Lidhur me problematiken e shamive...
Ja deri ku mund te shokojne kerkesat individuale te besimtareve.
Gjermani 11.09.2013:
Muslimanet duhet te marrin pjese ne mesimin e notit
Nje 13 vjecare muslimane kishte shtruar padi kunder pjesemarrjes se obligueshme ne mesmin e notit ne shkolle -pa sukses. Gjykata Federale Administrative ne Laipzig nuk pranoje vlefshmerine e shkaqeve fetare per lirim nga mesimi i notit.
Vajzat muslimane nuk mund te qendrojne ne cdo rast larg mesimit te notit ne shkolle, per arsye fetare. Pjesermarrja ne burikini (sic shihet ne foto) eshte e arsyeshem, vendosi Gjykata Federale Administrative te merkuren. Me kete e hodhi poshte padine e nje gjimnaziste 13 vjecare nga Frankfurt/Main. Ajo kishte kerkuar te arrinte lirimin nga mesimi i perbashket i notit ne shkolle dhe ishte thirrur ne lirine fetare.(Az.: 6 C 25.12)
Gjyqtaret prane Gjykates Federale Administrative gjykuan, se nje lirim nga mesimi per sklaqe fetare eshte i mundur vetem ne raste te jashtezakonshme. Ne rastin e nxeneses muslimane bie ndesh liria e saj fetare e mbrojtur me kushtetute me misionin edukues te shtetit gjithashtu te ankoruar ne Kushtetute. Ne konflikte te tilla parimisht duhet gjithmone te peshohet dhe duhet te kerkohen kompromise, tha kryetari i trupit gjykues Werner Neumann. Burkini - nje kostum banje konform rregullave te islamit, qe le hapur vetem fytyren, duart dhe kembet- eshte nje mundesi.
Nxenesja kishte argumentuar se pjesemarrja ne mesimin e notit cenonte kodet e veshjes fetare te religjionit te saj. Edhe veshjen e burkinit e kundershtonte. "Zgjidhja, per te batur burkini, e stigmatizonte dhe e perjashtonte ate", tha avokati i saj, Klaus Meissne. Pervec kesaj, ajo nuk guxonte t'u ekspozohej shikimeve te djemve te veshur lehte.
Kete argument nuk e pranuan gjyqtaret e Gjykates Federale. Djem te rinj te veshur lehte mund te shihen ne Gjermani ne vere ne cdo vend, edhe ne pllakatat e gjithepranishme te reklames kjo eshte perditshmeri. Shikimi i nxenesve te gjinise mashkullore te veshur lehte ne pishine e demtojne 13 vjecaren vetem "lehte" ne lirine e saj fetare, tha Neumann. Babai i 13 vjecares kishte deklaruar para aktgjykimit se do ta pranonte vendimin.
...
Gjyqtari Neumann vuri ne dukje se arsmi ne nje shoqeri pluraliste nuk mund te marre parasyesh cdo brenge fetare. " Nje organizim i mesimdhenjes qe do te merrte parasyesh cdo ide fetare, nuk eshte i praktikueshem. Shkaterrimi pothuajse i plote i mesimdhenjes do te ishte rezultati." ...
FOCUS
Krijoni Kontakt