Gabim!
Nuk dua ti hy debatit por shkenca nuk ka besime, ose nuk mban pozicione besimi. Vrojtimi/Vezhgimi/Observimi nuk merret si besim, por eshte proces ne metoden shkencore, i cili lind menjehere pasi behen pyetjet mbi nje fenomen. Qe ketu fillon dokumentimi i vezhgimeve. Maksimumi ku mund te drejtosh gishtin e te thuash ja nje forme besimi eshte POSTULATI. Por ama ti mund te mbeshtetesh ne postulate, per te gjeneruar platforma, per sa kohe prodhimi i ketyre postulateve do jepte nje teori apo mjet i cili perputhet me realitetin ... si pershembull, postulatet e famshme te pikes dhe linjes ne gjeometrine Euklidiane. Ashtu njesoj mund te marresh dhe 2 postulatet e relativitetit special, te cilat jane 100% te sakta dhe me gjith testimet/eksperimentet qe i jane bere. Per shembull, nje nga parashikimet e Teorise se Relativitetit eshte Zgjerimi I Kohes (Time Dilation), Ku koha nuk eshte njesoj per vrojtues stacionar dhe vrojtuesin ne levizje. Eshte pikerisht ky efekt i parashikuar qe ka mundesuar qe sot njerzimi te kete ne dore mjete si internetin dhe akoma me shume, GPS.
Arsyeja se perse postulatet merren si te verteta eshte sepse jane "backward compatible" me parashikimet qe nxjerr nje Teori.
Ndersa per ceshtjen e proves se negativit, ne zbatime konkrete eshte e mundur te provosh nje negativ. Psh kur thua "Ka 10 pjestare te fisit Zulu ne Ministrine e Arsimit" hiq rastet kur ti e perdor per ironi

kjo provohet kunder shume kollaj, per sa kohe ti ke mundesi te observosh. Por ndryshon muabeti per qenie te cilat jane te pa-observueshme si Kali Fluturues, Santa, Zeusi dhe Zoti prova e negativit eshte e pamundur por ajo qe mund te thuash eshte se:
vertet une nuk mund te pohoj nje negativ por Barra e proves bie mbi ate qe ngre pretendimin, ne kete rast fetaret te cilet thone se "jam 100% i sigurt se Zoti, Santa dhe Zeusi Ekzistojne"

Krijoni Kontakt