Edhe ne jeten e perditshme te njerezve nuk eshte humanitetit arsya primare dhe e vetme e cdo vendimi dhe veprimi...
Prandaj, eshte e kote te shpresosh dhe kerkosh vendime dhe veperime mbi parime te ideve utopike, ne vecanti kur eshte fjala per shtete.
Fakti qe asnje fuqi apo superfuqi nuk ka mundesi te rregulloje boten nje here e pergjithmone dhe ne cdo vend, ne ate menyre qe cdo kund dhe cdo kohe te mbreteroje nivel i njejte apo identik i te drejtave, lirive, paqes dhe mireqenjes, nuk do te thote se nderhyrja e kohepaskohshme dhe selektive eshte automatikisht jolegjitime dhe per t'u kundershtuar.
Mosnderhyrja per shkak te parmive utopike te nje pakice realative te njerezve, te cilet shpesh jane edhe te privilegjuar, lere me per shkak te reagimeve te atyre qe ju kercenohen direkt interesat e tyre shpesh jolegjitime, ne asnje menyre nuk eshte automatikisht ne sherbim te se mires dhe rritjes se te drejtave, lirive, paqes dhe mireqenjes se njerezve te prekur direkt dhe te njerezimit ne pergjithesi.
Amerika e sotme apo Perendimi i sotem sigurisht se nuk do te zevendesohej me nje Kine, Rusi, Indi, Iran, Arabi... me te mire dhe me te favorshme per shumicen e njerezve ne bote, edhe nese nga neser do te shpallej carmatimi i plote dhe i menjehershem, heqja dore nga cdo nderhyrje jashte kufijve te shteteve te tyre e keshtu me radhe. Terheqja e Amerikes dhe perendimit nga zonat e konflikteve te nxehta dhe historike te botes, edhe pse aktualisht eshte utopike, nuk do te thoshte automatikisht permiresim te situates se shumices se njerezve ne rajonet perkatese dhe me gjere. Edhe politika "parimore", sipas disave, e bazuar ne interpretime perkatese te se drejtes nderkombetare, nuk do t'i sherbente as zgjidhjes se konflikteve as permiresimit te mirqenjes se shumices se njerezve. Do te ishte ne radhe te pare legjitimim dhe perforcim edhe me i madh i regjimeve te ndryshme diktatoriale dhe nxitje per krijimin e regjimeve te tilla edhe ne pjese te Evropes dhe botes, ku kjo epoke duket se eshte e tejkaluar.
Sidoqofte, cdo njeri i rendomte, e ne vecanti cdo shtet, ne radhe te pare i ka parsyesh interesat e veta.
Kjo megjithate nuk i delegjitimon automatikisht vendimet dhe veprimet e askujt, pavaresisht pabarazise se natyrshme ne shume aspekte te rendesishme. Ne fund te fundit, shumica e njerezve te interesuar jane ne gjendje vete te bejne dallimin ne mes te mires dhe te keqes se pothuaj cfaredo vendimi dhe veprimi te se kaluares. Nese sot nuk jane ne gjendje te pengojne nje superfuqi ne perdorimin e forces dhe dhunes per te demtuar pa arsye dhe ne menyre te paligjshme te tjeret, atehere se paku e kane shansin qe ne te ardhmen te gjykojne drejte dhe eventualisht te denojne njerezit, institucionet dhe shtetin pergjegjes. Ne rastin me te mire, do te nxirreshin leksionet e duhura dhe do te krijoheshin struktura dhe mekanizma efektiv nderkombetar, te cilat ne te ardhmen e larget do te zvogelonin dhe menjanonin arsyet per nderhyrje ushtarake dhe luftera te tilla. Nese as kjo nuk do te jete e mundur, atehere shumices se njerezve nuk do t'ju mbetej me teper se pak a shume te rreshtohen ne anen qe e preferojne dhe qe mendojne se eshte ne favor te tyre dhe te mires se shume tjereve. Nje pjese tjeter e njerezve kurre nuk do te pajtoheshin, me asnje gjendje. Dhe kjo eshte absolutisht legjitime, pasi qe kurre nuk do te kete nje bote ideale dhe optimale per te gjithe...
Vetem fakti qe Siria eshte deklaruar e gatshme per kontrollin nderkombetar mbi armet e saj kimike apo edhe asgjesimin, pas paralajmerimit bindes te ndeshkimit ushtarak nga SHBA, tregon qartazi se vendimet dhe veprimet e tilla mund te sjellin edhe efekte pozitive. Pa nje paralajmerim te tille te SHBA Asadi dhe Rusia as nuk do te bisedonin seriozisht per nje ide te tille. Se a do te ndodh kontrolli apo shkaterrimi nen mbikqyrje nderkombetare, sic eshte deklaruara zyrtarisht, eshte heret per te thene dhe natyrisht se varet edhe prej zhvillimeve ne ditet dhe javet e ardhshme.
Armet kimike ne duar te nje regjimi te tille nuk mund te sherbejne per agje tjeter, perpos per te forcuar pushtetin diktatorial, per t'u keqperdorur kunder popullit, per terrorizem dhe eventualisht kunder civilisteve te ndonje shteti fqinje. Sepse kunder superfuqive si SHBA dhe kunder fuqive rajonale jane gati plotesisht inefektive. Prandaj, presioni, perfshi paralejmerimin per sulm dhe realizimin e sulmit, jane te justifikueshme edhe per te arritur nje carmatim te tille te diktaturave te tilla ne rajone te konflikteve si ne Lindje te Mesme.
Krijoni Kontakt