Close
Faqja 80 prej 85 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 847
  1. #791
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anėtarėsuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    248

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga shitesi Lexo Postimin
    Pra ti je me tezen greke qe ka qene lufte fetare kjo duket qarte.
    Po ta shohesh te gjithe emisionin ai i ka pergjigjet brenda .....degjoje.
    Por sic e thash me larte greket si te prapambetur mendore po mundohen te perdorin te njejten strategji dhe ne rastin e kishes ne permet.Janulla tha qe kete gje e kane bere njerez te feve te tjera dhe perseri si perpara 100 vjetesh "shpetimtari" vrapoi te jete greku i cili si rastesisht u kujtua te beje dhe disa manovra ushtarake ne kufi me Shqiperine.
    Fatkeqsisht misioni i drejtuesve greke ne Kishen Shqiptare nuk eshte perkrahja dhe shtimi i besimtareve ortodoks por krijimi i islamofobeve apo katolikofobeve me qellim nxitjen e perplasjeve fetare qe pas kesaj greku shpreson te nderhyje per te shpetuar "vellezerit" e tij ortodoks.....njesoj si para 100 vjeteve ne panarit.Nese Shqiperia e sotme do ishte ne kushtet e Shqiperise se vitit 1914 atehere ato manovra ushtarake qe beri greku para ca ditesh nuk do ishin ne kufi por ne Permet ku do shfarrosnin te gjithe myslimanet e Permetit "te cilet neperkemben kishen ortodokse".......Kuptohet qe ne mes te trupave ushtarake greke do kish edhe Shqiptare ortodoks si tipi jot ...islamofob.
    E kam thene disa here ketu vertet lutem me zemer qe te kete Zot qe gjith ky abuzim qe i behet te marri te pakten aty lart nje ndeshkim.
    Greqia nuk do guxoj as te pjerdh me se nuk ka numra, perkrahje dhe as fuqi si ka pas para 100 vjetve, dhe kete e din shume mire greqia perndryshe nese i shkon mendja te hyje ne Shqiperi (sado qe disa grekofil e shohin enderr ende) por e gjitha cka do ti priste do ishte kufiri natyral te Thana ne fund te Camerise ashtu sic duheshte te ishte para 100 viteve.

    Sinqerisht une do te kisha pas deshire te hynte sepse ne do fitonim, kurse grekofilet do ti dorezonim te paketuar tek greket mbasi aq shume i dojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Doni-88 : 20-09-2013 mė 09:40

  2. #792
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Naimi pėrballė Shėn Marisė sė Onufrit

    Nga Kolec TRABOINI

    Njė alternativė dashakeqėse

    Ka muaj qė japin intervista nė televizion, por edhe nė shtypin e pėrditshėm pėr alternativėn Kishė apo Shtėpi Kulture, por tashmė tejet vonė pėr tė na rimbushur mendjen pėr drejtėsinė qė do e vendoska policia private pėrmbaruese, sikur tė mos jemi kėtu e ti dimė se ēfarė nė tė vėrtetė janė gjyqet shqiptare e ēfarė ėshtė drejtėsia nė kėtė vend ku veē drejtėsi mos kėrko se kurrė nuk e gjen. E pėr ēfarė gjithė kjo tėrkuzė mediatike qė nuk do tė pushojė? Pėr njė ndėrtesė tė vjetėr nė Pėrmet me emrin e Naim Frashėrit, kur shtėpinė ku ka lindur Naim Frashėri nė Frashėr e kanė kthyer nė gėrmadhė – turpi i botės dhe kėta as qė flasin fare pėr kėtė temė. Sikur tė mos e dinė se edhe shtėpia e Luigj Gurakuqit nuk ekziston mė, se varri Kol Idromenos ėshtė kthyer nė njė gjendje tė mjeruar. Po si janė katandisur kishat e vjetra, afresket e ikonografėve tanė me emėr nė botė, Onufri, David Selenicasi e Konstandin Zografi qė rripen prej mureve vandalisht sikur tė qenė lėshuar vandalėt e epokave tė errta nė histori. Ku ėshtė kryqi i Kishės sė Shėn Marisė nė Labovė, e lashtė kjo kishė, themeluar nė vitin 554 tė erės sonė. Ėshtė fjala pėr njė kryq tė artė, cili konsiderohet njė nga reliket mė tė ēmuara tė ortodoksisė nė botė.

    Ka mbi dy dekada qė ėshtė grabitur e dėrguar jashtė shtetit ky objekt i shenjtė qė vlerėsohej nė bazė tė gojėdhėnave se qe ndėrtuar me drurin e kryqit nė tė cilin vdiq Krishti dhe sipas besimtarėve nėpėr shekuj, kishte vetinė tė bėnte mrekulli shėruese. Kemi njė shtet, kemi institucione, kush u shqetėsua dhe u vu nė ndjekje tė kėsaj piraterie qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite me veprat e tė madhit Vangjush Mio nė Korēė nėn hundėn e administratės shtetėrore. Njė heshtje ogurzezė. Madje edhe nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės drejtuar deri tani nga njė partiak me fanatizėm politik, del fjala se nuk i interesojnė ku e si vjedhin monumentet e kulturės. Bėjnė sikur problemet e shkatėrrimit tė institucioneve kulturore tė mos ekzistojnė. Dhe pėrpiqen tė hiqen gjoja objektivė. Flasin pėr Naimin, apo e keqpėrdorin emrin e tij nė kėtė rast, e pikė respekti nuk kanė pėr Naimin. Edhe nė Tiranė do t’u vėnė nga pas vėllezėrve Frashėri njė pallat gjigant qė tė duken si miniatura kur ata janė kollosė tė kombit. Doli dhe njė ish-drejtor i ish-Pallatit tė Kulturės Pėrmet dhe foli. Nuk dinte ēfarė tė fliste dhe pėrdori terma spekulative nacionaliste qė nuk kanė asnjė lidhje me problemin. Edhe ky gjoja po luftonte pėr Naim Frashėrin.

    Kam vėrejtjet e mospajtimet e mia nė ēėshtjen “Janullatos”, por mėnyra si kėmbėngulet nė pėrditshmėri dhe pa asnjė kompromis e premisė zgjidhje, po mė krijon pėrshtypjen se kjo histori po merr trajtėn e njė histerie qė ka tendencė tė llangoset si anti-ortodoksi, por e mbuluar gjoja me njė krenari e ndjesi nacionaliste. Krejt kot. Sepse nuk janė atdhetarė ata qė flasin, por ata qė bėjnė diēka pėr kėtė vend e pėr kėtė popull. Flasin gjithnjė pėr Naimin, duke e zhvleftėsuar edhe vetė fjalėn se qėllimi dihet nuk ėshtė ndonjė vlerė apo kauzė e madh. Punė tullash. Atdhetarėt e besimit ortodoks kanė qenė njė prej shtyllave tė shqiptarizmės nėpėr shekuj. Mendoni sa peshon nė historinė tonė kombėtare njė Fan Nol? Tė ishte gjallė Naimi i madh do tė sillej ndryshe. Do ta falte edhe shtėpinė e vet pėr nipat e Petro Nini Luarasit, Anton Zako Ēajupit, Kristoforidhit e Thimi Mitkos. Tė jemi realistė, tė kish qenė pronė e xhamisė e jo e kishės ajo tokė nė fjalė, kush do tė guxonte tė hiqte hoxhallarėt zvarrė?! Kėta po e bėjnė si Enver Hoxha nė tė gjallė, qė ishte kundėr tė gjitha feve, por pėr tė pushkatuar, pushkatonte priftėrinjtė katolikė. Kjo histori qė tė mos kthehet nė histeri duhet tė marrė fund se po bėhemi qesharakė nė sy tė botės.

    Do merret Europa me ne. Tė na rrojė ajo gėrmadha me emrin pallati i kulturės pastaj. Do bėhet si sebepi i Berishės me 5 a 6 minoritarė fshatarakė qė i burgosi pėr ca shkaqe spiunllėqesh qesharake dhe e pėsuan 500 mijė emigrantė shqiptarė nė Greqi me operacionin famėkeq grek me tingull racist “Fshesa”, e cila nisi para njėzet vjetėsh e vazhdon edhe sot e kėsaj dite nėn indiferencėn e shtetit tonė, dhe pėr mė tepėr tashmė shėrben si barometėr tregues nė rastet e marrėdhėnieve tė acaruara shqiptaro-greke. Pse pra vazhdojmė nė njė qorrsokak me kėtė konflikt tė kotė, pse nuk po dimė njė herė t’i mbyllim gjėrat tona me urti duke bėrė llogaritė mirė se ēfarė ėshtė nė interesin e shtetit por edhe tė gjithėve, njė ndėrtesė gėrmadhė apo njė unitet kombėtar. Ortodoksia shqiptare ka nxjerrė martirė tė atdhetarisė qė kanė dhėnė jetėn, kujtoni Papa Kristo Negovanin, At Stathi Melanin qė ranė martirė pėr Atdhe, njėri nė vitin 1905 e tjetri nė vitin 1917, ndaj them se edhe sikur shteti t’ua falė atė gėrmadhė me emrin shtėpi kulture nuk do tė qe ndonjė humbje e madhe.

    Por kėtu lot edhe ndjesia e ligė e anti ortodoksisė tė disa individėve qėllimkėqinj, qė shtiren krejt rrejshėm si atdhetarė duke i konsideruar shqiptarėt ortodoksė grekė e jo shqiptarė. Pėr mua, shqiptar qė kam lidhjet familjare me tė tri fetė kryesore nė Shqipėri; – katolikė, ortodoksė e muslimanė, kush i fryn kėsaj ēėshtje po bėn njė punė antikombėtare. Marrėzira tė tilla ndodhin nė Arnautstanin tonė prej njerėzish me mendėsi talebane, sepse po i pėrmendim kėtu vetėm tri fakte: njė bust tė Nėnė Terezės qė pėr turp nuk e pranuan nė hyrje tė Shkodrės, njė kishė katedrale katolike qė u bė aq zhurmė tė mos bėhej nė qendėr tė Prishtinės dhe e treta njė kishė ortodokse nė Tiranė nė rrugėn Ibrahim Rugova, qė u konsiderua tragjedi prej disa gjoja atdhetarėve por me mendėsi fetare islame nga pozita e fanatizmit e jo tolerancės. Ende jemi shumė larg prej mendimit pėrparimtar tė Fishtės sė madh qė lidhi me drita kompanjelin e Kishės sė Fretėnve me minaren e Xhamisė nė Fushė Ēelė. Nė tė vėrtetė nuk jemi shumė larg asaj kohe por jemi shumė larg atij mendimi gjenial tė atdhetarit tė madh Gjergj Fishta. Prandaj mjaft mė me njė kauzė tė stisur si ajo e Kishės sė Pėrmetit qė po na e shesin si shtėpi kulture, kur nuk ka asnjė shtėpi kulture nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Kėtė e di gjithkush, qytetarėt por edhe talebanėt tanė qė i shkatėrruan. Nuk drejtohet media me kokėn nė rėrė si struci, kinse nuk po shohin ēfarė po ndodh rrotull Shqipėrisė. Se nuk ėshtė vetėm Pėrmeti. Edhe njė shtėpi shkrimtarėsh e artistėsh qė kishte Tirana, qeveritarėt talebanė tė kulturės qė sapo ikėn sepse i zboi populli, e kthyen nė njė Ministri Kulture dhe as atėherė e as sot nuk po shohim qė media t’i thotė tė paktėn qeverisė sė re: – kthejuani ndėrtesėn qė ua morėt nė mėnyrė arbitrare shkrimtarėve dhe artistėve, atyre qė vazhdojnė pasionin e madh tė Naim Frashėrit. Jo pėr kėtė punė nuk e duan Naimin. Naimin e duan vetėm kur u vjen ndoresh tė lajnė hesapet me ortodoksėt, tė cilėt mendjeēalėt tanė i konsiderojnė si grekė e jo shqiptarė. Fundi fjalės a ka kush ti thotė mjaft kėsaj zhurme qėllimkeqe sepse janė tė panumėrta problemet qė duhen tė zgjidhen, para se sa njė ndėrtesė e vjetėr qė njė zot e di si nuk qenka shkatėrruar, si ēdo gjė qė ėshtė shkatėrruar e rrafshuar me themel nė kėtė vend.

  3. #793
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Kam nje pyetje per disa ketu qe i meshojne shume idese se gjoja shqipot e vertet jane vetem ata qe jane ortodoks. Pa ofendime per asnje dhe padashur te devijoj temen, thjesht per inerci.

    Une vij prej nje krahine veriore ku mazhoranca jane muslimane dhe mbi te gjitha me habit fakti qe predominon thuajse 100 % tipari europian ne pamje te jashtme, ju jeni tjeter gje, mos e keqkuptoni, thjesht kuriozitet.

    Si shpjegohet?

    Mua me duket sikur keni ju ngjashmeri me turqit dhe jo neve..

    Protesta e Greqise ne Parlamentin Europian as qe eshte marre parasysh fare. Per dy arsye; e para kush e ben kete proteste, e dyta behet fjale per nje objekt kulti, europa po i con drejt mbylljes objektet e kultit, pothuajse nuk frekuentohen fare dhe rrezikojne qe pas disa dekadash te kthehen thjesht ne relika arti dhe muzeume.

    Por shteti jone duhet ta zgjidhe me transparence kete problem.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #794
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Doni-88 Lexo Postimin
    Pse nuk i mbledh te gjitha keto dhe nuk thua jam coban arumun i vendosur si nomad pa shtet, pa toke, pa identitet kurse u be b..tha jote te thuash jam me i vjeter se shqiptaret saqe shkon dhe barazon veten me epiriotet.
    Ah te isha vllah to ta kisha per nder, aq sa kane dhene vllenjte per kete shtet shqiptar te gjithe ju bythperpjetet te mbledhur se bashku nuk mund tja u merni. Te pakten ata jane me autoktone se te gjithe ju jeniceret. Shpresoj qe vllenjte, vllezerit e mij orthodhokse me te cilet u rita, ti lexojne keto reshta dhe ta dine qe kam respektin me te madh. Sa per ju lapashane islamike ...nuk po komentoj se na perjashton Alboja perseri...e megjithate e dini vete ju
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #795
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anėtarėsuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    248

    Arrow Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Kam nje pyetje per disa ketu qe i meshojne shume idese se gjoja shqipot e vertet jane vetem ata qe jane ortodoks. Pa ofendime per asnje dhe padashur te devijoj temen, thjesht per inerci.

    Une vij prej nje krahine veriore ku mazhoranca jane muslimane dhe mbi te gjitha me habit fakti qe predominon thuajse 100 % tipari europian ne pamje te jashtme, ju jeni tjeter gje, mos e keqkuptoni, thjesht kuriozitet.

    Si shpjegohet?

    Mua me duket sikur keni ju ngjashmeri me turqit dhe jo neve..

    Protesta e Greqise ne Parlamentin Europian as qe eshte marre parasysh fare. Per dy arsye; e para kush e ben kete proteste, e dyta behet fjale per nje objekt kulti, europa po i con drejt mbylljes objektet e kultit, pothuajse nuk frekuentohen fare dhe rrezikojne qe pas disa dekadash te kthehen thjesht ne relika arti dhe muzeume.

    Por shteti jone duhet ta zgjidhe me transparence kete problem.
    Greqise i ka humbur kredibiliteti si shtet serioz e sidomos me krizen e fundit financiare qe e ka zbuluar "lakuriq" si shtet dhe si popull lypsar i papunetor qe jeton vetem me endrrat e greqise antike thuajse jane popull hyjnor por krejt cfare jane eshte nje popull oriental duke i kaluar shume popuj sidomos tek feja ku dominin radikalizem fetar, gje qe ne Turqi se paku i ndare nga shteti.

  6. #796
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Kam nje pyetje per disa ketu qe i meshojne shume idese se gjoja shqipot e vertet jane vetem ata qe jane ortodoks. Pa ofendime per asnje dhe padashur te devijoj temen, thjesht per inerci.

    Une vij prej nje krahine veriore ku mazhoranca jane muslimane dhe mbi te gjitha me habit fakti qe predominon thuajse 100 % tipari europian ne pamje te jashtme, ju jeni tjeter gje, mos e keqkuptoni, thjesht kuriozitet.

    Si shpjegohet?

    Mua me duket sikur keni ju ngjashmeri me turqit dhe jo neve..

    Protesta e Greqise ne Parlamentin Europian as qe eshte marre parasysh fare. Per dy arsye; e para kush e ben kete proteste, e dyta behet fjale per nje objekt kulti, europa po i con drejt mbylljes objektet e kultit, pothuajse nuk frekuentohen fare dhe rrezikojne qe pas disa dekadash te kthehen thjesht ne relika arti dhe muzeume.

    Por shteti jone duhet ta zgjidhe me transparence kete problem.
    Shtetasit shqiptare orthodhokse nuk kane "identitet shqiptar", kane identitet epirot, identitetin e te pareve te tyre ne mesjete, para se te vinte pushtimi osman. Ndajme te njejtin identitet me arbereshet dhe arvanitasit kudo ne bote dhe jemi trashegimtaret e vetem te identitetit te te pareve tane. Identiteti shqiptar eshte identiteti yt, identiteti i epirotit qe mban fene islame, fene e pushtuesit dhe eshte edhe asimiluar me kulturen osmane, kulturen e pushtuesit. Ti sot njeh dhe gezon identitetin shqiptar, pasi nuk mund te pretendosh te jesh epirot, sic ishin te paret e tu. Pse? Sepse nuk ndan nga jeta tende sot asgje me te paret e tu, as fene, as kulturen, e ne shumicen e rasteve, as kujtesen historike.

    Sa per dallimet fizike apo racore, jo te gjithe shtetasit shqiptare sot jane epirote. Kufiri i Epirit ne veri ishte Mati, vendlindja e Ahmet Zogut. Dhe detyrimisht qe mes shqiptareve ka dallime te forta fizike, kulturore, ne mentalitet, dhe kjo nuk buron vetem nga dallimet fetare apo krahinore, por buron edhe nga dallimet fizike rracore. Gjithe ajo zone qe njihet sot si Shqiperise e Mesme u dogj e shkaterrua nga pushtuesi osman e nuk mbeti asnje peme, kafshe apo kembe njeriu e gjalle. Gjysma e popullsise emigroi e gjysma tjeter ose u fshe maleve ose perfundoi ne shpate. Zonat e vetme qe mbijetuan ishin zonat malore veri perendimore ku jetojne romano-katoliket sot dhe zonat e jugut, Korce, Permet, Gjirokaster, Vlore, Berat, qe Perendia i kurseu nga lufta e shenjte. Dhe nuk eshte rastesi qe keto zona u bene djepi i rilindjes kombetare dhe ne keto zona lindi edhe shteti e identiteti i ri i ngjizur shqiptar. Te njejtin fat pati edhe Kosova qe eshte zbrazur e martirizuar disa here nga turqit.

    Epirotet kane historine me te lavdishme ne Ballkan dhe kane bere emer gjate gjithe historise. Epirotet ishin ata qe krijuan edhe identitetin e ri "shqiptar" dhe "grek" pas kapitullimit te Perandorise Osmane. Nje nga mitet e medha ne mendjen e shqiptareve eshte se shqiptaret ne veri, duke qene se kane qene te izoluar nga terreni i padepertueshem, nuk jane "asimiluar" nga pushtimi turk apo nga kontakti me fqinjin verior serb e malazez. E verteta historike eshte krejt ndryshme. Levizjet me te medha te popullsise nga nje krahine ne tjetren kane ndodhur ne Veri e jo ne Jug. Fenomeni i laramanizmit, pjesetareve te familjeve qe i perkasin besimeve te ndryshme, apo zgjedhin te identifikohen me identitetin e dy popujve te ndryshem, eshte me i theksuar ne Veri se sa ne Jug. Dhe kontaktet e shqiptareve ne veri me sllavet (serbe e malazeze) jane po te miredokumentuara.

    Je i gjate, i holle, e i bardhe si bora e malit? Po ta kesh vene re, te tille jane edhe malazezet edhe serbet, fqinjet e tu veriore. Dhe e verteta historike eshte qe shqiptaret ne shekuj kane bere martesa e perzier gjakun me fqinjet e tyre, sidomos fisnikeria. Leke Dukagjini i dha motren per nuse nje princi serb. E bija e Gjergjit te Madh, Shen Angjelina, Gjergj Arianitit u martua me Mbretin e Serbise dhe u be "Nena e Serbise". Nena e heroit tone kombetar mendohet te kete gjak serbi. Ju i degjoni e lexoni keto gjera sot, dhe i paragjykoni me syzet e nacionalizmit te shekullit te XX. Dhe me e bukura eshte kur perpiqeni qe te "beni shqiptare" identitetin e te pareve tuaj. Nuk jane epirotet e te paret tuaj qe marrin identitetin nga shqiptaret e sotem, jeni ju qe merrni identitetin prej te pareve tuaj.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-09-2013 mė 11:48

  7. #797
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anėtarėsuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    248

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Kjo fraza e nenvizuar me te kuqe me la pershtypje shume ne shkrimin tende ndares, percares dhe shume injorant madje duke shkuar ne iridentizem pikerisht ne ate propaganden qe aq shume keni investuar ne ndarjen veri-jug saqe nuk leni pa perseritur 97' si lufte veri-jug, por ta dish o Albo djali qe gjithe kete ndarje jo epirot jo verior nuk dalloni aspak nga Agimi Karte qe ju beheni kinse nuk i perkrahni por ne komente nuk dalloni edhe aq shume qe besa jeni me zi se ata sepse ti me duket e njeh veten si Shqiptar por me kete koment ke treguar nje fytyre me te "shemtuar" sesa agimi i arte duke qene bashkepjesemarres ne percarjen mes Shqiptarve QE NUK EGZISTON FARE keshtu mos perdor historine si mjet per ndarjen e Shqiptarve o "albo".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Doni-88 : 20-09-2013 mė 14:52

  8. #798
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    A jeni ju qe nuk po pranoni vendimin e gjykates? A jeni ju qe pas marrjes se Shtepise se Kultures nga Permbarimi, te nesermen e moret me dhune ate? A jeni ju qe po silleni sikur shpellare? A po ia demtoni imazhin vetes ju ortodokset? Pergjigjet jane: Yes - Yes - Yes dhe Yes!

    Shikoni se cfare keni thene atehere kur u arrestuan 22 shqiptare ne fshatin Martinaj te Malit te Zi, pasi qe ata protestuan, sepse shteti malazez kishte vendosur qe te ndertonte nje kishe ortodokse ne kete fshat, edhe pse aty nuk banonte asnje familje me fe ortodokse dhe vendimi ishte leshuar qe kisha te ndertohet mu ne truallin e nje pronari shqiptar me perkatesi fetare myslimane:

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    kjo eshte ceshtje e shqiptareve te malit te zi..., ata thjesht demtojne imazhin e tyre dhe asgje tjeter....
    Vendimi i nje organi shteteror eshte i detyrueshem per zbatim,...dhe nuk kundershtohet,.. per kete eshte shteti, pra kemi rrebelizem te ketyre ne kete rast..
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sigurisht. Per aq kohe sa nje ndertim behet me lejen perkatese te shtetit ashtu sic e kerkon ligji, cdo qytetar eshte i detyruar ta respektoje. Dhe ky eshte dallimi mes nje qytetari dhe nje shpellari. Qytetari respekton ligjin dhe e kerkon te drejten e tij ne gjykate kur nuk eshte i kenaqur me nje vendim ligjor. Shpellari nuk respekton as ligjin dhe nuk e kerkon te drejten e tij ne gjykate, por e kerkon ne rruge duke u kacafytur me dhune.
    E c'jane keto ulerima qe ushtojne ane e kend vendit per rastin e Permetit tani?!

    A keni turp nga dyfytyresia ju? A i frigoheni Perendise ju? Ani, Ai eshte i madhe dhe na sheh te gjitheve )

    Me duket se juve qe beni zhurmen me te madhe per ortodoksizem, Perendia po ju hakmerret, po ua kthen ne bumerang cdo gje -> Ai vonon, por nuk harron!

    Prandaj behuni njerez te qyteteruar e boll ngelet pre te kultures se trasheguar anadollake.

    Albo
    Po ju pre e ciles kulture keni ngelur?

    Behuni njerez te civilizuar e hiqni dore nje here e pergjithmone prej kultures greko-bizantine se me mire eshte per ju.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gon! : 20-09-2013 mė 18:00

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gon! pėr postimin:

    shitesi (20-09-2013)

  10. #799
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Nuk eshte rastesore qe ketu shpalosen hapur tezat e ekstremisteve grek te cilat kane per qellim pushtimin e Shqiperise se jugut.Teorite e agimit te zi te shpalosura ketu ne gjuhen Shqipe ne fakt me shume te bejne per te qeshur me keto perpjekje te deshperuara.Gjuha Shqipe e vetme pa argumente shtese i rrezon te gjitha teorit e tyre.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  11. #800
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    PRIFTI QĖ DJEG MJEKRĖN ME DORĖN E VET

    19 Shtator 2013 | : Opinion | Autor: Bajram Peci

    BAJRAM PEĒI

    Replikė

    Prifti qe djeg mjekren e vetĖshtė Spiro Katundi, prift nė Mitropolinė e Korēės, qė kėrkon tė djegė mjekrėn e tij. Mjekra nė kishėn ortodokse, me gjatėsinė e saj, ėshtė vlerėsuar nga kohėrat e hershme e deri mė sot, si tregues i shkallės sė hierarkisė. Sa mė e gjatė mjekra, aq mė i lartė nė fronin qė tė afron me perėndinė. Nga fotoja nuk duket qė mjekrėn ta ketė shumė tė gjatė, por kjo nuk e ka penguar atė qė t’i vėrė gjoksin njė ēėshtjeje qė i pėrket si shpjegim njė tjetėr hierarku. Pėr shkak tė profilit tė ulėt nė hierarkinė kishtare ortodokse, para emrit Spiro lexohet dhe shqiptohet rangu i tij, Atė. Ėshtė pikėrisht ky Atė i shqetėsuar, qė pėrmes njė shkrimi nė shtypin e pėrditshėm shqiptar, “Pėrsėri ju…?”, merr pėrsipėr tė mbajė nė kurriz barra qė nuk janė pėr shpinėn e tij. Ndonėse artikulli ishte mbushur e zbukuruar me sjellje dogmash e citime nga bibla, kuptohej nga kushdo lexues se kishim tė bėnim me njė pėrmbajtje tė nivelit mediokėr, ku tėrė kujdesi pėrmblidhej te denigrimi i figurės sė Atė Nikolla Markut. Binte lehtėsisht nė sy se gjuha e pėrdorur nuk ishte e motivuar nga dashuria, aq mė pak dashuria hyjnore, qė siē pretendojnė dijetarėt ortodoksė, ėshtė mesazhi qė feja e tyre pėrcjell te besimtari. Pėrkundrazi, shfaqej hapur urrejtja ndaj njė prifti tjetėr, i mallkuar nga kisha e tij, por sidomos urrejtja ndaj shtypit e medias nė tėrėsi. Pikėrisht kėtyre u drejtohet titulli provokues i artikullit.

    Po tė ishte mjaftuar pėrpos se me urrejtjen ndaj tė sipėrcituarve, as qė do ishte nevoja tė merreshe me tė, sidomos pas pėrgjigjes sė prof. Xhufit, por ky ka kaluar nė komente dhe opinione me pėrmbajtje qė nuk i takojnė njė prelati. Me gjak shqiptar, por me ndėrgjegje greku, Atė Spiro ka guximin e marrė qė, mes tė tjerash, tė shkruajė se: “Njė turp i ripėrsėritur ėshtė kur ngatėrroni ēėshtjen ēame me Kishėn Ortodokse tė Greqisė dhe Kishėn tonė. Me sa di unė, ashtu si dhe ju e dini shumė mirė nga historia, ēamėt nuk i dėboi Kisha e Greqisė dhe sot nuk ėshtė Kisha jonė ajo qė mund tė ndėrhyjė pėr tė zgjidhur problemet e tyre…”.

    Dėgjo prift! Mbaji larg hundėt dhe duart nga ēėshtja ēame! Bėj atė qė di tė bėsh, predikimin pėr atė kategori njerėzish qė tė besojnė, por mos i ngatėrro kėmbėt me historinė e Ēamėrisė; mos u pėrziej me historinė e marrėdhėnieve tė Kishės greke me shqiptarėt, sepse do i hapėsh kėshtu kishės tėnde telashe bezdisėse qė e kanė burimin nė ndotjen e ndėrgjegjes sė saj. Mbase, pėr lexuesin, por dhe pėr ju Atė Spiro, meqenėse na hiqesh sikur e di mirė historinė, ėshtė e nevojshme tė sjellim nė vėmendje disa momente:

    Kisha Greke ishte organizatorja e gjenocidit ndaj popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė

    Nuk ka asnjė hapėsirė ku mund tė mos shikosh pjesėmarrjen kriminale tė kishės greke ndaj shqiptarėve. Kjo ėshtė e vėrteta. Tė marrėsh pėrsipėr tė thuash se ēamėt nuk i dėboi kisha greke, do tė thotė se merr mbi vete pėrgjegjėsinė pėr deformimin e historisė dhe tė vėrtetės. Nuk po merrem me pjesėmarrjen energjike tė Kishės Greke nė masakrat ndaj shqiptarėve nė vitet 1913-‘14, sepse nuk ėshtė vendi qė nė njė tė pėrditshme tė sjellim faktet rrėqethėse tė asaj periudhe, por po sjell vetėm provat e periudhės sė fundluftės sė II Botėrore.

    Pas tėrheqjes sė trupave italiane nga Greqia, nė krahinėn shqiptare tė Ēamėrisė hynė trupat greke. Me bekimin e mitropolitit tė Janinės, filloi internimi i banorėve meshkuj, tė vegjėl e tė mėdhenj, fėmijė e pleq. Me dijeninė e bekimin e Kishės Ortodokse u organizuan masakrat masive tė popullsisė ēame myslimane, por dhe ortodokse, nė Paramithi e Filat. Ja si rrodhėn gjėrat: fillimisht, vendimi u mor nė Gumenicė, nė mbledhjen qė organizonte dhe kryesonte Dhespoti i Janinės, sė bashku me 13 klerikė tė tjerė ortodoksė. Nė kėtė mbledhje sekrete, nėn kryqin e ortodoksisė, mori bekimin kryerja e spastrimit fizik tė shqiptarėve ēamė, mori rrugė gjenocidi i pėrbindshėm i kafshėve zervas, vrasjet, therjet, pėrdhunimet, grabitja dhe pėrfundimisht, pėrzėnia nga tokat amtare. Brenda kėsaj masakre veēohet kurthi i Dhespotit tė Paramithisė, i cili, pėrmes mashtrimit futi nė grackėn e Mirarhoj Kanellopullit banorėt. I ēarmatosi, duke i gėnjyer se nga andartėt qė kishin rrethuar Paramithinė, sjelljet do ishin paqėsore, prandaj askush tė mos bėnte rezistencė. Shifrat e krimit janė tashmė tė regjistruara nė tekstet e historisė, mė 27 qershor 1944, 700 tė vrarė, tė therur me thika e sėpata. Tė mbeturit u internuan, ku shumica u vra ose vdiqėn nga torturat. Ata pak tė shpėtuar, u pėrzunė pėr nė Shqipėri.

    Jo mė pak i njohur ėshtė dhe roli i Mitropolitit Spiridon, i cili organizoi ipeshkėvitė e Paramithisė, Prevezės e Metropit pėr persekutimin dhe dėbimin e shqiptarėve ēamė. Pėr kėtė shkrim dhe bashkėpunimin e Kishės Ortodokse Greke me nazistėt gjermanė, m’u desh tė shfletoj disa pėrshkrime historike nga studiues dhe historianėt tanė dhe atė qė doja e gjeta sapo preka dėshmitė tronditėse tė Albert Kotinit, Sulejman Abazit dhe Niko Zhongės. Lexoj se me rastin e vizitės sė Mitropolitit Dhoratheos nė garnizonin gjerman, vetė komandanti i garnizonit u thotė se dhashė urdhėr, qė: “Mitropoliti i Paramithisė ėshtė pėrfaqėsues i qeverisė greke dhe nė mbrojtje tė autoriteteve ushtarake gjermane. Ēdo veprim kundėr personit tė tij do tė konsiderohet si veprim kundėr ushtrisė sė okupacionit dhe si i tillė do tė dėnohet rėndė”. Nė kėto rrethana, andartėt dhe zervistėt, mė 23 shtator 1944 masakruan qytetin e Filatit. Spastrimi etnik qė kreu famėkeqi Napoleon Zerva me gjeneral Kaēimitro, kishin bekimin e dhespotit tė Paramithisė, Papa Qesarit dhe dhespotit tė Janinės, Spiridhonit.

    Kisha Ortodokse Greke ėshtė parė nga shqiptarėt si vendi ku ėshtė mallkuar Shqipėria dhe gjuha e saj

    Atė Spiridhon, ti prelat i ulėt nė funksion! Me dėshirėn pėr t’u shėrbyer hierarkėve tė lartė, hape grykėn e njė pisllėku, era e sė cilės ėshtė e mjaftė tė qelbė gjithė kishėn tuaj. Kush tė mėsoi tė shkruash pėr ēamėt dhe dramėn e tyre, dije se ka gabuar rėndė. Ne shqiptarėt e njohim mirė Kishėn Greke. Kėtė trashėgim dhe amanet e kemi nga tė parėt tanė ortodoksė, martirė tė shkollės e shkronjave shqipe, rilindės kombėtarė dhe luftėtarė tė njė Shqipėrie tė pavarur e sekulare. Shkaku qė shumė shqiptarė e duan dhe e mbrojnė Atė Nikolla Markun, ėshtė sepse dinė qė Kisha Ortodokse e ka mallkuar atė. Kaq mjafton. Ēdo mallkim i juaji na kujton mallkimet e Kishės Ortodokse ndaj gjuhės shqipe, ndaj kombit tonė, mallkime qė bėheshin periodikisht, pėr ēdo festė e ditė tė shėnuar tė asaj feje.

    Nė vitet ’90, kohė kur Kisha Autoqefale e Shqipėrisė iu dha grekut, vetėm Sali Berisha “nuk e dinte” se statuti i kėsaj kishe nuk lejonte qė tė drejtohej nga njė i krishterė ortodoks me kombėsi tjetėr. Kjo ishte tradhtia mė e madhe qė solli ky autokrat tipik shqiptar. Pėr hir tė pushtetit tė tij, ia dhuroi atė fqinjėve shovenė, megalomanė e primitivė. Tani ėshtė shumė vonė qė disa gjėra tė korrigjohen, sepse Janullatos, ka ndėrtuar njė strukturė hierarkie tė tillė ku mbizotėron tėrėsisht ndėrgjegjja greke, gjė qė duket edhe te ju, Atė Spiridhon!

    Amatorizmi nė qeverisje, si i demokratėve ashtu dhe socialistėve, qė solli hierarkėt kishtarė grekė nė krye tė superstrukturės tė asaj kishe qė quhet “Autoqefale”, nuk do vonojė tė sjellė pasojat e saj, mes tė tjerash, mė e spikatura dhe e rrezikshmja, lobi i fuqishėm grek, me pėrkrahės shqiptarė tė korruptuar ose me tru tė shpėlarė. Pagesa e faturės do jetė pėr shqiptarėt me kosto shumė tė lartė. Tė heqėsh kthetrat greke sot nga trupi i asaj kishe qė simbolikisht mban emrin “autoqefale”, duhet konsideruar, nė mos e pamundur, e vėshtirė. Pas ndėrtimit tė varrezave tė ushtarėve grekė nė Shqipėri, nė atė luginėn e Vjosės, qė nėpėr forume sociale quhet “vija e re e kufirit”, nuk vonoi tė pasohet nga njė tjetėr konsideratė pėr Kishėn Ortodokse Shqiptare, e cila rėndom shihet si “Zyrė e Qeverisė Greke nė Shqipėri”. Shumė e hidhur, por kjo ėshtė e vėrteta. Argumentet e kishės greke se periudha e gjatė e mosushtrimit tė fesė kishte lėnė zbrazėt shkallėt hierarkike, ndaj ajo afronte ndihmėn, u soll te tė paditurit, tė interesuar veēmas qė tė mos u nxirrej pengesė valėve tė emigracionit shqiptar drejt Greqisė. U bė kėshtu njė lėshim nė kundėrshtim me statutin e Kishės Autoqefale Shqiptare, me argumentin se askush nuk plotėson kushtet e shugurimit peshkop. Edhe kėshtu po tė ishte, zgjedhja duhet tė ishte bėrė nė njė kombėsi tjetėr e jo te grekėt. Simbolika e autoqefalisė sė Kishės tonė qėndronte pikėrisht te shkėputja nga grekėt. Pararendėsit drejtues tė Kishės tonė, ua njihnim mirė qėllimet. Janė kėta qė sot, pėrmes Atė Spiro Katundit, i thonė shtetit sekular shqiptar se, nuk ua njohim gjykatat, nuk i pėrfillim si institucion. Aq e madhe ėshtė miopia jonė, sa ka shtyrė historianin grek, Nikolas Stavros, qė haptas, pa droje, tė shkruajė nė librin “Grekėt dhe ballkanasit e rinj”, se “…futja nė dorė e Kishės sė Shqipėrisė, ėshtė fitorja mė e madhe e jona e shekullit XX”

    * * *

    Pėr t’u hequr mundėsinė kritizerėve ortodoksė qė tė shfrytėzojnė emrin tim me origjinė myslimane, pėr t’u dhėnė opinioneve tė shfaqura ngjyra fetare, siē ndodh nė kėto raste, jap shpjegimin se, ndonėse emrin e kam tė tillė dhe mbiemrin me origjinė ortodokse, nuk u pėrmbahem asnjė prej atyre feve. Parimi qė ndjek mė lė nė pozitat e individit qė beson se njeriu nuk ėshtė krijesė e Zotit, por Zoti ėshtė krijesė e njeriut. Besimi im ėshtė kombi im.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...n-doren-e-vet/
    z. Bajram eshte futur thelle ne histori dhe eshte perpjekur te na shpjegoje rolin e Kishes Greke, por tashme jo vetem ky, por edhe gjithe "historianet" e tjere, si frasheri, xhufi, etj., jane te pabesueshem dhe kane marre misionin e paster antiorthodhoks, pra gjithcka e thene prej tyre eshte e dyshimte.
    Nje nga keto te paverteta qe e ngre ketu z. Bajram, eshte edhe citimi ne statutin e vitit 1929, per kombesine e Peshkopeve...
    Se pari ky statut eshte hartuar para se Kisha jone Orthodhokse te fitonte autoqefaline ne vitin 1937,...pra kanonikisht eshte NUL...,
    Se dyti ne vitin 1952, doli nje tjeter statut i Kishes Orthodhokse me te cilin eshte punuar deri ne vitin 2006, statut ne te cilin nuk ekzistonte neni per kombesine e Kryepiskopit dhe Episkopeve,...
    Se treti me ardhjen e demokracise, ceshtjet e Kishes jane te ndara nga shteti, prandaj eshte naivitet te besosh, se Fortlumturia e Tij Anastasi u lejua ne Shqiperi nga ky apo ai politikan.
    Statutet nuk jane tabu, ato ndryshojne here pas here konforme situatave te jashtme dhe te brendeshme dhe i sherbejne vetem Kishes Orthodhokse..
    Keshtu qe z, Bajram ngaterrohet kot, sepse nuk kupton kanonet e Kishes Orthodhokse,...dhe zbulon rolin e tij si kalores kunder Orthodhksise..
    Persa i takon n. markut, kemi te bejme thjesht me nje njeri te veshur me te zeza qe nuk eshte prift, por laik,…U pushua para 20 vjeteve nga Shkolla e
    Larte ne Shen Vlash, per vjedhje,…dhe si hakmarrje u fut ne krahun e
    “patriotizmes” shqiptare, aktualisht eshte pervehtesues dhe vjedhes i Kishes se
    Shen Marise ne Elbasan, dhe po te donte shteti (si ne permet) i kishte cuar
    paramilitaret dhe permbarimin qe ta nxirrnin jashte dhe t`i kthenin KOASH-it
    Kishen e Shen Marise…, por shtetin shqiptar ka dy kandare, nje per Permetin dhe
    nje per Elbasanin…
    Sulmet edhe te ketij ashtu si gjithe te tjereve ne keto dite, drejtohen ndaj
    Fortlumturise se Tij Kryespiskopit Anastas, bazuar keto ne shpifje te ulta dhe
    akuza pabaze,.., por ketu diskreditohet krejtesisht neqoftese i drejtohet si prift, pasi ate nuk e ka hirotonisur njeri ne Shqiperi,..
    Ky person shpif duke dashur te binde opinionin se tomusi ka caktuar qe
    Kryespiskopi te jete me kombesi shqiptare, gje qe nuk eshte aspak e
    vertete,…
    Kryepiskopi e ringriti nga themelet Kishen tone Orthodhokse, e cila de fakto
    keto vite ka marre me te vertete pamjen e saj si Kishe Orthodhokse
    Autoqefale,….por qellimi i nikolles eshte tjeter
    Vete Zoti Krisht e ka sjelle Anastasin te udheheqe Kishen tone Orthodhokse, ne
    duam kete Kryepiskop dhe jo njerez te veshur me te zeza dhe “nacionaliste”,..
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 80 prej 85 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •