Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk ka martesa perfekte. Ajo dihet. Kjo se njerezit jane aq egoista sa dhe kur e kane personin me te mire se vetja prape do ankohen.
    Nuk e di qfar nenkupton ti me martes perfekte, per mua perfekte eshte ajo martes qe ne vete permban dashuri respekt dhe mirkuptim, pra kure dy njerez gjejne gjuhe te perbashket dhe duhen si ne fillet e saj edhe pas shume vitesh martese.

  2. #12
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Ç'e do perfektësinë aman? lol
    A do të vlerësohej e mira po të mos ekzistonte e keqja? Madje as që do e kishim idenë se ç'është e mirë.
    Pastaj nganjëherë një zemërim mes çiftit sikur ka lezet. Është frutdhënës doja të them.
    Love has no limits

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    Nuk e di qfar nenkupton ti me martes perfekte, per mua perfekte eshte ajo martes qe ne vete permban dashuri respekt dhe mirkuptim, pra kure dy njerez gjejne gjuhe te perbashket dhe duhen si ne fillet e saj edhe pas shume vitesh martese.
    Keshtu me fjale eshte e lehte te arrihet.
    Feelings change - memories don't.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Petrit Ruka i ka kenduar shume bukur marteses ne keto vargje :

    Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
    Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
    Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
    Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

    Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
    Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
    Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
    Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

    Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
    Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
    Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
    Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.

    Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
    Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
    Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
    Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.

    Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
    Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
    Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
    Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

    PETRIT RUKA

  5. #15

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    "Happy wife = Happy life" (Kujt ja tha ama? Kujt ja tha? )

  6. #16
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Keshtu me fjale eshte e lehte te arrihet.
    Jo vetem fjale thote Gena, ashtu them dhe une,

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Sekretet për të rregulluar martesën tuaj!
    Share This

    Add to Delicious
    Share on FriendFeed
    Digg
    submit to reddit

    Tags

    Në këtë raport ju do të zbuloni sekretet për të ruajtur dhe për të rikthyer martesën tuaj. Le të fillojmë.



    b3fbdc2c-5fa1-44a0-b9e4-f01587f60410---0-Sekreti nr. 1

    Lërini problemet tuaja mënjanë

    Nëse jeni duke lexuar raportin rreth asaj se si për të shpëtoni martesën tuaj, ndoshta ju jeni duke pritur për të mësuar strategji për zgjidhjen e problemeve, teknika të komunikimit dhe njohuri në mes dallimeve gjinore. A kam unë një surprizë për ju!

    Çelësi për rinovimin e martesës suaj nuk është asnjëra nga këto gjëra të cekura.

    Si mund ta di këtë? E di, sepse këtë e kam përjetuar!

    Ndryshe nga ekspertë të tjerë për marrëdhënie, të cilët studiojnë këtë temë nga një perspektivë klinike, për mua ruajtja dhe rivendosja e martesës është diçka shumë personale. Unë kam kaluar nëpër këtë, ku ju ndodheni tani. Dhe do të doja të ndaja me ju, historinë time.

    Gruaja ime dhe unë filluam një dashuri të thellë. Mbaj mend, që qëndronim tërë natën duke folur, surprizonim njëri-tjetrin me dhurata të ndryshme dhe flisnim fjalë me kode me njëri-tjetrin. Ju e dini ndjenjën e vërtetë të të qenit në një lidhje të mirë? Kështu ishim ne.

    Por pastaj diçka do të ndodhë, që do të shkatërrojë shumë martesa. Kjo na ndodhi edhe neve. Ne patëm një djalë, i cili vdiq kur ai kishte vetëm një javë. Pastaj kemi pasur vajzat binjake, të cilat gjithashtu vdiqën porsa lindën.

    Kuptohet, gruaja ime ra në depresion. Unë mundohesha ta përballoja këtë duke e zhytur thellë veten në punë. Dhe ne u larguam nga njëri-tjetri emocionalisht.

    Situata juaj ndoshta nuk është kaq tragjike, por diçka ka ndodhur edhe tek ju. Çfarë është ajo? Si e keni humbur njëri-tjetrin? Ndoshta ju nuk mund të vini gishtin tuaj dhe të mendoni, por diçka definitivisht nuk është në rregull dhe duhet të rregullohet. Kjo është shumë e zakonshme.

    Për ne, pas humbjes së 3 fëmijëve, gjithçka ndihej ndryshe. Në vend që të flisnim gjithë natën si dikur, ne kalonim kohën duke biseduar vetëm për disa minuta. Në vend që të përdornim fjalët tona me kode, ne përdornim fjalë mallkuese. Marrëdhënia jonë përbëhej nga ulërimat (bërtitjet) dhe trajtimet në heshtje.

    Edhe pse diku thellë në zemrat tona, si Ju, ne e dinim që ne nuk donim të humbnim njëri-tjetrin. Prandaj, ne bëmë një marrëveshje për të punuar mbi gjendjen e martesës sonë. Nganjëherë unë provoja, ndërsa gruaja ime jo. Nganjëherë gruaja ime provonte, ndërsa unë nuk përpiqesha fare. Ne shkuam nëpër faza të ndryshme “duke u përpjekur”.

    Çfarë kemi provuar?

    Ne jemi munduar duke filluar në gjërat obligative (të zakonshme) si, “Zemër, më lejo të përsëris atë që thua ti për t’u siguruar që të kam kuptuar saktë”. Ne kemi aplikuar strategji të ndryshme për zgjidhjen e konflikteve. Gruaja ime mësonte rreth Marsit, ndërsa unë mësoja për Venusin (Venerën). Ne, madje, shkonim në terapi për të luftuar problemet tona. Por qëllojani çfarë! Asgjë nuk ndryshoi. Asgjë nga këto nuk kishte bërë punë.

    Të gjitha këshillat (libra, këshilltarë, çfarëdo) na thoshin që të përballeshim ne me problemet tona. Por kjo vetëm na bëri që të ndiheshim edhe më keq dhe të grindeshim edhe më shumë.

    Për aq kohë sa rruga “e drejtë” nuk bënte punë, si të mos ishte jofunksionale? Prandaj, ne u përpoqëm të bindnim njëri-tjetrin në mënyrën tonë. Edhe Ju e keni provuar atë, apo jo? Me sa duket, kjo nuk funksionon.

    Pastaj kemi pasur një përparim

    Ne vendosëm që të linim mënjanë problemet tona. Ne nuk flisnim për to shumë. Ne as nuk i përmendim më ato. Në vend të kësaj, ne vumë energjinë tonë, duke u përpjekur që të lidheshim me njëri-tjetrin. Ne përdorëm teknika të caktuara për marrëdhënie, që transformojnë martesën tonë. Dhe e dini çfarë? Jo vetëm që kemi zgjidhur distancën mes nesh, por ne kemi rënë në dashuri përsëri! Dhe ne nuk jemi marrë me problemet tona (sado që serioze ato ishin), por duke krijuar zakone të reja në marrëdhënien tonë, ne sollëm energji pozitive për martesën tonë.

    Kjo është një zgjidhje për situata të shumta martesore! Besojeni apo jo, sekreti është që të largoheni nga problemet tuaja dhe të kaloni kohën dhe energjinë tuaj duke bërë aktivitete të veçanta rreth ndërtimit të marrëdhënies.

    Është kundërintuitive, por nëse ju e bëni këtë, shumica e problemeve tuaja do të zhduken, kërcënimi nga divorci do të largohet dhe njerëz të tjerë që do të mund të pushtonin dashurinë tuaj, do të bëhen të parëndësishëm.

    http://www.standard.al/sekretet-per-...martesen-tuaj/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Te lesh menjane problemet? Kjo eshte gjeja me e veshtire per tu bere. Ne te shumten e rasteve partneret kur perballen me probleme serioze rrine duke fsjesuar njeri-tjetrin.
    Feelings change - memories don't.

  9. #19
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Te lesh menjane problemet? Kjo eshte gjeja me e veshtire per tu bere. Ne te shumten e rasteve partneret kur perballen me probleme serioze rrine duke fsjesuar njeri-tjetrin.
    Mia mos e vrit mendjen fare, ata qe pretendojne se kane martese perfekte kane me shume probleme. Ne perfekt nuk jemi vet, si do kemi martese perfekte?? Nuk ekziston martesa perfekte edhe pike :P
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #20
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Kam pas lexuar njeher diku ne nje liber te psikiatrit Scoot Peck ... ku thoshte martesat me te lumtura jan ata qe kan me se shumti mashtrime,dmth te ndertuara mbi mashtrimet....qe i bie mos te flasesh apo kundershtosh shume a ku di une
    Kur ai thote zemer do ikim ne kino,dhe ti pajtohesh pa bere ze edhe pse ste pelqen,apo anasjelltas,dmth mashtrime te ketij lloji,jo tradhetira e gjera te tilla.

    Ama se besoj se te gjithe njerezit mund ta bejen nje gje te till,une p.sh kur nuk e dua nje gje,nuk e dua dhe pike,keshtu qe lume ai qe ndonjeher di te beje teater ...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •