Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon


    Mos idealizo. Ky është rregulli numër një i lumturisë bashkëshortore. Duhet të dish dhe të vlerësosh lumturitë e vogla të çdo dite dhe të mos i shkarkosh tek tjetri frustacionet tuaja, është më mirë të mendosh për vetveten dhe të kesh interesa personale

    Cili është ai zotëria me pandofla para televizorit? Është pikërisht ai, burri me të ciklin je martuar? Psherëtin, duke menduar për kohët e para. Mendoje se do të kishe qenë ndryshe. Një martesë perfekte dhe ai më romantik, më i sigurt në vetvete, më i kujdesshëm ndaj shtëpisë dhe fëmijëve. Sot, përkundrazi, të ngelen vetëm ëndrrat e tuaj dhe një ndjenjë pakënaqësie që nuk të braktis kurrë. Ndoshta martesa jote nuk është si në përrallë, por gjithsesi është një martesë e mirë dhe shumë gjëra mund të rregullohen akoma. Lexo këtu dhe do të kuptosh sepse…



    Princi i kaltër jo gjithnjë ekziston

    Ajo takon princin e kaltër, ai e shpëton, martohen dhe jetojnë së bashku të lumtur e të gëzuar. Fillojmë ta idealizojmë dashurinë që kur jemi të vogla dhe kur jemi adoleshente e mbushim dhomën tonë me fotot e divave të kinemasë, dashurohemi me më të bukurin e shkollës dhe mbushin ditarin me poezi dhe zemra të shigjetuara. Kjo ujëvarë e madhe iluzionesh na përgatit të ndahemi nga idhujt e fëmijërisë, nga prindërit, dhe na lejon të shpejtojmë rrahjet e zemrës sonë të re me ëndrrën e e mrekullueshme të së ardhmes: një familje e re. Por mund të na bëjë të humbim sensin e realitetit. Është e vërtetë: yt shoq nuk është supermen, tepër i pasigurt për të patur sukses, tepër dembel dhe krejt i hutuar saqë harron dhe përvjetorin tuaj. Po ai ka cilësi të tjera, po ato që ju bënë ta dashuroni…



    Edhe burrat e tjerë kanë ndonjë defekt

    Je plotësisht e sigurt që martesa e mikeshës tënde është më e mirë se jotja? Surprizë! Edhe ajo mendon të njëjtën gjë për ty. Është e vërtetë, ti shohësh duken si dy pëllumba, po kush e di, se kur janë vetëm… Në fund të fundit, çdo martesë është e ndryshme. Problemet e një çifti tani dallojnë nga ato tradicionale, ku rolet mbeten të ndara mirë. Po kështu, sikurse martesat e dyta që janë të ndryshme nga të parat dhe dashuritë që vijnë më pas nuk ngjajnë fare me ato të lindurat që në shkollë.



    Duhet të jemi më pak egoiste dhe të dëgjojmë më tepër

    A e di se cilët janë miqtë më të mirë? Cila është gjëja që na vë në siklet më tepër? A e ke kuptuar vërtetë pse ai problem e torturon kaq shumë? E vetmja mënyrë për të mos u gjendur pas disa vjetësh si dy të huaj është të mos mendosh se di gjithçka për tjetrin. Duket e lehtë, e megjithatë… Brenda secilit prej nesh është gjithnjë ai “djall” i tmerrshëm që provon të na ndajë nga personi që na do. Është pjesa jonë fëmijërore, ajo që do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe nuk duron dot që të ketë diçka më të rëndësishme sesa “unë të dua”, “unë thashë”, “unë bëra”. Dëgjimi i vërtetë i tjetrit fillon përkundrazi me një pyetje të thjeshtë: “ti si je?” Brenda asaj “ti” është gjithë forca e dashurisë, i vetmi çelës që na hap kafazin e egoizmit.



    Ndonjëherë është më e lehtë të ankohesh

    Nuk bëni më dashuri si dikur. Ai është gjithnjë i lodhur, me mungesë dëshire dhe ti ankohesh për heshtjet e tij dhe nuk duron dot pa i hedhur ndonjë thumb herë pas here. Ndoshta problemi nuk është aq i rëndë sa mendon ti, por ke dy rrugë për ta zgjidhur: fol hapur me tët shoq. Sepse për të dalë nga lëkura e bashkëshortes së pakënaqur dhe grindavece, duhet të fitosh mbi frikën e së vërtetës, si p.sh., ajo e një tradhtie. E megjithatë, ndonëse mund të na bëjë keq, e vërteta është rruga e vetme për të shpëtuar fatin e një dashurie. Pas grindjeve të shumta dhe po aq rrëfimeve, në fund jemi edhe më të afërt. Po edhe të pranosh që gjithçka ka marrë fund, është gjithnjë shumë më mirë se të vazhdosh të gënjesh vetveten. Apo preferon të ankohesh për gjithë jetën?



    Në fillim diskutohet, më pas gjendet marrëveshja

    Është prova më mirë, por edhe më e rrezikshme në jetën e një çifti: shumë vendime duhen marrë në dysh. Nëse nuk jeni dakord, më parë mund të diskutohet dhe luftohet, por më vonë nuk na ngelet gjë veçse të gjejmë marrëveshjen dhe njëri duhet gjithnjë të lëshojë pe.



    Mjaft me kritikat…

    “Je gjithnjë i njëjti! E prisja”. “Mendoja se ishe ndryshe, përkundrazi…”. Ja frazat që s’duhen thënë. Ofendojnë tjetrin dhe limitojnë problemet e mundshme. Perceptimi i sjelljeve të partnerit shpesh është i kërcënuar nga paragjykimet tona, më shumë se nga objektiviteti. Shembulli më klasik është ky: ajo është e pakënaqur nga jeta e saj dhe preferon të vetëbindet se ai nuk e do më. Ai, përkundrazi e do shumë, po ajo kërkon me çdo mënyrë të provojë se ajo që ndjen është e vërtetë. Kështu, nëse ai kthehet në shtëpi i lodhur , dyshon se kishte bërë çejf diku. Dhe nëse sjell një dhuratë, mendon se do të kërkojë falje. Nëse ky është rasti yt, ndalu dhe mendo. Që kur nuk e pret më me një puthje?



    Të rrimë larg për t’u rigjetur më të afërt

    Lidhja absolute është një ëndërr e pamundur. Sa më e madhe të jetë nevoja jonë për të ndenjur, aq më shumë rrezikojmë të mbysim tjetrin dhe bëhemi agresivë e jotolerantë ndaj partnerit. Atyre që diskutojnë gjithnjë për gjithçka, por që nuk ndahen kurrë. Ose i atyre që s’bëjnë më dashuri prej kohe, por që t’i shohësh duken si binjakët siamezë. E megjithatë, mjafton që të ftojmë disa miq për darkë apo të ndahemi për një fund javë në vende të ndryshme, për të rigjetur distancën e duhur.



    Më parë mëso t’i pëlqesh vetvetes

    Doje një burrë të impenjuar, por tani ankohesh se rri pak në shtëpi? Ndoshta duhet të rifillosh të interesohesh për pasionet e dikurshme. Mundohu të ngresh vetëvlerësimin. Kur të jesh e kënaqur me vetveten, nuk ekzagjerohet me të priturat prej tjetrit dhe dashuria nuk është tjetër veçse fruti i shijshëm i dëshirës. Përkundrazi, nga pema sterile e nevojës rriten shigjetat e “kur do të kthehesh” dhe “mos më lër”, pikërisht ato që na transformojnë në shoqe të mërzitshme e të bezdisshme.

    http://www.standard.al/martesa-imja-...or-funksionon/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Mire e ka.
    Vetem fjalia e pare 'Mos idealizo' te mirret parasysh,do ju shmangen njerezit shume problemeve apo do e ken me te lehet te gjejne zgjidhje nese do kene probleme.

    Pastaj edhe ne pergjithesi mendoj te jemi te vetedijeshem dhe mos te harrojm ta perserisim ndonjeher 'Jeta eshte e veshtir' pavarsisht jetes qe bejem,se kurr si dihet,kur te hasim me veshtiresi do e kemi me lehet te perballojm...

  3. #3
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Nuk e di, une per vete kete do e quaja nje martes koti, nje lidhje ku njeriu nuk ndihet mire dhe nuk jeton per vete atehere i humbe kuptimi jo vetem marteses por edhe jetes. Ajo e cila vlen ne nje martes eshte dashuria, besimi, respekti dhe mirkuptimi, nese nje martes ka keto komponente atehere une do e quaja martes perfekte, ndryshe jane martesa me probleme, te dyshimta dhe jo te lumtura. Sigurisht ka shume martesa qe jan me probleme por funksionoin, por a ia vlen te besh nje jete ku ti nuk ndihesh i plotesuar, per mendimin tim jo. Kur mungon dashuria lind interesi prandaj shume njerez rrin me njeri tjetrin per shkak te interesit gje te cilen une nuk e dua dhe nuk do e beja asnjeher, sepse njeriu vetem nje here jeton, keshtu qe jeto per veti dhe jo per te tjeret. Nese nje cift nuk e konsideron partnerin shokun apo shoqen me te mire, ateher asaj martese i mungon lumturia.

    E njeita vlen edhe per burrin,

    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 30-08-2013 më 19:02

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    O Xhuxhu

    Permblidhi pak keto postime.

    "Më e mira është armike e së mirës"

  5. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Na lodht me tema rreth e perqark belit.....

  6. #6
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Na lodht me tema rreth e perqark belit.....
    Mire e ke lexues, a e hapim nje teme dhe diskutoim per plisa?

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    Mire e ke lexues, a e hapim nje teme dhe diskutoim per plisa?

    Hapne bre po pernime kjo eshte nje lloj semundje qe nuk te len me mendu ma larg se veq nje pike te caktuar hahahahaha... Jeta nuk eshte veq oqkur ka edhe gjera tjera qe mundesh me i ba haha

  8. #8
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Hapne bre po pernime kjo eshte nje lloj semundje qe nuk te len me mendu ma larg se veq nje pike te caktuar hahahahaha... Jeta nuk eshte veq oqkur ka edhe gjera tjera qe mundesh me i ba haha
    Lexues te na ne zvicer thone ku dhemb dhami shkon gjuha,

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    ku eshte vrima shkon iriqi?
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Nuk ka martesa perfekte. Ajo dihet. Kjo se njerezit jane aq egoista sa dhe kur e kane personin me te mire se vetja prape do ankohen.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •