajon.

    A ka qene Meta dakord me emerimet?

    Kemi pasur nje dialog te hapur, intensiv dhe produktiv. E kemi pare dhe ndertuar skuadren dhe gjithe projektin jo ne funksion te asaj cfare fiton njeri dhe tjeter, por ne funksion te asaj cfare impakti marrim ne perceptimin e shqiptareve menjehere pas atyre zgjedhjeve dhe ne reformat qe duhet te bejme duke u dhene mundesi te promovohen dhe nuk besoj se jane aq te rinj.

    Ishin keta me te miret?

    Une nuk kam ndertuar shume qeveri, kjo eshte e para. Besoj se ne kete rast funksionon e njejta logjike si ne skuader.

    Nje skuader pa gjuhe, se nuk ka leje per te folur?

    Kodi i Heshtjes eshte nje term i perdorur nga kundershtaret tane, te cilet fatkeqesisht, nuk arriten dot ta afrojne procesin qeverises shqiptare me ate evropian, perkundrazi ndertuan nje proces tarafi. Kodi eshte marre nga praktika e qeverise se Britanise se Madhe.

    A kane te drejte t’i pergjigjen shtypit?

    Cdo minister ka te drejte t’i pergjigjet shtypit, por ka te detyren qe pergjigjen ta harmonizoje me ekipin. Eshte njelloj si nje lojtar te marre topin dhe te tribloje pa skuader.

    Keni thene se vendi eshte ne krize te thelle. Nderkohe ndertuat nje qeveri me 5 ministra me shume, me 5 buxhete me shume?

    Mos u ngutni te nxirrni konkluzione sesa do t’i kushtoje kjo qeveri publikut, do t’i kushtoje me pak. Kjo nuk varet nga numri i ministrave, por nga sa njerez do te paguhen ne rrjetin e ministrive. Ne menyre me absolute do te bejme nje shkurtim drastik ne nivelin e pare te ministrive. Ka qene bindja ime, qe me me pak njerez mund te besh me shume pune, ne nivelin e pare te administrates.

    Sa do te shkurtoni? Keni gjetur administrate me 85 mije punonjes. Ka qene me 135 mije punonjes ne 2005?

    Se cfare kemi gjetur kete do ta mesojne shqiptaret dite pas dite. Mesova per nje nga ministrat ne fushaten qe ne elektorale ka blere me parate e shtetit 1 milion litra nafte dhe nga ato asnje nuk i ka shkuar dikasterit. Se ku kane shkuar ate do ta verifikoje procesi.

    Ministria e Brendshme qe ka edhe pushtetin lokal dhe administraten tani ka dy ministra. Perse duhet te shtoheshin gjithe keto?

    Eshte kohe e humbur te vazhdojme te rrotullohemi ne te njejten pike, sepse nuk kemi cfare vazhdojme me tutje per te dale ne te njejten pike. Ne dime se cfare do te bejme ne cdo hap.

    Ju e dini por na e tregoni dhe ne?

    Po ju them qe qeveria qe kemi eshte qeveria qe i duhet Shqiperise.

    Ne fushate keni premtuar gjera qe nuk i shohim ne programin qeverises?

    Me zotimet tona dhe te miat do te ballafaqohemi realisht dhe formalisht pas kater vitesh jo sot, qe une nuk kam bere diten e trete ne zyre. Programi eshte sinteze e dy platformave elektorale. Eshte nje aleat qe ka nje peshe te qenesishme. Realizimi i atij programi do te bente qe ne te rikonfirmonim rezultatin e ketyre zgjedhjeve. Hap pas hapi do te shohim se ka dhe zotime qe do te zbatohen shume me pare sesa jane percaktuar ne program.

    Ne fund te 4 vite do i mbani premtimet?

    Po per cfare na zgjodhen ne shqiptaret. Ne do te luftojme qe t’i mbajme ato zotime dite per dite.

    Ka kritika nga brenda mazhorances. Fjala e Blushit ne Kuvend? Batuta ishte per ju apo per Berishen?

    Ishte Ben Blushi dhe kjo mjafton. Nderkohe qe nga ana tjeter une i besoj ato qe kemi shkruar ne programi qeverise dhe besoj se nxjerra e nje replike ne Parlament per ta nxjerre nga kontekstit dhe ta sjelle ketu nuk eshte gazetari interesante

    Ishte normale qe nje kryeminister ta nis diten e pare te punes ne bodrume duke fotografuar?

    Mos ju duket qe une ngjaj me kryeministrat e tjeter te Shqiperise. Qe do te thote se asnje kryeminister i Shqiperise kur ka hyre ne zyre nuk ka pasur Facebook. Facebook eshte nje mjet kontakti ku une komunikoj... Une nuk kam nxjerre vetem bodrumet qe shikoni, cfare kemi gjetur i kemi nxjerre.

    Jeni penduar?

    Pse te jem penduar, do te hedh foto te tjera.

    Keni thene ne Kodin e Etikes qe nje minister nuk duhet te pranoje dhurata?

    Kjo do te thote se nese nje minister merr nje dhurate qe eshte me e madhe se nje vlere e caktuar ne Kod, duhet te beje ate qe bejne gjithe ministrat ne vendet europaine, ta dorezoje ne rezervat e shtetit.

    Por kush punon vullnetarisht ne Kryeministri? Kush derdh miliona leke?

    Pse ku eshte shkruar qe nuk lejohet. Duhet te rrish ne zhul tre muaj dhe te besh tender per t’u pastruar. Mos u shqetesoni, nuk ka lidhje me miliarda dhe qindra miliona. Asnje qindarke nga taksat e shqiptareve. Jane kontribute, ne kete vend nuk kane vdekur njerezit qe kontribuojne, sic eshte i perfoluri Artan Lame, i cili punon nga mengjesi deri pas mesnate. Ne fund te dites nuk eshte bere ndonje pune kaq e madhe. Aty eshte pastruar mobilieria qe ka qene, eshte rilyer muri jane vendosur disa kopje te nje sere hartash dhe jane rivendosur perdet.

    Pse kerkuat shtyrjen e ligjit te nepunesit civil me 6 muaj?

    Nuk eshte thyer asnje konsensus. Alarmin e pare ne e kemi marre nga drejtoresha ekzistuese e Departamentit te Administrates Publike, e cila me nje leter ka shpjeguar qe duhen marre masa, sepse ligji eshte i pazbatueshem. Jemi vene ne levizje dhe kemi konsultuar grupin, shoqaten apo kompanine qe ka asistuar projektligjin, ne funksion te ekspertizes europiane. Na kane konfirmuar te njejten gje, ligji eshte i pazbatueshem. Sepse eshte miratuar me konsensus dhe eshte dashur qe deri ne 1 tetor, te behet nje pakete aktesh nenligjore qe e bejne ate te zbatueshem. Ajo qe ndodhi eshte qe qeveria nuk u mor me akte nenligjore, por u mor me grabitje, vecanerisht pas 23 qershorit ku jane bere thagma. Nderkohe qe jo me vone se sot paradite une pashe se cfare ka ndodhur me mijera prona qe u jane dhene ne menyre te paligjshme disa personave.

    Cojini ne prokurori?

    Qeveria nuk ka mbushur ende 20 dite. Ne do t’i cojme ne prokurori dhe nuk do t’i cojme qe t’ia leme asaj, por do te kerkojme qe te argumentoje deri ne fund ne cdo rast pse procesi nuk po shkon perpara. Nuk mund te vazhdoje Shqiperia me barren se ne jemi te gjithe te korruptuar. Ka ardhur koha qe te bejme gjithcka per te ndare shapin nga sheqeri. Ju siguroj se ne do ta bejme kete gje.

    Pse e shkelet konsensusin?

    Nuk eshte shkelur konsensusi, sepse ligji eshte pazbatueshem.

    Pse nuk kerkuat konsensus?

    Kemi thene se opozita e sotme nuk do te privohet nga ato qe eshte privuar opozita e djeshme. Ku eshte pare qe qeveria t’u drejtohet me leter gjithe perfaqesuesve te opozites, duke u thene kemi kete problem, kerkon zgjidhje. Ne nuk mund ta leme te bllokuar shtetin, atehere hajde ulemi diskutojme. Eshte ngarkuar nje grup per te marre kontakte me gjithe faktoret e opozites per t’u ulur dhe diskutuar. Nuk kane denjuar as per t’u ulur. Ne pertej kesaj nuk mund te shkojme. Ne do te degjojme, por ne do te udheheqim....

    Zedhenesi i KE per Zgjerimin del dhe konfirmon qe kjo eshte e nevojshme, kjo duhet bere dhe pergjigjja e opozites eshte, e ka blere Edi Rama. Eshte rakorduar me asistence nderkombetare, e cila e ka qene nga fillimi fare ne hartimin e tij.

    U prish konsensusi?

    Konsensusi i parashikuar nga kushtetua me 84 vota. Kush ka 84 vota ka te drejten te beje reforma qe shkojne pertej shumices se thjeshte. Ne u thame hajde ta diskutojme. Kete nuk e kane bere as ata qe nuk kishin keto vota.

    Z. Rama, a do te jeni ju ne inaugurimin e Bulevardit te Ri te Tiranes me z. Basha?

    Bulevardi i Ri i Tiranes, projekti, do te rishikohet, shpresoj ne dialog me Bashkine e Tiranes.

    Si do te rishikohet. Do t’ia kerkoni ju?

    Po, patjeter. Do t’ia kerkoje Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit.

    Per cfare arsyeje?

    Per te gjitha ato arsye qe Keshilli Kombetar i Territorit do t’i beje te ditura dhe qe grupi i eksperteve po punon. Qellimi nuk eshte te bllokohet, qellimi eshte qe te modifikohet dhe te kthehet ne rrugen e arsyes. Tiranes nuk i duhet nje bulevard i pafund, i konceptuar ne ate forme. Eshte nje bulevard ne shkretetire.

    Kete e gjykon kreu i bashkise?

    Kete e gjykon kreu i bashkise, por kete e gjykon dhe Keshilli Kombetar i Territorit, kur e shikon te arsyeshme.

    Pra ju do te bllokoni punimet?

    Ne nuk do te bllokojme asnje gje. Ne do te kerkojme rishikim dhe do te kerkojme dialog me Bashkine e Tiranes per rishikuar projektin. Jane te njohura modifikimet e arsyeshme qe u behen projekteve.


    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    kete pergjigje e dha nderkohe qe ishte esell .... pra jo ne normalitet ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3

    Për: Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    gjeja me e keq per Tiranen eshte kur kryebashkiaku dhe kryemninistri jane nga parti te ndryshme

  4. #4
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    gjeja me e keq per Tiranen eshte kur kryebashkiaku dhe kryemninistri jane nga parti te ndryshme
    Gjeja me e keqe kur kryeministri doi nderhyje ne autonomine vendore. Ne kete menyre do shkelej kushtetuta. Nese ndodh , Bashkia do ta conte ceshtje ne kushtetuese dhe eshte 100 % e sigurte qe do ta fitonte ceshtjen.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Gjeja me e keqe kur kryeministri doi nderhyje ne autonomine vendore. Ne kete menyre do shkelej kushtetuta. Nese ndodh , Bashkia do ta conte ceshtje ne kushtetuese dhe eshte 100 % e sigurte qe do ta fitonte ceshtjen.
    po po sikur e fitoj me sheshin skenderbej, me mbikalimin ne zogun e zi etj etj
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Gjeja me e keqe kur kryeministri doi nderhyje ne autonomine vendore. Ne kete menyre do shkelej kushtetuta. Nese ndodh , Bashkia do ta conte ceshtje ne kushtetuese dhe eshte 100 % e sigurte qe do ta fitonte ceshtjen.
    fatkeqesisht kjo ka ndodhur me pare kur rama ishte kryebashkaik me rastin te mbikalimi te zogu i zi qe sala e ktheu ne nje rreth rrotullim ndersa rama ateher kishte planifikuar nje mbikalim. dmth historia po perseritet ciditshem duhet te themi. kreu opozitesh kryetar bashkie krey pozites kryeminister dhe te dy po hahen si me pare edhe tani. por me sa mbaj mend une gjykata kushtetuese su fut ne loje ateher dhe te tehm te drejten sbesoj se do te futet tani.

  7. #7
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    fatkeqesisht kjo ka ndodhur me pare kur rama ishte kryebashkaik me rastin te mbikalimi te zogu i zi qe sala e ktheu ne nje rreth rrotullim ndersa rama ateher kishte planifikuar nje mbikalim. dmth historia po perseritet ciditshem duhet te themi. kreu opozitesh kryetar bashkie krey pozites kryeminister dhe te dy po hahen si me pare edhe tani. por me sa mbaj mend une gjykata kushtetuese su fut ne loje ateher dhe te tehm te drejten sbesoj se do te futet tani.
    Nuk eshte e njejta gje , ketu nuk behet fjale per mbikalime e nenkalime per trafikun por per nje projekt si zgjatja e Bulevardit qe eshte nje projekt i madh nderkombetar dhe i detajuar, qe juridikisht eshte i miratuar nga keshilli bashkiak. Rama per ate mbikalim nuk e kaloi ne keshill bashkiak , as ne keshillin e territorit per ta studiuar, per kete arsye qeveria e hoqi. Gjykata kushtetuese nuk u fut ne loje sepse Rama nuk e coi ceshtjen ngaqe ai e dinte mire qe nuk do ta fitonte ceshtje nga menyra se si veproi.

    Aq me keq akoma kur e ben me hakmarrje, kjo do te ishte e rrezikshme per zhvillimin e vendit . Qytetaret e Tirane nuk do kishin mundesine te shikonin ne realitet projektet e bashkise per te cilet e kane votuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 04-10-2013 më 12:15
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Noellag për postimin:

    Kanina (04-10-2013)

  9. #8

    Për: Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    Eshte pikerisht e njejta gje dhe jane te dyja turpe te kryeministrave. Dhe te dyja behen per inate e jo per te miren e qytetareve te Tiranes.

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Do të rishikojmë projektin e bulevardit te ri në Tiranë

    Qytetaret e Tiranes qe jane entuziazmuar nga puna qe ka nisur per bulevardin qe kane 20 vjet qe e presin, besoj se jane "entuziazmuar" akoma me shume kur kryeministri i vendit dhe ish-kryetari i Bashkise Tirane qe nuk beri gje per kete bulevard per 10 vjet, del e u thote sot se une do te bej te pamunduren per te ndalur punimet.

    Jam i sigurt qe qytetaret e Tiranes do ta "shperblejne" me vote Ramen per kete sherbim qe po i ben qytetit.

    Qimet e kokes se Ilir Metes ngrihen kur lexon intervista te tilla dhe Berisha e Basha ferkojne duart.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •