Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 136
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    Faktet dhe argumentet e vefshme jane relative, varet se ne ēka deshiron te bazohesh dhe te besosh...
    sa shtete nuk e lejojne homoseksualizmin dhe sa shtete e ndalojne shamine ne shkolla?
    dhe prap, nuk je i detyruar te ndjekesh praktiken e shteteve, ligjet vendosen ne baze te mentalitetit te shoqerise dhe ne baze te nevojave te tyre...secili shtet i ka praktikat e veta dhe disa mund te vlejne per shtetin tjeter dhe disa jo, varet prej struktures se popullsise...prandaj shumica e banoreve te Kosoves nuk e ndjejne shtetin, se i kane ligjet te sjella nga praktikat e shteteve te tjera...
    Fjala ishte per te drejtat themelore te njeriut, jo per ligjet dhe trajtimi i ceshtjes se shamive nga shetet ne pergjithesi...

    Edhe nje here, te gjitha te drejtat themelore te njeriut nuk jane te nivelit te njejte, pavaresisht se quhen te drejta apo te drejta themelore.
    E vetmja e drejte themelore qe mund te quhet "absolute" dhe e pakufizueshme eshte
    -E drejta per jete dhe integritet fizik

    Pas kesaj radhiten te drejta per mosdiskriminim mbi bazen e karakteristikave natyrore apo (nese deshiron) me te cilat na ka fal Zoti , si
    -raca, ngjyra e lekures, gjinia, orientimi seksual, mosha dhe paaftesite e ndryshme fizike
    Keto gjithashtu jane te pakufizueshme sepse jane te lindura dhe te pandryshueshme. Prandaj edhe nuk mund te futen ne kategori vleresuese si te mira apo te kqija etj.
    Diskriminimi mbi bazen e ketyre karakteristikave eshte praktikisht i paarsyetueshem.

    Te gjitha te drejtat tjera, perfshi edhe lirine fetare, nuk jane absolute dhe jane te kufizueshme.
    Besimi fetar dhe "karakteristika" te ngjashme nuk jane te lindura dhe te pandryshueshme, por kontrukte sociale ne te cilat jemi lindur ne, jo te cilat jane lindur me ne.

    Diskutimi se cfare do te ishte zgjidhja me e mire per Kosoven eshte ceshtje tjeter...
    Ne disa postime te deritanishme i kam permendur disa ide paraprake se si do te mund te rregullohej kjo ceshtje ne menyre relativisht te kenaqshme per (potencialisht) 1-3% apo 1-5% te nxenesve shamibartese ne Kosove.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 18-08-2013 mė 17:43

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Tani s'po e kuptoj une, ti po flet per ligjet e Konventave te shteteve demokratike, apo po diskuton per nje dukuri, qe a duhet lejuar apo jo. Te them te drejten s'kam shume njohuri mbi ligjet, por di nje gje qe ketej ne Evrope, ashtu sic ka homoseksuale, ka edhe femra te mbuluara me shami e qe nuk i ndalon kush, te pakten, jo ketu ne Angli ku jam une, e jam e sigurte se po aq sa ka ligje mbi homoseksualet, po aq duhet te kete edhe mbi te drejten e besimit, perndryshe s'do te ekzistonte si dukuri, nese nuk do te lejohej me ligj. Ligjet ne fund te fundit behen ne perputhje me logjiken e mendimit, ato nuk jane te ngurta. Cfare mund t'i prishe pune nje njeriu nese dikush tjeter perballe don te vendose shami ne koke. Kur keto gjera behen me force eshte pune tjeter, por perderisa nuk imponohet, pse duhet te perbeje problem?! Kur nje cift homoseksualesh me del perpara nuk eshte mire, nuk e dua, nuk eshte e moralshme t'ia vesh nje pamje te tille nje femije te vogel qe po rritet, po shamia?! Cfare problemi perben per normat e shoqerise?! Sa per sheriatin, sigurisht nuk jam dakort edhe me ate, kjo per vete faktin, se kristianet nuk mund t'i binden ligjeve te tilla e mund t'a kishin shume veshtire, e kjo s'eshte vetem se ana tjeter e medaljes.
    Fjala eshte per shami ne shkolla, jo per cdo shami dhe ne cdo vend...

    E kam diskutuar disa here kete ceshtje dhe tani nuk kam vullnet te perseritem...
    Por vetem dua te permend se nuk krahasohen efektet reale dhe te mundshme te shamive ne vende perendimore, ku muslimanet perbejne 0,1-5% apo 8%, vijne nga dhjetra shtete, qindra etnitete, rajone dhe kultuar te ndryshme te botes dhe jetojne ne rajone dhe qytete te ndryshme, me ato ne nje vend, ku muslimanet perbejne afer apo mbi 90% te popullates, jane pjesetare te nje grupi etnik dhe zotues te institucioneve, pushtetit dhe shtetit.
    Prandaj, nuk eshte ne pyetje vetem barja e shamise nga 0,1-1% e nxenesve me 19. 08. 2013, por ne radhe te pare efektet qe mund te kete ne te ardhmen e afert dhe te larget per shoqerine, vendin dhe kombin qe detyrimisht duhet te bashkjetoje ne nje hapesire gjeografike dhe kulturore ku edhe islami moderat ka veshtiresi te jashtezakonshme per tu integruar, lere me nje islam gjithnje e me fundamentalist, i cili nder tjerash mund te instalohet permes shamive ne shkolla qe do te pasohej edhe me kerkesa dhe ndryshime tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 18-08-2013 mė 18:09

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    Mbase ke te drejte Antiproanti, e kuptoj shqetesimin tend, por c'te them, ne fund te fundit shumica do te beje ate qe te doje, dhe ndoshta vjen nje moment qe kthen e ben gjene e drejte, me dhune nuk zgjidhen gjerat, keshtu mendoj une, ose me quhet diktature......

  4. #94

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Fjala ishte per te drejtat themelore te njeriut, jo per ligjet dhe trajtimi i ceshtjes se shamive nga shetet ne pergjithesi...

    Edhe nje here, te gjitha te drejtat themelore te njeriut nuk jane te nivelit te njejte, pavaresisht se quhen te drejta apo te drejta themelore.
    E vetmja e drejte themelore qe mund te quhet "absolute" dhe e pakufizueshme eshte
    -E drejta per jete dhe integritet fizik

    Pas kesaj radhiten te drejta per mosdiskriminim mbi bazen e karakteristikave natyrore apo (nese deshiron) me te cilat na ka fal Zoti , si
    -raca, ngjyra e lekures, gjinia, orientimi seksual, mosha dhe paaftesite e ndryshme fizike
    Keto gjithashtu jane te pakufizueshme sepse jane te lindura dhe te pandryshueshme. Prandaj edhe nuk mund te futen ne kategori vleresuese si te mira apo te kqija etj.
    Diskriminimi mbi bazen e ketyre karakteristikave eshte praktikisht i paarsyetueshem.

    Te gjitha te drejtat tjera, perfshi edhe lirine fetare, nuk jane absolute dhe jane te kufizueshme.
    Besimi fetar dhe "karakteristika" te ngjashme nuk jane te lindura dhe te pandryshueshme, por kontrukte sociale ne te cilat jemi lindur ne, jo te cilat jane lindur me ne.

    Diskutimi se cfare do te ishte zgjidhja me e mire per Kosoven eshte ceshtje tjeter...
    Ne disa postime te deritanishme i kam permendur disa ide paraprake se si do te mund te rregullohej kjo ceshtje ne menyre relativisht te kenaqshme per (potencialisht) 1-3% apo 1-5% te nxenesve shamibartese ne Kosove.
    (e drejta per jete eshte e kufizueshme, degjom ti mua...nejse)
    Mua nuk me duket e drejte qe dikush te sakrifikohet apo te sakrifikoje pjese te te drejtave te tij per tu ndjere mire dikush tjeter.Kaq.
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    (e drejta per jete eshte e kufizueshme, degjom ti mua...nejse)
    Mua nuk me duket e drejte qe dikush te sakrifikohet apo te sakrifikoje pjese te te drejtave te tij per tu ndjere mire dikush tjeter.Kaq.
    Nuk ka rrugedalje tjeter...
    Nese nuk "sakrifikohen" 1-5% te bartesve te shamive, atehere do te sakrifikoheshin minimalisht 10% te vajzave (nxenese) qe jane te detyruara te bartin shami, ose te atyre ndaj te cilave automatikisht dhe domosdoshmerisht do te rritej presioni per te bartur shami, nese kjo nuk do te ishte edhe ne te ardhmen pengese per vazhdimin normal te shkollimit ne shkolla publike.

    E drejta per jete nuk eshte e kufizueshme me ligje te shteteve liberale, demokratike dhe ligjore.
    Nese dikush (nje organ shteteror) nuk respekton kete gje, atehere behet fjale per shkelje te qarte te ligjit, pavaresisht a do te kete te denuar apo jo. Me fjale tjera: kufizimi i te drejtes per jete eshte faktikisht i palegjitmueshem.
    Rastet ekstreme, ku shpesh duket se eshte shkel ky parim, jane ceshtje tjera. Ne shumicen absolute te rasteve nuk del se behet fjale per kufizim te drejtes per jete ne kuptimin e vertete te parimit, pavaresisht se dikush i interesuar mund ta thote te kunderten.

  6. #96

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    shiko, SHBA llogaritet si vendi me demokratik ne bote dhe denimin me vdekje e kane te sanksionuar me ligj.
    Policet ne gjitha vendet e botes, armet nuk i kane per dekor, keshtu qe e drejta per jete mbetet e drejte e kufizuar me ligj, nejse, tema eshte diku tjeter.
    Nese ti mendon se "shpetimi" i 10%, si thua ti, i vajzave te detyruara te bartin shami (qe une sincerisht nuk di ndonje rast) varet nga funksionimi i policise dhe gjyqesise, nese ka detyrim, por jo me ndalesen e bartjes se shamise ne shkolla.
    Nese shamia lejohet ne shkolla, dhe mesimdhenesit verejne se ndonjera bart shamine me detyrim dhe jo sipas zgjedhjes se saj, eshte me e lehte te identifikohen ato raste dhe te paraqiten tek organet e zbatimit te ligjit.
    Nese vazhdon ndalimi i bartjes se shamise, atehere ne po fshehim detyrimin apo imponimin dhe nuk po deshirojme ta zbulojme apo te merremi me ate problematike.
    Keshtu mendoj une, nuk do te thote se e kam mire.
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    Lidhur me problematiken e shamive...
    Ja deri ku mund te shokojne kerkesat individuale te besimtareve.


    Gjermani 11.09.2013:
    Muslimanet duhet te marrin pjese ne mesimin e notit



    Nje 13 vjecare muslimane kishte shtruar padi kunder pjesemarrjes se obligueshme ne mesmin e notit ne shkolle -pa sukses. Gjykata Federale Administrative ne Laipzig nuk pranoje vlefshmerine e shkaqeve fetare per lirim nga mesimi i notit.

    Vajzat muslimane nuk mund te qendrojne ne cdo rast larg mesimit te notit ne shkolle, per arsye fetare. Pjesermarrja ne burikini (sic shihet ne foto) eshte e arsyeshem, vendosi Gjykata Federale Administrative te merkuren. Me kete e hodhi poshte padine e nje gjimnaziste 13 vjecare nga Frankfurt/Main. Ajo kishte kerkuar te arrinte lirimin nga mesimi i perbashket i notit ne shkolle dhe ishte thirrur ne lirine fetare.(Az.: 6 C 25.12)

    Gjyqtaret prane Gjykates Federale Administrative gjykuan, se nje lirim nga mesimi per sklaqe fetare eshte i mundur vetem ne raste te jashtezakonshme. Ne rastin e nxeneses muslimane bie ndesh liria e saj fetare e mbrojtur me kushtetute me misionin edukues te shtetit gjithashtu te ankoruar ne Kushtetute. Ne konflikte te tilla parimisht duhet gjithmone te peshohet dhe duhet te kerkohen kompromise, tha kryetari i trupit gjykues Werner Neumann. Burkini - nje kostum banje konform rregullave te islamit, qe le hapur vetem fytyren, duart dhe kembet- eshte nje mundesi.

    Nxenesja kishte argumentuar se pjesemarrja ne mesimin e notit cenonte kodet e veshjes fetare te religjionit te saj. Edhe veshjen e burkinit e kundershtonte. "Zgjidhja, per te batur burkini, e stigmatizonte dhe e perjashtonte ate", tha avokati i saj, Klaus Meissne. Pervec kesaj, ajo nuk guxonte t'u ekspozohej shikimeve te djemve te veshur lehte.

    Kete argument nuk e pranuan gjyqtaret e Gjykates Federale. Djem te rinj te veshur lehte mund te shihen ne Gjermani ne vere ne cdo vend, edhe ne pllakatat e gjithepranishme te reklames kjo eshte perditshmeri. Shikimi i nxenesve te gjinise mashkullore te veshur lehte ne pishine e demtojne 13 vjecaren vetem "lehte" ne lirine e saj fetare, tha Neumann. Babai i 13 vjecares kishte deklaruar para aktgjykimit se do ta pranonte vendimin.

    ...
    Gjyqtari Neumann vuri ne dukje se arsmi ne nje shoqeri pluraliste nuk mund te marre parasyesh cdo brenge fetare. " Nje organizim i mesimdhenjes qe do te merrte parasyesh cdo ide fetare, nuk eshte i praktikueshem. Shkaterrimi pothuajse i plote i mesimdhenjes do te ishte rezultati." ...

    FOCUS

  8. #98

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    nga kjo moren nje infromate te vlefshme: ne Gjermani lejohet bartja e shamise dhe mbuleses edhe ne moshen 13 vjeqare ne shkolla...ne jemi "me katolike se papa"...
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    nga kjo moren nje infromate te vlefshme: ne Gjermani lejohet bartja e shamise dhe mbuleses edhe ne moshen 13 vjeqare ne shkolla...ne jemi "me katolike se papa"...


    Kjo nuk ishte arsya e postimit...
    Megjithate, nuk mund te thuhet se "ne Gjermani lejohet bartja e shamise...edhe ne moshen 13 vjecare ne shkolla...", kur dihet se nuk lejohet bartja e shamise nga mesueset muslimane.

    Sidoqofte, arsya e postimit ishte aktualiteti i vendimit dhe fakti qe shume musliman qe kerkojne bartjen e shamise nuk mjaftohen vetem me kaq, por kerkojne cdo here e me shume, sic edhe e tregon shembulli me larte. Kerkesa perfundimtare e disave, nese do te perfillej, me siguri se do te ishte nje shoqeri e ngjashme me ate te talebaneve ne Afganistan, Pakistan etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 12-09-2013 mė 06:52

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: H. Thaci para lejimit te shamive islamike ne shkolla kosovare?

    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    nga kjo moren nje infromate te vlefshme: ne Gjermani lejohet bartja e shamise dhe mbuleses edhe ne moshen 13 vjeqare ne shkolla...ne jemi "me katolike se papa"...
    E vertete ,por duhet ta kesh parasysh qe nuk mbulohen 13 vjecaret gjermane por 13 vjecaret turke e jemenase!

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •